Kosova, në dorën e mafio-oligarkëve dhe bandës serbiane 'Devolli'

Kosova, në dorën e mafio-oligarkëve dhe bandës serbiane 'Devolli'
  • 01 January 2019 - 09:47

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Që nga paslufta e deri më sot, Kosova pa e merituar ka rënë në dorën e bandës serbiane 'Devolli' dhe mafio-oligarkëve më të rrezikshëm jo vetëm në Kosovë e Ballkan, por ka kaluar edhe kufijtë. Mafio-oligarkët e nëntokës kriminale në Kosovë formuan rrjetin shumë të rrezikshëm, tamam si të merimangës, si në nivelin qendror dhe në atë lokal, duke e përhapur si vaji në lakra. Që nga Presidenca e mbushur plot e përplot me spiunë, tradhtarë dhe udbashë; Qeveria kuislinge; Kuvendi rrugaçësh dhe bandat politike, u bënë bashkë kundër vendit dhe interesave të qytetarëve të saj, por u lidhën mes veti në vallen e krimit të organizuar vetëm për interesat e tyre personale, duke u pasuruar jashtëligjshëm dhe duke u bërë supermilionerë, që lirisht mund t´i krahasosh me sheikët arabë. Dhe, jo vetëm kaq, por mafio-oligarkët, përpos xhepave të trashë, ky soj banditësh siguruan pasuri edhe për dhjetë - njëzet breza, e ne jemi dëshmitarë të kohës se kjo specie banditësh e hajnash para lufte nuk kishin bukë për të ngopur barkun, nuk kishin as brekë e as çorapë dhe nuk e njihnin se çka është kollarja, e quanin kërpesh. Këtu theksova hajninë e tyre që po e dinë publikisht jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe zogjtë e malit. Vetëm një Zot e di se sa pasuria është në emër të dikujt tjetër dhe që nuk dihet fare se në cilat banka të shteteve të huaja i kanë siguruar mjetet materiale dhe ndoshta edhe ar e diamant!?

Pushtet përmes pazareve

Këta banditë kishin marrë "yrnek" nga bandat siciliane, kolumbiane dhe të Zemunpoljes së Legias dhe nga përvoja e tyre këta u bënë më të shkathtë për të dëmtuar vendin, buxhetin e saj dhe taksapaguesit. Dhe, a di dikush një bandit, që është në pushtet dhe që merret me politikë, të mos jetë supermilioner? Nëpër fushata parazgjedhore banditët dhe kryebanditët për të kapur për fyti pushtetin nuk linin gur e dru pa lëvizur dhe pa etiketuar në mënyrat më të vrazhda dhe banale. Etiketonin si hajn, kriminel, vrasës, spiun të Serbisë, udbash, janë sharë në nënë e në babë, janë sharë edhe në gra shtrati dhe atë tej e përtej dhe nuk fitonte kurrë askush që të qeverisin veten dhe domosdoshmërisht fillonin pazaret. Por, edhe me pazare të pista asnjë qeveri nuk e çoi mandatin deri në fund. Lakmia për të vjedhur e këtyre banditëve bëri që së pari të tradhtonin elektoratin që i mashtronin, i harronin sharjet e pista, etiketimet udbashë, vrasës, spiunë, kopilë të qenit plak Titos, fara më e ndyrë historikisht e kombit dhe tinëzisht uleshin dhe pikërisht këta bëheshin bashkë për të kapur pushtetin dhe të vraponin si langonjtë pas mercinave dhe pas kockave. Dhe, jo vetëm kaq, por këta banditë shkuar banditëve fillonin edhe të zgërdhiheshin si zagarët e Dragoljubit. Por, kurrë historia shqiptare nuk do t´ia falë, se tradhtuan dhe shkelën gjakun e dëshmorëve të kombit! Shushunjat shpeshherë e linin vendin gjashtë-shtatë muaj pa institucione dhe vraponin pas pushtetit. Nuk njihnin as shtet, as ligje dhe as Kushtetutë të vendit. Klanet mafioze e kapën shtetin dhe i turreshin si llave ujqish për ta bërë copë-copë. Bashkëpunon me bandat serbiane, si me 'Devollin' dhe 'ETC'-në, dhe nga kanalet e posaçme të mallrave për Kosovë, që pastroheshin stallat e qenve dhe derrave, e u rezervoheshin shqiptarëve në Kosovë, me simptoma kancerogjene, për t'i vrarë e për t'í tredhur që të mos shtoheshin. Nga qarqet shoviniste serbe këta merrnin para me thasë dhe nuk kishte më rëndësi jeta e shqiptarëve, rëndësi kishte vetëm se si të pasurohen dhe të bëhen miliarderë, uzurpoheshin toka nëpër zemër të qendrave të qyteteve dhe ndërtonin shtëpi si të sheikëve arabë, zbrisnin nga fshatrat që as shejtani nuk bën vezë, nga ata skërka që i kishin kullotur dhitë, merreni me mend ndërtuan edhe shtëpi përafërsisht si të kryetarit amerikan, z. Donald Trump, po këta në dallim prej tyre edhe me pishina brenda. Dhe, jo vetëm kaq, por kurvave të tyre u blinin edhe xhipa të blinduar, çanta dore mbi 8 mijë euro.

