Shpend Ahmeti, i pari i kryeqytetit, apo argat i mafio-oligarkisë

Shpend Ahmeti, i pari i kryeqytetit, apo argat i mafio-oligarkisë
  • 28 December 2018 - 09:16

SHKRUAN: GANI QARRI 

Gjatë udhëheqjes kontroverse katërvjeçare në Prishtinë, Shpend Ahmeti, bashkë me Dardan Sejdiun, përveç bashkëpunimit me mafio-oligarkët më të mëdhenj në vend, kooketuan edhe me njerëz e klane që mund të kenë pasur një të kaluar të dyshimtë, të cilët mbajnë ende DAMKËN e lidhjeve të pashkëputura me ishsigurimet e fshehta të Serbisë, Rusisë dhe shteteve të ishfederatës ruse, që vërtet mund të përbëjnë rreziqe serioze për shqiptarët dhe Kosovën në tërësi.

Image
GANI QARRI

 

Në çdo vend të përparuar, përzgjedhja e kandidatit për të parin e kryeqytetit bëhet në atë mënyrë që ai të jetë jo vetëm personalitet i sprovuar politik, por të ketë bërë edhe emër të mirë si udhëheqës dhe dëshmuar cilësi të larta reprezentative, të barabarta me emrin e personit që mund të kandidojë edhe për kryeministër të vendit, apo kryetar të shtetit. Por, pasi që në Kosovë mjerisht pothuajse i gjithë spektri politik ende funksionon mbi parimet e vëna nga mafio-oligarkia dhe ato të përfitimeve të paligjshme, korruptive dhe kriminale, sponsorizuar nga organizatat më të inkriminuara, të cilat mbushin gushët e politikanëve të korruptuar, familjarëve e miqve të tyre, si dhe klaneve që ata kanë përkrah vetes, në një gjendje të tillë, pa dyshim se i bie hise edhe kryeqytetit të vendit tonë që të dënohet, madje atë edhe dy herë radhazi, me një kryetar si Shpend Ahmeti. Ai edhe në katër vitet e kaluara, përveç ndonjë suksesi simbolik dhe të arriture modeste, ka dëshpëruar në vazhdimësi qytetarët dhe zhgënjyer publikisht e pandërprerë jo vetëm me premtimet e parealizuara, por edhe me allishverishet, si dhe shëtitjet me jahtet e mafio-oligarkëve të kompanisë më të inkriminuar në vend, si ajo e vëllezërve Devolli. Shpend Ahmeti jo vetëm që dëshmoi hapur se është njeri i papërgatitur për postin që mban pa meritë dhe naiv e i paditur për të udhëhequr një kryeqytet si ky yni, por u dëshmua katërçipërisht edhe si mosmbajtës i premtimeve, e në disa raste edhe gënjeshtar i paturp, duke u vënë plotësisht në shërbim të korporatave kriminale si ajo e Devollistanit, që bashkë me pushtetarët e inkriminuar qëndrojnë me të dy këmbët mbi ligjet e vendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Shpend Ahmeti me bandën e tij janë në rrugë ta bankrotojnë tërësisht Komunën e Prishtinës I pari aktual i Prishtinës, apo trashullaku, siç po thuhet, i majmur me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit, pas shëtitjeve të tij me jahtet e Blerim Devollit, brenda vetëm pak muajsh,u pa përsëri në një relaks tjetër luksi, edhe më të madh, e tani jo më në jahte dhe detin e hapur, por në ajër, duke fluturuar mbi det me aeroplan (privat) të aranzhuar drejtpërsëdrejti nga biznesmeni tjetër, z. Blerim Destani, gjoja vetëm sa për të parë një ndeshje futbolli në Itali. Ai me klikën e vet bashkëpunoi në vijimësi dhe pandërprerë me nëntokën kriminale në vend, si dhe gjithë ata që ishin të gatshëm të paguanin rregullisht ryshfete të majme për marrjen e lejeve ndërtimore, ndaj si në mandatin e parë edhe në këtë të dytin, z. Ahmeti bllokon kriminalisht investitorët e ndershëm, që ende nuk kanë mësuar se si duhet relaksuar i pari i kryeqytetit dhe nuk gjenden në listën e mafio-oligarkëve më të njohur në vend, si Devollët & Co, me të cilët ai në vijimësi kooketon. Për Shpendin ka kohë që flitet pothuajse në të gjitha anët, mbi prirjet e tij për inkriminim jo vetëm në ekonomi, por edhe për lidhjet me krimin e organizuar, si dhe mafio-oligarkitë më të mëdha në vend. Ndaj sikur të mos mjaftonin dobësitë e tij në