Çka na bëri Hashim zeza me udbashët dhe Kuvendin rrugaçësh e vagabondësh?!

Çka na bëri Hashim zeza me udbashët dhe Kuvendin rrugaçësh e vagabondësh?!
  • 13 December 2018 - 08:00

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Menjëherë pas luftës, Serbia filloi gjahun e saj kundër shtrigave për të mbledhur materiale kinse për krime kundër popullatës civile të serbianëve. Ajo kishte mjaft spiunë që vepronin dhe paguheshin për këtë punë, por, përpos këtyre shërbimeve sekrete, fajin më të madh e kanë vetë këta banditë shkuar banditëve dhe bandat politike që po i quan dikush parti. Edhe këto banda politike kishin shërbimet e fshehta sekrete

Shkrimin po e nisi me një "vaki":"Një bari në stane, me sëpatë pret një lis të madh dhe mundohet për ta çarë. Me sëpatë nuk ia arrin dot dhe nga ai lis e copëton dhe bënë një PYKË. Pykën IA FUT lisit dhe e bën copë-copë dhe lisi thotë nuk më vjen inat nga bariu dhe sëpata, po me vjen inat nga pyka që u hoq nga trupi im dhe më bëri në këtë ditë, copë e grimë". Pra, shumë aktorë të luftës në Kuvendin rrugaçësh e vagabondësh ngritën gishtin e tradhtisë dhe vepruan sipas kryekuislingut Hashim zeza dhe këlyshit të UDB-së serbe që merr para me thasë, Baton Fazli Haxhiu. E bajshi me shnet, ju faqezinj, që bashkë me UDB-në do të mundohuni të baltosni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Personalisht nuk ia zë për të madhe, se aq rradake keni,por nuk e di përse aq mangupë u paraqitet që të akuzohet me aktakuza serbe dhe tradhtarëve të kombit dhe të aprovohet. Mos harroni se kjo Gjykatë Speciale nuk mbiu nga toka dhe nuk reshi nga qielli si shiu, por ishte prodhim i këtyre bandave politike dhe njerëzve të paditur, që u futën në politikë me vota të vjedhura, të blera me pazare, mashtrime, me rrena, që ne sot po ia shohim sherrin.

Si shkoi mbrapsht nga fillimi dhe si i afruan udbashët dhe të BIA-s rrotull tyre?

Menjëherë pas luftës u formua Qeveria jo e dalë nga vota e popullit, jo institucione të dala nga vota e popullit, por të dala me anë të pazareve të nëntokës kriminale. Hynë njerëz të paditur, dallkaukë, hajna, matrapazë, banditë e kryebanditë, që iu vërsulën Kosovës për ta vjedhur pa mëshirë, që kjo bëri që u pasuruan për dhjetë-njëzet breza dhe jo më pak dhe duke u bërë supermilionerë që do t'ia kalonin edhe sheikëve të Dubait, që deri dje kishin vetëm një lopë dhe shumica zbriten nga katundet që atje as shejtani nuk bën ve, dhe zbriten në "shehër", duke uzurpuar tokat më pjellore dhe ndërtuan shtëpi shumëkatëshe, që në kulmet e tyre kur bie shi, në tokë nuk hetohet, se është largësi e dukshme. Para luftës kishin punuar në "KONGRAP" dhe ne "Gradska cistoca" të Beogradit, dikush azilant që merrte para nga sociali pa punuar me djersë kurrë dhe pas luftës nuk flitet me këta kryehajna dhe hajna të kalibrit evropian dhe më këtë fenomen do të ishte mirë të merret Gjykata Speciale, për krim ekonomik. Kosova ishte vërshuar pas luftës nga shërbimet e fshehta të sigurimeve më të rrezikshme, UDB-ja ose BIA serbe ishte këmbëkryq në Kosovë, sepse kjo bishë fashiste me kohë kishte shpërndarë ne Ballkan mbi 2200 spiunët më të rrezikshëm, ndërkaq vetëm në Kosovë mbi 700 që vepronin pandalshëm dhe që i kishin mbetur besnikë, ndër ta ishte edhe Baton Fazli Haxhiu, që do të futet në zemër të Kuvendit të Kosovës dhe pikërisht të bëhet edhe këshilltar i Kadri Topuzit, që ishte "miftar" i këtij meslishti. Meslisht thuhet dhe jo Kuvend, se Kuvendi del nga vota e lirë e popullit dhe në këtë meslisht, deputet ishte edhe krimineli shqipfolës që ishte dekoruar nga kryesia e Jugosllavisë së asaj kohe dhe pikërisht nga Borisav Joviqi, për vrasje, maltretime të shqiptarëve, për të cilën kam shkruar edhe me faksimile origjinale, në gazetën lidere dhe më të lexuar në Ballkan në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT". Dhe, pra, Gjykata është shërbyer me të dhëna jo vetëm nga Serbia, por edhe nga shumë shqipfolës, që së shpejti do të shihen.

