Programi MilosheviqSheshelArkan për t` i shfarosur shqiptarët (1994-1999)

Programi MilosheviqSheshelArkan për t` i shfarosur shqiptarët (1994-1999)
  • 17 December 2018 - 08:06

SHKRUAN: PROF.DR.HAKIF BAJRAMI

Të tri programet politike të tyre faktojnë dokumentet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front vrasës politik dhe fizik antishqiptar. Më 1994 do të përpilohet dokumenti " Kako vratiti Kosovo i Metohiju Srbima"("Si t`u kthehet Kosova dhe Metohia Serbëve"), por jo edhe malazezëve. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vandalizojnë kë të duan dhe mjerisht kjo shtresë naive ishte rekrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit 1918-1941 Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t` i shfrytëzojë për ta rihapur frontin antishqiptar, që e kishte përpiluar nga treshja RankoviqLukiq-Stefanoviq, 1950-1966. Për t` ia filluar punës kjo treshe e "izoluar" më 1966, në qetësi "opozitare", do të pushojë, duke krijuar energji të re, duke e pritur shansin që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, për serbizimin e Kosovës. Aktivizimi do të fillojë më 1981, i përkrahur nga ushtria, partia, kisha dhe institucionet e individët.

Eksponentët e kësaj garniture, në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj., më 1981 do të përpilojnë një dokument që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare, se: "nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200,000 serbo-malazezë". Ishte ky një ballon i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën "sekret shtetëror", duke i përfshirë shifrat e shpërnguljes nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvendin e Kosovës me shifër "sekret", shënohet se në periudhën në fjalë, nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar te organet e Punëve të Brendshme. Kjo do të thotë, se personat e shpërngulur janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vandalizojnë kë të duan dhe mjerisht kjo shtresë e naive ishte rekrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit 1918-1941. Në atë kohë e kishte embrionin, por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensë neokolonialë të tipit neofashist. Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfarë BARAZIE të shqiptarëve me qenien e tyre "mbiracore" serbiane. Dokumentet janë të pamëshirshme.

Fjala është për 4,407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish rankoviqistë administrativë në Kosovë. Këtyre banditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gjë të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966), gjatë rrugëtimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të serbizuar e që nuk janë shpërngulur në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nëpër qytete. Numri i saktë i kësaj shtrese aristokrate policore-ubbeske me atrofi dhe sufiencë kriminale, arrinte familjarisht në 23,231 anëtarë. Prej tyre, 6,190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerët ishin fëmijë, gra (edhe ato shumica në punë) dhe anëtarë të ngushtë familjarë. Thyenin varre natën dhe akuzonin rininë shqiptare ditën Në vitin 1981 e tutje do të krijohen institucione shtetërore që do të merren intensivisht me çështjen e shpikjes së shpërnguljes me "dhunë" të kësaj kategorie mizantropësh e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez të rekrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste. Janë përpiluar për këta kriptokriminelë pas vitit 1981, 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtëmujore dhe 10 raporte vjetore. Po të lexohen në to, kryesisht figurojnë trillime për të siguruar para nga buxheti i RSFJ-së, e për t`i kthyer për herë të dytë apo të tretë këtë shtresë udbeske si kolonistë në Kosovë, por duke akuzuar njëherësh shqiptarët se me "presionin e tyre", që janë vetëm gjallë, dhe prapë me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë "fenomen të paprecedent" në Evropë, tri herë e kolonizuar e tri herë e arratisur. Dhe, për ta "standardizuar" këtë shpikje të KOS-it ushtarak, KOSit kishtar, LKJ-së dhe organizatave terroriste që thyenin varre natën dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë pa asnjë prove. Madje, kjo shtresë kolonistësh do të organizojë "dhunime" të murgeshave, të cilat vetëflijohen për propagandë, madje ia "qorrojnë" sytë në murale Shën Savës, shih nëpër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të sëmurë kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata "sy" duke i prekur, e nga të prekurit, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej irredentistëve. Turp më i ndytë nuk ka mundur të hidhet në medie. Madje, vetëngulja e njëfarë të sëmuri që quhej Gj. Martinoviq, aq iu kushtua rendësi, saqë njëmend për daitë serbianë me ato para do të ndërtoheshin nja dy fabrika. Dhuna, po të lexohen raportet javore, tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë, saqë i detyrojnë të rinjtë me dhunë t` i pranojnë si të "vetat" ato "vepra penale".

