Kauza e "KOSOVA SOT", VETTING-u dhe shteti ligjor janë jetike dhe urgjencë kombëtare në Kosovë

Kauza e
  • 11 December 2018 - 08:01

SHKRUAN: SKËNDER SADRI KAPITI, DURRËS

Gazeta "KOSOVA SOT" është pothuajse e vetmja gazetë e cila nuk është infektuar dhe as blerë nga politika, as nga pushteti, por është një media në shërbim dhe në mbrojtje të të vërtetave dhe të interesit të publikut dhe të atij kombëtar kundër korrupsionit, krimit dhe të këqijave të tjera demokratike, politike, juridike dhe kombëtare. Por, ajo tjetra, e cila e shquan dhe e dallon '"KOSOVA SOT", është fakti se ajo si "pena e lirisë dhe e së vërtetës" ka qenë në sinkron edhe me aleatin strategjik te shqiptarëve, me SHBA-në, ku gjithnjë kjo gazetë iu ka referuar asaj se: Kosovës i duhet një VETTING, ashtu sikurse u veprua në Shqipëri me këmbënguljen e SHBA-së.

A të rol të cilën duhet ta luajë opozita politike, drejtësia,media e lirë dhe e pavarur, intelektualizmi i guximshëm, shoqëria civile dhe rinia studentore në Kosovë po e kryen e vetme Gazeta "KOSOVA SOT" , e cila është tribuna e vërtetë e mendimit, e shprehjes dhe e gjykimit të lirë në shërbim të lirisë, drejtësisë,demokracisë, patriotizmit, emancipimit , zhvillimit dhe integrimit të Kosovës në BE. Gazeta gjithëkombëtare "KOSOVA SOT", falë trashëgimisë së saj, që kur lindi ajo, ajo lindi si domosdoshmëri historike që iu kundërvu me guxim regjimit kriminal dhe gjenocidist të Milosheviqit duke mbështetur luftën heroike të UÇK- së , dhe si hakmarrje ai regjim barbar e rrënoi shtypshkronjën e saj . Por më shumë vlerën akoma edhe sot ia ka ngritur kësaj Gazete misioni historik i vazhdimësisë së saj: kontributi real i saj si asnjë media shqiptare për ndërtimin e shtetit ligjor, demokratizimin e shoqërisë kosovare, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe rolin e edukimit patriotik-kombëtar, por sidomos në problemin më të madh që ka sot Kosova ashtu sikurse e ka edhe Shqipëria, problem i cili është drejtësia. Drejtësia është sot kauza e cila kërkon zgjidhje. Këtë e bën vetëm VETTING-u. Gazeta gjithëkombëtare "KOSOVA SOT" është medie ku botuesi i saj Ruzhdi Kadriu, si dhe stafi profesionist i saj, interesin e vet e shikojnë dhe e gjejnë brenda interesit kombëtar, dhe si e tillë e ndoshta si e vetme e tillë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ajo e ka pasur dhe vazhdon ta ketë si shqetësim e përkushtim të madh: interesin publik, shtetëror dhe atë kombëtar: ngritjen dhe vënien në funksionim te Ligjit dhe të Drejtësisë, sidomos ajo ka propaganduar me te madhe domosdoshmërinë e Miratimit të një Ligji VETTING-u për pastrimin e drejtësisë dhe te politikes kosovare prej individëve me rekorde krimi, hajdutërie e korrupsioni. 

I takon Rinisë Studentore që ta përqafojë kauzën e drejtë të "KOSOVA SOT"

