Në BE ka akoma jo pak zëra kundër Kosovës

Në BE ka akoma jo pak zëra kundër Kosovës
  • 20 December 2018 - 08:13

SHKRUAN: SKËNDER SADRI KAPITI

Ndërkombëtarizimi i problemit të formimit të Ushtrisë së Kosovës nxori në pah dhe në dritë ata se kush janë miqtë dhe aleatët e vërtetë të shqiptarëve dhe të Kosovës. Pse në Bruksel, në BE ka akoma jo pak zëra kundër Kosovës!? Qarqe, politikanë madje edhe politikanë të profilit të lartë në BE, të NATO-s dhe disa shtete serbofile të BE-së dijeni se ka vdekur krijesa Jugosllavi e sajuar nga Evropa në fillimshekullin e 20-të, dhe nuk mund të ngrihet më as me ndihmë propozimet e disa "vizionarëve" evropianë, dhe as mos ta ëndërrojnë këtë as nostalgjikët titistë që janë akoma në politikë dhe nëpër disa medie në Kosovë, as disa politikanë interesaxhinj të ulët të Shqipërisë që duken si proamerikanë, por që janë proamerikanë fals e të rrejshëm, as disa media e portale mercenare, dhe as ish shërbëtorët e regjimit serbosllav që nën maskën e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor synojnë dhe shpresojnë rikthimin neojugosllav. Kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës pati edhe asish shqiptarësh, asi farë politikanësh e "patriotësh" klubesh e kafenesh të cilëve nuk u vjen mirë se Ushtria e sotme e Kosovës është trashëgimtare e UÇK-së së Lavdishme, lufta e së cilës i hapi rrugën ndërkombëtarizimit më të madh të Çështjes shqiptare si kurrë ndonjëherë në historinë kombëtare shqiptare, UÇK ishte Ushtria shqiptare të cilën e njohu NATO-ja, forca më e madhe ushtarake botërore si këmbësorinë e saj ,lufta çlirimtare e UÇK-së ua prishi jo pak asish shqiptarëve paqësinë, rehatinë, si dhe kumarinë me serbët. Vëmendja e madhe e Ushtrisë Në Kosovë nuk është e vështirë për të konstatuar edhe disa farë pseudopolitikanësh, opinionistësh, analistësh, patriotesh të rrejshëm dhe disa media që më shumë janë të interesuara dhe të përkushtuara dhe me zell të madh presin fillimin e punës së Gjykatës Speciale, dhe se as nuk kishin fare ndjesinë dhe aspak krenari kombëtare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, gjë që i vendos ata në një emërues me kundërshtarët e Ushtrisë së Kosovës, me Beogradin dhe me ata të cilët kanë shpikur e shpifur kundër luftëtarëve dhe luftës së UÇK-së. Nuk kuptohet pse dhe në Shqipëri u prit shumë ftohtë dhe me indiferentizëm politik, publik dhe mediatik formimi i Ushtrisë së Kosovës, ku më shumë se atje interesim për të pati politika dhe media në SHBA, Britani, Kroaci, Gjermani dhe në vende të tjera mike të shqiptarëve , dhe madje një vëmendje të madhe pati edhe ne Serbi dhe në ato shtete mike tradicionale të saj të cilat kundërshtuan me të madhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Pra Kosova edhe në këtë rast tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare , gjë që vetëm sa e lartësoi edhe më shumë globalisht imazhin kombëtar shqiptar, dhe për të cilën edhe në këtë rast duhen falënderuar veçanërisht dhe sidomos SHBA-ja. Ndërsa habit Brukseli, shumë vende të BE-së, pra përfaqësues shtetesh te BE-së , politikane e diplomatë evropiane e deri edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishin dhe u shprehën kundër Transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës; ashtu sikurse edhe ishin dhe janë shprehur dhe janë deklaruar edhe kundër vendimit të qeverisë së Kosovës të rritjes 100% të taksimit për mallrat e Serbisë. MT: Evropës i pëlqen që të mos zgjidhet problemi kombëtar shqiptar Pra Brukselit i pëlqejnë akoma edhe sot që zgjidhjet e problemeve të Kosovës , vendimmarrjet politike, diplomatike dhe ushtarake të jenë ashtu si dëshiron Beogradi. Pra Evropës i pëlqen që të mos zgjidhet problemi kombëtar shqiptar dhe u pëlqen që të vazhdojnë me retorika antishqiptare siç ka bërë gjithmonë. Mirëpo, shqiptarët nuk kanë pse të varen e të pyesin shumë Evropën,tashmë që dihet se kemi si aleat strategjik SHBA-në , dhe aleatin tjetër strategjik të përhershëm të SHBA-së superfuqinë tjetër, Britaninë e Madhe, dy mbështetëset kryesore të Ushtrisë së Kosovës, ashtu sikurse aleanca SHBA-Britani ishte vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s për Çlirimin e Kosovës. Tashmë kur disa shtete anëtarë të BE-së edhe pas formimit të Ushtrisë së Kosovës vazhduan me retorika për këtë problem, Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit në OKB-së, Z. Jonathan Cohen përkrahu shumë fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq, por madje u kërkoi të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës që ta njohin atë , si dhe inkurajoi që të gjitha vendet ta përkrahin Kosovën në anëtarësimin e saj në Organizatën e Interpolit. Dhe tashmë patjetër që Bota do ta dëgjojë mirë fjalën e SHBA-së si shteti lider në Botë në demokraci, liri, ekonomi dhe ushtarakisht, dhe se edhe retorika në lidhje me Ushtrinë e Kosovës e disa shteteve te BE-së do të shuhet sigurisht.

