Nuk mbahet pushteti me zor!

Nuk mbahet pushteti me zor!
  • 05 January 2019 - 08:24

SHKRUAN: ADEM BYTYÇI

Nuk mbahet pushteti me zor dhe as me dëshirën për pushtet, por me të drejtën kushtetuese për të qeverisur vendin duke miratuar vendime të ligjshme në Parlament. Ka kohë që Parlamenti i Kosovës është shndërruar në një teatër qesharak për shkak të mungesës së numrave nga koalicioni PAN,për të miratuar ligje të rëndësishme për vendin.

Dështimet e njëpasnjëshme të shumë seancave të Parlamentit të Republikës së Kosovës,për shkak të mungesës së numrave për të miratuar rezoluta dhe ligje,e bëjnë të domosdoshme shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga presidenti i vendit,pavarësisht se kjo nuk i konvenon shumëkujt,veçanërisht atyre që gëzojnë privilegje dhe pozita të larta shtetërore në kuadër të kësaj qeverie. Acarimi me ndërkombëtarët Duke analizuar në mënyrë subtile, të thellë dhe të gjithanshme të gjitha proceset dhe rrjedhat politike në Kosovë,gjatë qeverisjes së koalicionit aktual,do të ishte shumë i domosdoshëm rrotacioni i pushtetit,si njëra ndër mundësitë e vetme për t'i shpjerë përpara shumë procese në interes të vendit,të cilat, tani kanë stagnuar dhe vazhdojnë të acarojnë raportet me partnerët tonë ndërkombëtarë,pa përkrahjen e të cilëve,Kosova nuk do të mund të afirmojë pozitën e saj ndërkombëtare.

Pushteti i cilësdo parti nuk është i përjetshëm Është e padrejtë dhe akt antidemokratik insistimi i cilitdo koalicion qeverisës,i cilësdo qeveri për të qëndruar në pushtet edhe atëherë kur nuk e ka legjitimitetin për të vendosur shumë çështje në Parlament,të cilat kanë të bëjnë me interesat imediate të shtetit dhe të qytetarëve. Pushteti i cilësdo parti nuk është i përjetshëm dhe humbja në politikë i cilitdo subjekt politik, nuk është përjashtim, por rregull gjithmonë dhe në harmoni me ligjin,parimet dhe rregullat demokratike në një vend,siç është Kosova! 

(Kosova Sot)