Marrëveshja Kosovë -Serbi, në duart e SHBA-së dhe Rusisë

Marrëveshja Kosovë -Serbi, në duart e SHBA-së dhe Rusisë
  • 26 December 2018 - 08:08

SHKRUAN: BLERIM BURJANI

SHBA-ja dhe Rusia i kanë zënë pozicionet e tyre politike rreth Kosovës dhe Serbisë. BE-ja duket të jetë e përgjumur, e lodhur dhe e "ftohtë" për zgjidhje efektive përfundimtare. Ajo që tani po ndodh me Kosovën, ajo po ndjek logjikën e rendit të ri botëror befasisht përnjëherë u "kthjell", po ecur rendit botëror të Donald Trumpit ose të Valdimir Putinit, e jo logjikën e status quos të OKB-së apo të BE-së. Kosova u mbështet te vëllai i madh SHBA për të ecur përpara, e jo për t'u marrë me Evropën e lodhur dhe të pafuqishme. Pozicionet janë të qarta, SHBA-ja përkrah Kosovës , Rusia me Serbinë, tash problemi i Kosovës del të zgjidhet nga fuqitë e mëdha apo baballarët e rendit ndërkombëtar. MT: Bisedimet e ardhme, Rambuje 2 Këtu në skaj të Evropës po gërshetohen sferat e interesit: Pasi Mali i Zi vitin e kaluar u anëtarësua në NATO edhe Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit, mund t'i bashkohet së shpejti dhe lehtë aleancës mbrojtëse perëndimore të NATO-s, ndërsa në Ballkan do të mbeten vetëm tri vende me përkatësi politike të pasqaruar dhe pa adresë apo enigmatike: Kosova, Serbia, dhe Bosnja dhe Hercegovina. Edhe pas vitesh dhe dekadash përpjekjesh diplomatike të përsëritura, sidomos nga ana e BE-së, është arritur shumë pak në drejtim të shtendosjes dhe nuk dihet se ç'drejtim po merr situata në Ballkan dhe ka po shkon Ballkani. Ky mund të ishte skenar i thjesht i SHBA-së dhe Rusisë, pasi ngadalë po e shpallin të paaftë BE-në në zgjidhje përfundimtare të gjendjes. 

Dobësia e BE-së dhe OKB-së shfrytëzohet nga SHBA-ja dhe Rusia

Po në këtë linjë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë janë një shenja të dobësisë së organizatave shumëpalëshe, sidomos të BE-së dhe të OKB-së si mekanizma glomaze me interesa të ndryshme dhe jo të unifikuara dhe jo strategjike dhe të ngadalshme . Në një përpjekje për të balancuar interesat kundërthënëse të anëtarëve të tyre në BE dhe OKB, ata nuk janë në gjendje të japin qëndrime të qarta. Apelime të paqarta jo domethënëse javëve të fundit më nuk i bën përshtypje Kosovës. Sidomos BE-ja ka humbur jo vetëm respektin, por edhe autoritetin përballë Serbisë tërë kohën dhe në fund edhe të Kosovës, sepse ajo nuk është në gjendje ta mbajë fjalën për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në radhët e saj, pasi në radhët e BE-së tendenca kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk po bie tek shtetet anëtare të kësaj organizate, por po rritet kundërshtimi evropian për Ballkanin. Politikanët e Ballkanit Perëndimor kanë kohë që e kanë kuptuar këtë dhe po ndjekin agjendat e tyre të interesit nacional: këto kanë të bëjnë me ruajtjen e pushtetit personal të liderëve ballkanikë të pasuruar dhe me interesat kombëtare në ekonomi, dhe çështje të tjera pasurore të politikanëve dhe çështje të sigurisë. BE-ja nuk ndodhet më në plan të parë për këto shtete.

