Si futet Baton Haxhiu në Beograd, kur nuk guxonte t´i shkelte këmba asnjë shqiptari tjetër?

Si futet Baton Haxhiu në Beograd, kur nuk guxonte t´i shkelte këmba asnjë shqiptari tjetër?
  • 21 January 2019 - 08:31

Shkruan: Reshat Badallaj

Zoti President,

Kur plasën demonstratat në Beograd kundër regjimit të kasapit Slobodan Milosheviqit dhe bëhej hallakamë deri kur e dogjën Kuvendin e Beogradit, Baton Fazli Haxhiu, spiuni i UDB-së serbiane, futet me fodullëk pa asnjë ferrë në këmbë në Beograd. Këtij bashkëpunëtori të UDB-së nuk jam i sigurt se a i shtroi qilim të kuq të bërë nga veku i serbëve të Krajlevës dhe a i dhanë bukë e kripë në tepsi prej bakri të Timokut e të Zajeçarit, të Sveti Savës, si e kanë zakon serbianët! Duhet të tregojë si shkoi, kush e priti, ku bëri konak? Duhet të tregojë publikisht se ka bërë rrugë të gjatë deri te miqtë e tij të UDB-së dhe është shumë me rëndësi se nuk besoj se do të përmbyset Serbosllavia... Ky bashkëpunëtor i UDB-së dhomat e shërbimeve sekrete i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij në Prishtinë. Përpos lidhjeve të hershme familjare me drazhistët, marrëveshjet me UDB-në më duket se i ka ndihmuar jugosllavi dhe ishshefi i tij Veton Surroi, i kurseve të "huaja" të UDB-së në Zemun që do t'ju rrëfej, për këtë këlysh jugosllav, që nga dita kur është krijuar Serbosllavia, babë e babagjysh... Si ka mundësi të gjendet në Prekaz, Rahovec, Reçak, Baton Fazli Haxhiu, para se të bëhen masakrat...? Ky bashkëpunëtor i UDB-së serbiane le vend edhe për një dyshim tjetër shumë të rëndësishëm, lidhjet me kasapët e Beogradit, se si ka mundësi që ky të gjendej në Prekaz, para masakrës që e sulmuan kullën e Jasharëve nga toka dhe nga ajri, kasaphana në Rahovec, në Reçakun heroik që prenë "probatimat" e Baton Haxhiut; gra, burra, të sëmurë, fëmijë, bebe dhe gjithçka të gjallë. Pastaj si ka mundësi që ky njeri, Baton Fazli Haxhiu, të shëtiste nëpër istikame dhe Shtabe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bile edhe takohej me komandantët e tyre... Unë personalisht do të kërkoja sqarim nga ta, por ç´e do kur komandantët e ushtrisë së lavdishme, ata që e deshën atdheun hakikat, kanë vdekur në beteja dhe janë shpallur heronj të kombit, tani kanë mbetur disa "komandantë" banditë, hajna, kusarë, kurvarë, kanë mbetur disa komandantë që shkelën me dy këmbë betimin dhe gjakun e Dëshmorëve, duke vjedhur Kosovën deri në palcë e familjet e Dëshmorëve vdesin për bukë e kripë, ndërkaq kurvave të tyre u blejnë celularë 800-1000 euro, çanta dore mbi 8 e 200 euro, se të mos flasim për pasurinë e vjedhur për dhjetë-njëzet breza.

Të pyetet ky njeri se si e shpalli veten të "vrarë"?

