Edhe një viktimë e indoktrinimit islam

Edhe një viktimë e indoktrinimit islam
  • 18 January 2019 - 14:37

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Murat Dernjani është dënuar nga gjykata në Prishtinë me 5 vjet burg, më 5 janar 2019, për veprimtarinë kriminale të tij në kuadër të ISIS-it në Siri.

Janë 5 vjet burg pak për krime të shumta e barbare të xhihadistitMuratDernjani, gjatë mbi tre vite luftime në Siri? 

Ishte kompetente prokuroria dhe gjykata në Kosovë ta hetonte e gjykonte MuratDernjanin, ai është shtetas gjerman (i lindur në Dinstlaken të Gjermanisë), dhe nga Gjermania ka shkuar në Siri, e nuk duhet të ketë qenë shtetas i Kosovës, as nuk duhet të ketë bërë krime në Kosovë?

Myslimanët, sidomos ata që propagandojnë rrejshëm se Islami është fe paqësore, kanë dy taktika mbrojtëse, se po angazhohen në luftë xhihadiste (luftë e shejtë islame) vetëm ata të ri që janë të varfër, që të përfitojnë materialisht, dhe ata që po keqkuptojnë urdhrat e “profetit” Mohamed. Rasti i Miuratit dëshmon se varfërija nuk është faktor, por indoktrinomi islam. Dhe, nëse ka nga ata mysliman që besojnë në ato përmasa, sa ta mundin frikën që të mund të zbatojnë porositë dhe urdhërimet kriminale të “profetit” Mohamed (të sanksionuar edhe në Kuran), si rasti i Lavdim Muhaxherit dhe i këtij bashkëluftëtari të tij, MuratDernjani, nuk mund që të tillët të paraqiten si të manipuluar, si keqkuptues të Islamit, etj., sepse kjo kategori janë imitimi më origjinal i “profetit” Mohamed.

Institucionet e drejtësisë në Kosovë, megjithatë duhet të përpiqen të jenë sa më ligjore. Rasti i Muratit lejon dyshimet, se institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë qenë kompetente për rastin e Muratit, sepse ai është shtetas gjerman dhe veprën kriminale nuk e ka bërë në Kosovë. E nëse ka qenë kompetent, si mund të gjykohet një kriminel vetëm me 5 vjet burg, edhe pse mbi tre vite ka dhunuar femra (edhe të moshës fëmijërore), ka pre koka dhe ka terrorizuar popullsinë civile, gjatë luftimeve në kuadër të ISIS-it?!

Uroj që edhe anti-islamistët të përmbahen nga urrejtja gjithëpërfshirëse ndaj të gjith myslimanëve, edhe atyre që janë rastësor, si viktima të prindërve myslimanë, të cilët gjithashtu ishin viktima rastësore të indoktrinimit me islam nga prindërit e tyre..., deri të brezi kur iu imponua Islami me dhunë nga pushtuesit turq. Edhe myslimanët terroristë janë viktimë e indoktrinimit islam! Prandaj duhet të angazhohemi, që t’i ndërgjegjësojmë se religjionet e kanë konsumuar veten e tyre, janë “mall i skaduar” tashmë, sepse është tepër primitive të vazhdosh, në shekullin 21, se Toka na qenesh e sheshtë dhe se Dielli rrotullohet rreth Toke.

Ndërsa emigrantët në Gjermani e Zvicër duhet të kuptojnë nga rasti i xhihadistitMuratDernjani, se Gjermani, Zvicra dhe shtetet tjera, nuk do të vazhdojnë t’i durojnë më imigrantët xhihadistë në shtetet e tyre, edhe nëse prindërve të tyre u kanë dhënë shtetësi, për hir të mirësjelljes se tyre dhe të tillët kanë lind në ato shtete.

Ja një nga urdhrat e Mohamedit që duhet ta kenë zbatuar xhihadistëtMuratDernjani dhe Lavdim Muhaxheri:

“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij (Mohamedin) dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, por edhe të dëbohen nga vendi. Ky dënim është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” [Kurani, 5:33 / shqipëruar nga Sherif Ahmeti].

(Kosova Sot)