Haram ju qoftë gjaku i Astrit Deharit...!

Haram ju qoftë gjaku i Astrit Deharit...!
  • 26 December 2018 - 08:04

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

E vranë, u vetëvra, kështu nuk liheshin rehat familja e tij dhe eshtrat e Astritit në amshim. Familja maltretohej deri në skajshmëri dhe kjo bandë banditësh nuk e kishin se ju dhimbset Astriti, por e kishin që të fitonin vota në emrin e Astritit, në gjakun e tij

Po e nis shkrimin duke lavdëruar veten time, sepse njeriu kur shkruan duhet ta kthejë kokën prapa dhe të shohë se a ia ka qëlluar, apo edhe të bëhet autokritik. Po, e lavdëroj veten, kur në këtë gazetë, deshët apo s´deshët ju ta pranoni, e pa konkurrencë në lexim në tërë botën shqiptare, "KOSOVA SOT", kur shkruaja se viti i ka 365 ditë dhe unë për Ju lexues të çmuar jam mbi 400 (katërqind herë) dhe kam thënë në çdo shkrim që të mos u besoni kryebanditëve dhe banditëve, të mos u besoni mafiooligarkëve të nëntokës kriminale, se të gjithë janë njësoj, shpirtshitur, hajna, matrapazë, kusarë, tyxharë, se japin premtime boshe sa për t´iu mashtruar dhe pastaj u bien sakicë e hanxharë prapa kurrizit dhe sa ta marrin pushtetin do të bëhen bashkë me ata lehaqentë kundërshtarë që bënin sa për t´iu hedhur pluhur syve popullit. Sa ta kapin pushtetin do të vrapojnë si zagarët pas mercinave dhe popullin do e lënë me gisht në gojë, të pashpresë, dhe do të shikojnë vetëm interesat e tyre personale dhe vërtet doli ashtu si kam shkruar, jo 99%, por 100%. Këta banditë shkuar banditëve, që para lufte nuk kishin bukë për të ngrënë, nuk kishin as çorapë e as brekë, do të bëhen fluturimthi supermilionerë, duke ia kaluar edhe sheikëve të Arabisë, kjo që po shihet se pasuria që nuk shihet është e vjedhur për të siguruar për njëzet-tridhjetë breza. Ata që nuk kishin sukses në hajni ndërronin bandat politike tamam. Kosova, një grushtshtet, me parti politike ua kalon Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njëri ndër ata që vrapon pas hajnisë dhe karrierës është edhe Shpend Ali Ahmeti, por pa dëshirën e tij populli ia ndërroi gallapin, duke e quajtur Shpend hajni dhe Shpend jahti, që do ju flas më poshtë përse? Shpend Ali Ahmeti, nga partia e të i atit, LKJ, parti antishqiptare, terroriste që kanë vrarë mijëra shqiptarë duke bërë masakra si në Drenicë, Tivar, Tetovë dhe gjithandej ku flitet shqip dhe pastaj i humbnin pa shenj e pa dokë dhe akoma atëherë e sot nuk i dinë se ku i kanë varret. Shkurt e shqip, të gjithë ata që kanë qenë anëtar i kësaj partie antishqiptarë me librezë zyrtare LKJ, ka qenë spiun, tradhtar, langua dhe zagar i fashizmit serbosllav.

