Mos i votoni më hajnat e zhvatësit

Mos i votoni më hajnat e zhvatësit
  • 07 January 2019 - 08:12

SHKRUAN: ADEM BYTYQI

 dashuri populli im! Ju lutem në rast zgjedhjesh, mos u besoni atyre që u kanë zhvatur dhe u kanë maltretuar në mënyrë të përsëritur dhe në mënyrën më të panjerëzishme. Nëse e doni kombin,vendin tuaj të shenjtë, Kosovën, ia dëshironi të mirën ardhmërisë së fëmijëve tuaj,mos i votoni ata politikanë, të cilët i kanë punësuar vetëm familjarët e tyre, ata dihen me emër e mbiemër, po t'ju besoni prapë interesat,të drejtat tuaja dhe fatet e vendit të njëjtëve, nuk do të bëni as njëherë gabim më të madh, më të pa falshëm dhe më të pa përmirësueshëm!

Populli i nderuar! Ka ardhur koha t'i ndëshkoni hajnat, të korruptuarit, matrapazët, të cilët nga djersa juaj,nga taksat tuaja kanë krijuar pasuri marramendëse në mënyrë të kundërligjshme. Popull i dashur! Fati juaj dhe i fëmijëve tuaj është në dorën tuaj, prandaj ndëshkoni hajnat, profiterët në vendin tuaj, të cilët duke u zgërdhirë pasurohen në kurrizin tuaj dhe prapë kanë fytyrë të kërkojnë votën tuaj për t'i thelluar hajnit dhe maskarallëqet e tjera në dëmin tuaj!

Populli im i madhërishëm, guximtar dhe i shumëvuajtur, faktori kohë është faktori më i rëndësishëm në jetën dhe veprimtarinë e çdo populli, prandaj mos pritni, ka ardhur koha për të vepruar me njëherë dhe me shpejtësi, të pastroni skenën politike të vendit nga ata të cilët kaq gjatë u kanë gënjyer. Premtimet boshe në favorin tuaj i kanë shndërruar në trashjen e pasurive të tyre të kundërligjshme dhe të panjerëzishme! Populli im i dashur, nëse nuk vepron sot, nesër do të jetë vonë!

(Kosova Sot)