Premtonin 250 mijë deri 500 mijë vende pune

Mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale lanë nam duke bashkëpunuar edhe me nipat e Drazh Mihajlit. Ky soj zagarësh shitën toka me mijëra hektarë sllavo-jugorëve, shesin toka në zemër të Prishtinës, sollën "ZAJEDNICËN" në konak, janë në pazare këta banditë shkuar banditëve, këta kuislingë shkuar kuislingëve, edhe për të dhënë shpirtin e Kosovës, gjigantin "TREPÇËN" DHE UJMANIN, VETËM E VETËM PËR INTERESA PERSONALE DHE VETËM PËR TË SHPËTUAR LËKURËN E TYRE. Këta kriminelë i prenë në BESË qytetarët, sepse premtonin 250.000 deri në 500.000 mijë vende pune dhe dolën vetëm mashtrime, bile një mangup i Malishevës thoshte se do të punësojmë një nga familja, duke mashtruar popullin. Tyxharët dhe kopukët u futën në korrupsion deri në fyt, bënin konkurrencë se kush po vjedh më shumë, saqë kjo mori përmasa botërore, që hajnia në Kosovë është shumë shqetësuese dhe më e madhe në Botë, saqë bëri që çdo ambasador apo funksionar i lartë deri përtej oqeaneve thoshin se luftoni korrupsionin, burgosni hajnat, t´u konfiskohet pasuria milionëshe e vjedhur nga taksapaguesit... Banditët, kur them banditët, kuptojeni se fjalën e kam nga Presidenca, Qeveria kuislinge, Kuvendi rrugaçësh e vagabondësh, deri te kryebanditët e bandave politike që MASHTRUAN POPULLIN. Mafio-oligarkët u bënë bashkë me udbashët e kriminelët, i afruan rrotull vetes. Gjatë luftës u mor vendim në LIKOC, për të vrarë spiunin me librezë zyrtare, BATON FAZLI HAXHIUN, që bashkëpunonte me UDB-në BIA dhe më vonë bëhet arkitekt për shkatërrimin e Kosovës. Hajnat u bënë bashkë dhe afër vetes, aty rrotull, bënin këshilltarë spiunët më të rrezikshëm, shëtisnin me jahte disa milionëshe, nëpër ujëra serbe, qiellit fluturonin me avionë privatë, i largonin njerëzit e aftë, patriotë dhe intelektualë, kurse afronin proserbë, prorusë dhe me para të buxhetit të shtetit bridhnin si korb shëtitës nëpër hotelet më të shtrenjta botërore, duke bërë sallamadi e dyzen ahengu, populli i mjerë mblidhte bukën e gojës nëpër kosha të plehrave, ua kthyen shpinën ushtarëve që luftuan makinerinë më moderne luftarake që posedonte Serbia, jo më pak se 50 bënë vetëvrasje se nuk kishin ilaçe për t´i shëruar plagët, nuk kishin as bukë për t'u shtruar fëmijëve në sofër dhe këta kopilë, këta tyxharë dhe këta vagabondë, me kurvat e tyre flladitshin në ujërat e oqeaneve... 

