Vazhdon agonia e Brexitit

Vazhdon agonia e Brexitit
  • 19 December 2018 - 08:15

Shkruan: ROBERT SKIDELSKY

Askush nuk e di se si do të votojnë deputetët laburistë dhe stimujt me të cilët ballafaqohet partia janë të përzier

Del se kryeministrja britanike, Theresa May, jeton për të luftuar edhe një ditë tjetër. Partia Konservatore në Dhomën e Përfaqësuesve riafirmoi besimin e saj ndaj udhëheqjes së kryeministres me një votim prej 200-117 votash.

Është e vështirë ta gjesh një tjetër kryeministër britanik, udhëheqja e të cilit ka qenë në një krizë kaq të vazhdueshme. Jo aq shumë një grua hekuri, sa një grua kokëfortë dhe e ashpër, May ka filluar një rund tjetër përpjekjesh për të nxjerrë disa lëshime të mëtejshme nga udhëheqësit evropianë për të bërë marrëveshjen e divorcit më të pranueshme për partinë së saj, nëse jo edhe për shumicën e publikut. Populli britanik vendosi në qershor të vitit 2016 të largohet nga Bashkimi Evropian, me një diferencë të vogël prej 51.9% - 48.1% në një referendum kombëtar. Pas aktivizimit të nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet më 29 mars të vitit 2019. Por, çështja irlandeze, politika e brendshme e Partisë Konservatore dhe aritmetika parlamentare e kanë bërë procesin Brexit jo të drejtpërdrejtë. Mbretëria e Bashkuar dhe Republika e Irlandës ndajnë një kufi tokësor që gjendet midis Republikës së Irlandës, e cila do të mbetet në BE, dhe Irlandës së Veriut, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe. Brexit, pra, do të linte Irlandën e Veriut jashtë bashkimit doganor të BEsë dhe Republikën irlandeze brenda saj. Për këtë shkak kemi përpjekjet e forta të May-it për të siguruar një marrëveshje që pengon një kufi "të fortë" me kontrolle doganore. Kjo nuk është thjesht çështje e konvenciencës ekonomike. Kjo është fjalë për fjalë një çështje e jetës dhe e vdekjes. Kur Irlanda fitoi pavarësinë e saj nga Britania në vitin 1922, gjashtë qarqe kryesisht protestante mbetën në Britani të Madhe nën një sistem të qeverisjes së decentralizuar. Mbijetuan dy trashëgimi të Mbretërisë së Bashkuar të cunguar: tregtia e lirë dhe lëvizja e lirë e punës midis Britanisë dhe shtetit të ri irlandez. Aritmetika parlamentare ka rëndësi, pavarësisht rezultatit të referendumit Fitorja jo e plotë ndaj Britanisë mbizotëronte në Republikën katolike të Irlandës; deri në vitin 1999, kushtetuta irlandeze përfshinte një angazhim për "riintegrimin" e të gjithë ishullit. Në të njëjtën kohë, shumica protestante zvogëluese e Irlandës së Veriut ngjitej gjithnjë e më shumë me lidhjen britanike.

Pas tre dekadave të konfliktit të dhunshëm midis grupeve nacionaliste irlandeze dhe protestante të krahinës, duke rezultuar në më shumë se 3,600 vdekje, Marrëveshja e Premtes së Madhe në vitin 1998 krijoi një ekzekutiv unionist-nacionalist për ndarjen e pushtetit në Irlandën e Veriut, së bashku me një Këshill Britanik-Irlandez si element kyç në marrëdhëniet harmonike me Republikën Irlandeze. Çdo forcim i kufirit do të rrezikonte paqen e brishtë të siguruar nga Marrëveshja e Premtes së Mirë. Nëse marrëveshja për ndarjen e pushtetit prishet, këtë do ta prisnin krahëhapur njerëzit e dhunës në të dy anët. Për ta shmangur këtë përfundim, plani i May-it parashikon që Britania të largohet nga BE-ja, por të mbetet "përkohësisht" në bashkësinë doganore, në pritje të negociatave për një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, me kusht të një kufiri të hapur të garantuar midis Irlandës së Veriut dhe Republikën irlandeze. Sikur kjo të mos mjaftonte, Parlamenti është i ndarë midis atyre që duan të largohen dhe atyre që duan të qëndrojnë. Kjo ndarje shtrihet në të gjithë partitë konservatore dhe opozitare në pushtet. Kundërshtarët e Brexitit bëjnë pjesë në tre grupe: ata në të majtë që e shohin qasjen e "tregut social" të BE-së si një burim mbrojtjeje për punëtorët britanikë; interesat e biznesit dhe interesat financiare që llogarisin kostot ekonomike të Brexit; dhe idealistë që duan që Britania të luajë një rol konstruktiv në bashkimin politik të Evropës.

