Për çfarë meritash flasin hajnat...?

Për çfarë meritash flasin hajnat...?
  • 03 January 2019 - 08:38

Shkruan: Reshat Badallaj

Shkrimin sot po e nisi sipas zakonit për lexuesit e gazetës më të lexuar e të pakonkurrencë në botën shqiptare, që quhet "KOSOVA SOT", me: URIME DHE QOFTË VIT I MBARË VETËM PËR JU, E ZI E TERR PËR HAJNAT! Por, dua t´iu përkujtoj se në fundvit me rastisi të shoh me sy dhe të dëgjoj me veshët e mi, që dolën në ekrane te ndryshme një soj surratesh duke folur sipas tyre për meritat që kanë bërë për këtë shtet dhe për interesat e qytetarëve të Kosovës. Të pafytyrët, rrenacakët, hajnat e kategorive të rënda, pa pikë fytyre, që ju betohem:unë, kur i shihja këta PIT BULL, jam skuqur për ta. Kjo specie hajnash flisnin me pafytyrësi për suksese. Merreni me mend për suksese!!! Këta hajna të peshave të rënda, sa për të mashtruar popullin vizitonin spitalet, zjarrfikësit, policinë për të cilën e mbyllem vitin në mort. Kur jemi këtu ndoshta ja ka rënë rasti të shihni lloj-lloj banditësh dhe portalesh që mbanin krahun e këtyre bandave shtetërore dhe bandave politike. Vrasjen e policit trim që ra në krye të detyrës duke mbrojtur ligjin, duke mbrojtur pronën dhe djersën shtetërore, jepnin foto të policit me shallaxhiun, foto në luftë dhe foto me Albinin! Të linte përshtypje t'i bëje pyetje vetvetes. Ky trim polic, a u vra pse ishte me shallaxhiun, me Albinin, ishte në UÇK, a përse? Pse luhet në ditën e mortit me shpirtin dhe familjen e tij. Ky burrë ra në krye të detyrës për të mbrojtur ligjin dhe do të ishte mirë që kjo familje të bëjë PADI PENALE KUNDËR BANDAVE SHTETËRORE, të shihet se çfarë sigurie kishte ky polic, a kishte xhaketë antiplumb dhe përse jo, pas sa kohe erdhi ndihma e shpejt te ky pa dhënë shpirt.

U bëtë supermilionerë

Langonjtë që nga Presidenca, Qeveria kuislinge dhe me hajna që nuk njeh historia shqiptare, Kuvendi banditësh e rrugaçësh e deri te kryebanditët e bandave politike, flisnin për të arritura kinse në emër të tyre. Do t'i pyesja banditët publikisht të arritura janë këto: Sa është papunësia në këtë vend? Sa vende pune u hapën që keni mashtruar popullin nga 250.000 deri në 500.000 vende pune u hapen? A u pranuam në Interpol? A pranuam në UNESCO? A i morëm vizat? A e dini ju se keni shkuar aq larg kur mangupi i Malishevës thoshte bile se do të punësohet një anëtar i çdo familje. A ju kujtohet kjo? Sa njohje erdhën në vitin 2018, apo pati shtete që i ranë pishman pikërisht me fajin tuaj që jeni bërë HAJNA TË PESHAVE TË RËNDA QË PO JU NJEH EVROPA? Të arritur ju e zini edhe që keni blerë bandën e shpirtshiturve që e kanë në gjak hajninë dhe tradhtinë, djalin e Ali Ahmetit, Shpend zezën me një kope te vogël zagarësh që ju bleu HASHIM ZEZA, sa për t´iu lënë kopilin në derë dhe të hani, pini, me djersen e taksapaguesve e haram e paçi për jetë të jetëve! Ju banditë shkuar banditëve, përse pa fije turpi flisni për rezultate dhe të arritura, po si e shitet një pjesë të gjymtyrëve te Kosovës dhe jo me pak se 8 mijë e ca hektarë dhe pak ju duket?