Tashmë duke parë këmbënguljen amerikane në mbrojtje të shtetit të Kosovës nuk kanë interes më as miqtë dhe aleatët e Serbisë që të kundërshtojnë SHBA-të për Kosovën, pasi atyre në fund të fundit u interesojnë interesat e veta dhe jo të Serbisë. Pavarësia e Kosovës dhe integrimi ndërkombëtar i saj janë të pasfidueshme dhe të pakthyeshme, sepse janë të pasfidueshme SHBA-të, aleati dhe mbrojtësi strategjik i Kosovës. Pavarësisht aspiratave dhe orientimit të shqiptarëve nga Perëndimi, pavarësisht se Evropa e di shumë mirë se shqiptarët janë më proeuroperëndimore se sa grekët, se serbët, maqedonasit, kroatët, bullgarët,polakët si dhe rumunët e hungarezët, Evropa përsëri nuk i do sinqerisht shqiptarët, përderisa pengon integrimin e shqiptareve në BE. Por edhe këto BE do t'i bëjë, edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë por edhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Këto BE do t'i bëjë sepse këto ia kërkon asaj edhe SHBA, pa të cilën Evropa nuk është e sigurt dhe as në gjendje të përballojë ekpansionin dhe kërcënimin rus dhe as ekspansionin e ekonomik të Kinës. Pra vetë BE-ja edhe shpejt do t'i detyrojë që edhe ato shtete të e saj të cilat nuk e kanë njohur akoma Kosovën që ta njohin atë. Pyesim BE-në se përse ajo fabrikon lloj-lloj mënyrash e hipokrizish duke manipuluar me gjoja mosrealizim standardesh shtetformuese , mos efikasiteti lufte ndaj korrupsionit e të tjera si këto. Këto Evropa: politika, politikane dhe segmente te tyre në jo pak shtete te BE-së i bëjnë sepse ato me këto kërkojnë ta fshehin fytyrën e tyre të vërtetë antishqiptare.

