Urgjentisht të shkarkohet Presidenti

Urgjentisht të shkarkohet Presidenti
  • 14 March 2019 - 15:57

Shkruan Lirim Gashi

Pas deklarates së hapur të laburistit britanik John Grogan se kuislingu Hashim Thaçi ka derdhur lumenj lekesh të taksapaguesve të varfër kosovar për financimin e lobiizmit pro serb për ndarjen e Kosovës, vetëm e vetëm për t'a shpëtuar prapanicën e tij të ndyrë nga kthetrat e Gjykates Speciale, Gjyqit të Popullit dhe dosjeve të UDB-es që do t'a vulosnin definitivisht hyrjen e tij në analet e historisë kombëtare si Esat Pashë Toptani i dytë, gjegjësisht si tradhtar, kriminel, vrasës, uzurpator dhe plaçkitës, nuk ekziston më asnjë pengesë kushtetuese për t'a shkarkuar këtë tradhtar nga posti i Presidentit të shtetit.

Kështu që nuk pijnë më ujë dhe janë ofendim i inteligjencës së popullit, gjegjësisht elektoratit, të gjitha arsyet e kalbura, qesharake, gënjeshtare, të papërgjegjshme, të pandërgjegjshme, manipulative, demagogjike, populiste, taktike, kalkuluese dhe elektorale të partnerëve të koalicionit AAK-NISMA-AKR për kinse pengesat kushtetuese për shkarkimin urgjent të Presidentit.

Zotërinj demagog, hajna, kriminelë, gënjeshtarë, mashtrues dhe manipulues !

Këtyre përrallave nuk i besoni më as ju vetë, sepse shumë mirë e dini që i plasoni në tregun politik, vetëm për të qëndruar në pushtet.

Sikur t'a donit Kosovën dhe popullin e saj sa e doni pushtetin, sikur të mendonit për mirëqenien e popullit dhe atdheut sa mendoni për mirëqenien personale, familjare, partiake, farefisnore dhe klienteliste, sikur të kalkulonit për ngritjen e mirëqenien së popullit, forcimin e pozites negocuese të shtetit karshi Serbisë, Rusisë, Kines dhe pesë shteteve që s'na kanë njohur, sa kalkuloni për manipulimin e vullnetit të elektoratit, kontrabandimin e votave dhe forcimin e pushtetit karshi opozitës, sikur të interesohëshit për punësimin e njerëzve të papunë sa interesoheni për plaçkitjen e investitorëve të huaj e vendor dhe sikur të ishit njerëz sa jeni bisha, ju betohem që asnjë shqiptar s'do të kërkonte punësim në perëndim dhe strehim nëpër strehë të botës, xhami e kisha.

E keni vendosur rastësisht një taksë që j'u ka ndezur të elektorati, sepse asgjë të hajrit s' keni prodhuar, aq perfekt që keni keqqeverisur deri me tani, prandaj po mbaheni për taksën njësoj fort si plaku për shkopin, apo pijaneci për shishen dhe e keni teleisur si nusen me Shpend Abmetin, kinse për t'a frikësuar e zmbrapsur Vuçiqin, Mogherinin dhe Hashim bishen.

Ju për mbrapsht jeni super inteligjent, sepse e dini që popullin e keni shkurtpamës, gjegjësisht dement, prandaj çdo mashtrim po j'u ndez si Shefqet Krasniqit te plakat me mafes.

Prandaj të gjithë idiotët (b)analistë flasin vetëm për taksen, asnjëri prej tyre s'flet më për dështimet tuaja si papunësia, egzodi, plaçka e buxhetit, mjerimi social, kulturor, edukativ dhe shëndetësor, përkundrazi të gjithë j'u konsiderojnë si Robin Huda që i shpëtojnë skamnorët prej mbretit Hashim, aq që janë me trushpërlarjen dhe injorancen intim, por jo edhe super idioti me emrin Lirim.

Po e përfundoj me këtë konkludim mbresëlënës të analistit Gani Qarri për gazete '' Kosova Sot '' :

"Njohja e Kosovës as pranimi nuk guxon të bëhet pjesë e tregtisë bizare dhe pazareve të pista të presidentit të shitur e tradhtar të vendit Hashim Thaçit, si dhe nuk mund të lejohet për asnjë çmim, që për shpëtimin e këtij kuislingu nga Specialja, të rrezikohet integriteti dhe tërësia territoriale Kosovës nga një shtet okupator dhe fashist si Serbia, e cila për vite me radhë ka ushtruar gjenocid, duke kryer dhjetëra mijëra përdhunime, kidnapime dhe krimet më të rënda njerëzore mbi popullsinë e pambrojtur shqiptare.

Ndaj, shkarkim urgjent i Hashim Thaçit është obligimi më parësor dhe i patejkalueshëm moral e kushtetues i të gjithë spektrit politik dhe shtetëror të Kosovës, në prag të 20-vjetorit të çlirimit të vendit".

Ai hedh kritika edhe ndaj LDK-së së Isa Mustafës që e kanë ndihmuar Hashim Thaçin të ngritët në këtë pozitë dhe tani ankohen në atë çfarë po bënë ai.

"Kështu që habit fakti se si, përkundër të gjitha dëshmive që dita- ditës sa vijnë shtohen mbi tradhtitë dhe matrapazllëqet e Hashim Thaçit, pikërisht katapultuesi manipulativ i Thaçit në pozitën e presidentit dhe kreu kontrovers i LDK-së, Isa Mustafa, paska shprehur bindjen se jo kuislingu Hashim Thaçi, i cili me të gjitha mjetet dhe mundësitë po lufton që ta zhbëjë tërësisht shtetin e Kosovës, por Ekipi për dialog me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn, ende pa filluar nga puna, qenka shndërruar në degradim të shtetësisë së Kosovës!?.

Hipokrizi të tillë as të ngjashme, nuk mund të dëgjosh kund në botë, përveçse nëse kthehemi prapa në kohën dhe vitet e Rrahman Morinës, kur edhe z. Mustafa punonte në administratën e Milosheviqit,vetëm asokohe mund të dëgjonte njeriu edhe "gojëdhëna" të tilla".

(Kosova Sot)