Putini dhe fati i dollarit

Putini dhe fati i dollarit
  • 19 January 2019 - 08:19

Shkruan: Steven E. Halliwell 

P aul Manafort, gjatë menaxhimit të fushatës zgjedhore të vitit 2016 të Donald Trumpit, akuzohet për kalimin e të dhënave private të anketimit për partnerin e tij të biznesit në Rusi, një njeri me lidhje të dyshuara me inteligjencën ruse. Ky informacion i ri, i zbuluar në një paraqitje të gjykatës, ka gjasa të ushqejë rastin në Kongres për sanksione të shtuara kundër Rusisë. Po aq me rëndësi, do të ndihen pasojat në Moskë, ku zemërimi dhe zhgënjimi për ndikimin e sanksioneve të SHBA-së dhe për pasojë udhëheqjen e Vladimir Putinit po rritet. Fokusi i Putinit, përballë sanksioneve, ka qenë rritja e retorikës nacionaliste dhe kundërshtimi i fuqisë amerikane. Një element i politikës së tij kundërthënëse është minimizimi ose eliminimi i përdorimit të dollarit, një pjesë e reduktimit të asaj që ai e sheh si varësi nga institucionet financiare amerikane. Por, kjo është një politikë e rrezikshme për kompanitë ruse që veprojnë në nivel ndërkombëtar, duke pasur parasysh se gjerësisht dollari është përdorur për të zgjidhur gjithçka, nga shitjet e naftës dhe gazit e deri te kontratat kryesore tregtare. Në vend që të ndihmojnë kompanitë ruse, politikat e Putinit janë aq të këqija për biznesin sa që disa kompani me peshë të rëndë në botën financiare ruse kanë filluar të ndërmarrin hapin e rrallë të shqyrtimit publik të rreziqeve të qasjes së tij. Rusia është shumë më e korruptuar sesa që mund të pritet Një nga zërat më të respektuar në financat ruse, Oleg Vyugin, në vjeshtë paralajmëroi Putinin për "de-dollarizimin", duke cituar rritjen e kostove të transaksionit që do të impononte një veprim i tillë ndaj bizneseve ruse të përfshira në tregtinë e dollarit. Vyugin, një arkitekt i tregjeve të letrave me vlerë të Rusisë dhe kryetar i një banke të madhe private, bën një argument pragmatik - nëse shumica e kompanive botërore përdorin dollarë në kontratat tregtare me shkrim, kompanitë ruse do të duhet të shtojnë një transaksion shtesë të këmbimit valutor për të përfunduar një shitje nëse dollarët do të jenë të ndaluar nga Kremlini. Kjo është e shtrenjtë dhe merr kohë, dhe do t'iu kushtojë kompanive ruse të biznesit. Rasti i njëjtë u ngrit kohët e fundit në mënyrë dramatike nga një zë tjetër rus autoritar. Sergei Dubinin, ish-kryetar i Bankës Qendrore dhe anëtar i bordit të Bankës VTB, tha se perspektiva e sanksioneve shtesë të SHBA-së është "shkatërrimi i klimës së biznesit" në Rusi. Ky nuk është mesazhi që Putini dëshiron të dëgjojë. Administrata e tij ka minimizuar ndikimin e sanksioneve dhe madje ka argumentuar se ka përfitime për kompanitë ruse nga sfera e tyre gjithnjë e më e izoluar e veprimtarisë. Sergei Guriev, krye ekonomisti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me qendër në Londër, shtoi më shumë vaj në zjarr, kur i tha gazetës kryesore të Rusisë, "Vedomosti", se "Rusia është shumë më e korruptuar sesa që mund të pritet, duke pasur parasysh nivelin e saj të zhvillimit dhe madje edhe më shumë në nivelin e arsimit". Shprehja e kundërshtimit ndaj politikave qeveritare në Rusi nuk është e lehtë. Shteti kontrollon të gjitha rrjetet televizive dhe po rrit kontrollin e saj mbi mediet sociale. Dhe, falë një ligji të vitit 2015 që ndalon pronësinë e huaj prej më shumë se 20 për qind të mediave të shkruara, gazetat ruse i janë kthyer autocensurës. Për shembull, RBC, një botim i biznesit rus, përshkroi të dhënat e Manafortit si "sondazhe sociologjike" dhe fshehu zbulimet e Manafort në një artikull rreth ukrainasve që morën pjesë në inaugurimin e Trumpit. Një gazetë pro Kremlinit nën titullin "A bashkëpunoi Manafort me burimet e inteligjencës ruse" i përshkroi të