Po ju more si jeni futur në pazare duke u munduar te shisni UJMANIN, dhe shpirtin e KOSOVËS "TREPÇËN" që u zbulua tradhtia e juaj duke bërë pazare për interesa të juaja personale? Po si u bëtë ju banditë shkuar banditëve supermilionerë që para lufte nuk kishit bukë për të ngrënë? TË ARRITURA JANË KU 50 ISH- USHTARË TË UÇK-së BËNË VETËVRASJE E JU ME RROSPITË TUAJA BËNI DYZEN AHENGU NËPËR HOTELE, DETE KU AS LORDËT NUK I SHOHIN...? Ju mangupë e hajna, po si i ndërtuat shtëpitë luksoze si të Donald Trumpit, bile ju vagabondë edhe me pishina që humb kali i Nilit? Ju idiotë shkuar idiotëve, si siguruat pasuri për njëzet e pesë breza? Po ku i morët tokat që në Prishtinë erdhët nga fshatrat, që atje as shejtani nuk bën ve? A e bartët në shpinë tokën apo ua la baba me tapi? Ku i morët e mos i gëzofshi? Ju rrugaçë, po si ua rritet rrogat vetit, kur qytetarët jetojnë më pak se dy dollarë në ditë? Ju banditë shkuar banditëve, ku i keni fëmijët tuaj duke shkolluar, a i keni në universitet më të njohura botërore, kur fëmijët e Kosovës nuk kanë para as për ilaçe? Ju hajna sa anëtarë keni të punësuar dhe ku? Ju mafiooligarkë tregoni se si e keni kapur për fyti sistemin gjyqësor dhe nuk ju trazon kush? Mendoni se populli ju beson juve që shisni dushkun për gogla. Sa para ju harxhoni për derivate dhe kollare, një fshat i tërë do të jetonte me ato para. Përse bëheni horë ore. Dhe, ju PIT BULL te arritur e zini që pranë vetes afruat aty rrotull UDBASHËT MË TË TMERSHËM, si këlyshin e Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun? A jeni ju në terezi more hajvan shkuar hajvanve? Sa ministra, zëvendësministra ka kjo bandë qeveritare, që u kapen për hajni edhe ne dyqanet e Evropës? Cila qeveri në botë ka më shumë? Ju faqezinj e keni me qëllim sa për ta mbajtur pushtetin mendoni se nuk e kupton ketë hile populli? Mosni, o hajna, mosni, e mos e gëzofshi mos u tallni me popullin...?

Turpi i Hashim Zezës e Kadri Topuzit

Po ju rrëfej një gjë në qoftë se, nuk ju ka ikur. Hashim zeza nuk la gur e dru pa sharë "Syrin e populli" dhe shkoi aq larg Hashimi i Brojës, saqë publikisht e akuzoi se pas kësaj organizate "terroriste", është Albini e Glauku. Nuk ia la mangut as Kadri Topuzi. Në rregull. Po, kam një pyetje për këta njerëz: Atëherë, si i ftoni të marrin pjesë këta "terroristë" në dialog me Serbinë? Pra, shikoni këta faqezinj që nuk mendojnë fare me tru, sepse pushteti dhe hajnia ua ka verbuar sytë. Mirë, ta zëmë do t'i bashkohen nesër këta te Vetëvendosjes! Po, Evropa dhe populli do pyeste në vazhdim:Si i morët "terroristët" me veti kur ju i keni quajtur vetë nga goja e përjargur juaj dhe kinse keni pasur informacione që jeta juaj është në rrezik!!! Këtu shihet fytyra e këtyre faqezinjve. Jeta juaj është në rrezik për hajni dhe tradhti.

Pastaj, keni vënë re se si lehin kundër Gjykatës Speciale. I pyesim të pafytyrët: KUSH E MIRATOI DHE E APROVOI KËTË? SI PRANUAT QË KJO GJYKATË TË MOS MERRET ME KRIMET E KRIMINELËVE DHE KASAPËVE SERBO-ÇETNIKË QË PRENË E VRANË, QË DHUNUAN MIJËRA GRA SHQIPTARE? Dhe, tani çka thonë hajnat do të njolloset UÇK-ja!Jo, hajna,jo! UÇK-në nuk do të ketë forcë ta njollosë, ju banditë shkuar banditëve, ju rrugaçë shkuar rrugaçëve , ju gishtngritur e sollët Gjykatën Speciale dhe mos mendoni se populli e ha kashtën për bukë. Mendoni se populli nuk e di se sa shtëpi e banesa keni të uzurpuara dhe në emër të gjakut të derdhur i keni këto e mos e gëzofshi! Do të ndalem për sot me kaq, për të vazhduar në të ardhmen dhe për të zbardhur faqet e historisë së këtyre HAJNAVE ME PESHA TË RËNDA QË VODHËN SHTETIN PA KARAR DHE PËR KLANET MAFIOZE MAFIO-OLIGARKËSH QË JO MË PAK SE 50 HERË IA KALOJNË KLANIT TË ZEMUNPOLJES....

 

(Kosova Sot)