Po e bëjnë hallakamë Kosovën

Sido që të jetë, është gati që të hapet Gjykata Speciale dhe duke parë se do t'u digjet bishti disave, kanë filluar të bëjnë hallakamë Kosovën për interesa të tyre personale, për interesa serboruse dhe të dreqit të mallkuar. Qëllimisht këta dallkaukë dhe kokëshkretë dëshirojnë ta fusin në sherr Kosovën me Amerikën, Gjermaninë, Bashkimin Evropian dhe tani me lot krokodili kinse po e kundërshtojnë se do të njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aq idiotë janë dalin pa fije turpi me ca komunikata, duke menduar se kjo do të ndalet me qentë që lehin dhe që e sollën këtë bakshish. Luftën e UÇK-së, jo kjo Gjykatë, por nuk do të ketë forcë ta njollosë, sepse dihet botërisht se kjo ka bërë luftën më të pastër në botën e qytetëruar, ka luftuar në trojet e saj, për të mbrojtur vendin, kombin nga dhunimet që bënë bishat e egra të hordhive çetnike-serbiane dhe mercenarët rusë, bile edhe sllavo-ortodoksët jugorë dhe se nuk mund të krahasohet xhelati me viktimën dhe se më e rëndësishmja është se me UÇK-në ka zhvilluar luftë të përbashkët edhe NATO-ja. Pra, po u njollos njëra, do të njolloset edhe tjetra. Dua te them se këto të tjerat janë pallavra dhe se nuk duhet të bjerë populli nën ndikimin e spiunit të UDB-së serbiane, Baton Haxhiut dhe disa këmishazinjve shqipfolës që tradhtuan popullin dhe që hanë e pinë për çdo ditë me këta kriminelë në hotelet me të shtrenjta të botës.

Si u pasurua Dick Marty dhe Gjykata Speciale me të dhëna?

Menjëherë pas luftës, Serbia filloi gjahun e saj kundër shtrigave për të mbledhur materiale kinse për krime kundër popullatës civile të serbianëve. Ajo kishte mjaft spiunë që vepronin dhe paguheshin për këtë punë, por, përpos këtyre shërbimeve sekrete, fajin më të madh e kanë vetë këta banditë shkuar banditëve dhe bandat politike që po i quan dikush parti. Edhe këto banda politike kishin shërbimet e fshehta sekrete, si psh. Partia Demokratike (PDK), kishte SHIK-un, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte SIA-n dhe tyxharët e AAK-së flitej se kishin "Shqiponjat e zeza" dhe këta janë më përgjegjëse që e sollën Gjykatën Speciale në Kosovë, për të cilët do të japim faktet e pakontestueshme. Menjëherë pas luftës, këto tri banda filluan t´ia hanë kokën njëra -tjetrës. Pra, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë mbledhur materiale, kanë krijuar dosje dhe ia kanë dhënë KFOR-it , EULEX-it, qarqeve ndërkombëtare, shërbimeve të tjera që ishin dhe janë në Kosovë dhe janë rezultat i kësaj zeznaje. Pra, hiri i kësaj zeznaje ka dalë nga kjo kope e staneve ogurzeza të këtyre bandave politike që tani vajtojnë si kurvat. Këta janë përgjegjësit kryesorë për këtë Gjykatë të Posaçme, për të cilën nuk e kam ndërmend të paragjykoj me emër dhe mbiemër se kush do të dalë në bankën e zezë, edhe pse tanimë emrat kane filluar të dalin publikisht që morën "POZIVAT". Këto banda politike dhe këta banditë dhe kryebanditë, në vend që të merren me zhvillimin e vendit, zhdukjen e papunësisë për një jetë më të mirë të qytetarëve, këta i shërbenin dreqit të mallkuar. Faj të madh kanë edhe disa medie që nuk e di nga frika, nga akraballëku, apo që ishin puthadorë të këtyre bandave heshtnin. Ndërkaq, ne në "KOSOVA SOT" nuk kemi heshtur, por i kemi publikuar të gjitha shërbimet kundër vendit të këtyre bandave, banditëve dhe kryebanditëve të mafio-oligarkëve të rrjetit të krimit të nëntokës kriminale... Pra, mos harroni se kjo Gjykatë Speciale nuk mbiu nga toka si troskoti dhe nuk reshi nga qielli si shiu, por ishte prodhim i këtyre bandave politike dhe njerëzve të paditur qe u futën në politikë me vota të vjedhura, të blera me pazare, mashtrime, me rrena, që ne sot po ia shohim sherrin... Unë shpeshherë kam shkruar se nuk e kam fjalën pse LDK-ja që është regjistruar në Beograd dhe imza ka vënë Vlado Kambovski, as që ishte e dalë kjo bandë nga ish-udbashët që iu kishin shitur falas UDB-së famëkeqe, por kjo bandë politike kishte formuar edhe komision kundër krimeve të bëra, sipas tyre nga UÇK-ja, për të cilat do t'ju japim faksimile origjinale nga procesverbali dhe vetëm njëri nga kjo ishbandë ka deponuar materiale Serbisë fashiste jo më pak se 240 faqe, duke mos përjashtuar as këto dy banda të tjera të ShIK-ut dhe të tyxharëve të AAK-së. Kjo ishte e para dhe e dyta, a erdhi kjo Gjykatë me miratimin dhe aprovimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të vendit. Bile, bëhej edhe presion i madh të miratohet. Dhe, çka tani? Duke parë se do t'i digjet bishti dikujt, këta matrapazë bien në kurthin e spiunit Baton Haxhiu, që Kosova të digjej dhe të armiqësohej me Amerikën, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian... Jo, Kosova nuk duhet të vihet në rrezik nga banditët dhe kryebanditët e bandave politike dhe sidomos të spiunit me tradita të moçme serbiane, të Baton Haxhiut. Mallkojeni Hashim zezën dhe të gjithë ata gishtngritur tradhtarësh dhe këmishazinj që e sollën këtë Gjykatë të dëmshme që nuk do t´i dihet fundi. Dhe, nga viset e mia nga vij unë, Zhuri i krahinës së Lumës, thuhet:"QENI I KEQ TA SJELLË UJKUN NË TORISHTË". Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)