Ekipi i ri, bord i anijes së shpëtimit të Hashim Thaçit

Ekipi i ri, bord i anijes së shpëtimit të Hashim Thaçit
  • 24 December 2018 - 08:17

SHKRUAN: BEKIM REXHEPI

E di që ekipi i dalë nga Kuvendi për dialogun me Serbinë është si një ekip - bordi i anijes së shpëtimit të Hashim Thaçit, s'ka si të ndodhë ndryshe me këtë ekip që vjen në alarmin e vërtetë të fundosjes së Hashim Thaçi. Taksa prej 100% dhe vendimi i pakthyeshëm i Ramushit për ta bërë transformimin e FSK-së ia këputën kokën disi iniciativës së Thaçit për dialog përfundimtar dhe korrigjim të kufijve të Kosovës. Alarmi i fortë i Thaçit për mbytje, sikur pati vesh tek PSD-ja, pjesa e brishtë e 'Vetëvendosjes', e cila u vetëlargua si pasojë e thikës që më parë Albin Kurti ia nguli në një seancë, në Kuvendin e Kosovës, një kompanie të çoroditur biznesi të quajtur Devolli. Pastaj, atakoi edhe pasojat e mundshme të një filtrimi të brendshëm, nga brenda 'Vetëvendosjes', që vinte nga disa anëtarë që tashmë identifikoheshin si sensasivë e kontrovers të ideve të skalitura prej vitesh, brenda vetëvendosjes. 

Fytyrat e PSD-së

Largimi i turpshëm nga 'Vetëvendosja' i anëtarëve të brishtë tani po i ofrohet me zell PDK-së. Fytyrat e tyre që dikur e lartësonin Albin Kurtin janë si ato që kur dalin e lypin, janë gati për mëshirë e në vaj, po kur dalin me çalltisë janë të gatshme e plot gaz. Këto janë fytyrat e PSD-së, nuk lipset tjetër pamje, veçse asaj që japin për çdo ditë, duke i mbajtur paligjshëm mandate të një partie tjetër, duke e sjellë në skenën politike një parti të vdekur më parë. Bordi i anijes shpëtues të Hashim Thaçit në minutat e fundit e nxirri atë nga vetëfatkeqësia. Por se kjo në fakt nuk do të jetë fatkeqësia e Thaçit, sepse me këtë shpëtim të tij personal, i lihet prapë mundësia që të vazhdojë të lansojë idenë e tij për një dialog të kompromentuar fund e krye. Që nga fillimi dialogu që në pozita komprometuese, sepse nga dialogu teknik ai çdoherë merrte konotacione politike. Më këtë dialogu teknik u bë fare politik dhe Kosova vetvetiu e fuste Serbinë si hisedar në çështjet e saja të brendshme, si veriu i Kosovës, 'Trepça', Ura e Ibrit, Manastiri i Graçanicës, etj. Dialogu me Serbinë nuk është agjendë kryesore e problematikave që ka vetë Kosova, madje shqiptarët kanë ç'tensionuar marrëdhëniet e tyre me serbët e Kosovës, nuk është një fakt i mëtejmë dhe për këtë nuk ka nevojë që dialogu të zhvillohet dhe të jetë jetësor me Serbinë, nuk ekzistojnë më dilema reale që serbet të mos e pranojnë juridiksionin politik e ligjor të Kosovës. 

Ndoshta vetëm homoseksualiteti i presidentëve do të prodhojë një lloj marrëdhënie të dialogut

Ky dialog është si seksualiteti pa norma, të paktën presidenti Thaçi do të duhej të lexonte apo ta dëgjonte nga ndonjë këshilltar i tij, për seksologun Havelock Elis, i cili pati nënvizuar shumëllojshmërinë e praktikave seksuale. Edhe Alfred Kinsey ka botuar rezultatet e një studimi ku jeta seksuale e Perëndimorëve është larg së qeni brenda normave. Kështu vazhdoj ta kuptoj dialogun me Serbinë, një dialog pa norma, pa qartësime dhe pa premisa të suksesi. Puthja është tepër larg. Ndoshta vetëm homoseksualiteti i presidentëve do të prodhojë një lloj marrëdhënie të dialogut, sepse vetëm nga ta nuk ka nevojë që të ketë norma. Dialogu me Serbinë tani për tani është vetëm agjendë personale e politike, e një individi që ka dilema politike të mbijetesës së tij, në skenën politike e cila gjithnjë e më shumë po shkon drejt një konfiguracioni të ri dhe më shpresëdhënës. Ndoshta partitë opozitare janë më të qarta dhe definitivisht më të sigurta që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë pushtet të gjatë e edhe më të gjatë sesa kalkulimet e deritashme të kriminelëve dhe të korruptuarve me pushtet e shtet. Përkundër se dëshira apo edhe mënyra e mbijetesës politike të një individi nuk mund të rishfaqet si problem ndërshtetëror, sepse merr dhe hap debate të dëmshme të pakuptimta për çështjet e sigurisë dhe shtetit. Fundi nuk na intereson seksi presidencial pa norma, ai është i kompromentuar realisht dhe ligjërisht.

 

(Kosova Sot)