Gëzuar Vitin e Ri 2019, "Kosova Sot"

Gëzuar Vitin e Ri 2019,
  • 03 January 2019 - 08:44

Shkruan: Skënder Kapiti

Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019, si pena dhe media e lirë e lirisë, si rojë e demokracisë dhe si pararojë e mbrojtjes të së vërtetës dhe të drejtësisë

Botuesit Ruzhdi Kadriu, Redaksisë dhe stafit e drejtuesve të departamenteve të Gazetës "KOSOVA SOT", si dhe të gjithë gazetarëve, opinionistëve dhe analistëve të kësaj Gazete Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2019. Shëndet dhe lumturi në familjet tuaja, si dhe Ju uroj suksese në punën Tuaj fisnike, intelektuale dhe të guximshme, në përkushtimin serioz informativ me lajme, ngjarje, me analiza, komente, opinione dhe studime historike, demokratike, politike, filozofike dhe në lëmenj të tjerë shoqëror dhe edukativ, arsimor, shëndetësor dhe shkencor të një niveli të lartë akademik bashkëkohor.

Ju uroj suksese në misionin e rëndësishëm mediatik të lirë, të vërtetë,të paanshëm dhe sidomos opozitar kundër dhe në sfidë me të gjitha të këqijat politike, sociale e juridike që u vijnë qytetarëve nga pushteti dhe prej të pushtetshmëve dhe nga politika e politikanët, nga padrejtësia dhe nga korrupsioni i drejtësisë, të cilat sillen dhe punojnë pandershmërisht kundër interesave publike, kundër mirëqenies dhe integrimit të shqiptarëve në BE. Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019, si pena dhe media e lirë e lirisë, si rojë e demokracisë dhe si pararojë e mbrojtjes të së vërtetës dhe të drejtësisë në shërbim të qytetarisë, të lirisë dhe të emancipimit demokratik, ligjor, patriotik dhe të integrimit. GËZUAR 2019-ën!

(Kosova Sot)