A do të hetohet Gani Thaçi?

A do të hetohet Gani Thaçi?
  • 14 December 2018 - 08:09

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI 

Gangsteri Gani Thaçi është vëllai i Hashim Thaçit, që po i thonë president i vendit, kanë zbritur nga fshati i Brojë i Drenicës e kanë ra në "sheher", bile më të madhin e Kosovës në Prishtinë. Ganiu, djali i Haxhiut nuk e kishte kollaj të adaptohet në rrethanat e sheherlisë, por me dajak në krah po e ngacmoi kush hë babë, shkon për lesh dhe bën hatanë.

Ganiu e zuri në sherr ditë më parë dhe atë me Blerim Pushkollin, drejtor në Byronë Kosovare të Sigurimeve dhe Gianni Socolic, i cili drejton kompaninë "Illiria Insuarance".

Thonë se ka krisur dajak i fortë, por këta mundohen ta humbin këtë sherr, të mos bëhet e madhe se ndoshta e stërpik vëllain e tij, Hashimin. Punësimi i familjarëve Baca i Hashimit, Ganiu, është vëllai më i madh i tij dhe ky në këtë dikaster filloi të punësojë nga familjarët dhe pikërisht e kishte punësuar rejën e tij, pra nusen e djalit, bile drejtoreshë që do të dorëhiqej shpejt, por edhe tezakun e tij, Besim Shala, si shef i Arkivit. Pra, baca i Hashimit deshi të bëjë akraba rrotull tij për shumë arsye që dihen. Gangsteri i Brojës, Ganiu, u përmend në popull që shoferi i tij, Enis Qerka, edhe pse Gana dha sqarim se nuk ishte shofer i tij, por nuk mund ta mohojë se nuk është punëtor i oborrit ku punonin bashkë, bile kanë fotografi bashkë edhe Hashimi. Enisi është nën dyshimin për lëndë narkotike dhe se u kap jo me më pak se 113 kilogramë drogë. Marifetet e ndryshme Sidoqoftë, për hir të opinionit publik se vërtet ligji është i barabartë për të gjithë qytetarët e vendit, si thonë ata sunduesit dhe mafio-oligarkët që unë kurrë nuk e besoj, sepse kjo u pa në ditën me diell dhe për të bindur vërtet qytetarët që të kenë besim, atëherë po pyesim publikisht: A do të hetohet gangsteri Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit, që plasin skandal pas skandali, si punësimi i kundërligjshëm i të afërmeve të tij, rrahja në dajak dhe tashmë shoferi, apo punëtori i tij le ta quajë si të duash, u kap me lëndë narkotike dhe atë me 113 kilogramë drogë.

Sido që të jetë, do të shohim në të ardhmen se çka do të dalë nga kjo prokurori që propagandojnë se janë të pavarur dhe se politika nuk i ka të futur gishtërinjtë në këtë dikaster dhe po ashtu të shohim se a është vërtet ligji i barabartë për të gjithë qytetarët e vendit, apo është ligji i xhunglës ku e kanë në dorë mafio-oligarkët dhe bandat që bëjnë skandale. Për këtë marifet më duket se komentimi i mëtejmë është i panevojshëm...! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)