Bredhjet e këtij hajni, Shpend Ahmetit

Shpend Ahmetit dua t´i ndihmoj dhe t´i çoj fjalë se ka dy rrugë: e para, të reagojë, pra të dalë në pazar dhe t´i lidh kijet me mua publikisht dhe e dyta, të bëj padi penale, të miqtë e tij që i ka bërë ZAP, në qoftë se e sheh se nuk është kështu që po shkruaj. Ky i paudhë, Shpend Ahmeti, bashkë me Ilir Dedën formuan një bandë të vogël dhe me emrin FER dhe me një mendje të tyre të sëmurë i bëjnë disa dërdëllitje poshtë e lart me disa salltanete dhe jo që patën sukses, por u bënë horë dhe rezilë dhe vendosin ta humbin si shurra e pulës, sepse nuk kishin kurrfarë mundësie për të vjedhur dhe ky ishte bir ujku që i kishte shtruar qilima qenit plak Titos me përvojë dredharaku dhe fluturimthi shkon dhe ulet në prehrin e Albin Kurtit. Albini i shkretë, mjaft patriot që nuk e vë në dyshim, por axhami, jo vetëm që ishte, por akoma është axhami i pandreqshëm dhe i besonte kësaj murtaje të zezë duke mos menduar fare se ky ujk i vetmuar nuk kërkon tufë tjetër dhe Albini i shkretë BE E RRUFE, për Shpend Ahmetin, vetëm që nuk e beri më të madh se Gjergj Kastriotin, nejse e afroi diku afër. Kopili, Shpend Ahmeti, me dredhinë e tij tinëzare në fillim ALBIN KURTIT I RRI SUS! Albini nuk e hap pak trurin se ky është pykë e kopesë së qenit plak Titos, njerëzit më të rrezikshëm se ata të Pol Potit. I dha shumë hapësirë Shpend zezës dhe ky sa për ta bindur shefin e tij, filloi ta lavdërojë dhe lehu pa pushuar tamam si qen i rrahur. Kundërshtarët i shante në çdo tre rreshta, si dikur kopili i Titos, ISA MUSTAFA, i dekoruar me 'znaçka' nga Serbia deri në kërthizë dhe kur vdes qeni plak Tito jo vetë që ka vajtuar me shami, por shkon edhe te varri i tij dhe ulet jo deri në kërthizë, por deri kur e fut kokën në mes të shalëve. Dhe, ky hajn i errësirës, Shpend Ahmeti, filloi të nxjerrë kokë dhe të dalë në dritë dhe e ndjeu viçin gjallë se i kriposi disa këlysh që i kishte si më besnikë dhe i kishte gjithmonë aty rrotull. Hante e pinte nga buxheti i Kosovës dhe taksapaguesve. Ky përbindësh kërkonte sebepe që të krijojë kaos në 'Vetëvendosje' dhe tinëzisht u lidh me bandën serbiane Devolli dhe me murtajën e zezë, këlyshin e UDB-së serbe dhe spiunin e Jovica Stanishiqit, për të shitur toka në zemër të Prishtinës dhe për këtë marifet do kapej larg tokës, diku thellë në ujëra të Malit të Zi, por i përcjell me gomone, sepse nëpër ujë nuk ecet këmbë dhe vetëm një Zot e di se sa thasë mori me para. Askush nuk e ka parë, sepse ishin të rrethuar. Albini nuk dinte gjë që po i përgatit kurth dhe hanxhar prapa krahëve dhe kur kthehet ky gjakziu i binte daulles së shpuar, por tashmë kishte filluar dyshimi ndonëse kishte lënë këlyshët e tij aty, që të nuhatin. Albini ndonjëherë në Kuvendin rrugaçësh fliste përçartë dhe hiç mirë nuk i vinte se Shpendi ishte tashmë i veshur me xhaketën e Devollëve dhe të udbashit të Jovicës, Baton zezës.

Në 'Vetëvendosje' në fillim kishte djem e vajza plot shpresë, ndër ta ishte ASTRIT DEHARI

