Kolonializmi serbosllav mbi Shqipërinë etnike është krim ndërkombëta

Kolonializmi serbosllav mbi Shqipërinë etnike është krim ndërkombëta
  • 16 January 2019 - 08:36

Shkruan: Prof.dr.Mehdi Hyseni

P se politika kozmopolitike shqiptare për motive të pakuptueshme po e hesht problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan është çështje më vete dhe për vete?. Shkenca shqiptare nuk e gëzon një "privilegj" të këtillë mbi asnjë bazë, qoftë morale, qoftë politike a shkencore. Përkundrazi, e ka për detyrë jo vetëm që ta korrigjojë, ta ndërtojë, por edhe ta artikulojë një politikë të këtillë mbi baza shkencore, strategjike, politike dhe kombëtare. Çështja koloniale shqiptare në Ballkan nuk është vetëm çështje monopoli e elitave politike zyrtare shqiptare dhe e bizneseve tregtare, por edhe e shkencës, e inteligjencies dhe e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike. Si politika e "lartë", ashtu edhe shkenca "e dremitur" shqiptare nuk kanë asnjë arsye të qëndrueshme, që në vend se ta quajnë, dhe ta stigmatizojnë me emër të vërtetë kolonialzimin serbosllav mbi Shqipërinë Etnike, të përdorin eufemizma të ndryshëm politikë dhe apolitikë, të cilët jo vetëm se e abstrahojnë, por edhe e justifikojnë fenomenin e kolonializmit serbosllav para politikës ndërkombëtare. Thjesht, përderisa politika zyrtare shqiptare në asnjë kërkesë të saj nuk e parashtron me theks të posaçëm problemin e kolonializmit serbomadh mbi Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare, domethënë ai me vetëdije të plotë heshtet, përkatësisht nuk ekziston fare si i tillë. Propaganda e egër e regjimit serb Andaj, me arsye shtrohet pyetja pse dikush tjetër të dalë dhe të pohojë para botës se në Kosovë dhe në viset e tjera autoktone shqiptare sundon terrori dhe kolonializmi sllav, kur ne kemi plotësisht të drejtë dhe fundja e kemi për detyrë që vetë ta luftojmë dhe ta bëjmë çështje në mënyrë permanente para bashkësisë ndërkombëtare këtë dukuri të shëmtuar të botës së qytetëruar. Meqë, të gjithë jemi në dijeni se në Ballkan, nuk mbretëron kurrfarë "terrorizmi shqiptar", por kolonializmi terrorist serbosllav, atëherë pse po i mbyllim sytë para ndërrimit dhe imponimit të të kësaj teze famëkeqe dhe akuzuese, (edhe politika, edhe shkenca shqiptare) të cilën propaganda shoviniste serbomadhe sllave po e përdor si instrumentin më të përshtatshëm politik, jo vetëm për t'i murkulluar të gjitha mëkatet dhe veprat gjenocidale shekullore të kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, por edhe për t'i "rinovuar" ato si "vlera demokratike" në favor të trendëve më të rinj të integrimeve rajonale ballkanike dhe evropiane. Derisa heshtim dhe e sakrifikojmë në mënyrë irracionale të vërtetën historike shqiptare, atëherë nolens volens armiku kolonialist serbosllav këtë po e kapitalizon në favor të politikës së tij, si shprehje të "ligjshme" dhe, si të "drejtë pushtuese" mbi Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, e cila me çdo kusht (sikurse gjatë historisë së deritashme falsifikatore 1878- 1999), duke mos zgjedhur mjete as metoda, as aleatë (ballkanikë, lindorë a perëndimorë evropianë), por vetëm duke marrë për bazë gojëdhënat, legjendat, mitologjinë "e ligjshme", të shkruara nga "klerikët e baltës", si edhe fenomenin e shpifur "terrorizëm shqiptar", po orvatet ta anulojnë të drejtën natyrore dhe historike të ligjshme, si dhe të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit dhe të imperializmit shekullor sllav në Ballkan. Mirëpo, të gjitha këto përpjekje të diplomacisë dhe të propagandës së regjimit të egër kolonialist sllav, që shqiptarët dhe territoret e tyre etnike t'i mbajë edhe më tej me dhunë nën jursidiksionin kolonial, ligjërisht, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, janë të dënueshme, se përbëjnë vepër penale(krim) ndërkombëtar. Mosuniteti i politikës sonë Këtë postulat të së drejtës ndërkombëtare e dinë mirë edhe politika dhe shkenca serbe, (sikurse që e dinë edhe më mirë edhe aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo nuk janë të gatshëm, as të vullnetshëm që atë ta vënë në "rend dite", si rrjedhim i mungesës dhe i miopisë së forcës centrifugale të politikës shqiptare, e cila dita-ditës po vetëviktimiozhet dhe po shterohet, duke "vrapuar" që të zërë "trenin e fundit" të standardizimive teknike dhe të integrimeve hibride rajonale, të cilat për nga përmbajtja e tyre në afat të gjatë, përjashtojnë mëvetësimin dhe të drejtën e vetëvendosjes së Shqipërisë Etnike në favor të politikës dhe të sundimit të kolonializmit serbosllav)) gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë të vërtetë shkencore, dhe se nuk është duke e pranuar, as sot, në shekullin XXI, sepse kundërveprimi i politikës së jashtme dhe i diplomacisë, si dhe i shkencës shqiptare në mohimin e së "drejtës pushtuese" serbomalazeze ndaj tërësisë së Shqipërisë Etnike, në vijimësi ka qenë dhe, sidomos sot është tejet heterogjen dhe i zhbalancuar, që fatkeqësisht i ngjet një anijeje të fundosur në ceklinë, si pasojë e avarisë së "motorit" të saj. Kjo ka për pasojë përçarjen dhe mosunitetin e politikës sonë shqiptare, në veçanti që nga gjysma e dytë e shekullit XX. Politika antikoloniale e shqiptarëve, duhet të jetë e bashkërenduar dhe e sinkronizuar si në kuptimin e së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare. Fundja, askush nuk ka arsye t'i frikësohet lindjes dhe veprimit të faktorit ushtarak shqiptar, sepse ai ka vetëm karakter çlirimtar kombëtar, dhe do të jetë faktor vendimtar i mbrojtjes së interesave jetike kombëtare dhe shtetërore si për shqiptarët, ashtu edhe për interesat e të gjitha minoriteteve pa dallim, dhe pa kurrfarë diskriminimi, kudo që shtrihen dhe jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë Etnike. Natyrisht, nga faktori ushtarak shqiptar, frikësohen dhe janë skeptikë vetëm ato regjime koloniale serbosllave, që e kanë "mizën mbas veshi", si pasojë e hipotekës koloniale shekullore të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, këtë sëmundje kronike, mund ta shërojnë, po qe se në mënyrë paqësore, dhe të ligjshme (sipas së drejtës historike dhe, ashtu si parashikohet me ligjet, dhe me normat juridike të bashkësisë ndërkombëtare) gjejnë gjuhë të përbashkët me shqiptarët, që përfundimisht të heqin dorë nga sundimi kolonial i tërësisë territoriale të Shqipërisë Etnike. Ndryshe, pavarësisht nga koncesionet e mundshme dhe të paparashikuara të politikës kozmopolite shqiptare në favor të zgjatjes së agonisë dhe të ankthit kolonial serbosllav, nuk ka më asnjë gjasë minimale, se do të përsëritet "pragmatizmi historik" i politikës pushtuese gjenocidale të Serbisë dhe të Malit të Zi në eliminim e ushtrive shqiptare nga vatrat e tyre të Shqipërisë Etnike.

(Kosova Sot)