Politikanët e facebook-ut

Politikanët e facebook-ut
  • 18 December 2018 - 20:51

Shkruan: Fadil Maloku

Komunikimi sociopolitik midis publikut të gjerë dhe politikanëve, në kohën tonë është bërë një lloj trendi refleksiv i posmodernitet. Trend, që dosido realisht po e pamundëson interferimin e pozicionit (“sandwich”)tradicional të gazetarit, në raport me politikën. Ku rëndomë gazetari ishte ai katalizatori apo “transmetuesi” fizik midis publikut dhe qytetarit. 


Tani, me revolucionarizimin e teknologjisë informative, ky “standard” mediatik po pëson ndryshime rrënjësore. Në rastin e rrjetëzimit social në shoqërinë kosovare, ky trend do shtoja, akoma (më shumë po imponohet si “produkt” i një imitimi të verbër social, se sa i ndonjë fasciliteti të ri politik!) nuk e ka arritë nivelin e ndërkomunikimit masiv. 
Që nënkupton, se politikanët tanë akoma s’e kanë të qartë komunikimin përmes medieve (rrjeteve) sociale. E në veçanti atij të facebookut, prej nga zakonisht bëhen alternimet dhe pozicionimet pro et contra; ngarjeve, dukurive apo edhe pononcimeve politike. Sepse, duke e pamundësuar feedback-un gazetaresk, ata faktikisht publikun e gjerë e privojnë nga “sharmi, joshja” dhe gjykimi e qëndrimi spontan. 
Që realisht e tëhuajsojn? si politikanin, ashtu edhe qëndrimin dhe gjykimin e tij, përmes kësaj mënyre komunkimi.
Andaj, “vetmia” e prononcimeve përmes medieve sociale, në fakt mendohet se e neutralizon deri diku dinamik?n kohore të komunikimit me publikun, por, në anën tjetër (me pavetëdije!) e varfëron dhe e tëhuajson si raportin ashtu edhe pozicionin (“sandvich”) tradicional të publikut dhe gazetarit.

 

 

(Kosova Sot)