mandatin e parë, ende pa kaluar as një vit i plotë në mandatin e vet të dytë, udhëheqja e Shpend Ahmetit e dirigjuar nga nëntoka kriminale po rrezikon që për bllokime të paligjshme për vite të tëra të dhënies së lejeve ndërtimore, në vetëm 61 raste gjyqësore, të këtij viti, të cilat ende janë në procedurë Komuna e Prishtinës të humbasë gati gjysmën e buxhetit të saj, pasi që vetëm paditësit në emër të kompensimit të dëmit kërkojnë nga komuna afër 30 milionë euro. E nëse merret parasysh fakti se në procedurë për të paditur Komunën po ashtu, për bllokime të qëllimshme të dhënies së lejeve ndërtimore, janë edhe padi të tjera në vlerë deri në 40 milionë euro", shihet qartë se Shpend Ahmeti me bandën e tij janë në rrugë ta bankrotojnë tërësisht Komunën e Prishtinës. Madje kryetari famoz i Prishtinës, përveç suksesit në lidhjet e njohura me mafio-oligarkët, sipas platformës së publikuar online nga instituti GAP, as në mandatin e parë nuk kishte përmbushur premtimet e dhëna veresie qytetarëve të Prishtinës gjatë fushatën zgjedhore me arsyetimin e mosunitetit në Kuvendin komunal. Qysh në vitin 2016, për shkak të performancës së dobët në qeverisjen komunale, kryeqyteti ynë pati humbur mese 1.5 milion euro donacion vetëm nga projekti zviceran DEMO-s. Ndërsa, sipas platformës më të re të publikuar online të institutit GAP, mbi dinamikën e realizimit të premtimeve zgjedhore nga kryetarët aktualë të komunave të dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, sërish shihet se Shpend Ahmeti jo vetëm që nuk ishte i kujdesshëm në dhënien e premtimeve pa mbulesë, por ai edhe në balotazhin e 19 nëntorit të vitit 2017 u tregua shumë dorëlirë dhe tërësisht i pakursyer në shpërndarjen e premtimeve boshe dhe të parealizueshme asnjëherë. Ahmeti nuk e ka problem të bëjë pazare edhe me sondazhe Kurse suksesi më i madh i tij, në mandatin e kaluar, që nuk mundemi as nuk lejojnë faktet t'i mohohet, ishte stërmbushja e kundërligjshme e administratës komunale të Prishtinës me adhurues dhe militantë partiakë, gjë që statistikat e shifrave të punësimit joligjor, vetëm në mandatin paraprak, flasin për më se 276 persona me kontratë, për të ashtuquajturat shërbime të veçanta, akt me të cilin, sipas të deklaratave të opozitës, humbja vjetore që Shpend Ahmeti i shkaktoi kryeqytetit, arrinte në vlerën prej 463,849 euro. Po ashtu gjatë udhëheqjes kontroverse katërvjeçare në Prishtinë, Shpend Ahmeti bashkë me Dardan Sejdiun, përveç bashkëpunimit me mafio-oligarkët më të mëdhenj në vend, kooketuan edhe me njerëz e klane që mund të kenë pasur një të kaluar të dyshimtë, të cilët mbajnë ende DAMKËN e lidhjeve të pashkëputura me ish-sigurimet e fshehta të Serbisë, Rusisë dhe shteteve të ish-federatës ruse, që vërtet mund të përbëjnë rreziqe serioze për shqiptarët dhe Kosovën në tërësi. Pas dështimit në projektin për transportin publik nga mjetet vetanake të komunës, Shpendi që në mandatin e parë pati futur në borxh edhe vetë kompaninë publike me mbi 10 milionë euro dhe humbi njëkohësisht mbi 20 milionë euro tjera ,vetëm nga mosinkasimi i të hyrave vetanake, duke mos respektuar rregulloret dhe iniciuar kundërligjshëm procedura pa projekte të prokurimit, gjetje këto nga vetë Auditori i Përgjithshëm. Megjithëse tanimë i madh e i vogël në Prishtinë dhe Kosovën kudo atë e identifikojnë me krimin e organizuar, akuzojnë për lidhjet e tij me mafio-oligarkët, shëtitjet me jahtet dhe aeroplanët e tyre etj, Shpend Ahmeti përpiqet sërish që përmes mashtrimeve dhe sondazheve të porositura ta gënjejë një popull të tërë, se kinse sondazhi i tij i sapoprodhuar nga ai vetë e paraqitka hiq më pak se pikërisht atë si liderin më të pëlqyer në gjithë Kosovën, e që realisht është tërësisht e kundërta.