Si mund të bisedohet me këta që u pasuruan si sheikët e Dubait që deri dje nuk kishin as brekë për të veshur, kishin vetëm një kalë e një lopë asht e lëkurë, si mund të bisedohet me këta që kanë uzurpuar pronat shoqërore duke ndërtuar shtëpi dhe i lanë 45 ishushtarë të UÇK-së për t'u vetëvrarë, si mund të bisedohet me këta langonj që u bashkuan me ishjugosllavët (LDK), për interesa karrieriste, personale në dëm të kombit, u bashkuan me kopilin e Titos dhe langoin e Rrahmanzinjve, pa dyshim hajnin e Diasporës, Isa Mustafën, si mund të bisedohet me këta kopilë dhe langonj kur i ndjell Baton Haxhiu, spiuni i pushkagjinjve, nipave të Car Lazarit. Im atë thoshte, ndjesë pastë, se këta kopilë udhën me ta pre nuk të shkon mbarë! I vraftë gjaku i të gjitha familjeve të Dëshmorëve të kombit dhe hairin mos ia pafshin...!. Të pyetet ky njeri se si e shpalli veten të "vrarë" bile në luftë dhe doli i "ringjallur" si Jezu Krishti, si nuse në Maqedoni!? Takimet e spiunit të UDB-së serbe, Baton Haxhiu, me kriminelet gjakësorë serbianë u bëheshin fshehurazi. Mirëpo, për këtë krim antishqiptar ai të hetohet nga populli. Për t´i fshehur gjurmët e krimit, kështu mundohej kopili i Serbisë, Baton HAXHIU, fillon muhabetin ky bishtdredhur kinse UDB-ja dhe sidomos kryeudbashi më i tmerrshëm serbo-çetnik Jovica Stanishiqi, kinse ky të jetë si "mësit", për një takim konfidencial me Mahmut Bakallin! Çudi shkuar çudirave! Takimi i Baton Haxhiut me Jovica Stanishiqin, kryeudbashin dhe kriminelin serbian gjatë kohës së luftës, kur Kosova digjej flakë nga makineria vrastare serboçetnike, kur vriteshin shqiptarët, burra, gra, fëmijë dhe kombi erdhi në tehun e thikës, të jetë a të mos jetë, Baton HAXHIU, bashkëpunëtori besnik i UDB-së, në hotelin e BREZOVICËS, kurrë nuk takohej me udbashë dhe kriminelë të rëndomtë, por takohej fshehurazi, takohet me kryespiunin e Serbisë, Jovica Stanishiqin. Jovica vepronte sipas planit: "Kur lulëzojnë kungujt", "Patkoi", "Toka e djegur", për shfarosjen e shqiptarëve, duke i vrarë me mauzerë, nga pushkagjinjtë çetnikë, duke i prerë me sakicë e hanxhar nga gjaku i Drazh Mihajlit, Batoni me Jovicën ngrenë dolli me "Slivovicë". Të dy këta spiunë, koqe kandari i përkasin kopesë së tredhur të gjakut të vojvodëve dhe zhupanëve. Vetëm ZOTI I MADH e di se çfarë plane janë bërë kundër shqiptarëve, ku e ku me sulmuar dhe djegur Kosovën, kush e kush ka për të vrarë. Kushedi se çfarë plane ogurzeza i janë bërë kundër kombit tonë në përgjithësi. Natyrisht se nuk pranon ky këlyshi bishtdredhur, Baton Fazli Haxhiu.

Kurrë nuk ka dhënë deklaratë në hetuesi dhe prokurori

Ky person u bën dredha pyetjeve nëpër gazeta, por kurrë nuk ka dhënë deklaratë në hetuesi dhe prokurori, por nuk po flas për titistët, sepse këta për të qenë i pari i katundit janë diferencuar nga demonstratat e vitit 1981 dhe kanë bredhur fshat në fshat kundër shqiptarëve dhe përqeshnin Shqipërinë. Kam shkruar se nuk ka në këtë tokë, në këtë glob se këta të pafytyrë titistë, sa të paturp janë tani përmendin Kosovën, bile edhe Pavarësinë, bile edhe Shqipërinë, duke menduar se populli nuk i di se çka kanë thënë, duke e ngritur në kupën e qiellit Serbinë fashiste. Sa të pafytyrë ishin, edhe nderin e familjes e jepnin për Titon.

I nderuari zoti President, Ilir Meta,

Po ju rrëfej se si kam zbardhur spiunllëqet e tij dhe çfarë pyetje publike i kam bërë këtij spiuni, Baton Fazli Haxhiut. MUP-i në kohën e luftës, pa gjemb në këmbë, Baton Haxhiun e futi në Maqedoni të "ringjallur". Ata shqiptarë që nuk e kuptojnë se çka është fjala MUP, do të mundohem t'ua përkthej këtë sinkronim. Ministarstvo Unutrasnjih PosloveMinistria e Punëve të Brendshme. Këta dy spiunë së pari e bëjnë planin tinëzar që Batoni të mos i bjerë në sy popullit, marrin telefonin me dorën e vet dhe thërrasin TANJUG-un, për të shpallur të vrarë bashkëpunëtorin e UDB-së, Batonin! Dhe, MUP-i e merr këtë bashkëpunëtor dhe e fusin në Maqedoni. Dhe, Baton zeza ecën me fodullëk si gjeldeti kinse është vënë në rrezik jeta e tij, duke mos ditur se ky kishte ngrënë mish qengji e derri dhe duke bërë gosti me def e violinë me Stanishiqin dhe pushkagjinjtë e tjerë që bënë hatanë në Kosovën martire. Jemi duke punuar aktivisht që koha të zverdhë faqet e historisë, për të dhënë "xhevap" për shpjegim për shumë jetë njerëzish në Kosovë.

