Ju tregoj kush është spiuni i UDB-së, Baton Haxhiu

Ju tregoj kush është spiuni i UDB-së, Baton Haxhiu
  • 19 January 2019 - 08:15

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

I nderuari President, z.Ilir Meta, Si qytetar i Shqipërisë Etnike, vendosa t´ju drejtohem me letër të hapur në publik për shqetësimet e mia që një bandë e paguar nga serbo-rusët kërkojnë t´i bien sakicë e hanxhar prapa kurrizit Kosovës dhe ta copëtojnë edhe më shumë, kur dihet se ne jemi kombi i vetëm në këtë tokë, që me gërshërë hartash jemi prerë në pesë shtete padrejtësisht. Shpresoj se do ta merrni për bazë këtë shqetësim timin. Është e udhës dhe kulturë që të prezantohem me pak fjalë kush jam. Jam Reshat Badallaj-Zhuriani nga Zhuri, krahina e Lumës, Republika e Shqipërisë, i burgosur politikë që kërkohej dënimi prej dhjetë vjet deri me vdekje, nga shqipfolësit, argatët të Serbosllavisë që i kanë shërbyer qenit plak, Titos, Aleksandër Rankoviqit, kasapit që kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare, bile shumë sosh kanë mbajtur edhe 'trobojnicën' e tij, të varura në mure odash, të gjakësorit Slobodan Milosheviq dhe të kryetradhtarit, Rrahman Morina, që në historinë shqiptare ka hyrë si epoka e Rrahmanzinjve, sepse ishin vrarë në kohën e tij shumë shqiptarë pa pike faji, vetëm se ishin shqiptarë. Kam qenë i autorizuar me shkrim e me vulë nga oborri i brendshëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelues dhe kryetar i Shoqatës Atdhetare "GRYKA E LUMËS" me seli në Hanover, ku kemi ndihmuar luftën mbi gjysmë milioni marka të asaj kohe,11 persona të konakut tim me dyfekun krahut ishim me uniformë dhe komandë të komandantit legjendar, Adem Shaban Jasharit. Kam të botuara pesë libra dhe dy në dorëshkrim dhe në gazetë kam qindra shkrime dhe opinione... Zoti President, Sebep i kësaj letre u bë që ditë më parë keni refuzuar dekretimin e z.Gent Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme. Nuk jam i prirë të paragjykoj dhe të hap sherre me njerëzit kur nuk i njoh, sepse i di zakonet dhe nuk i kam humbur elementet e kulturës shqiptare, pra nuk kam asgjë personale kundër këtij djali të ri shtalb dhe aq më kur vijmë nga i njëjti qytet, Prizreni, kryeqyteti i botës shqiptare dhe, ç´është e vërteta, e dëgjova dhe ky djalë më la shumë përshtypje tepër i ngritur për moshën që ka, por fjala është diku tjetër. Fjalën e kam te pazaret e pista të një grupi tradhtarësh me tradita të moçme antikombëtare që nga djepi përkundës e vazhdon të jetë edhe më tej kancer i kombit tonë. Pikërisht për BATON FAZLI HAXHIUN, duke shpresuar se i keni lexuar shkrimet e mia të botuara në gazetat si e quaj unë andej Drinit, bile thënë të drejtën, jo që më ka mbetur hatri, përkundrazi, mos e bëj i Madhi Zot, por disa historianë, politikanë, me zë atje pikë për pikë i shkruajnë dhe i thonë ato që kemi shkruar ne, bile të paktën për shkak të korrektësisë ose kodeksit gazetareskë do të duhej të përmendej në qoftë se jo emri im, atëherë i gazetës "KOSOVA SOT". Vetëm që e ka lexuar kryeministri i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama, krushku i Baton