Përderisa ka të tillë në BE, Evropa pra nuk e ndihmon sinqerisht as Shqipërinë dhe as Kosovën në rrugën e konsolidimit demokratik dhe as te ndërtimit e të zhvillimit ligjor dhe ekonomik. Kjo sepse Evropa kërkon që ta justifikojë sjelljen e saj duke i përdorur këto si shkaqe për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mosliberalizimin prej saj të vizave për qytetarët e Kosovës. Evropa më shumë është dashamirëse me grekët dhe me serbët sesa me shqiptarët Evropa i do shqiptarët vetëm se shqiptarët janë antisllavë, antirusë dhe antiserbë pasi ata nuk e duan perëndimin, dhe duke e ditur mirë këtë fakt, evropianet edhe e shfrytëzojnë këtë armiqësi të shqiptarëve me ta. Dhe kjo ama është edhe djallëzia e tyre, pasi pavarësisht kësaj evropianët nuk i përkrahin dhe as nuk anëtarësojnë Shqipërinë dhe as Kosovën në BE, ashtu sikurse dhe jo të paktë ishin edhe ata të cilët ishin edhe kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Pra, evropianët ecin kështu me mendimin se: shqiptarët nuk kanë se nga të shkojnë, dhe prandaj edhe nuk bëjnë liberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës. Pra, pavarësisht se shqiptarët janë populli më proevropian në Ballkan, janë sinqerisht të tillë dhe nuk janë as si grekët të cilët janë aleati dhe miku i fshehtë strategjik ortodoks me Rusinë dhe Serbinë, përsëri Evropa më shumë është dashamirëse me grekët dhe me serbët se sa me shqiptarët. Evropa që bëri tragjedinë me shqiptarët dhe me trojet shqiptare në vitin 1913, dhe se me pëlqimin dhe aprovimin e tyre serbët dhe grekët kanë bërë gjenocid mbi shqiptarët; pavarësisht se Evropa e di mirë pastrimin etnik të Çamërisë . Pavarësisht se Brukseli e din mirë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë, Evropa hesht edhe sot për të gjitha këto dhe interesohet shumë për liritë e të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe për ato të serbëve në Kosovë të cilët kanë të drejta dhe favore si asnjë minoritet në Botë. Evropianët shqetësohen pse Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës ka vendosur një taksë të lartë për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë, shumë nga ata politikanë madje edhe të profilit të lartë nga BE-ja "shqetësohen" ashtu si Serbia edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës por nga ana tjetër nuk shqetësohet për ndërhyrjet dhe përpjekjet e hapura të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, dhe as pse Serbia bën gjithë ato përpjekje duke përdorur gjithë arsenalin propagandistik, politik e diplomatik shtetëror për të bllokuar njohjet ndërkombëtare të Kosovës, për mosanëtarësimin e Kosovës në organizata dhe në organizma ndërkombëtare etj. E ndërsa pra Evropa interesohet shumë, jashtë mase për integrimin e Serbisë në BE. E di se mund të ketë individë egoistë dhe opozitarë politik nihilistë dhe media hipokrito-patriotike të cilët nuk e pëlqejnë këtë shkrim,dhe ata individë janë ata të cilët nisur nga egoizmi politik kanë dëshirë që për mosintegrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës të akuzojnë e të fajësojnë vetëm politikanët shqiptarë dhe pushtetin.

Nuk i justifikon evropianët fakti që për faje apo edhe pse ka politikanë shqiptarë të kriminalizuar, të korruptuar dhe për papërgjegjshmërinë e tyre Evropa nuk ka pse ndëshkon dhe i izolon shqiptarët duke mosintegruar as Shqipërinë dhe as Kosovën në BE. BE duhet t'i skualifikojë politikanët e tillë duke ua ndaluar hyrjen e tyre në vendet e BE. Kjo do të ishte më e mira që do ta bënte ajo si shenjë respekti, ndihme në funksion të integrimit të shqiptarëve në BE, dhe jo vetëm të japë leksione e këshillime gjithfarëretorikash dhe detyra "shtëpie" atyre, pikërisht atyre, me të cilët politika dhe diplomacia evropiane edhe i respekton, i pranon, i njeh dhe madje edhe i promovon politikisht shumë, dhe bën edhe tjetrën, që i kritikon ata politikanë të cilët ia thonë atyre të vërtetat që nuk u pëlqejnë politikanëve të BE-së. Nuk ka pse edhe për gjithçka t'i nënshtrohemi politikanëve të Evropës dhe kushteve të vëna prej saj që janë në dëm të interesit të shqiptarëve, e të bërjes pazare me to në këmbim të liberalizimit të vizave dhe të integrimit në BE. Ka ikur koha kur Evropianët për interesa të tyre bënë pazare dhe u dhuruan troje shovinistëve sllavë e grekë. Sa mirë shtetet evropiane dhe anëtare të e BE-së kanë ushtritë e tyre kombëtare, dhe pse të mos e kishte edhe Shteti i Kosovës Ushtrinë e tij, a pse këtë nuk e donte Serbia!!?? Serbia sipas jush paska të drejtë që të lobojë kundër njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, kundër anëtarësimit të saj në organizma dhe organizata ndërkombëtare, të ndërhyjë për destabilizimin e Kosovës dhe Kosova nuk duhet të reagojë kundër Serbisë, siç ishte edhe vendosja e taksës për mallrat serbe dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës. Kosova me shumë të drejtë po i përgjigjet Serbisë ashtu si e meriton.

Dhe kjo nuk ka pse të habisë dhe as pse "të shqetësojë" askënd në Bruksel. Është koha që politikanët evropianë të kthjellohen dhe të mos ndikohen nga paragjykimet e gabuara të së shkuarës dhe të mos vazhdojnë të bien pre e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe të falsifikimeve historike, politike e diplomatike të Serbisë e të Greqisë. Vazhdon…

(Kosova Sot)