A është i lidhur Hashim Zeza me "Carinska mafija"...?

A është i lidhur Hashim Zeza me
  • 07 January 2019 - 08:06

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Hashim zeza ose Hashimi i Brojës, që kam dëgjuar e lexuar se po i thonë president i vendit, nuk e tregon të vërtetën, edhe pse e di populli se ky është pjellë e pazareve në mes klanit famëzi që quhet "PRONTO" dhe ishtitistëve, ish- udbashëve që quhet LDK dhe pikërisht merita më të mëdha për këtë pjellë, ka kopili i Titos, hajni i Diasporës dhe argati i kryetradhtarit Rrahman Morina, që në historinë shqiptare ka hyrë si epoka e Rrahmanzinjve, sepse në kohën e kësaj kopeje tradhtarësh të dalë nga zezënjaja e staneve serbiane, u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm.

Dhe, hiri i kësaj zeznaje të vendit dhe jo vetëm të vendit po të kombit, pra klani gjakzi "PRONTO", pesëdhjetë e pesë herë më i rrezikshëm se klani i Zemunpoljes dhe banda tjetër tradhtarësh, ishudbashët me gjak serbi që u buron ndër dej që quhet LDK, organizojnë pazaret e pista sipas asaj që tashmë dihet botërisht:"Më bëni mua president dhe ty po të bëjmë kryeministër". Dhe, merreni me mend se në çfarë derexhe te vdekjes erdhi Kosova:Hashimi i Brojës, që deri dje ka ngrënë sapunin për djathë dhe qimziu,kopili i Titos, Isa Mustafa, që Beligradi e ka mbushur me "znaçka" deri në kërthizë, për hyzmetin që ia kishte bërë vojvodëve të gjakut të Drazh Mihajlit, të marrin në dorë Kosovën. A nuk është turp, po si do të na fal historia?

Dekorimi i spiunit të UDB-së

Të dy këta dylberë dhe karafila serbë janë përkulur deri në kërthizë po se po, por e kanë futur kokën deri në mes të shalëve dhe unë ju jap shembuj që askush nuk mund ta kundërshtoj. Isa Mustafa, ky kopil i Serbosllavisë që nga djepi i kishte të lidhura ushkurët kah Biligradi, kur vdes qeni plak Tito, terrorist sipas CIA-s, që kishte vrarë me mijëra shqiptarë dhe pastaj i kishte humbur pa shenjë e pa dok, shkon në Beograd dhe para xhenazes së tij i pari nga e djathta (kam publikuar foto), përkulet deri kur e fut kokën atje ku nuk duhet dhe Hashimi i Brojës, ky faqezi dhe mos paftë asnjë ditë të bardhë dhe ju garantoj se do ta mallkojë gjaku i dëshmorëve të kombit, shkon në një vend ku janë vrarë serbianët duke luftuar kundër shqiptarëve.

Shih për këtë, Hashimi i Brojës, në vitin që iku, jep Medalje dhe dekreton; tradhtarë, spiunë, udbashë, hajna, mafiozë dhe lloj-lloj biçimi serbo-çetnikë, të mos i përmendi me emër dhe mbiemër, bile kishte ndër ta që edhe argatët serbianë që i kanë shërbyer brez pas brezi refuzuan të marrin bakshishet e këtij derëziu, gjakziu e qimziu. Merreni me mend se në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e dekoron edhe spiunin e UDB-së serbe me librezë zyrtare, këlyshin e Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun, që dikur, gjatë luftës, ky jep urdhër që të vritet Baton Haxhiu si bashkëpunëtor i Serbisë dhe që jep informata ushtrisë dhe milicisë serbe, për UÇK-në dhe vendimi merret ne LIKOC të Drenicës, që sot ky është miku më i ngushtë i tyre për shitje tokash të Kosovës që na ka lanë Zoti hise dhe që është mbrojtur me gjak brez pas brezi nga çdo pushtues.

Dekretimi i gjyqtarit Laban

Këta këlysh serbian e kanë në dorë pazari tradhtarësh që duan të kafshojnë Kosovën hajnisht, por nuk do kenë sukses se fati i tradhtarëve përfundon keq dhe do të ikin me damkën e tradhtisë. Tani për tani kjo kope langonjsh nuk lanë dy gurë bashkë për këtë tradhti, sepse paguan shumë shtrenjtë dhe se do të mundohet të shpëtojë lëkurën e tij nga Gjykata e Posaçme që këta zagarë me gishta ngritur e aprovuan vetë dhe askush tjetër duke njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke krahasuar xhelatin me viktimën dhe pa kurrfarë kushtesh.... Sido që të jetë, Hashimi i Brojës shkon edhe me tej pa fije turpi dhe DEKRETON GJYQTARIN E GJYKATËS KUSHTETUESE QË KËRKOHET NGA INTERPOLI, RADOMIR LABAN me një të kaluar kriminale. Radomir Laban pretendohet se ishte dënuar qysh në vitin 2012 nga Gjykata Themelore në Beograd si pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj.

Grupi i quajtur "Carinska Mafija", i përbërë nga 17 persona, sipas medieve serbe, ishte arrestuar në vitin 2006. Dhe, Hashimi i Brojës ishte në dijeni për këtë marifet kontrabande të këtij grupi kriminal që lulëzonte në pjesën veriore të vendit dhe prapëseprapë nuk e dëgjoi askënd dhe veproi si deshi vetë. Tani shtrohet pyetja e thjesht dhe logjike:Përse Hashim Thaçi e bëri dekretimin e kësaj koke të "CARINSKA MAFIJA"? A është i lidhur Hashimi i Brojës më këtë bandë mafioze mbetet të zbardhet, por, aty ku ka tym ka edhe flakë. Flaka do të dalë shpejt dhe do ta përzhitë këtë faqezi..

(Kosova Sot)