Vetëdija kombëtare e liderëve, qeveritarëve dhe deputetëve tanë në nivel të ulët

Vetëdija kombëtare e liderëve, qeveritarëve dhe deputetëve tanë në nivel të ulët
  • 28 December 2018 - 17:14

Shkruan: ALI KELMENDI             

“Nuk ka dyshim me prezencën shqiptare në rrafshin e Kosovës  që nga antikuiteti, shkruan Stephen Schwarz në librin e tij„ Kosova: Sfondi i një lufte“ e vitit 2000. Por, thjesht nuk ka bazë të arsyeshme për të besuar ndryshe, se sa njerëzit që sot flasin gjuhën shqipe ose gjuhën e shqiponjave, të cilët janë pasardhës të vërtetë të banorëve ilirë, 2000 e më shumë vjeçare në rajonin e Kosovës. Të dhënat e përgjithshme gjuhësore dhe historike, që datojnë nga periudha klasike, nuk ofrojnë bazë të shëndoshë për një alternativë tjetër kundër hipotezës ilire“. Megjithatë, ideja që vërteton, se dardanët ilirë ishin paraardhës të shqiptarëve, kanë një interes shumë të madh për shqiptarët e Kosovës. “Asnjë historian serioz dhe asnjë burim historik nuk konfirmon se serbët ishin pushtuesit e parë të Kosovës dhe se shqiptarët ishin ardhacakë të egër të mëvonshëm. Pikërisht është e kundërta, shqiptarët kanë qenë gjithmonë aty, ndërsa serbët vijnë më pas, madje shumë më vonë“.( dr. Rugova, 1994). Më pastaj Rugova propozon himnin Dardan: /Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë/.

Nga ana tjetër, Kadare formulon dhe konfirmon me kujdes, që shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të ilirëve dhe shton më tutje, se gjeniu më i madh i njerëzimit, Leibnici para Akademisë së shkencave gjermane e përfaqëson tezën se shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë  të ilirëve. Autoktonia shqiptare në hapësirën e Kosovës të çon në përfundim, që serbët sllavë me dhunë e kishin okupuar Kosovën siç njoftonte historiani Hakif Bajrami. Okupimi i parë i Kosovës kishte ndodhur me:  plaçkitje sistematike të banorëve të vjetër Arbanas dhe Vllah të të njëjtës prejardhje. Prof. Bajrami vjen në përfundim së në fund të shekullit 12 dhe gjatë atij të 13 serbët e përdorin forcën për shkatërrimin e kishave kristiane shqiptare përmes gjenocidit në vendorët e vjetër dhe vetvetiu vetë konsolidohen.

Sipas pikëpamjeve të Bajramit, historia e Kosovës kishte episode të njëpasnjëshme të planeve gjenocidale serbe mbi shqiptarët.

 Kosova e pasur me resurse natyrore

Gazetari amerikan Roger Cohen shkruan në historinë e katastrofës jugosllave, se ai ishte pyetur shpeshherë  pranë „kishave“ në Kosovë se a do të kishte qenë i aftë  shqiptari të ndërtojë diçka si këto bukuri kishtare, dhe nëse shqiptarët nuk kanë bërë aso ndërtimesh, atëherë si mund ta mbrojnë mendimin, me qenë „Komb“dhe me heshtë lidhur me të, për të qenë komb, dhe qe të njëjtët kanë pretendime në këtë tokë të shenjtë. Kishat dhe Manastiret janë ndërtuar në mesjetë në kohën  e sundimit të Nemanjiqëve, dhe janë ndërtuar në gërmadhat e kishave shqiptare të shkatërruara po nga vetë serbët, sipas  historianit  Bajrami. Gazeta serbe „NIN“ i quante manastiret „ manastire ilire“. Personalisht unë po u shtroj pyetje serbëve, se a ka pasur« serb none », që do të ndërtonte « Taj Mahall-in » në Indi sikurse, arkitekti shqiptar Sinani në Perandorinë e atëhershme osmane. Fatkeqësisht, për të mos ndërtuar tjetër më të bukur mbreti urdhëron dhe ia nxjerrin të dy sytë¨.

Në gusht të vitit 1995 dr. Ibrahim Rugova kishte dalë para shtypit me një version të historisë së Kosovës, dhe e kritikon palën serbe si » shembull tipik » mbi marrëdhëniet shqiptare me interpretimet historike serbe të gabuara për qëllime politike. Rugova kritikonte manipulimet  serbe të historisë dhe ringjalljen  e miteve serbe mbi Kosovën. Me një fjalë, ai thoshte: Kosova ishte e banuar me shqiptarë qe nga antika – Mbretëria Dardane - përbrenda Mbretërisë Ilire. Asokohe ishte Provincë romake. Gjatë epokës së Bizantit ishte njësi me identitet vetjak.  Manastiret dhe kishat e Kosovës kishin rrënjë- prejardhje shqiptare, para se të merreshin nga serbët, dhe se një numër i madh i tyre ishte shkatërruar nga serbët. Rugova tërhiqte vërejtjen para një manipulimi të historisë qe ndodhte, për shkak së Kosova ishte e pasur me resurse natyrore. „Teoria Ilire“ që Rugova përpiqej të vërtetonte, e në Evropën juglindore të antikes nuk  ka pasur fare sllavë, por në thelb ishin ilirët, përkatësisht banorët dardan. „Ndërkaq, është një teori e akceptuar se shqiptarët janë të vetmit reprezentat të mbijetuar të një tradite gjuhësore të Ballkanit të vjetër pararomak“.(Clewing,K/REUTER). Kur nuk ka fakte historike, atëherë edhe serbët le të këndojnë tallava. Në një shkrim para ca ditë e citova Uinston Churcillin, dhe po e përsëris prapë: Nëse faktet nuk përputhen me atë që pretendoj, më keq për faktet. Në rastin serb, jetojnë vetëm mitet.

Mitet nuk këndohen pa lahutë

Fatbardhësisht, ne shqiptarët kemi faktet mbi autoktoninë, ndërsa serbët pa fakte fare, por me mite dhe poezi, ashtu që edhe lahutën na e vodhën, dhe na e përvetësuan në UNESCO si trashëgimi të tyre. Ndoshta u është dashur, pasi mitet nuk këndohen pa lahutë! Sipas ?ubriloviqit  me një referat të vitit 1944, pakicave siç trajtoheshim ne në Kosovë duhej gjithsesi t’u kufizohej e drejta për të lëvizur në shtetin amë dhe anasjelltas. (Ndërsa, me Kushtetutën e sotme të Republikës së Kosovës, serbëve u është dhënë edhe dyshtetësia, dhe kërkojnë edhe ingerencat mbi komunat me shumicën prej tyre). Çka kërkojnë më ata!? Në pyetje ishte çështja e arnautëve të Serbisë së Vjetër dhe atyre të Maqedonisë, të cilët patjetër duhej futë nën kontrolle të rrepta etnike. Lidhur me këtë historiani kroat Branko Horvati shkruante në librin e tij: „?ështja shqiptare“ - kjo pozitë i vinte shqiptarët para një akti të kryer të pastrimit etnik! Në Kushtetutën e Jugosllavisë e vitit 1946 thuhej, nën artikullin 2, sipas Principeve themelore të Republikës Popullore të Serbisë, kësaj i bashkëngjiten Provinca Autonome e Vojvodinës dhe ajo e  Kosovës e Metohisë. Artikulli 12, konstaton që kufijtë e një Republike Popullore nuk mund të ndryshonin pa miratimin e Asamblesë Popullore të Republikës së Jugosllavisë. Sipas Kushtetutës as hungarezët dhe kroatët në Vojvodinë dhe as shqiptarët në Kosovë  nuk e gëzonin statusin e republikës në kuadër të Jugosllavisë. Këtë të drejtë e kishin vetëm popujt „autoktonë “, si: serbët, kroatët, sllovenët dhe boshnjakët.  Shqiptarët  konsideroheshin si trup i huaj i rrezikshëm brenda Jugosllavisë. Deri në vitin 1964, Kosovën e udhëhoqën; Gjoka Pajkoviqi dhe Dushan Mugosha: Në polici dhe ekonomi vendet kryesore i mbanin kuadrat partiake serbe dhe malazeze dhe kjo pasqyronte shovinizmin  dhe intolerancën nacionale. Shef i shërbimit sekret të UDB-së ishte Rajko Vidaçiqi, dhe sillej sipas kohës së pasluftës me forma të ashpra kundër të gjitha ekseseve  nacionale. Këtë e mbështetën Gjoka Pajkoviqi, Pavle Joviçeviqi, Boshko ?akiqi, Predrag Ajtiqi, Stanoje Aksiqi, ndërsa nga ana shqiptare Ali Shukriu, Xhavit Nimani, Veli Deva. Mirëpo, Veli Deva para Plenumit e njofton Titon për situatën e rendë në Kosovë shkaku i Rankoviqit- dhe në Plenum fare nuk përmendet Kosova. PKJ vendos nga ana e saj të luftojë shovinizmin në mënyrën e vet, dhe më 1 dhe 2  korrik të vitit 1966 mbahet Plenumin i famshëm  IV në Brione, për Rezolutën famëkeqe të  Informbyrosë , ku paditet shefi  i shërbimit  sekret të UDB-së, Aleksandër Rankoviqi për „unitarizëm“ dhe korrupsion në UDB, duke ia hequr të gjitha funksionet, me të cilat kishte shkaktuar pasiguri, frikë dhe apati, dhe e kishte demoralizuar popullin në lufte për zhvillim të mëtejmë të shoqërisë, dhe dyshimin në të gjithë atë çka ishte progresive. Nga ana tjetër, masat e ndërmarra nga Rankoviqi kundër separatistëve  shqiptarë kosovarë në Plenum ishin konstatuar si“ Terror“ ndaj pakicës shqiptare.  Ai në vitin 1956 kishte urdhëruar „Aksionin  famëkeq për mbledhjen e armëve“ duke i dërmuar së rrahuri shqiptarët për t’i dorëzuar armët që nuk i kishin. Andaj, shqiptari e shiste lopën për ta blerë një armë dhe dorëzuar policisë serbo-malazeze. Ajo armë u shitej shqiptarëve përsëri përmes bashkëpunëtorëve të policisë deri në dhjetëra herë. Për t’u ikur torturave duhej blerë pushkën patjetër.

