Kënga e mjellmës së lodhur

Kënga e mjellmës së lodhur
  • 16 January 2019 - 18:20

Shkruan: Kimete Berisha

Absurdi 1. 

Njëra Amerikë ia ka çu ftesën Ramush Haradinajt për me marrë pjesë në 'Lutjet e mëngjesit', Amerika tjetër s'ia jep vizën për me shku në Amerikë.

Absurdi 2. 
Ramush Haradinaj ka hy në mal pa sakicë, tash i ka ardh radha ta paguajë vet taksën qind për qind të Kadri Veselit, sepse ideja për taksën qind për qind ndaj produkteve serbe ka qenë e Kadri Veselit, e jo e Ramushit, i cili e paska shti llugav'.

Me fjalët e Kadri Veselit nuk isha shku as në nevojtore. Sepse, Kadri Veseli tutët edhe prej humorit të Mark Twain kundër Amerikës, lëre më prej fjalëve përnjëmend. 
(E di ai për çka e kam fjalën.)

Absurdi 3.
Sot Ramushi ish lig. Tha se sherri i taksës mund ta rrëzojnë 'Fuqitë e mëdha'. Derisa i pret 'fuqitë e mëdha' ta rrëzojnë, atë po e rrëzojnë 'fuqitë e vogla' të Kadri Veselit. 
Ramushi e përmendi edhe burgun, tha që mund të shkoj edhe në burg, ju ka shishmu burgu, se edhe sot shprehu simpati për të, tha 'lezet ish n'burg'.

Mbasi ta rrëzojnë 'fuqitë e mëdha' dhe mbasi ta çojnë në burg, t'kishin me ja sekuestru edhe pasurinë, n'këtë harxh, bile ish rrumbullaksu krejt kjo ngjarje e kish marrë kuptim.

Dhe del pastaj Daut Demaku ia shkruan një ese për 'Lezetin'.

Absurdi 4. 
Kudo që do të ndodhet, Ramushi nuk do të lejojë të ndahet Kosova. Tha: le t'provon najkush ta jap veç një copë Kosove dhe e sheh çka e gjen. 
I vetmi njeri që guxon ta ndajë tokën e Kosovës është Ramushi, pa të cilin nuk do të ndahej vendlindja e tij, Rugova.

Absurditet 5. 
Kosova e zgjedhi njeriun e 'Prontos' Bahri Hysenin 
shef të sistemit prokurial, ndërsa qeveria shet patriotizëm me taksën ndaj produkteve serbe. 
Amerika nuk han barë. 
Ta sheh ty Amerika prej aeroplanit dyfytyrësinë e flliqtë. 
Sikur të ishit ju kaq patriotë, nuk do ta zgjedhnit një aparatçik të PDK-së, në krye të drejtësisë. A e keni dëgju ju zanin e pagdhendun të Bahri Hysenit qysh tingëllon, bishë a çka është ai, i cili për këtë post ka 'kunkuru'. e kush kundra tij s'ka votu. 
Nuk ka nevojë ta duani Kosovën nëpërmjet taksave ndaj Serbisë. 
Urdhëro, qiti taksa qind për qind hajnave dhe kriminelëve të SHIK-ut, të cilët e kanë uzurpu komplet sistemin e drejtësisë.

Absurditet 5. 
Qeveria nuk e ndryshon mentalitetin se nuk është pedagoge as psikologe e popullit. Nëse
ky popull don me rras mallra serbe-le t'rras. S'bëhen këta njerëz armiq të devotshëm, si ata arabët të cilët nuk e përdorin detergjentin 'Ariel' sherri i emrit izraelit. 
Me pas qenë normal, s'kish pas nevojë me ndëshku Serbinë me vendime të qeverisë, po e kish ndëshku shqiptari vet, duke ia lënë mallin t'i krimbet në rafte. Edhe qeveria me të 'detyru', edhe ushtria me tytë mbi kokë me t'nejt për me ble mallra serbe ti duhet me pas mend n'kry e mos m'i ble me kusht që vdes urie.