Politika e përbashkët doganore

Rajoni po vjen duke u pavarësuar nga BE-ja për shkak të rënies së entuziazmit dhe besimit në BE që në një kohë racionale të jenë pjesë e BE-së, shtetet e rajonit të Ballkanit duket se nuk kanë si synim parimor bashkëveprimin e ndërsjellë në rajon, por realizimin e interesave të veçanta shtetërore - edhe madje duke vendosur kufizime të caktuara , siç janë tarifat doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës." Ëndrra evropiane për t'i bashkuar të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një zonë ekonomike të përbashkët duke evituar kështu konfliktet e shtetësisë tani për tani duket se ka dështuar plotësisht, dhe njëherë as që mund të flitet ,situata ka dalë plotësisht jashtë qëndrimit dhe kontrollit evropian. Në vend të kësaj shtetet e Ballkanit po bëjnë lojë me muskuj njëri kundër tjetrit. Kundërshtarët historikë kanë zënë pozicionet e tyre. E nga kjo përfitojnë të dyja palët. E parë nga perspektiva e tyre, deklaratat e presidentit të Serbisë dhe të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ishin tërësisht të suksesshme: Nga OKB-ja pati vetëm disa apele për moderim, por pa presion, pra, asgjë konkrete dhe aspak interesant. Të dy presidentët ishin në gjendje t'u tregonin njerëzve të tyre brenda vendit, se ata i përfaqësuan dhe i mbrojtën me dinjitet interesat e tyre para të gjithë botës, pra para OKB-së. Kësisoj, tensionet aktuale po i forcojnë presidentët përkatës. Dhe po u vijnë në ndihmë atyre të shmangin vëmendjen nga problemet e shumta që kanë secili në vendin e vet si Kosova me opozitën e saj me kërkesë për zgjedhjeve, po ashtu edhe Vuçiqit kundër opozitës në Serbi.

Evropa po humb rrugën drejt zhvillimit dhe zgjerimit

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës përmes një tranzicioni, edhe pse mjaft i gjatë që është paralajmëruar nga institucionet e kosovare vërtet që në radhë të parë është një akt simbolik dhe formal, por edhe vendimtar për Kosovën për të ecur përpara drejt sovranitetit të plotë. Kosova kështu tregon qartazi se mund t'i referohet të drejtës së saj si shtet sovran i pavarur dhe po paraqitet me një vetëdije të re që nuk do të thotë më të jetë vazal i kujtdo dhe kush do që pretendon një vasalitet duket se i ka ardhur fundi përfundimisht. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe pas 20 vjet pas luftës në Kosovë, kosovarët nuk duan më të jenë qytetarë të dorës së dytë në Evropën e tashme me pak mundësi për të imponuar mekanizma të zbatimit të politikave unike që do të duhej t'i kishin, edhe pas shumë viteve pra pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, BE nuk mund të bindë shtetet që të njohin Kosovën dhe të ndryshojnë status quon, pra duket BE-ja e paaftë për të bindur shtetet anëtare, kjo e sjell dobësinë e madhe të evropianëve dhe superioritetin politik të SHBA-së në politikën ndërkombëtare që gjithmonë ecin shumë hapa pragmatikë dhe të fuqishëm para BE-së. Kosova nuk duron më të mbetet jashtë vlerave evropiane dhe zhvillimeve, madje e izoluar pa kuptim, të gjitha Shtetet Ballkanike përreth janë anëtare në organizatat ndërkombëtare e qytetarët e të cilëve gëzojnë lirinë e udhëtimit, Kosova dikur e vuajtur për lirinë elementare e tash vuajtur brenda kufijve ballkanikë nuk duron dhe nuk mund të qëndrojë. BE-ja, nga ana tjetër, ende nuk po arrin të angazhohet në mënyrë aktive për Ballkanin Perëndimor dhe ta kuptojë atë si rajonin qe duhet ta integrojë. Shtetet e BE-së i refuzojnë kosovarët për të udhëtuar pa viza, por BEja nga ana tjetër kërkon heqjen e tarifave doganore, kërkese e kotë, në Ballkan sundon nacionalizmi dhe s'ka asnjë gjasë me BE të imponojë një bashkëpunim në mes tyre e më se paku me "unione doganor të përbashkëta" në Ballkan ky është fund për BE në këtë temë. Ballkani duhet të integrohet si shtete të pavarura njëra prej tjetrës, çdo përpjekje tjetër është dështim i plotë, tashmë BE ka dështuar në këtë temë. Kjo ishte përpjekje e çuditshme e drejtë me logjikën e Evropës, por jo me logjikën e "rendit të ri botëror" dhe me Ballkanin. Edhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës ka ngecur në përparim efektive, ky dialog për Serbinë ishte tallje me BEnë dhe Kosovën. Prandaj, Kosova kërkon nga SHBA-ja që ajo të përfshihet në dialog. E, kjo nuk është për t'u habitur fare, Kosova kërkon fuqi zbatuese të marrëveshjeve e jo ngadalësim dhe zvarritje me vjet. Tani u bë e njohur edhe për BEnë, që letrat presidenti amerikan Donald Trump të dërguara presidentëve Thaçi e Vuçiq, ku i fton ata në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar një "marrëveshje historike". Kjo na kujton "Camp David". Një draft marrëveshje duhet të ketë, në këtë rast SHBA për të diskutuar elementet themelore të një marrëveshjeje të ardhme historike. 

 

(Kosova Sot)