Haxhiut, më ka larguar nga miqësia në "Facebook" dhe dorën në zemër jo se mua më plasi trapi. Vite të tëra kam shkruar për Baton Fazli Haxhiun dhe gjithmonë e kam lutur publikisht që të hapë procedurë penale kundër meje ose të reagojë, sepse jam i hapur në kritikë dhe nuk ka guxuar ta bëjë kurrë, sepse e ka kuptuar se kam dokumente të pakontestueshme, sepse faktet mbesin dhe e ka zgjedhur heshtjen, edhe pse, sipas burimeve të mia shumë të besueshme, i ka lexuar të gjitha dhe kanë ngritur një padi penale nga avokatet e KÖLNIT në Gjermani, por, jo në emrin e tij,por nga banda serbiane DEVOLLI dhe nuk u mbajt dhe kërkoja unë të mbahej dhe t´i tregojmë opinionit mbarë se kush janë kjo kope banditësh,hajnash dhe mafio-oligarkësh. Spiuni i Jovica Stanishiqit Prandaj kësaj radhe po ju vë në dijeni se kush është BATON FAZLI HAXHIU, që nuk e njihni Ju dhe popullata andej Drinin dhe cili është roli i tij. I nderuari z. President Ilir Meta, Baton Fazli Haxhiu është bashkëpunëtori i UDB-së serbe, spiuni i Jovica Stanishiqit, dylberi dhe qehaja i Beogradit. Baton Fazli Haxhiut i kam thënë se ka dy rrugë: të dalë në pazar si dalin burrat dhe të përgjigjet publikisht, ose t'i drejtohet gjyqësisë në shtetin e tij, në Biligrad, ose gjykatës së instaluar në Prishtinë, e mbushur me titistë dhe nuk e ka bërë kurrë. Baton Haxhiu e di se shpifja është e ndaluar me ligj. Kur them e di, sepse ka qenë i dënuar për shpifje më datën 8 dhjetor 2010, p.n.1984/07, nga neni 188, por akoma i padënuar për vjedhje të parave të kolegëve të tij gjatë luftës, akoma i padënuar për shumë vepra penale, për krim të organizuar ekonomik, i lidhur bashkë me bandën mafioze të racistëve, hajnave, krimineleve të nëntokës serbe "DEVOLLI", që këta tregtinë ilegale kundër Kosovës e kanë bërë, e bëjnë dhe janë duke bërë me Serbinë, duke dëmtuar buxhetin e shtetit me qindra milionë euro dhe kinse janë dënuar nga Doganat, për 500 mijë euro që po dihen publikisht, se vetëm një Zot i Madh e di se sa milionë për tentim ilegal natën, me kafe, kur u kapën me pelë për dore, për tentim- vrasje të miliona shqiptarëve me krunde derrash e qensh, me simptome kancerogjene, që është vërtetuar nga dy shtetet. Nuk është dënuar deri më tani, sepse banda mafio-oligarkësh e kanë bërë ZAP edhe sistemin e kalbur gjyqësor në Kosovë, pordënimin do ta marrin nga POPULLI dhe jo nga langonjtë titistë që ia kanë zënë frymën këtyre mbeturinave të instaluara në gjykata, hetuesi, prokurori, që kanë dënuar shqiptarët për nacionalizëm, separatizëm, shovinizëm, irredentizëm...". Zoti President, Do t´ju tregoj se kush është në të vërtetë kopili i UDB-së serbe Baton Fazli Haxhiu, që ka tentuar qëllimisht të vrasë shqiptarët këndej dhe andej Drinit. Baton Haxhiu është djali i argatit serb, Fazli Haxhiut, i lindur në Poklek, jeton në Prishtinë, bile në Fshatin Ndërkombëtar. Spiuni me damkë, Baton Haxhiu, për veprimtarinë antikombëtare të familjes së tij, por dihet botërisht dhe unë nuk po i përmend të gjitha kësaj radhe, sepse se si ky bishtdredhur ka ngrënë çorbën e kuzhinave të Beogradit dhe i shtavitur atje, mundohej t´ua turbullon mendjen