Absurditet 6. 
Jo rastësisht Zoti na e ka çu një armik kaq të tërbuar si Serbia, sepse ne nuk e urrejmë armikun, ne inharrojmë padrejtësitë, hymë n'gjynah me shpirtin tonë, nuk jemi krenarë, s'kemi
inat, ne falim pa na kërkuar falje, dhe neve nuk na bëhet vonë, dhe në vend se Serbia të insistojë në marrëveshje me Kosovën, insistojmë ne në marrëveshje me Serbinë, e cila nuk ka kërkuar falje së paku për vrasjen e fëmijëve dhe nanave shtatzanë. 
Kaq të pabesueshëm që jemi ne. Qe 20-të vjet jetojmë në një liri të kushtëzuar nga dialogu me Serbinë. 
Qe 20-të vjet luan me ne Hashim
Thaçi me grupin e tij.

Absurditet 7. 
Kurrë, sa të ketë jetë mbi tokë, nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë, e cila nuk është në interes të Serbisë. 
Prandaj, ta planifikosh të ardhmen e Kosovës duke u bazuar në marrëveshjet me Serbinë, është fatalitet dhe absurditet, është masohizëm kolektiv.

Absurditet 8. 
Para disa viteve kam vërejtur se si serbët na e morën edhe Erdoganin, i cili në Serbi investon në ndërtimin e aeroporteve e në punësimin e serbëve, dhe së fundi ua heqi krejt taksat. Tash po ndodh serbët po e marrin edhe simpatinë e 'njërës Amerikë', e cila e kushtëzon Kryeministrin e Kosovës hatri i Serbisë. 
Kurrë në pozitë më të keqe nuk ka qenë Kosova.

Absurditet 9. 
Pse askush nuk na do më!
Sepse na krye të të gjitha Institucioneve janë kategoria më e ultë e shoqërisë, njerëz të padijshëm dhe të pafytyrë, thjesht hajnat e buxhetit të Kosovës, që e kanë hëngër Kosovën me 'ka krejt.

Absurditet 10. 
Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg është kundër ushtrisë së Kosovës dhe anon kah Serbia veç pse familja e tij janë të lidhur shpirtnisht me Beogradin. Jens është rritur në Beograd, e motra e tij u lind në Beograd. 
Babai i tij, Thorvald Stoltenberg ka qenë ambasador i Norvegjisë në Beograd, dhe Beogradin ka thënë se e konsideron si vendlinden e tij të dytë, prandaj Vuçiçi e ka shpall 'qytetar nderi'. 
Kanë kaluar shumë kohë duke u skijat në Kalimegdan, prandaj Thorvald Stoltenberg është i njohur për thënien e tij famose se 'njeriu duhet të mësoj të bëj ski'.

Absurditet 11. 
Të gjithë politikanët folën sot për masakrën e Reçakut por asnjëri prej tyre nuk e paditi shtetin e Serbisë përgjegjëse për këtë masakër dhe për masakrat tjera kundër shqiptarëve. 
Ndodh e kundërta, ndodh absurdi, shqiptarët janë vrarë, shqiptarët gjykohen për krime, shqiptarët gëzohen pse shqiptarët ndëshkohen.

Absurditet 12. 
Labi i ka lëshu flokët e mjekrën prej mërzisë së vizave, por sakrificë nuk është m'i lshu flokët, por m'i pre flokët. 
Për shembull, çiftja ime, që i kam flokët deri në bel
m'i pre flokët për viza do të ishte për mua sakrificë e madhe, do ta asgjësoja simbolin e bukurisë femrore për me udhëtu shqiptarët pa
viza. 
A më mirë është m'u duk bukur a me udhëtu pa
viza?! 
'Më mirë m'u duk bukur. 
...kurrë mos me pa Evropën me sy nuk i kisha pre flokët. Sakrificë do të ishte edhe me dal cullak në borë, ama jo Kallashi e këto, por naj motër nderi.

P.S. 
'Një çift i mjellmave nuk mund të jetojnë të ndarë;
të lutem mos më lë vet;
nuk e dua një dashuri të re, 
të dua ty;
të lus, ngjalle dashurinë tonë edhe një herë; 
dashurinë e mjellmës së lodhur e të këputur'.