Pse nuk reagon Han për vartësinë totale të Serbisë ndaj Rusisë?

Pse nuk reagon Han për vartësinë totale të Serbisë ndaj Rusisë?
  • 20 January 2019 - 08:15

Shkruan: Muhamet Kelmendi

A nuk u vërejt kjo në Beograd nga krimineli Vuçiq kundruall babës Putin. Ku je BE? Ku je Morgherini? Në gjumë...! Pse nuk tregoni se keni frikë nga Moska dhe se për atë shkak e keni bërë të përkëdhelurën e Evropës shtetin më kriminal në Ballkan, Serbinë fashiste. Ju në Bruksel e keni hapur rrugën për Serbinë. Ia keni hequr vizat dhe e keni bërë kandidat të BE-së. Pritet edhe ta anëtarësoni në BE. Por, një gjë duhet ta dini: Kurrë, e përsëris, kurrë shtetin kriminal serb nuk do ta ndani nga Rusia. Për ata që mendojnë ndryshe, flasin mbi 26 marrëveshje që u nënshkruan nga krimineli Vuçiq dhe neofashisti Putin. Me ato marrëveshje kemi vartësi totale të Serbisë nga Rusia. Varshmëria është në fushën ekonomike, teknologjike, informative, ushtarake, telekomunikative dhe në shumë fusha të tjera, si në fushën kimike dhe bërthamore. A nuk është kjo veprimtari me dhjetëra herë më e rëndë se taksa 100% e Kosovës ndaj Serbisë.

Çka ka Kosova tjetër në dorë përveç taksës?

Kundër kësaj nuk latë gurë pa lëvizur, ndërsa mbi marrëveshjet dhe nënshtrimin e shtetit serb ndaj Rusisë as që folët. Po heshtni sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo është drejtësi! Çka ka Kosova tjetër në dorë përveç taksës. Ju zotërinj të BE-së! Është koha të tregoni ku gjendeni. BE-ja nuk ruhet me politikën e nënshtrimit dhe të anëtarësimit të shteteve neofashiste dhe kriminale. BE-ja ka të ardhme me barazi dhe drejtësi, duke i dënuar kriminelët, që ju kurrë nuk e bëtë ndaj shtetit serb. Sa dhunë dhe terror, vrasje dhe përdhunime janë bërë ndaj shqiptarëve dhe kush u përgjigj nga Serbia. Vetë kriminelet Vuçiq dhe Daçiq janë bashkëpjesëmarrësit më të mëdhenj të kryekriminelit Milosheviq në dhunën gjenocidale të kryer në vitin 1998 dhe 1999 e më herët ndaj shqiptarëve. Këtë kurrë nuk mund ta harrojnë familjet dhe njerëzit e dhunuar dhe të afërmit e atyre që u mbytën. Ju z.Hahn dhe ju zonja Mogherini keni përgjegjësi, sepse e dini ku dërgon kjo politikë dhe nuk reagoni. Jeni të qartë në rrezikshmëri. Ju duhet të ndëshkoni politikën e Beogradit dhe të kërkoni anulimin e marrëveshjeve nënshtruese të Serbisë ndaj Rusisë. Mos e doni një shtet spiun të Rusisë në BE? Nëse po, ja ku e keni. Është Serbia dhe ashtu do të mbetet. Ne shqiptarët e dimë këtë.

Kurrë nuk do të nënshtrohen shqiptarët

Na ka mësuar historia se çfarë armiqsh janë këta kriminelë serbë të Serbisë! E dimë se sa ndihmë ka dhënë Rusia për shtetin serb. Gjithashtu e dimë se si u serbizuan trojet shqiptare nga Nishi e deri në Kosovë. Nuk do të harrohet kurrë ai gjak. Nuk do të harrohen kurrë britmat e fëmijëve dhe rënkimet e nënave të mbytura me bajoneta. Apo ndoshta mendohet se djegiet dhe vrasjet masovike në vitin 1998 dhe 1999 janë të tejkaluara. Ju të BE-së në Bruksel mund ta përdhelni edhe më tej Serbinë. Dhe, neve na vjen shumë rëndë. Por, Kosova nuk mund të iu ndalë. Ne jemi të vegjël, pa një ushtri të fortë dhe ekonomi të zhvilluar. Por, ne shqiptarët e kemi të drejtën në anën tonë dhe ne nuk ka kush që na ndalë nga rruga e lirisë. Do të vuajmë shumë, shumë do të vuajmë, por nuk do të nënshtrohet kurrë kombi shqiptar. Këtu jemi të sigurt. E dimë se jeni duke e shantazhuar kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Mund ta detyroni të suspendojë taksën. E çka nuk mundeni. E dimë se keni mjete dhe forcë për atë, por vullnetin e kombit tonë për liri dhe pavarësi, për barazi me popujt tjerë, kurrë nuk do ta nënshtroni. Mundeni shumë për të bërë. E dimë. Por jo kurrë nuk do të na detyroni të shkatërrojmë Republikën tonë. Kundër kësaj nuk ka rrugë.

(Kosova Sot)