Tragjedia është më tragjike, se udbashët shqiptarë e kanë ditur fare mirë se kush po i kurdis ato akte të liga të inskenuara me kujdes. Plani për serbizimin e Kosovës Çështja e "krimeve" dhe shpërnguljes nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shkuar aq larg saqë Kuvendi Federativ më 1987/8, do të përpilojë: "Programin Jugosllav për Kosovën", që është një "Naçertanie" e dytë, me 92 detyra konkrete, Program ky, që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS. Pra, kjo shtresë banditësh (kolonistë të kralevinës dhe të titizmit) e ka shtënë në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot. Ky serbizim kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara, pra në duar të ishkolonistëve, të kthehen si udbashët me duar të përgjakura, dhe të gjithë të tjerët, plus edhe nga të gjitha anët e botës. E vërteta, pas 23. III. 1989 u kthyen në Kosovë me dhjetëra mijëra të tillë, duke ua grabitur në rend të parë vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë, që do të avancohet në fuqi qiellore historike serbiane, do të gjendet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990- 1993, e në vijim në Bosnjë, për të mbaruar më Konferencën e Dejtonit më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë e tillë. Madje, kjo krijesë neokoloniale mund të quhet "Republika e gjenocidit", që është zbatuar në Srebrenicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të OKB-së!!! Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja, duke i shoqëruar njësitet e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-MiloshiIvica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Vuçiqi), SSJ(Stranka Srpskog JedinstavaArkani), do të inkuadrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qëllim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofensivë në frontin antishqiptar nën "kulmin" e S. Milosheviqit. Të tri programet politike të tyre, faktojnë dokumentet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front vrasës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokumenti " Kako vratiti Kosovo i Metohiju Srbima"("Si t` u kthehet Kosova dhe Metohia Serbëve"), pra jo edhe malazezëve. Programi i përbashkët i akuzon kroatët dhe sllovenët (eksponentët e tyre), për bashkëfajtorë të pozitës serbiane në pushtetin titistorankoviqist, e që si në orkestër vrisnin e "kthjellnin" shqiptarë, për dy dekada. Më 1994, pasi shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se "shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për markën gjermane). Në programin e fuzionuar, thuhet në vijim se shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk shërbejnë në ushtri (për të vrarë jo serbë kudo nëpër ish- Jugosllavi, sepse Milosheviqi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi ta serbizojnë Kosovën, ta vazhdojnë zanatin në serbizmin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën juridiksionin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në program nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vetë (johb), i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë shërbimin shëndetësor falas (jo edhe ky pohim cinik).

Për ta bërë Kosovën si vendin më të varfër në Evropë, fuzionuesit e programit nxorën konstatimin, se: "kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve". Këta përpilues monstrum e nxorën "faktin" se kush ka kapital, ai ka edhe pushtet. Në fakt, me këtë koncept, programuesit e serbizimit të Kosovës (1995-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijve, duke sjellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vjet ta serbizojnë Kosovën si Sanxhakun e Nishit më 1877, plotësisht. Më 1995, MilosheviqiShesheli-Arkani programojnë shfarosjen e shqiptarëve të Kosovë Pas mbarimit të Konferencës Dejtonit (1995), treshja e lartcekur tërë makinerinë vrastare që kishte luftuar në Slloveni, që kishte bërë krime monstruoze në Kroaci, që kishte bërë gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë, i kishte sjellë 160, 000 ushtarë dhe 22, 000 milicë në Kosovë. E këtu, në një Kosovë të militarizuar, sipas Programit, për ta arsyetuar krimin që po vazhdonte dhe metastazonte që do të pasojë duke u avancuar në gjenocid, "po lulëzonte kontrabanda, droga, armët dhe devizat" që imagjinoheshin. Shqiptarët, sipas Programit të kasapit Milosheviq, fashistit Sheshel dhe banditit Arkan, "blejnë mallra në Vojvodinë dhe në Serbi me deviza. Atje shitoret janë të zbrazëta, ndërsa 135,000 shqiptarë ishin larguar nga puna, duke synuar për ta realizuar- "Programin jugosllav për Kosovën", nga viti 1987. Programi shkon edhe më larg: "Shqiptarët duan ta krijojnë Shqipërinë e Madhe', pa asnjë aeroplan, pa tanke, pa topa, pa mitraloza, e Serbia vrastare i kishte të gjitha, sepse ia siguronte Rusia neocariste. Tani (1996) për shqiptarë shtrohej pyetja: a nuk është kjo kohë e raporteve të "ujkut dhe qengjit"? Shqiptarët, sipas Programit: 25% jetojnë nga paratë e lobistëve, 20% nga devizat e punëtorëve që punojnë jashtë, 25% nga fundamentalizmi islam, 20% nga haraçi i LDK-së dhe 10% nga tregtia me drogë dhe armë". "Zbulim" epokal i shkollës së Shën Savës dhe Gebelsit.

Pra, e tërë propaganda bëhet për ta krijuar shkakun që shqiptarët të sulmohen frontalisht, me qëllim që t`i shfarosin duke u vrarë dhe duke u arratisur jashtë trojeve të veta me qëllim që Kosova të serbizohet. Në diasporë nga Kosova, sipas autorëve të Programit, punojnë nja 300, 000 shqiptarë (1981- 1996) dhe për çdo muaj i dërgojnë nga 300 milionë marka gjermane. Programuesit e gjenocidit shkojnë edhe më tej. Para syve të 182,000 ushtarëve dhe policëve serbianë, të armatosur deri në dhëmbë, shqiptarët i "kishin plaçkitur nëpër banka 3, 8 miliardë marka gjermane. Madje, me arin, plumbin, zinkun, kromin, bakrin i kishin grabitur edhe 2, 7 miliardë marka. Ndërsa nga laboratorët medicinalë, shqiptarët i kishin grabitur 1, 5 miliard marka". Askund nuk thuhet pse Serbia ishte varfëruar, pse i kishte zhvilluar TRI luftëra ( në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje 1991- 1995). Por, akuza bëhej për ta krijuar të drejtën para opinionit botëror se "shqiptarët duhet t` i vrasim dhe t'i terrorizojmë, se po na detyrojnë, se nuk po pajtohen të jetojnë" nën fashizmin e tyre. Për ta arsyetuar aventurën gjenocidale, programuesit mbështeten në histori bizare. (Vijon)

(Kosova Sot)