Pse Kosova mbeti mbrapa dhe kush e shkatërroi...?

Pse Kosova mbeti mbrapa dhe kush e shkatërroi...?
  • 05 January 2019 - 08:21

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIAN

Çdo shtet në botë që del pas luftërave shkatërruese, pa dyshim se futet në krizë të thellë, por ndodhin shtete që futen keq e më keq edhe nga keqqeverisja. Ne do të marrim vetëm dy shembuj për të bindur se përse Kosova, pas luftës u fut në krizë të thellë që nuk mbahet mend në historinë e njerëzimit, bile as në kohën e qenit plak dhe satrapit Tito, as në kohën e Drazh Mihajlit, kryeçetnikut, as në kohën e "Lekës", Aleksandër Rankoviqit, që kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe as në kohën e Rrahman zezës, që në histori hyri si epoka e Rrahmanzinjve dhe pasardhësit të tij, kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit...

Po filloj me shtetin më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika futet në krizën më të thellë në vitin 1929, presidenti i asaj kohe, Hoover, Amerikën e fut në qorrsokak dhe në udhë pa krye,por, pas tij zgjidhet Franklin Roossevelt, menjëherë i bën thirrje popullit për ndihmë financiare dhe mbështetje logjistike për të dalë nga kriza dhe për të realizuar programin e tij për Amerikën që quhej:" NJU DEAL". Ky plan jo vetëm që pati sukses të madh dhe që e shpëtoi Amerikën, që nxori vendin nga katrahura, nuk vidhej. Firmat private si "Rockfeller","General Motors", "Ford" dhe disa të tjera të mos i përmendi një nga një me emër, e mbështetën programin e presidentit Frenklin Roosevelt, sa çel e mbyll sytë u kthye besimi i bankave te Qeveria dhe i dhanë shtytje të fuqishme prodhimit kombëtar që Amerika bëhet atëherë e sot shteti më i fuqishëm i botës... Gjermania, po ashtu, pas luftës doli e shkatërruar deri në themel.

Thënia e njohur:"Do të hamë vetëm patate dhe do ta zhvillojmë vendin", i dha frytet e veta dhe mori veten. Gjermania pas luftës u përballë shumë pos krizës së thellë ekonomike edhe me VETËVRASJET më të shumta dhe ajo menjëherë financoi fuqishëm në kulturë dhe në arsim... Çka ndodhi me Kosovën? Kosova pas luftës natyrisht se doli e shkatërruar deri në themel po se po dhe të mos flasim për humbje në jetë njerëzish. Kosova u ndihmua më se shumti në botë, u ndihmua më shumë se Amerika, më shumë se Gjermania jo vetëm nga mërgata shqiptare në çdo cep të botës, por edhe bota mbarë derdhi miliarda.

Ta zëmë, dy fondet që u prinin hajnat, banditët, vagabondët dhe kriminelët shkuar kriminelëve që kanë dy emra: Fondi i 3%, që në dorë e kishin hajnat më të mëdhenj që nuk njeh historia e njerëzimit, titistët Bujar Bukoshi dhe kopili i Titos dhe argati serbian dhe i Rrahmanzinjve Isa Mustafa, dhe fondi "Vendlindja thërret" i kapur nga mafiozët dhe banditët më të mëdhenj se Pablo Eskobari BANDA E "ROGNERIT", në dallim prej të parëve hajnat e "Rognerit" ishin horra. Këto dy banda hajnash kishin miliarda, saqë banditët, Bujar Bukoshi dhe kopili i Slobodan Milosheviqit, Isa Mustafa, hapën edhe "DARDANIA" bankën... Shih për këtë, posa iku makineria vrastare serbiane dhe mercenarëve sllavo-ortodoks, ndër ta edhe rusët, shtetin e Kosovës në dorë pameritueshëm e kapën pikërisht këta banditë shkuar banditëve. Dhe, në vend se të veprojnë si Amerika dhe Gjermania, këta Kosovës iu turren si llavë ujqish, se kush po e plaçkit më shumë. E rropën deri ne palcë, se jo vetëm lëkurën. Firmat e mëdha i quan në falimentim dhe i vidhnin. Vidhnin në infrastrukturë, në asfalt, në arsim, në kulturë, kudo, kudo. E lëshuan rrjetin si të merimangës si në nivelin qendror, si në nivelin lokal si vaji në lakra, në Prishtinë instaluan gjykatat me shpirt serbi, qimzi e shpirtzi që kishin dënuar shqiptarët me procese të montuara politike. Për qenin plak Titon bënin hata, sepse e kishin ortak gruaje. Marrin udhë në Bruksel për të sakatosur Kosovën U formuan klane mafioze pesëdhjetë e pesë herë më të rrezikshme se klani i Zemunpoljes, bashkëpunonin me banda serbiane, si Devollët dhe Kariqët e vëllait të tyre Ramiz Kelmendi, që sillnin qëllimisht ushqime qensh e derrash me simptome kancerogjene për t´i vrarë shqiptarët më ngadalë dhe t´i tredhin që të mos shtohen dhe ndaluni dhe mendohuni esëll.

Pikërisht këta banditë, këta tyxharë, këta hajna, Ramizin e Sreten Kariqit, jo vetëm që bashkëpunojnë me të, por e ngrenë në majat e shtetit. Pra, këta banditë, fjalën e kam kur them banditët ditë e natë, për që nga majat e shtetit, presidenca, qeveritë kuislinge e vagabondësh me hajna që nuk njeh historia shqiptare, ja kalon edhe të asaj të Zogollit që vodhën arin, 1100 persona, rritën rrogat e tyre hajnat, kërko pare për kërpesh (kollare), se këta mangupë nuk e kuptojnë fjalën kollare, Kuvendi rrugaçësh me plot kopilë, që nuk merrnin pjesë në Kuvend, këta vagabondë nënshkruanin sa për të marrë rrogën dhe ik. Bashkëpunonin me udbashë të sojit të Baton Haxhiut, shesin mijëra hektarë tokë, tani punojnë për t´i rënë sakicë e hanxhar Kosovës dhe për ta prerë me gërshërë hartash me Vuçiqët, Hashimët, Shpendët, Ramoviqët e Baton Haxhiqët, kanë shitur Kullën, Zhlebin Çakorrin vetëm për shkam... Nuk vepruan si Amerika dhe Gjermania, që financoi në kulturë, për të ndaluar vetëvrasjet që dolën pas luftës, banditët në Kosovë as varr nuk i rregulluan 50 ishushtarëve të UÇK-së bënë vetëvrasje dhe pikërisht tani një grup kopilësh dhe banditësh do marrin udhë për në Bruksel për ta sakatosur Kosovën vetëm për interesa të tyre personale. Në grykë ka për t´iu mbetur këtyre tyxharëve dhe pazarxhinjve. Kryebanditët e bandave politike bënin konkurrencë se kush po vjedh më shumë, kush po punëson banditë të tyre më shumë, shikoni pasuritë e tyre, shikoni limuzinat e tyre, shikoni limuzinat e rrospive të tyre që deri dje nuk kishin brekë për të veshur, shikoni çantat e dorës si të Brizhit Bardos, deri në dhjetëmijë euro... Për të mos zgjatur më shumë për sot, përndryshe do të lexoni shumë gjëra në të ardhmen, duke zbardhur shumë hajni të këtyre bandave që lehin pa pushuar, ndërkaq, janë hajnat me renome botërore duke menduar se populli ha kashtën për bukë nga këta palaço që deri dje kanë ngrënë sapunin për djathë.

(Kosova Sot)