Ç´kërkon prorusi Behgjet Pacolli në qeveri me një deputet...!?

Ç´kërkon prorusi Behgjet Pacolli në qeveri me një deputet...!?
  • 16 February 2019 - 07:43

Shkruan: Reshat Badallaj

Kjo bandë e vogël e prorusit dhe proserbit erdhi koha të tregojë se mbeti si qyqja në lis me një deputet dhe atë me një kushëri të tij, por akoma me katër ministri, te kush tjetër veç se te Ramush i Gjoko Haradinajt, e ngarkuar me një grup, më të madhin, nga 510 milionë metra katrorë, që ka globi me ujë e me tokë

Çudirat e botës që ndodhin në Kosovë, nuk ndodhin në asnjë vend të rruzullit tokësor. Një bandë jo më e madhe se lagjja Badallaj doli në fund të pusit në zgjedhje me anëtarë që mund të mbushë një traktor, hyri në pazar me bandat tjera sa për ta kapur pushtetin, sepse nuk i kishin numrat.

Bandat më të rrezikshme në Ballkan që e kanë në gjak, pushtetin, hajninë, dallaveret dhe mashtrimet dihet botërisht se këtë parti proruse dhe proserbe, që nuk ja di as emrin, por e di që në krye të saj është një prorus dhe një proserb i dëshmuar, gjysmanalfabet dhe një xhambaz që e ka emrin Behgjet Pacolli.

Ai i kishte të lidhur ushkurët kah Rusia cariste dhe Beligradi, bile i takuar dhe shtrëngim duarsh shpeshherë ka bërë edhe me pijanecin e Kremlinit Borisav Jelcinin dhe kasapin e Ballkanit, gjakësorin që neve shqiptarëve na dogji të gjallë, na vodhi, na vrau dhe na i humbi trupat pa shenj e pa dok, na dhunoi me mijëra femra, na plaçkiti, Sllobodan Millosheviqin që me zinxhir të tankeve shkeli fëmijë dhe zotëronte makinerinë më moderne të luftës kundër shqiptarëve jo vetëm që merret n´grykë, po ky derri plak i thotë mikut të tij, Sllobos kështu, bile origjinal: "KOSOVO NE MOZE BEZ SRBIJE".  

Klanet mafioze punojnë kundër interesave të shtetit

Po a e dini ju se unë kurrë nuk ia kam zënë për të madhe, sepse ky matrapaz as nuk di kah shkon e as nuk di ka vjen,ç´haberi kishte ky në politikë? Dhe, merreni me mend se çka ndodh në Kosovë? Kryebanditët e bandave politike, hej, akoma po dëgjoj disa naiv që po i thonë parti këtyre bandave politike me hajna po i thonë parti. Ruana Zot! Nejse, e marrin këtë traktor me dilenxhi e fusin në Qeveri dhe i japin hise.- Po, po,hise, bile çfarë hise? Katër ministri dhe xhambazin e bëjnë Ministër të punëve të jashtme.

O i Madhi Zot, na largo nga këta shkoflarg dhe nga këta të paudhë që kanë formuar banda, klane mafioze kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të saj dhe janë bërë me hajni dhe pazare të pista supermilionerë. Kjo bandë e vogël e prorusit dhe proserbit erdhi koha të tregojë se mbeti si qyqja në lis me një deputet dhe atë me një kushëri të tij, por akoma me katër ministri te kush tjetër veç se të Ramush i Gjoko Haradinajt, e ngarkuar me një grup më të madhin nga 510 milionë metra katrorë që ka globi me ujë e me tokë. 

Pse nuk shkarkohet Pacolli?

Dhe, do bëja një pyetje të thjeshtë, por logjike: Ç´mendoni ju a ka kuptim që banda e këtij prorusi apo proserbi, që nuk ia di emrin kësaj bande, pos Behgjet Pacollit, sepse këtë e mbaj mend se kur i tha probatimit të tij, midis Beligradit:"KOSOVO NE MOZE BEZ SRBIJE","BOZE,BOZE-MOZE, MOZE PACOLLI BEHGJET...!".

A ka ardhur koha që ky Behgjet zeza t´i mbledhë çaklat dhe t´ia mbathë dhe t´i kthehet zanatit të tij, të vjetër andej kah Karpatet!? Po, Ramushi i Gjoko Haradinajt me atë kopenë e staneve 100 e ca hajdutëve, ç´pret, përse nuk e shkarkon, a nuk janë për marre të zezë? Kam dëgjuar se thonë:" turpi nuk ka brirë dhe tani u binda konkretisht, se vërtet paska të tillë që nuk kanë turp dhe nuk kanë dy gram fytyrë, paska harambash që paskan 5 hektarë livadh dhe nuk paskan dert se i japin tre hektarë... Deri kur kështu me këta faqezinj...?

(Kosova Sot)