shqiptarëve, duke i hedhur pluhur syve në ditën me diell. Ama me mua nuk ka mundur ta fusë minaren dot në thes. Ky njeri i Serbosllavisë, Baton Haxhiu, me sa mend është munduar të provokojë shqiptarët, duke thënë: "Babanë tim Fazliun, që në popull njihet si Fazli Qeli dhe Fazli Spiuni, ma kanë maltretuar serbët...". Mirë, por, për të besuar shqiptarët se vërtet është kështu, nuk jep publikisht një aktakuzë, aktgjykim, përndryshe nuk pinë ujë rrenat e këtij tyxhari, të pakripë fare. Duke ua matur pulsin shqiptarëve se a kanë dijeni, se këta familjarisht kanë qenë të lidhur me mish e me shpirt me serbianët dhe atë me ata Udbashë, që kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar. Pa merak fare populli i di të gjitha, ndonëse ky bashkëpunëtori i Jovicës, shqiptarët i konsideron thasë me kashtë! Publikisht i kam çuar fjalë këtij spiuni i UDB-së serbe, bashkëpunëtori i Jovicës, Baton Fazli Haxhiut, se akoma nuk kam përfunduar me këtë dhe me Fazli Qelin, se si e rekrutoi babanë e tij në organizatën kriminele serbe, OZNA, TAFIL ZENA dhe si i burgosën mësuesit në Gllogovc. Fazli Haxhiu, spiuni i UDB-së, burgos mësuesit pse në xhaketën e tyre mbanin shqiponjën Në vitet 1970-1971, babai i tij Fazli Haxhiu, ose Fazli Qeli si e njeh populli, është rekrutuar në Gllogovcin e asaj kohe në UDB-në famëkeqe nga Tafil Zena, kriminel i OZNA-s, që në pikë të ditës nëpër Drenicë ka shëtitur si gangster i armatosur bashkë me argatin L. H. drejtor i shkollës "Vëllazërim- Bashkim" i kanë burgosur dy mësuesit: O.R. Gashi dhe Is.Kr. bile i kanë arrestuar shqipfolësit si babai i Batoni, vetëm e vetëm përse mbanin SHQIPONJËN NË XHAKETËN E TYRE në anën e majtë. Is.Kr., mësues, u kthye sërish në mësim, ndërkaq, mësuesi tjetër O.R. Gashi kurrë më nuk u pa! Dhe kam kërkuar publikisht se ku humbi ky mësues pa shenjë pa dok, apo është gjallë, kushedi!? Po pres të deklarohet publikisht. Dhe, në qoftë se nuk e di i tregojmë ne këtij langoi,banditit të UDB-së serbe! Ne për hatër të lexuesve i kemi njoftuar pak. Mësuesi ishte nga Dobërdoli...! Kur erdhi Ansambli i këngëve dhe valleve nga Republika e Shqipërisë (1971), në Kosovë, erdhi edhe në Serbicë-Skenderaj. Një kameraman nga Shqipëria, Ilia Terepini, e këshillon njëfarë Ali Haxhiu të hiqet fotografia e kriminelit në ranglista i pesti, kriminel i tmerrshëm, që ka vrarë mijëra shqiptarë, fjalën e kam për qenin plak Josip Broz Titon, që disa shqiptarë shitur e quanin baba! Kjo u konsiderua si vepër penale dhe Ali Fazliu dënohet me burg, por me intervenimin e babait të tij, argat me tradita të moçme antishqiptare dhe spiun i tyre, Aliu nuk e mban asnjë ditë burg. Kjo është e vërtetë, dhe e di bashkëpunëtor i Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu!? Intervenoi babai i tij, te kush, shqiptarëshitur apo serbian ishte ai, si thua ti mor bashkëpunëtor i Serbisë? Ky, Baton Fazli Haxhiu, e di se njëfarë xhaxhai tij, që mban emrin Mursel Haxhiu? Ishte drejtor shkolle në atë kohë në QAMO, që mbante emrin e qenit plak të mareshalit Tito, në Gllogovc? Të thotë përse u dënua prof.mr. Ymer Elshani, me 18 vjet burg, natyrisht se edhe