Si u takuan tinëzisht Adem Grabovci, Baton Haxhiu dhe Blerim Devolli me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe Dardan Molliqajn?

Si u takuan tinëzisht Adem Grabovci, Baton Haxhiu dhe Blerim Devolli me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun dhe Dardan Molliqajn?
  • 25 December 2018 - 08:04

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Jam i detyruar të ripërsëris se kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i asnjë bande politike, që shumë naivë po i quajnë parti. Këtë po e ripërsëris për një arsye, se të mos mendojë askush se ndoshta ia mbaj krahun Albin Kurtit. Albinin e kam njohur si patriot deri në ditën kur vajti të kopili i Titos, hajni i Diasporës, argati i bandës së Rrahmanzinjve, ISA MUSTAFA, për t´ia larë këmbët, puthte duart dhe për t´i dhënë taret, që gjashtë muaj e lanë Kosovën si pula pa kokë, pa institucione vetëm për punë të pazareve për të kapur pushtetin dhe që nga ajo kohë e kam fshirë edhe nga miqësia që kisha në 'Facebook' dhe në këtë gazetë shkrova:"Mos luaj bisht, Albin Kurti!". Unë dhe gazeta më e lexuar në botën shqiptare, që quhet "KOSOVA SOT", ishim të parët që shkruam se do të ndahet dhe do të plasë bomba në 'Vetëvendosje', faktet mbesin. Dhe, shih për ketë, disa dabiç dhe disa lëngaraqë, por primitivë, nuk e besonin dhe kush më: uzurpues, patriot me llafe në portale dhe një gjysmanalfabet bastorexhi dhe nuk humbëm kohë të merrem me këtë soj, sipas asaj se qeni leh në ata që nuk i njeh.

Shpend Zeza, natën në jahtin e Devollëve

Ne kishim informacione të burimeve të vërteta dhe pikërisht nga oborri i tyre dhe vërtet ndodhi ajo që kemi shkruar dhe vërtet u bënë horë dhe rezilë, bile edhe sot e kësaj dite nuk kanë të ndalur dhe doli edhe ajo tjetra që i quaja seksklub dhe axhami. Por, qëllimisht disa gjëra qëllimisht i lamë jashtë dhe do t'i publikojmë ata që akoma nuk i di opinioni publik. Shpend Ahmeti, çuni i Ali Ahmetit, titist, kishte bërë një bandë të vogël me Ilirin e Dedës, nip i Serbisë, bëjnë një grup huliganësh dhe e quajnë FER, futen në 'Vetëvendosje' për ta përçarë dhe për të futur pyka. Shpend zeza me përvojë dhe që e kishte në gjak dalëngadalë u ngjit dhe e bindi axhamiun e ngratë Albinin që të rrihte gjoks për këtë dallaveraxhi dhe matrapaz dhe i mjeri Albin, BE E RRUFE bënte për këtë dilenxhi. Shpend Ahmeti, prapa kurrizit të Albinit dhe përkrahësve të tij, sepse kishte nuhatje të hollë murgu, i mori dhe i bindi për veti disa sejmenë aty rrotull dhe burimi i ynë tepër i sigurt, por nga frika se të mos zbulohet mbetet anonim vetëm të mos e pësojë ai dhe një femër, filloi të tregojë se kjo bandë filloi takimet e fshehta me klanin "Pronto", klan shumë më i rrezikshëm se i bandave siciliane, me Baton Haxhiun, spiunin e UDBsë dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, Adem Grabovcin, kapon e kësaj bande, mafiooligarkun Blerim Devolli, denbabaden mik i Serbisë fashiste. Dhe, kjo dha fryte dhe doli në dritë vërtetë se Shpend zeza u kap natën pa hënë në ujërat e Malit të Zi, në jahtin e bandës serbe Devolli, duke bërë sallamadi në dhënie të tokave në zemër të Prishtinës kësaj bande vrastare që zbrazi stallat e Serbisë fashiste dhe ushqime qensh e derrash duke ua shpërndarë shqiptarëve që të tredhen, të bëhen sterilë dhe kurrë kjo bandë nuk u burgosën... 