ASTRIT DEHARI ishte me tradita të moçme atdhetare, që kishin vuajtur shumë nga gjakësorët e Serbosllavisë të qenit plak Titos dhe pushkaxhinjve të Slobodan Millosheviqit. Prindërit e Astritit ishin në lëvizjen ilegale, në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), që më vonë do të lindë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Shaban Jashari, që u doli në ballë kundër hordhive çetnike serbiane edhe pse zotëronin makinerinë me moderne të luftës. Për t´i rënë më shkurt, Astriti ishte i brumosur dhe kishte TABAN PREJ ATDHETARI ME TRADITA TË MOÇME FAMILJARE... Dhe, këtu unë e pashë dhe që nuk i falet Albin Kurtit për jetë të jetëve, se është AXHAMI, mori dhe kopilët e qenit plak Titos, i futi në krye të listës dhe i largoi në fund të listës atdhetarët ose i largoi fare. Astriti ishte i pari në aksione kundër bandave dhe hajnave që vidhnin Kosovën që bënin pazare me Serbinë që shisnin toka Serbisë fashiste që na vranë e na prenë, që na dogjën e na dhunuan. Ishte i patrembur dhe si luan, fytafyt me policinë. Policia ishte e pafaj po ashtu, se i ndërsenin langonjtë dhe zagarët nga lart. MT: Astrit Dehari burgoset dhe nuk del i gjallë më kurrë...! E vranë, u vetëvra, kështu nuk liheshin rehat familja e tij dhe eshtrat e Astritit në amshim. Familja maltretohej deri në skajshmëri dhe kjo bandë banditësh nuk e kishin se ju dhimbset Astriti, por e kishin që të fitonin vota në emrin e Astritit, në gjakun e tij. Llapagjozët shisnin dëngla kjo estradë mangupësh se kush ishte më i afërt, se çka i kishte thënë atij dhe shpeshherë pyesja veten: Ç´bëhet kështu!? Sepse nuk kishin lidhur kërthizë me të, se pragu i tyre përmbante hise nga qeni plak Tito dhe jo nga pragu atdhetar i Deharëve dhe e dija se kjo bandë e Shpend Ahmetit nuk janë qelibarë dhe se të lënë në mes të rrugëve, sepse ishin spiunë që nga barku i nënës. Kjo kope banditësh u mundoheshin të shkëlqenin në emër të Astrit Deharit. Sakaq, këta filluan jo të hedhin dyshime, por drejtpërdrejt për vrasjen e Astritit, e akuzojnë bandat në pushtet duke i quajtur vrasës, kriminel e lloj-lloj akuzash të tjera. Dosja e Astritit për trupin e pashpirt bredhi nëpër shumë vende të Evropës për ekspertizë. Maltretime nga më të ndryshme. Filluan të sulmonin kuvendin me lloj-lloj mjete, bile i fshihnin edhe te organet gjenitale atje thellë te "zogu", e shyqyr Zotit që nuk plasi nga temperatura se do behej hata e hallakamë... Vraponin nëpër gjyqe se e sulmoi dikush edhe me mjete të Brezhnjevit dhe Andropovit dhe dikush e sulmoi edhe me ngjyrë te kuqe. Edhe pse jam duke shkruar temë serioze, me shpërthyen të qeshura me RAMUSHIN E GJOKOS, ishte bërë "Naçallnik" me dajak më krah, jo me vota, se partia e tij kishte dalë e 101 apo e 102, nuk e mbaj mirë mend, sepse këto çudira ndodhin vetëm në Kosovë. Këta kopilë, në krye me kryekopilin Shpend Ahmeti, kishin mashtruar popullin që do të bëjnë namin e mos qofshin! DHE, KY KËRMË MUNDOHET T'I JAPË LEKSIONE POPULLIT, që bënte argatin e dreqit dhe kjo bandë e vogël langonjsh vendosin t´ia lënë shëndenë Albin Kurtit dhe strehohen në kulmin e ish- farës titiste dhe prej aty dalin takimet zyrtare dhe i heqin maskat për t'u ulur në prehrin e atyre që i quanin vrasës QË I QUANIN KRIMINELË, QË THOSHIN SE JU E VRATË ASTRIT DEHARIN...! Ky kopil, i pafytyrë, ky korb shëtitës, për hajni dhe karrierë e shkeli gjakun e Astrit Deharit e haram e paçi! Po kush ju ndërseu more pushtë? Këta poteraxhi mafiozësh e tradhtarësh harrojnë se kanë pasur biografi spiunësh. Këta fjalëçorapë dhe spiunë e futen Astrit Deharin të shkojë për LESH. Jo, jo, ai do mbetet atdhetarë, ndërkaq ju do ikni me damkën e hajnisë e tradhtisë. Do ta paguani në këtë botë se dora e mallkimit do t'ju ndjekë kudo që të shkoni. Sepse devijimi mendor ju fut në koshin e plehrave të tradhtisë. Vodhët pa karar dhe tani ju e tradhtuat Astrit Deharin dhe familjen e tij. U bashkuat me ata që thoshit janë kriminelë, po si do ia shëroni plagët familjes së Astrit Deharit? Po të ishte Astriti gjallë, do t'ju pshurrte surratin juve.