dhënat si "sondazhet e opinionit shoqëror të kryera nga Partia Republikane". Pa e ditur kontekstin se si Rusia përdori një fushatë të orientuar të medieve sociale të dezinformimit gjatë fushatës presidenciale amerikane, "sondazhet e opinionit" duken beninje dhe të parëndësishme. Mediet e kontrolluara shtetërore dedikuar audiencës perëndimore - 'Russia Today', 'Sputnik' - janë më të pacipa. Një gabim i raportimit fillestar i "New York Times" për atë që thuhej se kishte marrë informacione nga Manafort, i korrigjuar menjëherë, u bë fokusi i tregimit. Dy oligarkë ukrainas, jo i besueshmi i Putinit Oleg Deripaska, i kishin marrë të dhënat përmes partnerit të biznesit të Manafortit, Konstantin Kilimnik. Të dy mediet ruse nuk arritën të theksonin se ukrainasit e përfshirë janë të lidhur ngushtë me Rusinë, duke e bërë kështu këtë ngjarje një shembull tjetër të Russofobisë. Ekonomia e mbyllur ruse "Vedomosti" iu ka dhënë një platformë Vyugin-it, Dubinin-it dhe Guriev-it për të ngritur paralajmërime në Kremlin. E themeluar si një ndërmarrje e përbashkët nga 'Wall Street Journal' dhe 'Financial Times', ajo u bë me pronësi ruse, pas ndalimit të pronësisë shumicës të huaj, në vitin 2015. Pronari i saj, Demyan Kudryavtsev, arriti pjekurinë në periudhën e kolapsit sovjetik dhe ngjashëm me Zelig-un, u shfaq në role të panumërta: një bashkëpunëtor i ngushtë i oligarkut Boris Berezovski; një aktivist në Revolucionin Portokalli të Ukrainës; një sipërmarrës në internet; dhe menaxher i përgjithshëm i një gazete tjetër të madhe ruse. Një shkëmbim i kohëve të fundit me avokatët amerikanë të përmendur nga Dubinin në artikullin Vedomosti thekson shkallën e rrezikut politik të Putinit. Dubinin pyeti se çfarë do të ndodhte me depozitat në dollarë amerikanë, në pronësi nga rusët e zakonshëm, nëse bankave të SHBA-së do t'iu ndaloheshin transaksionet me bankat ruse. Si një bankier qendror, ai e kupton se të gjitha llogaritë bankare të dollarit në Rusi do të ngriheshin nga një veprim i tillë. Avokatët, tha ai, tregojnë se ka dy shkolla të mendimit të SHBA-së. Një kamp beson se sanksionet më të ashpra do të rrisin presionin ndaj qeverisë ruse; të tjerët duan ta kursejnë popullsinë e përgjithshme. Vendimi i cili do të mbizotërojë, beson Dubinin, do të jetë "politik". Toni i politikës nuk është në anën e Putinit për momentin. Ndërsa bashkëpunimi mes Manafortit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të Trump vazhdon të rritet, sanksionet kanë gjasa të shtrëngohen, duke rrezikuar më tej kompanitë ruse. Del se Trump, si rezultat, nuk mund të jetë aq i dobishëm, sa mund të kishte shpresuar Putin. Në vend që të njihte aneksimin e Krimesë të Rusisë, Kongresi detyroi presidentin e SHBA-së të rriste sanksionet. Megjithëse zgjedhja e tij u përshëndet me shampanjë në parlamentin rus, një komentator rus kohët e fundit i referohej Trump-it si një "shkëmb që varet rreth qafës së Rusisë". Mundësia e zbulimeve të mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet inteligjencës ruse dhe bashkëpunëtorëve të Trumpit paraqet ogur të keq për çdo lehtësim të sanksioneve nga Uashingtoni. Pyetja tani është se si do të përgjigjet Putini. A do të vazhdojë t'iu thotë miqve të tij oligarkë që të mbështeten te një tërheqje në izolimin financiar? Apo do ta kuptojë se mbijetesa e tij politike varet nga pranimi i realitetit që Rusia është pjesë e tregjeve financiare globale? Dubinin, nga ana e tij, thotë se ai ka mbyllur llogarinë e tij në dollarë. Ai gjithashtu paralajmëron se një "ekonomi e mbyllur" e stilit sovjetik do të rezultojë me "ngecje teknologjike dhe radhë të pritjes për ushqim". Kjo nuk është një perspektivë që ka të ngjarë të ngrohë zemrën e një rusi mesatar ndaj udhëheqësit të gjithëfuqishëm

(Kosova Sot)