Bandat që po vrasin shpresën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës

Bandat që po vrasin shpresën e qytetarit dhe shtetit të Kosovës
  • 24 December 2018 - 08:12

SHKRUAN: RAMIZ BOJAJ

Kjo klasë politike (partitë që bashkëqeverisën vendin) është e dështuar. Duke sunduar të dështuarit kanë sjellë shtetin buzë dështimit. Bandat politike oligarko- mafioze, të cilat e sunduan dhe e po e sundojnë Kosovën në dekadën e fundit, herë me njërin e herë me tjetrin koalicion, kanë ndërtuar sistemin e përbashkët korruptiv e zhvatës, duke renduar jetën e qytetarit të thjeshtë. Rrjeti i këtij 'sistemi' ka përfshirë të gjitha nivelet, si qendror atë edhe lokal. Kjo nënkupton edhe sistemet e drejtësisë. Nëse fokusohemi në vitin e fundit(2018), pikëpamjet dhe të gjitha përpjekjet politike të pushtetit mafioz të Kosovës ishin orientuar në demagogji për sundim ligji, integrime, rend shoqëror e performanca ekonomike. 

tetarët duan ndryshime rrënjësore

Klanet e egra mafioze, duke shkelur mbi ligjin e drejtësinë, në 'bashkëqeverisje' të nëntokës, si pozita ashtu edhe opozita, i shërbejnë njëra-tjetrës duke e mbajtur gjallë krimin e organizuar e korrupsionin. Faktet tregojnë se në raste delikate kur pushtetet janë në krizë, dalin piunë të importuar nga njëra palë tek tjetra (pozitëopozitë) për të mbajtur gjallë pushtetin kriminal, duke sjellë tronditje të njëpasnjëshme për popullin, gjithnjë duke e zhvatur dhe varfëruar dita-ditës. Përpos që ky pushtet e zhvati deri në rrënim çdo segment ekonomik e zhvillimor të vendit, këta po vrasin çdo ditë të ardhmen e rinisë sonë. Pra, vetë ekzistencën e shtetit. Në saje të këtyre veprimeve, viti 2018, do të mbahet mend si një vit me mori dështimesh, si në planin e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm. Krimi e korrupsioni, mbajtja e dhunshme dhe e egër e të gjithë resorëve vitalë të shtetit, kanë bërë që të jemi goditur rëndë në kontekstin ndërkombëtar, por edhe në planin e brendshëm, duke ngecur në efektshmërinë e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Duket se ndryshimi i ligjit për ushtrinë do të shërbejë edhe shumë kohë, si 'dalldi' për të mbajtur gjallë pushtetin e inkriminuar. Edhe vendosja e taksës duket ta ketë këtë sens. Qytetarët duan ndryshime rrënjësore, perfomanca të prekshme zhvillimore, ekonomike, trajtim dinjitoz të djersës së tyre, shërbime më të mira publike; shëndetësore, rrymë, ngrohje ... Qytetarët nuk duan fjalë boshe me tema të mëdha për anëtarësim në OKB, NATO, BE etj., sepse pa ngritjen e perfomancave ekonomike, standardit jetësor, sundimit të ligjit, drejtësisë etj., nuk mund të ecët përpara në asnjë segment. 

Duhet zgjim qytetar

Pra, të gjitha këto janë maskime meskine dhe fshehje të dështimit. Duke sjell tronditje për lëvizje kufijsh, marrëveshje emergjente me Serbinë, lojëra të dalldisë politike e diplomatike, deri në seksiste, janë aventura të papërgjegjshme të një sistemi qeveritar në panik. Duke parë këtë realitet, qytetarët mbajnë pak shpresë për ndryshime esenciale në shtetin e Kosovës, andaj të zhgënjyer, të lodhur e të tronditur, ikjen nga vendlindja e tyre e shohin të vetmen shpresë. Vetëm një pushtet kriminal, me parti politike gjysmë-opozitare e të inkriminuara në rrënimin shtetëror juridik e ekonomik të vendit, mund ta sjellë këtë depresion e zhgënjim. Unë sugjeroj që qytetarët të mos ikin nga vendi i tyre, sepse Kosova është pronë e qytetarëve e jo e kriminelëve mafiozë. Duhet zgjim qytetar në mënyrë që të ndalen horrat pushtetmbajtëse, e që askush të mos mund të bëjë pazare me kufijtë e shtetit tonë, me lirinë dhe jetën tonë. 

 

(Kosova Sot)