Shpend Ahmeti, njëjtë siç veproi klani 'Pronto' më herët me Telekomin dhe me shumë ndërmarrje tjera publike të Kosovës, siç u cek edhe më lart, me shkeljen e rregullave dhe bllokimet joligjore, po rrezikon bankrotimin total edhe të Komunës së Prishtinës, duke dëshmuar kështu se në fakt ai dhe partia e tij janë vetëm një degë e klanit 'Pronto', i cili fatkeqësisht për interesa korruptive dhe forcimin e krimit të organizuar në vend e kanë futur shtetin në një krizë të thellë identiteti dhe zhytur Republikën e Kosovës në një sistem tërësisht të kriminalizuar politik. E sikur të mos i mjaftonin as paratë e majme që përflitet se ai merr "nën dorë" për dhënien e lejeve ndërtimore dhe "dhurimin" e pronave komunale mafio-oligarkëve më të mëdhenj në vend dhe kryeqytet, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi që e pjerri edhe atë pak "burrni" që pretendonte se e kishte, tanimë bashkë me kolegët dhe adhuruesit partiak, ka filluar jo vetëm të hap konto false, por të bëjë biznese edhe me sondazhe, për çka me të drejtë po akuzohet publikisht se për të paraqitur veten më mirë se ç 'është në realitet, ai po falsifikon edhe matjet e opinionit. Për mashtrimet dhe gënjeshtrat e llojit me sondazhe të porositura e të përpunuara nga vetë Shpend Ahmeti me ortakët e tij, dëshmohet edhe nga instituti GAP, si dhe nga "NP Plus Solutions Com", sipas analizave të të cilëve z. Ahmeti nuk e ka problem të bëjë pazare edhe me sondazhe, ndaj pak kohë më parë, analistë të njohur akuzonin drejtpërsëdrejti Index Kosovën se jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka falsifikuar rezultatet e hulumtimeve. Duke u analizuar nga institutet dhe organizatat përkatëse premtimet e Shpend Ahmetit, shihet se mospunën e tij ai përpiqet ta mbulojë me gënjeshtra dhe premtime të zbrazëta e boshe edhe kur bëhet fjalë për rrugët e prishura, komunikacionin e ngarkuar, ajrin e ndotur, bërllokun e kudoshëm, rregullimin e ambientit dhe mirëmbajtjen e tyre në kryeqytet. Vetting-u në politikë Shpend Ahmeti jo vetëm se nuk arriti të krijojë asnjë standard minimal për menaxhimin e tyre, por përkundër faktit që pati thënë se në mandatin e tij të parë qeverisës do t'i realizonte që të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale, ato përveçse mbetën të pazgjidhura në mandatin e kaluar, u trashëguan dhe bënë problem determinues edhe në këtë mandat, me të cilin ai sërish as tani nuk merret sa duhet, gjë që me të drejtë po frustron pa masë të gjithë qytetarët, studentët, nxënësit dhe punëtorët, jo vetëm në kryeqytet, por anembanë Kosovës. Për aq më keq, përderisa Shpend Ahmeti në njërën anë qejfet e veta që bënte me parat e taksapaguesve gjatë shëtitjeve me jahtet luksoze të mafio-oligarkut më të pështirë të vendit, Blerim Devolli, në ujërat e bregdetit të Malit të Zi në Budvë, i quante, pa fije turpi, vetëm lagie fyti me 'Coca Cola Zero', në anën tjetër po ky demagog pikërisht në periudhën më të rëndë të stinës më të ftohtë të vitit, kur do duhej që edhe vetë z. Ahmeti si i pari i kryeqytetit, personalisht të përkujdesej për qytetarët në nevojë, ai bëri rrënimin e shtëpive të njerëzve më të varfër në kryeqytet dhe dëboi ata në mënyrën më të egër, prej shtëpive të veta në midis të dimrit. Për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe, mu për shkak të dembellëkut të tij, pakujdesisë totale që tregon në vijimësi, neglizhencës dhe mosreagimit me kohë në mënjanimin e rreziqeve permanente, vetëm para pak më tepër se dy viteve, dy fëmijë të pafajshëm gjetën vdekjen në gropat e mbushura me ujë, në lagjen Kolovica të Prishtinës, të lëna hapur, pikërisht nga nonshalanca e Shpend Ahmetit dhe administratorëve tërësisht të papërgjegjshëm të qeverisjes së tij komunale.