Krimi, korrupsioni dhe padrejtësia janë plagët më të rënda sot për shoqërinë kosovare. Krimi, korrupsioni, hajnia dhe padrejtësia sot në Kosovë kanë kapur shtetin, drejtësinë, pushtetin, politikën, shoqërinë civile dhe mediat. Pra, ato kanë asfiksuar edhe shoqërinë, edhe mediat edhe opozitën, pasi dhe përderisa askush prej tyre nuk lëviz dhe nuk kërkon VETTING-un, kryereformën apo reforma e cila do ta reformonte edhe shtetin e Kosovës, konsolidimin e demokracisë dhe përshpejtimin e integrimit evropian të Kosovës së cilës i është përkushtuar vetëm Gazeta "KOSOVA SOT" gjë e cila promovohet prej saj me të drejtë si kauzë kombëtare. Këtë kauzë kombëtare nuk i pëlqen dhe nuk e përkrah as establishmenti aktual politik, as pushteti dhe as drejtësia sot, sepse ata identifikohen me korrupsionin, hajninë dhe me kriminalizimin. Ata janë autorët që në Kosovë nuk funksionon as ligji, as shteti dhe as demokracia. Ata janë shkaktarët e papunësisë, varfërisë dhe të mosintegrimit. Prandaj, i takon Rinisë Studentore që ta përqafojë kauzën e drejtë të "KOSOVA SOT", si kauza më se e nevojshme dhe e domosdoshme, si jetike për Kosovën që është VETTING-u, i cili do ta pastronte drejtësinë, do ta dekriminalizonte politikën, do ta çmontonte korrupsionin nga sistemi duke e vënë në funksionim ligjin, shtetin, shoqërinë dhe demokracinë. Gazeta "KOSOVA SOT" është pothuajse e vetmja gazetë, e cila nuk është infektuar dhe as blerë nga politika, as nga pushteti, por është një media në shërbim dhe në mbrojtje të të vërtetave dhe të interesit të publikut dhe të atij kombëtar kundër korrupsionit, krimit dhe të këqijave të tjera demokratike, politike, juridike dhe kombëtare. Por, ajo tjetra e cila e shquan dhe e dallon '"KOSOVA SOT" është fakti se ajo si "pena e lirisë dhe e së vërtetës" ka qenë në sinkron edhe me aleatin strategjik te shqiptareve, me SHBA-në, ku gjithnjë kjo gazete iu ka referuar asaj se: Kosovës i duhet një VETTING, ashtu sikurse u veprua në Shqipëri me këmbënguljen e SHBA-së. 

VETTING-u i politikës dhe i drejtësisë në Kosovë është jetik

Pra, "KOSOVA SOT"është e vetmja media, e cila ka kryer në Kosovë misionin e saj si një media opozitare e vërtetë në funksion dhe ne shërbim te interesave qytetare, publike dhe kombëtare, duke i kërkuar ndihmë publike për këtë Çështje me rëndësi jetike për shqiptarët dhe për Kosovën edhe SHBA-në, si dhe duke i bërë thirrje edhe shoqërisë civile kosovare për zgjim, reagim dhe veprim në emër të drejtësisë dhe të vërtetës. Tani, pavarësisht se me shumë vonesë problemi i VETTING-ut të politikës dhe i drejtësisë kosovare, të cilën "KOSOVA SOT" e ka vlerësuar e propaganduar si kryesore dhe jetike për Kosovën, kjo tashmë është shndërruar në domosdoshmëri dhe në një kauzë të cilën po e mbështesin edhe opozitarët e vërtetë, intelektualët dhe shoqëria kosovare, por akoma jo si dhe sa duhet, por që këtë kauzë të Gazetës "KOSOVA SOT" në emër të drejtësisë duhet ta mbështesë Rinia Studentore e Kosovës, pasi krimi, politika dhe drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar vetëm protestës dhe rezistencës studentore dhe asaj popullore i trembet, sepse ligjin dhe drejtësinë në Kosovë politika, krimi dhe korrupsioni i kanë prona të tyre aktualisht sot. Gazeta "KOSOVA SOT", kjo pararojë e së vërtetës, është e vetmja e cila ka kërkuar dhe kërkon me vendosmëri duke u përballur dhe duke demaskuar me guxim intelektual dhe patriotik me të gjithë ata politikanë, ata pushtetarë qeveritarë dhe vendorë, me të gjithë atë skalion matrapazësh të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të cilët kanë marrë peng shtetin dhe shoqërinë kosovare, prej të cilëve Kosova mbahet si vend rekord në Evropë për varfërinë, papunësinë, padrejtësinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pra, prej drejtësisë dhe prej kësaj politike aktuale, Kosova nuk e ka marrë akoma liberalizimin e vizave. Kjo përben për ketë kastë politike dhe drejtësie një akt të rëndë antikombëtar, eksodi dhe mosintegrimi, dhe prandaj VETTING-u i politikës dhe i drejtësisë në Kosovë është jetik për shqiptarët dhe ngjarja e dytë më e rëndësishme pas Çlirimit dhe Pavarësimit të saj. PRA, I TAKON DHE DUHET QË KAUZËN E "KOSOVA SOT": VETTING-UN, NGRITJEN E SHTETIT LIGJOR DHE LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DUHET TA MARRIN DHE TA MBËSHTESIN EDHE SHOQËRIA KOSOVARE DHE SIDOMOS RINIA STUDENTORE. I drejtohem Rinisë Studentore edhe sot po ashtu si 9 vjetëve më parë me thirrjen "Vetëm Brezi i Ri ka shpirt dhe karakter të pastër për ndryshimin për në të mirë". Botuar te Libri im "TRIUMFI I KOMBIT".

 

(Kosova Sot)