Edhe mbështetësit e Brexitit gjithashtu përbëjnë tre grupe: Thatcher-istët që e shohin Brukselin si një "super shtet" të vendosur për të mbytur sipërmarrjen e lirë; një grup pjesërisht të mbivendosur që parashikon Britaninë si një pjesë e pavarur e një sistemi global të tregtisë së lirë; dhe "të mbeturit prapa" që duan të ruajnë identitetin kulturor të Britanisë dhe të mbajnë jashtë të huajt.

Aritmetika parlamentare ka rëndësi, pavarësisht rezultatit të referendumit, sepse May u detyrua të pranonte se Parlamenti do të kishte fjalën e fundit për çdo marrëveshje që arriti. Kjo iu ka dhënë kundërshtarëve të Brexitit shpresën për përmbysjen e rezultatit të vitit 2016, me anë të një "votim të dytë popullor".

May do të detyrohet të varet nga deputetët laburistë Përbërja e forcave parlamentare pasqyron vendimin katastrofal të May-it për të thirrur zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në vitin 2017, gjë që rezultoi në humbjen e shumicës konservatore. Dhe 317 deputetët konservatorë që mbeten janë të ndarë në raport rreth 200-100 ndërmjet atyre që mbështesin planin e propozuar të May-it rreth Brexitit dhe atyre që duan që Britania të dalë pa një marrëveshje nga BE-ja. Mbështetja për marrëveshjen e May-it nga opozita - 257 deputetë laburistë, 35 nacionalistë skocezë dhe disa të tjerë - është e pasigurt, në rastin më të mirë. Po ashtu, dhjetë deputetët e Partisë Bashkimi Demokratik të Irlandës së Veriut (DUP), nga mbështetja e të cilëve qeveria tani varet, janë në dilemë mes dëshirës për tregti të lirë me Jugun dhe frikën për t'u thithur në Republikën Irlandeze nëse dhe kur pjesa tjetër e Britanisë të largohet nga bashkimi doganor. DUP ka denoncuar të gjitha bisedimet për një marrëveshje të posaçme, për të mundësuar që Irlanda e Veriut të mbetet në bashkësinë doganore në vend të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Duke pasur parasysh ndarjet në partinë e saj, May do të detyrohet të varet nga deputetët laburistë për të marrë miratimin e saj nëpërmjet Parlamentit. Askush nuk e di se si do të votojnë deputetët laburistë dhe stimujt me të cilët ballafaqohet partia janë të përziera. Nga njëra anë, votimi pro Brexitit për të mbështetur marrëveshjen e May-it ndoshta do të çonte në zgjedhje të përgjithshme, të cilat mund t'i fitonin laburistët. Nga ana tjetër, Jeremy Corbyn, kreu i partisë, mund të mos ketë oreks të madh për të pranuar kupën helmuese që May do t'i kalonte atij.

Ka një tundim të kuptueshëm për të thënë,"Nëse Parlamenti nuk mund të vendosë, le ta hedhim atë përsëri tek njerëzit." Por nuk ka qartësi për atë që saktësisht do të kërkohej nga "populli". Kërkimi i një votimi të dytë, me arsyetimin se nuk ju ka pëlqyer edhe aq votimi i parë, paraqet lojë me zjarrin. Dhe, ka një çështje tjetër që duhet të mbajmë në mendje: Mbështetësit e Brexitit e urrejnë BE-në më intensivisht sesa që të tjerët e duan. Nëse kundërshtarët e Brexitit fitojnë në një votim të dytë, një pendim pasionues do ta karakterizonte politikën britanike prej vitesh. Pra, duhet të shpresojmë që May ta fitojë divorcin e saj miqësor kur Parlamenti më në fund të votojë rreth tij në janar. (Robert Skidelsky është profesor emeritus 

(Kosova Sot)