Ka filluar t'i rrjedhë çatia dhe mu për këtë është kapur në siklet, se nuk mund t'i shpëtojë damkës së zezë të historisë për krimet në Kosovë. Karafili i Serbisë, Baton Haxhiu mendon se populli ka harruar se sa janë gjakosur trupi i shqiptarëve dhe ky ka kërkuar vrimat për të lëpirë gjakun. Ti Baton Haxhiu i ke ngjarë babait safi, more qylaja i Banates... Sa e sa shqiptarë kanë humbur pa shenjë e nishan nga ju spiunët e Titos, sa e sa shqiptarë nuk kanë varr për të qarë e për të vajtuar nga tragjedia e asaj zeznaje serbo-çetnike... Ne tani do t'i shtrojmë ca pyetje publike, të thjeshta për lexuesit: Përse UDB-ja famëkeqe të kërkoi ty? Përse nuk të kërkoi ndonjë politikan, por kryeudbashi më i tmerrshëm serbian, kur tashmë po vritej, pritej, digjej Kosova? Pse u takuat jashtë, si në Brezovicë, dhe kush ishte aty me ty? Me çka shkuat deri atje dhe kush e propozoi vendin? A ishte Mahmut Bakalli apo nuk ishte? Kush ishte në dijeni për këtë takim nga shqiptarët? A i raportove UDB-së serbe për Prekazin, Rahovecin, Reçakun, sepse pas vizitës tënde u bë kasaphana? A more dhe çka more bakshish nga kriminelët e Drazh Mihajlit? Kush të telefonoi dhe kur u takuat me serbianët dhe përse u veshe tebdil që të mos njohin shqiptarët? Kujt ia përcolle mesazhin kërcënues "Toka e djegur"? Sa zgjati ai takim aty dhe për çka u interesuan ata pushkagjinjtë e Drazh Mihajlit? Përse nuk të gjeti gjë dhe u ktheve si nuse, apo kishin frikë nga ti? Si e shpalle veten të vdekur, bile të vrarë në Drenicë, kur ti bashkë me kriminelët pije "Slivovicë" e haje mish derri për masakrat në Kosovë? Si të futi MUP-i serbian si nuse në Maqedoni dhe si u ringjalle? Kush e hodhi idenë se t´i me dorën tende ta telefonosh me telefonin e kuq, të cingërosh në "TANJUG" (Tajna Agencija Nova Jugosllavija), për të shpallur veten të vrarë në Drenicë, në zonën e luftës...? Përse u lidhe me Devollët, kur dihej botërisht që kjo bandë hajdutësh janë të lidhur me gjakësorët serbianë? Përse nuk ike si shqiptarët, por rrije me lezet në hotelin "Grand" me Veton Surroin, një gazetare greke dhe kush ishte tjetër aty.

Fol! E shumë e shumë pyetje të tjera që do të përgjigjesh një nga një. Bashkëpunëtori serb, Batoni, tani mbahet dhe ushqehet nga bashkëpunëtorët e vëllezërve Kariq, vëllezërit Devolli. Shpeshherë kemi shkruar për spiunët e familjes Haxhiu me tradita të moçme antishqiptare dhe se kanë bërë hatanë në kombin tonë. Prandaj, duhet ndaluar rreptësisht hyrja andej Drinit,sepse, ky dabiç punon për interesa serbo-ruse, ky leh si qeni pas hënës, ky vrapon pas hajnisë si zagarët pas kockave, ky për interesa të tij personale jo vetëm që jep Kosovën, por tërë kombin në përgjithësi, ky është murtaja dhe kolera e zezë antikombëtare, ky bashkë me UDB-në-BIA-an serbe i kanë shpërndarë spiunët serbë si vaji në lakra jo vetëm në Kosovë, por në te gjitha trojet shqiptare andej ku flitet gjuha e arbrit dhe ky rrjetë spiunazhi vepron tamam si rrjeti i merimangës... Prandaj, vendosa t´ju përgëzoj që keni ndërprerë rrugën e tradhtisë të këtyre BESAPRERËVE TË KËSAJ KOPEJE TRADHTARËSH TË DALA NGA HIRI I ZEZËNAJËS TË BILIGRADIT DHE MOSKËS. Dora e mallkimit dhe e Zotit do t´i ndjekë.

(Kosova Sot)