Vepruan prapa kurrizit të Albinit

Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu ishin ata që ia vunë kazmën 'Vetëvendosjes' dhe se filluan edhe të japin para për këtë argat se nuk bindej rebeli, Albin Kurti, dhe i ndërsyen se ku të veprojnë te njerëzit e tyre, që i kishte përgatitur matrapazi Shpend Ahmeti. Ishte viti 2017 kur filloi edhe financimi i kësaj bande që do të vepronin prapa kurrizit të Albinit të pasherr dhe vërtet i ranë sakicë e hanxhar, sa për ta bërë hallakamë. Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, Adem Grabovci dhe Blerim Devolli do të financonin këto grupe. Mirëpo, sipas burimit këta do të takoheshin ndaras, në dy grupe, njërin e financon Baton Haxhiu, këlyshi i UDB-së dhe tjetrin e financon Adem Grabovci, kapo i bandës "PRONTO". Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu do të takohen me këlyshin e UDB-së, Baton Haxhiun, ndërkaq Dardan Molliqaj do të takohej me Adem Grabovcin, që e kishte mësuar një fjalë, që kishte vajtur në Shqipëri:Ç´kemi? Por, nuk dinte ta shkruante. Grabovci paratë i merrte nga Blerim Devolli dhe sipas këtij burimi, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu e Dardan Mulliqaj kanë marrë pagë deri në 3500 (tremijë e pesëqind euro), por kishte persona që merrnin deri në 2800 euro... 

Pakënaqësia e Shqipe Pantinës?

Deputetja Shqipe Pantina, rebele e njohur, thotë se Albin Kurti është hajn dhe po i plaçkit deputetët e kësaj bande të këtij seksklubi (v.a.), që duke i detyruar që çdo deputet të paguaj për çdo muaj nga 500 euro edhe atëherë kur financohej kjo bandë edhe nga jashtë dhe u kishte mbetur hatri se nuk paguanin deputet njësoj, ta zëmë Rexhep Selimi jo vetëm që nuk paguante asnjë cent, por e kishte edhe vozitësin e tij, bile si shprehet burimi im, shoferin, për të cilin e paguanin vozitësin nga paratë që i vilnin deputetët e kësaj kopeje dhe plas sherri se Shqipe Pantina, thotë se Albini më shumë ngjan si hajdut sesa një politikan, i cili i paska mbajtur të fshehur dhe nuk ka treguar se ku treten këto pare. Në këtë mbledhje tepër sekrete, Dardan Mulliqaj paska folur si sekret se shumë shpejt do të ketë edhe sulme kundër deputetëve dhe ministrave dhe paska përmendur emrin e Petrit Selimit dhe që vërtet ndodhi në këtë argat dhe puthador të Hashim Thaçit, që luan edhe rolin e tellallit nëpër portale. Dhe, Albini posa bie në HAPS, me të hedhura dhe me të futme nga kjo bandë rrospish, i zënë prit si gjarpri nën gjethe dhe e kafshoj hajnisht, që tashmë u bënë horë dhe rezilë. Por, kazmën ia futën këtij grupi axhamish, që mua më vjen keq për këta të mjerë dhe pa sherr. "Grobarët" janë: Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Blerim Devolli, Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Mulliqaj dhe disa këlysh që lehin për një kockë që ia hedhin kjo kope kaposh banditësh dhe tashmë pazaret dhe takimet tinëzare u panë dhe se çka kanë për të parë. Banda e Shpend Ahmetit, sa një minibus, mbajeni mend tani do të bëhen shushunja e kësaj bande banditësh se përndryshe të vetmit në zgjedhje do të bëhen horë dhe këta bëjnë vetëvrasje të mos janë në pushtet dhe të mos vrapojnë pas hajnisë si langoi i Dragosllavit pas mërsinave. Dhe, krejt në fund, do t´i bëja ftesë çunit të Muharremit, Fisnik Ismailit, që të dalë në pazar dhe t´i lidhë kijet me mua dhe së pari ta pyesim se ata që nuk e dinë Muharremi ka qenë mik i ngushtë i kasapit të Ballkanit dhe Evropës, Slobodan Millosheviqit. Muharrem Ismaili ishte drejtor i Bankës Popullore të Kosovës, të viteve 80-ta, që të njëjtin zanat e kishte edhe Slobodan Millosheviqi dhe këta të dy janë takuar shpeshherë nëpër metropole të botës. Sllobodan Milosheviqi, ky kriminel që ishte në bankë të zezë, në HAGË, si kriminel lufte në luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi, lufta më e përgjakshme që nuk njeh bota e qytetëruar, publikisht kishte thënë dhe kishte pyetur për babanë e Fisnik Ismailit, Muharremin, se a e njeh dhe a kishte dërguar për të biseduar me të Mahmut Bakalli. Ky i fundit kishte thënë se e njeh Muharremin, por Mahmuti nuk kishte kërkuar që të takohej më të... Dhe, pastaj me Fisnik Ismailin se si ky spiun interesohet për të burgosur Behgjet Pacollin si prorus dhe flitet për 62 milionë dollarë dhe shumë argatë spiunazhi, për të cilat ne do t´i publikojmë origjinal dhe ftojmë prokurorinë që të merret në pyetje dhe në të kundërtën ne jemi të gatshëm të afrojmë edhe fakte që të gjitha këto janë nisur nga shtëpia e tij... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)