Kjo bandë do të nisen për Bruksel, por Astrit Dehari do t'i ndjekë pas

Ju zuzarë, ju qelbësira, ju shushunja, ju pleh i titizmit për sa para e tradhtuat GJAKUN E ASTRIT DEHARIT. E keni lidhur gomarin te Kadri topuzi. Ju jeni kriminelë. Po, ju kujtoj një gjë:Imanuel Kanti thotë:"NUK ËSHTË KRIMINEL VETËM AI QË BËN KRIME, PO KRIMINEL ËSHTË EDHE AI QË BËHET BASHKËPJESËMARRËS I TYRE". Po, përse more kaqol nuk menduat se si do të keni fytyrë t'i dilni para fytyrës nënës, babës dhe vajzës së ASTRIT DEHARIT? A nuk ju vjen keq,a nuk ju vjen gjynah, a nuk keni dhimbje... O ZOT, E MOS QOFSHI! Po, tregoni se për sa para u shitët e mos i gëzofshi! E di se edhe populli ju pa se jeni sulur pas parasë dhe pas hajnisë. U ngritën PERDET DHE TANI U PA SE SHKUAT TE ATA QË I QUANIT DUARËPËRGJAKUR, DO TË DALIN SHPEJT NË DRITË ATO QË NUK JUA THOTË DOT GOJA. PO, lëre veten, po i more edhe ata kodoshët që i ke rrotull. Të shkojë jeta duke bredhur, mashtruar, tradhtuar dhe duke futur pyka dhe mos mendoni SE TOKA NUK SILLET VETËM RRETH JUSH. MOS U DRIDHNI DHE PËRDRIDHNI VETËM PËR PARA E PËR HAJNI, ORE ZYMBYLA, SE TRURI JU KA BËRË TIGAN PAS HAJNISË DHE PAS KARRIERËS. PËRSE I MSHONI GJUHËS KOT DHE LUANI LOJËRA TË PISTA SE TË PARËT TUAJ? Kanë për t'ju zënë mallkimet e popullit dhe gjaku i Astrit Deharit! Dhe, ju tufë idiotësh, në kallnor 2018, do të niseni për në Bruksel për dialog me nipat e Drazh Mihajlit, do të shkoni bashkë me ata që i quanit vrasës, kriminelë, me ata që thoshit e vranë Astrit Deharin. Nisuni, vetëm mos harroni se shpirti i Astrit Deharit është me ju, për të parë surratin tuaj të tradhtisë që thika e tradhtisë ka për t´iu ngulur deri në kockë, sepse juve ju kanë plasur sytë. Astrit, të tradhtuan këta për para, do të bëjnë dyzen ahengu me serbianët me def e me violinë. Nuk e di se familja jote a kanë bukë dhe para për ilaçe. Nuk ka melhem të t´i zbusë plagët. Eh, ç´mall i madh e ka marrë vajzën për ty! Do t´i lusja me ketë shkrim familjen Tuaj, gruan dhe vajzën, që të mos i shohin në televizion këtë kope tradhtarësh, zuzarësh duke ngrënë e duke pirë me gjakësorët e pushkaxhinjtë serbianë. Astrit, e di se familja jote është në siklet dhe kanë flakë të madhe nga këta që i lëpijnë kockat që ia kanë hedhur shërbimet e huaja për këta qimezi, që duhet rrahur para buke dhe pas buke, sepse këta ndjekin erën e kërmave... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)