Vodhën deri në palcë

Harambashët e kapën pushtetin dhe, duke parë Bota se është Kosova në duart e bandave kriminale antipopullatë, filluan të dyshojnë. Dështim pas dështimi, nuk u pranuam në UNESCO, nuk u pranuam në Interpol, tërhiqeshin njohjet edhe nga disa shtete, edhe pse nuk ishin shtete të fuqishme botërore. Merreni me mend se sa vagabondë janë dhe sa të pashpirt, vetëm për të mashtruar popullin që të mos trazohen, këta banditë shkuar banditëve hapen edhe SHAMPANJË FRANCEZE DHE PA FIJE TURPI E THOSHIN:"URIME VIZAT KOSOVË!". Goditja kundër kësaj bande shtetërore do të nisë shpejt, por do të jetë shumë e hidhur dhe nuk do të kenë shpëtim. Aq larg shkuan këta banditë duke vjedhur popullin, duke shitur toka, deri te tentimi i shpërbërjes së Kosovës territoriale. Politika amerikane dhe gjermane do t´a godasin ashpër këtë kope spurdhjakësh dhe do të lirohet dhe do të marrë frymë lirisht Kosova që është kapur që nga pas lufta e deri më sot nga aradhet e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, që bashkëpunonin shumë ngushtë me qarqet shoviniste serbe dhe me sllavojugorët ortodoks në përgjithësi. Është e domosdoshme që të burgosen këta banditë shkuar banditëve dhe t´iu konfiskohet pasuria qindra milionëshe e secilit e vjedhur nga djersa e qytetarit. Këta mafio-oligarkë që nga majat e shtetit kanë ndjekur erën e kërmës dhe kanë vjedhur popullin deri në palcë dhe jo vetëm kaq,por shkuan aq larg saqë u futën në pazare për SHPËRBËRJEN E TERRITORIT TË KOSOVËS. Këtyre pitbullëve po u vjen fundi i hidhur, sepse së shpejti do të goditen ashpër: do të ishte mirë të fillojë nga sistemi gjyqësor i kalbur dhe që ka vepruar sipas urdhrave të këtyre banditëve dhe kanë luajtur bashkë në vallen e krimit dhe kanë shikuar vetëm me syrin e majtë dhe jo sipas betimit dhe Kushtetutës së vendit. Keni jetuar dhe jeni pasuruar me hajni, duke ua nxirë jetën qytetarëve dhe keni lëpirë kockat që jua kanë hedhur shërbimet e huaja dhe aq hajna dhe banditë jeni që keni menduar se nuk ka fund dhe se toka sillet vetëm rreth jush dhe na keni çarë trapin duke lehur, mashtruar e duke rrotulluar gjuhën dhe erdhi koha që do të ikni për lesh; por mos harroni se ju ka ngecur ndonjë kockë nëpër dhëmbë, që jua kanë hedhur shumë carë e krajlë. Dhe, krejt në fund, do t´iu pyesja juve, mafiooligarkë që vodhët popullin dhe bashkëpunuat me serbosllavët dhe u pasuruat me hajni: Cilin e pranoni për baba atë që ke në shtëpi, apo ata që i ke komshi - serbianët, që ia mbushën grykën? Për të gjitha të zezat që keni bërë kundër vendit, mos qofshi e ju vraftë i madhi Zot, SEPSE VODHËT PA KARAR... !

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

 

(Kosova Sot)