Në gropën e lënë hapur nga strukturat komunale të Prishtinës,së pari kishte rënë vëllai më i vogël në ujë, pastaj e motra pak më e madhe në përpjekjet dëshpëruese për ta shpëtuar të vëllain, duke mos ditur as ajo vetë të notojë, ishin mbytur që të dy, vëlla e motër, djali 11, ndërsa vajza 13-vjeçare, Florent dhe Florenta Mramori. Sipas deklaratave të Muhamet Mramorit, i ati i dy fëmijëve të ndjerë, pas vdekjes tragjike të tyre, përveç një donacioni të kufizuar fillestar nga komuna, Shpend Ahmeti jo vetëm se nuk u interesua më për prindërit dhe nuk e ndihmoi këtë familje me asgjë sado simbolike, por me gjithë kërkesat e përsëritura, ai nuk e pranoi kurrë në zyrë babanë e fëmijëve të mbytur, të cilët i përpiu pikërisht gropa e qeverisjes së thyer të Shpend Ahmetit, që ishte lënë e pambuluar nga administratorët e tij, përkundër faktit se ajo gjendej shumë afër shtëpisë së fëmijëve të vdekur dhe paraqiste rrezik të përditshëm për ta, siç edhe u dëshmua në ditën tragjike të mbytjes së tyre.

Për çudi, gropa u mbyll vetëm pas humbjes së jetës së dy fëmijëve, por tagrin për papërgjegjësinë, neglizhencën dhe mosinteresimin e Shpend Ahmetit me shokë, si dhe dështimin e tij për të ndërtuar një qeverisje funksionale dhe të përgjegjshme në kryeqytet, qysh para më tepër se dy viteve, e paguan vogëlushët e pafajshëm me jetën e tyre të njomë, Florent dhe Florenta Mramori. Por, përkundër të gjithave, dembellëku dhe neglizhenca e tij e përhershme të kthyera tanimë në "zakon", dëshmohen sërish edhe në raportin më të ri të Institutit GAP, i cili, në bashkëpunim me organizatat lokale, bën vlerësimin e përmbushjes së premtimeve të dhëna nga kryetarët e komunave gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017, kohë kur edhe Shpend Ahmeti u rizgjodh për herë të dytë kryetar i Prishtinës. Të dhënat e këtij raporti vërtetojnë se, përveç problemeve dhe stagnimeve të panumërta që u trashëguan nga mandati i kaluar, ai sërish pritet të dështojë edhe më keq se në mandatin e parë, madje nga 81 premtimet e dhëna pa hamendje prej tij, të cilat numerikisht ishin më të mëdhatë nga të gjitha komunat e vendit, i pari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deri më tani ka përmbush vetëm 6 prej tyre. Por, përderisa qytetarët kanë humbur të gjitha shpresat dhe nuk besojnë më në mbarëvajtjen e asnjë procesi në Kosovën e shndërruar në oazë të korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar, nga mafio-politika vendore, e cila tash e sa kohë ka kapur shtetin dhe qëndron mbi Kushtetutën dhe ligjet e vendit, ai sikur të mos mjaftonin krejt zhgënjimet e deritanishme dhe grumbullimit të të gjitha referencave negative, të ngritura sa një mal kundër tij,në të dy mandatet, Shpend Ahmeti me dëshmitë më dëshpëruese dhe eksperiencën tërësisht zhgënjyese, sidomos për qytetarët e Prishtinës, ka vendosur t'i avancojë ambiciet e tij edhe një herë.

Dhe, përderisa qytetarët e vendit zgjidhje të vetme për kryeqytetin dhe gjithë Republikën e Kosovës shohin vetëm VETTING-un, një Vetting të njëmendtë e gjithëpërfshirës, që do të bënte shembjen e perandorive më të fuqishme kriminale dhe daljen e një subjekti të ri në skenë me ndryshime të thella e rrënjësore të të gjithë kursit politik e shoqëror në vend, Shpend Ahmeti, duke parë se në zgjedhjet e ardhshme ai dhe partia apatike që vetë e udhëheq nuk do të marrin as 2 % të votave, pikërisht në momentet më të turbullta që po kalon dialogu me shtetin ish-okupues dhe shumë agresiv serb, është lajmëruar vullnetarisht që të bëhet edhe bashkudhëheqës i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, e pas dështimeve në kryeqytet t'u japë vulën të gjitha zhgënjimeve dhe një dorë më tepër kryekuislingut Hashim Thaçi, në mënyrë që të bashkuar tanimë ta bëjnë shkatërrimin e tërësishëm edhe të shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot)