Statusi i kandidatit, politikanët mund të humbasin privilegjet

Statusi i kandidatit, politikanët mund të humbasin privilegjet
  • 30 December 2018 - 08:01

Shkruan:
Igor Soltes

Institucionet evropiane i kanë vendosur disa kërkesa para autoriteteve kosovare, të cilat duhet t'i përmbushin institucionet kosovare për të fituar statusin e shtetit kandidat. Duhet të hapen dhe të mbyllen 35 kapituj, gjë që është një punë e madhe dhe do të kërkojë përpjekje të mëdha dhe ndryshime strukturore, kjo do të ndikojë në shumë marrëdhënie dhe gjithashtu humbjen e disa privilegjeve. Por, jo për banorët, por për politikën. shprehet Soltes T ë dashur shtetas dhe shtetase të Kosovës, Duhet të them se është pas meje një vit i larmishëm, plot sfida dhe pengesa të papritura. Nga viti i kaluar ka ndodhur shumë. Pavarësisht nga fakti se në disa momente kam pasur pritshmëri dhe shpresë se do të zhvillohen disa procese më shpejt dhe në drejtimin e dëshiruar, nuk ndodhi kështu. Kosova në fillim të vitit, pas përpjekjeve të pasuksesshme disavjeçare, arriti të ratifikojë kufirin me Malin e Zi dhe me këtë të gjuajë topin në anën e BE-së, që të përmbushë pjesën e vet të premtimit në lidhje me liberalizimin e vizave. Fatkeqësisht, ajo ende nuk i ka plotësuar pritshmëritë e shtetasve të Kosovës, meqenëse shtetet anëtare të BE-së nuk kanë të gjitha të njëjtin mendimin mbi liberalizimin e vizave dhe ka mosmarrëveshje në mesin tyre. Ballkani Perëndimor është rajon, i cili sokëllit nga sfidat dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë, por është njëherësh zonë e historisë intensive e tregimeve të shumta, pasojat e të cilave i ndjejmë edhe sot. Dhe, meqenëse është historia një mësuese e rëndësishme e jetës, institucionet evropiane do të duhej t'i jepnin kuptim të veçantë.

E veçanërisht nuk guxojmë të humbasim mundësinë dhe po ashtu të mos shohim, se duhet sa më shpejt të gjejmë model të përshtatshëm të komunikimit kreativ në mes institucioneve të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Proceset e afrimit janë duke zgjatur shumë gjatë, disa thonë se madje u stërgjatën, prandaj mendoj se me vitin e ardhshëm vjen edhe mundësia për një fillim të ri si dhe përshpejtim të proceseve. Kosovës i duhen reforma të thella Kjo është një dritare e rëndësishme dhe mundësi emadhe edhe për Kosovën. E, meqenëse gjërat zakonisht nuk ndodhin vetvetiu, është e nevojshme të paralajmërohen disa gjëra. Institucionet evropiane i kanë vendosur disa kërkesa para autoriteteve kosovare, të cilat duhet t'i përmbushin institucionet kosovare për të fituar statusin e shtetit kandidat. Duhet të hapen dhe të mbyllen 35 kapituj, gjë që është një punë e madhe dhe do të kërkojë përpjekje të mëdha dhe ndryshime strukturore, kjo do të ndikojë në shumë marrëdhënie dhe gjithashtu humbjen e disa privilegjeve. Por, jo për banorët, por për politikën. Këtu vlen të theksohet, se reformat duhet të përparohen për shkak të vetë Kosovës dhe jetës më të mirë të banorëve e jo për shkak të vetë Bashkimit Evropian. Veçanërisht është e nevojshme lufta e përhershme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Është e nevojshme të sigurohet autonomia dhe profesionalizmi i degës gjyqësore si dhe të aparatit shtypës (represiv). Transparencë më e madhe në porositë publike dhe shpenzimi racional i mjeteve publike.

Liberalizimi i vizave, premtim i pambajtur i BE-së Duke marrë parasysh të gjitha që u thanë, nuk mund të kalojë ndoshta pyetjen më aktuale dhe më të rëndësishme të këtij momenti, kjo është liberalizimi i vizave. Marr guximin të pohoj, se është për shumë shtetas të Kosovës në këtë moment më i rëndësishëm dhe vendimtar për ngritjen e kualitetit të jetës, sesa vetë rruga drejt integrimit në BE. Për atë arsye, duhet kësaj pyetjeje t'i dedikohemi me shumë seriozitet dhe përgjegjësi. Siç e kam cekur tashmë, tani është topi në anën e BE-së dhe për zhgënjimin tim të madh, kjo pjesën e vetë të premtimit në këtë vit nuk e ka plotësuar. Gjithsesi mbetem optimist dhe shpresoj, se do të ndryshojnë pozicionet e shteteve të caktuara të BE-së, por sidomos që udhëheqësit e tyre të kuptojnë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe për BE-në. Por, fakt është se Kosova nuk guxon dhe as nuk mund të mbetet shteti i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Pavarësisht të gjithave, duhet të jetë qëllimi i të gjithë neve të inkurajojmë stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të përpiqemi për paqe dhe pajtim. Prandaj, në vitin 2019 ju uroj të gjithëve shumë shëndet, suksese dhe mundësi të shfrytëzuara, vendime të guximshme dhe të pjekura.

QEVERISJA NUK BËHET ME KUANTITET POZITASH Jam i vetëdijshëm se janë koalicionet për udhëheqjen e shtetit shumë herë kompromise, të cilat kushtojnë shumë, por për udhëheqje efektive të shtetit nuk mjafton të punohet vetëm në kuantitetin e ministrive, ministrave dhe zëvendësministrave, por është më i rëndësishëm efikasiteti dhe suksesi, gjë që mund të arrihet me racionalizim të ndjeshëm të kësaj dhe përcaktim të qartë të detyrave. Jam i bindur, se çdo pushtet, i cili është i vetëdijshëm për përgjegjësinë ndaj qytetarëve të vet, do të shkojë në drejtim, që të punojë shumë për të zbatuar masat e nevojshme për të përmbushur zotimet nga paketa për t' iu përafruar integrimeve evropiane.

(Kosova Sot)