Pse pushtetarët nuk i kërkojnë dëmet e luftës nga Serbia?

Pse pushtetarët nuk i kërkojnë dëmet e luftës nga Serbia?
  • 19 December 2018 - 08:06

SHKRUAN: MR.BISLIM ALIU 

Qytetarët e Kosovës qëmoti janë të revoltuar në pushtetarët tanë, por edhe në gjykatat tona, që ende hamenden për ta fajësuar Serbinë për dëmet e jashtëzakonshme që i ka shkaktuar në Kosovë gjatë luftës. E ato llogaritë në mbi 22 miliarda euro?! Dhe, asnjëherë të mos aktualizohet kjo ndodhi makabre, që Serbia e bëri gjatë luftës, është diçka e pafalshme, jonjerëzore, joligjore dhe aspak demokratike! Ndaj, nuk e di dhe me të vërtetë fare nuk po e kuptoj se si kjo ndodhi të anashkalohet? Dhe, a thua, deri kur duhet të presim që ndokujt t'i bie ndërmend se për këtë duhet ta fajësojmë Serbinë?! Ja ka fakte reale, por edhe të gjalla për ndodhitë shkatërruese që i bëri Serbia në Kosovë, ja nuk e di, edhe çfarë duhet bërë tjetër, e të përmendet kjo ndodhi shkatërruese dhe gjenocidale. E ato nuk përmenden fare. Thuajse nuk janë ndodhur në Kosovë.

Thuajse Serbia fare nuk ka shkaktuar dëme në Kosovë! E kjo ishte dashur që moti të aktualizohet dhe të dënohet Serbia për gjenocid dhe për dëmet e jashtëzakonshme që ajo i bëri pandalshëm në Kosovë?!... Pse gjykatat tona i refuzojnë dëshmitë reale të qytetarëve tanë? Me të vërtetë është e pafalshme kur asnjëherë nuk është kërkuar për dëmet e luftës, që i shkaktoi Serbia. Sikur ende pushtetarët tanë hamenden për këto dëme makabre. Dhe, si është e mundur që në dialog me Serbinë, apo edhe në Bruksel, të mos kërkohet fare kompensimi i këtyre dëmeve? Sa e sa herë, qytetarët e Kosovës, me fakte reale, iu janë drejtuar gjykatave tona. Por më kot, ato janë refuzuar dhe fare nuk janë marrë për t'i shqyrtuar!

Ndaj, deri kur pushtetarët tanë dhe gjykatat tona, të hamenden për këto dëme dhe pse ato frikohen që ato të zbardhen?!... Sa e sa herë qytetarët e Kosovës, me fakte reale e me fotografi të shumta iu janë drejtuar gjykatave tona për dëmet e mëdha që i ka bërë Serbia. Ata u sorollatë me ditë e muaj të tërë që të fajësohet Serbia dhe njëherë e përgjithmonë të dalë e vërteta për dëmet e mëdha që u shkaktuan në Kosovë. Më kot qytetarët e kërkuan dhe po e kërkojnë të vërtetën! Dhe, si është e mundur fatet reale të mos zbardhen? Për këtë, edhe pyetemi, a thua, kush po u frikësohet gjendjes reale dhe dëshmive të vërteta? Kjo sigurisht është e pafalshme, meqë ngjarja ka ndodhur në Kosovë dhe gjyqësia jonë e ka për obligim që t'i zbardhë?

Tamam puna që qytetarët tanë të ankohen gjykatave të Serbisë. Kjo as nuk mund të fantazohet asnjëherë që gjykatat serbe të jenë reale. Dhe, për këtë u përkujdes kjo klasë politike e pasluftës, meqë edhe pas dy dekadave drejtësia në Kosovë nuk ndërmori asgjë. Bile, as që i ra ndërmend që të merret me këtë realitet të hidhur?!!! "Kosova Sot" qëndroi krenare Dihet mirëfilli se gjykatat tona dirigjohen tërësisht nga politika jonë, e cila refuzon të adresojë çështjen e kompensimit të dëmeve të shumta, që iu bënë gjykatave dhe bizneseve, përfshirë edhe shtypshkronjën dhe gazetën numër një, "Kosova Sot", e cila u shkatërrua tërësisht. Por ajo qëndroi krenare dhe vazhdoi punën me vullnetin më të madh, për të treguar gjithmonë realitetin dhe vetëm realitetin. Pushtetarët tanë duhet ta aktualizojnë gjithandej këtë ndodhi makabre që e bëri Serbia. Mirëpo, ata sikur heshtin dhe këtë "ndodhi" sikur as që e përmendin ndokund. A thua si bëhet kjo fatkeqësi të harrohet? E të mos përmendet askund; as në dialog me Serbinë, por as në Bruksel, me të vërtetë është e pafalshme dhe aspak njerëzore! Populli shpeshherë edhe po pyetet, a thua, mos vallë pushtetarët tanë ia "falën" këto krime Serbisë? Aman, pushtetarë mos iu frikësoni realitetit dhe ndëshkojeni Serbinë, se ajo është fajtore, e jo populli i Kosovës, që me dhembje e mallkim po dëshiron të zbardhet realiteti dhe vetëm realiteti?!...

(Kosova Sot)