është përjashtuar nga puna. Ishte plotësisht në dijeni për këto të zeza antikombëtare dhe në shërbim të gjakësorëve serbo-çetnikë. Këta e futën në kurth? Fol, apo të ta them unë! Këtij bashkëpunëtori të UDB-së serbe, Baton Haxhiu, po të hedh në brazdë - Ymer Elshani, si pjesëmarrës aktiv i Demonstratave të 1 e 2 prillit dhe largoi nga muret e shkollës emrin e kriminelit Josip Broz Tito dhe vuri heroin kombëtar Gjergj Kastrioti. Dhe ishin në dijeni për këto marifete të familjes së Fazli Haxhiut, babai i Baton shushunjës, që kriminelëve serbianë i rrinte sus. A e dini se kush ndikoi për të burgosur Ymer Elshani? E di mirë ky qerrata, po nuk ia mban të rrëfehet, sepse janë të përlyer deri në fyt me krime kundër shqiptarëve...!!! Të gjitha do të zbardhen në faqet e historisë kriminele që nga gjyshi i Batonit e deri te sot. Pa merak fare! Ymer Elshani është i masakruar me tërë familjen në Poklek të Gllogovcit, më 19 prill 1999... Zoti President, Edhe ca fjalë për familjen e këtij dhe do të vazhdojmë me, Baton Haxhiun. Familja e Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës (ju tregova më lart se ku është i lindur ky bashkëpunëtor i UDB-së). Trungu i kësaj familjeje, shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij kishte lidhje të ngushtë me Krajlin serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqin, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Aleksandër Rankoviqi, që njihej LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Kjo familje antishqiptare dhe me damkë të zezë spiunazhi për interesa serbe u kishte rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë dhe kishte dëgjuar edhe frymëmarrjen e shqiptarëve për t'i burgosur dhe vrarë prapa kurrizit dhe më pas për t'i humbur në natën pa hënë, pa shenjë e pa dok dhe të gjithë ata shqiptarë të kësaj ane që me kohë e kishin nisur vallen e lirisë, argatët serbianë të kësaj familjeje i kishin maltretuar pamëshirshëm. Këta qen serbianë kishin kafshuar hajnisht dhe kishin sharë e poshtëruar shqiptarët në degë e në rrënjë...Edhe diçka: Pyeti të parët e tu, i kam thënë a kanë gisht në vrasjen e Shaban Palluzhës...?Ka heshtur! Vetëm pyet njëherë dhe në qoftë se nuk është e vërtetë thuaje publikisht që është shpifje. Prapë nuk guxoi! Ama pyet burra të kombit tim, e jo burra të kombit tënd serbo-çetnikë!? Kush ishte dhe çka ishte UDB-ja? "Uprava Drzavne Bezbednosti" (përkthim: Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) akronim UDB, shërbim i sigurimit shtetëror jugosllav dhe paralelisht ishte polici sekrete. UDB-ja u themelua në vitin 1946 dhe veproi pandërprerë deri në vitin 1990. Kjo organizatë terroriste kishte për qëllim likuidimin e kundërshtarëve politikë, burgosjen, maltretimet në mënyrat mesjetare. Urdhri për vrasjen dhe humbjen pa gjurmë merrej personalisht nga shefi i saj, Josip Broz Tito, që mjerisht shumë shqiptarë-shitur e mbanin fotografinë e këtij satrapi në murin e odave, për ta parë mysafirët dhe disa herë kam shkruar në gazetën lidere në rajon, "KOSOVA SOT", se ky soj shqipfolës edhe gratë e shtratit ia kanë dhënë qenit plak Titos dhe e kanë ndier