Ndarja nuk lejohet

Shembull tjetër prominent ishte Procesi i montuar i Prizrenit në korrik 1956, ku nëntë shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria  ishin akuzuar dhe gjykuar si spiunë të shërbimit sekret shqiptar ( Sigurimi). Procesi ishte një makinacion i UDB-së.

Serbët, tani thonë së nuk është kurrfarë rasti precedent; që vetëkuptohet se Serbia nuk mund ta ndalojë « vjedhjen » e Kosovës, nëse aplikohet ligji i të fortit. Nuk mundemi ta japim territorin serb, thjesht edhe pasi nuk është Territor i kësaj gjenerate, por që ne e kemi kërkuar këtë Territor, ndaj ne e kemi trashëguar, ne e kemi marrë nga qielli, dhe se ne vetë nuk e kemi dhënë (Matija Beçkoviq).

Por, Vuçiqi do ta pranojë njohjen reciproke dhe të nënshkruajë Marrëveshjen gjithëpërfshirëse kosovare pa ndryshim kufijsh sipas Kushtetutës së Kosovës, të mbështetur nga Amerika, Gjermania, Anglia dhe Franca e miq të tjerë.

Një rikujtim nga miti nacional serb »: Lazar ! Në cilën mbretëri do të sundosh? Në mbretërinë e qiellit apo në mbretërinë në tokë ? Nëse e zgjedh mbretërinë qiellore, andaj haje darkën e fundit, sepse do të vdisni  në Fushën e mullizezave ( Fushë Kosovë). Por, populli si kujtim do ta ndërtojë një kishë të përjetshme prej mëndafshi dhe Brokati (pëlhurë mëndafshi e rëndë me ari.)  Këngë nga lahutarët serbë në Fushën e mullizezave.  Në fund do të dëshiroja t’ua rikujtoj edhe njëherë liderëve, qeveritarëve dhe deputetëve e deputeteve vargjet e këngës së Shkurte Fejzës / Pa u faru djem e qika/Jo, nuk dahet Mitrovica/ të pëlqyer e të zgjedhur nga autori i librit » Ndarja nga djepi i serbianizmit » Profesorit Marc Segherr, ligjërues në Universitetin Ludwig Maximilian-München. Ose më e sigurt dhe më fuqishëm do të këndohej: / Pa u faru deputetë e deputete / Jo. Nuk jepet: Ujmani, Trepça e Mitrovica e epërme.

 

 

(Kosova Sot)