Në Bruksel, kjo bandë nuk mund të flasë në emër të Kosovës

Në Bruksel, kjo bandë nuk mund të flasë në emër të Kosovës
  • 20 December 2018 - 08:12

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Një grup që u shkëput nga "Vetëvendosja" dhe që u strehua në një parti e dalë nga bishtat e ish-jugosllavëve dhe mori emrin Partia Social Demokrate, solli një rezolutë në Kuvendin rrugaçësh kinse për një Delegacion Shtetëror të Kosovës për Dialogun me Serbinë dhe do të nisen jo më pak se 12 turistë, krejt meshkuj,jo (burra), pa asnjë femër. Mirëpo, shikuar realisht, a kanë të drejtë morale kjo bandë që të flasë në emër të Kosovës, ku dihet publikisht se kanë pasur një biografi të turpshme që na kanë qitur hije të zezë Kosovës si emër dhe si shqiptarë në tërë botën e qytetëruar. Kësaj bande po i prin Shpend Ali Ahmeti, një korb shëtitës, që ka bredhur bandë në bandë vetëm për interesa të tija karrieriste dhe pikërisht erdhi edhe në krye të Prishtinës me vota të vjedhura,të blera,mashtrime e premtime boshe dhe më pas duke futur edhe pyka në "Vetëvendosje" dhe e bëri copë-copë.

Ky mashtrues, dredharak dhe hajn, pasi e mori Prishtinën, menjëherë u lidh me bandën më të rrezikshme serbiane DEVOLLI dhe filloi të falë toka në zemër të Prishtinës kësaj bande dhe të japë leje sallamadi dhe krijoi një grup akraballëkësh që bëri hata në kryeqytet. Për të gjitha këto dallavere,ky korb shëtitës, për bakshishin e majmë për të marrë iku larg syve të popullit, në ujërat e thella të Serbosllavisë i përcjellë strikt nga bandat mafioze oligarkësh me skaf deri atje, në jahtin disa milionësh dhe këmbë mbi këmbë bëri dyzen ahengu këtu. Që vetëm një Zot e di se sa para me thasë mori dhe ku i dërgoi që akoma nuk është zbardhur drejtimi, sepse ky matrapaz e ka bërë ZAP edhe sistemin e kalbur gjyqësor, edhe pse në këtë dikaster mrizojnë një mori padish kundër këtij matrapazi dhe sejmenëve të tjerë që i ka rrotull. Ra në prehrin e Hashimit të Brojës Pasi ia hodhi axhamive të "Vetëvendosjes", ky hajn hoqi maskën nga fytyra e ndyrë dhe hapur doli në livadh se është i lidhur që moti me klanin famëzi që quhet "PRONTO", pesëdhjetë herë më i rrezikshëm se mafiozët e PABLO ESKOBARIT dhe kjo nuk do komente ai ra në prehrin e Hashimit të Brojës për të marrë hise në pazaret e tradhtisë, që do të flasim më vonë me gjerësisht për ketë lidhje tinëzare mes këtyre hajnave dhe banditëve... Në këtë bandë merr pjesë edhe mangupi i Malishevës, Fatmir Limaj i Banjës, që para luftës kishte pasuri vetëm një kali dhe atë me ngjyrë të bardhë, pasuri e babait të tij dhe më vonë do bëhet më i kamur se sheikët e Dubait, dhe se vërtet është kështu do të ndiqet penalisht, me vite të tëra do të zgjasin gjykimet maratonike THJESHT PËR HAJNI NË ASFALT DHE...

Behgjet Pacolli proserbi e prorusi, hapur ishte takuar me kasapin e Ballkanit dhe të Evropës Slobodan Milosheviqin dhe ky xhambaz i njohur, po ashtu, me afera korruptive nëpër gjyqe të Moskës, Luganës, i thotë publikisht: "KOSOVA NUK MUNDET PA SERBINË...". Po ashtu, në të ardhmen do të zbardhen edhe shumë gjëra tjera të pazbuluara... Veton Surroi, djali i ish-jugosllavit, Rexhai Surroi dhe nipi i Sezairit, që e vranë shqiptarët që ishte duke luftuar në anën e Serbosllavisë dhe pas vrasjes shpallet hero serbosllav. Vetoni, ata që nuk e dinë, ishte duke ndjekur kurse në Zemun dhe po ashtu, i kërkon Slobodan Milosheviqit Autonomi për Kosovën vetëm që të mbijetojë paçavura e tij "Koha Ditore"... Skandalet e turpshme Veton Surroi ka qenë dhe akoma është i lidhur me Georg Sorrosin, por është shumë interesant se gjatë bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë gjakatare e kriminele serbo-çetnike, Veton Surroi nuk iku me popullin, por qëndroi në hotelin "Grand", bashkë me këlyshin e UDBsë serbe me librezë zyrtare, langoin e kryekriminelit Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiun, por të mbrojtur dhe të siguruar nga MUP-i serb. Për të mos e zgjatur muhabetin me tej, mund të klikoni në google dhe të kërkoni në këtë gazetë më të lexuar në tërë Ballkanin në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", dhe të shkruani vetëm Reshat Badallaj-Veton Surroi dhe do të lexoni se si baba e babagjysh kanë qenë të lidhur me serbianët... Dhe, krejt në fund fare, kjo bandë me afera korruptive, për hajni, spiunllëqe,tradhti, me afera dhe skandale të turpshme, nuk mund të flasin në emër të popullit të Kosovës dhe më gjerë. Të paktën nuk guxojnë të flasin në emër të familjes sime, kurse në emër të familjeve tuaja nuk e di. Ju mund të flisni dhe të jepni pëlqimin vetë. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)