veten të privilegjuar, po deshët mos e besoni, por pyetni vetë këta sojzezë! Partizani i Titos, Dalibor Jakaz, në vitin 1943, ishte ushtruar në Moskë. Më lart shkruam se UDB-ja ishte themeluar në vitin 1946, nga ndarja e OZNA-s në shërbim civil dhe ushtarak. UDB-ja doli si pjesë e policisë dhe KOS-it, Shërbimi i Kundërzbulimit që vepronte në armatën jugosllave. Shefi i UDB-së deri në vitin 1966 ishte Aleksandër Rankoviq- Leka, përndryshe kasap i shqiptarëve. Ky qen serbian ishte betuar se në Kosovë nuk do ta lërë gjallë asnjë plisbardhë, dhe se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat e tyre. Ky kasap në Kongresin e Brioneve jep dorëheqjen, jo për shkakun se bëri KASAPHANE në Kosovë, por pse rrezikohej pushteti i Titos, kriminel i tmerrshëm, që të vriste dhe fshihte dorën e përgjakur. Mirëpo, propaganda e sahanlëpirësve shqipfolës, ishte që Tito e ndërroi Rankoviqin për dhunën kundër shqiptarëve. Këto ishin pallavra të spiunëve dhe tradhtarëve shqiptarë-shitur. Në kuadër të këtyre bandave terroriste serbo-çetnike bënin pjesë nëntë divizione. Divizioni i dytë merrej me "emigracionin armiqësor". Ishin zagarët dhe langonjtë më të besueshëm të Serbisë gjakatare. Gjakësorët antishqiptarë përdornin mjetet më primitive mesjetare deri në sëpatë e hanxhar. Në këtë bandë terroriste serbe bënin pjesë babë e bir, Fazli e Baton Haxhiu, kancer të kombit shqiptar... Në gazetën lidere në Kosovë, "KOSOVA SOT", në qershor 2015, i pari kam thënë publikisht se duhet burgosur spiuni i UDB-së dhe hajni i krimeve të nëntokës serbe, Baton Haxhiu. Ky është kancer i kombit që sa më parë duhet hequr nga këto troje. Dita nuk është larg. Ky langua vetë do ta kapë strajcën e krahut dhe do të ikë, ama nuk mund të marrë në shpinë pasurinë që e fitoi pa djersën e ballit, por me para të pista serbiane. Nuk u burgos deri tani se prapa shpinës ka bandën shtetërore të Kosovës, që janë të lidhura ngushtë me kanalet e nëntokës serbiane. Po ashtu kam shkruar në këtë gazetë se Serbia kur e sheh situatën për të turbulluar Kosovën, ajo shtrigë e ndërsen BATON HAXHIUN,VETON SURROIN, ENVER ROBELLIN, HALIL TOPUZIN-MATOSHIN dhe ndonjë aty rrotull. Kësaj radhe ky këlysh serbi filloi të lehë për disa emra në lista për Gjykatën Speciale. Baton Haxhiu mundohet të fshehë këmbët e gjarprit, sepse ai mund të jetë dëshmitar i mbrojtur, për krimet që ka bërë kundër shqiptarëve që nga koha e gjyshit të tij deri sot, kundër UÇK-së, që u takua me kriminelin, nipin e Drazh Mihajlit, Jovica Stanishiqin, në hotelin e Brezovicës, në kohën kur rrugëve dhe fushave të Kosovës shkonte gjaku lumë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dënon me vdekje. Vendimi merret në Likoc të Drenicës dhe pikërisht nga Hashim Thaçi, mirëpo, udbashi Baton Haxhiu, Hashimit të Brojës ia zë bishtin me derë, sepse gjyshërit e tij ishin bashkëspiunë të OZNA-s dhe se e premtoi që përmes krushkut të tij Aleksandër Vuçiqit që ta shpëtojë nga Gjykata Speciale, këtë dallevere e kishin bërë bashkë me Edvin Kristaq Ramën. Pra, ju Zoti President ia keni prerë udhën e tradhtisë të kësaj kopeje tradhtaresh...

(Kosova Sot)