Përse historia e një organizate politike e jo historia e OMLK-së?!

 Përse historia e një organizate politike e jo historia e OMLK-së?!
  • 19 March 2019 - 14:58
Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Se si vetvetiu titulli i librit të Mhemet Hajrizit “Historia e një organizate politik…” me shkaktoi një ndiesi keqardhjeje për Mehmetin, që është ndie i detyruar ta fsheh emrin e OMLK-së në kopertinë të librit të tij, edhe pse ajo ishte Organizatë aq e famshme! Por, nuk po kuptoi nëse e ka fsheh vetëm për shkak të gjuetisë se shtrigave nga titistët dhe pjella e tyre bastarde, mirë e orkestruar, apo për shkak të ndërgjegjësimit të tij ideopolitik, se kanë qenë taktikisht të gabueshme, në kohë dhe hapësirë?

Nuk e di si u ndodh të tjerëve, por mua, për të shkruar pa asnjë përfitim material, herë me nxit egoizmi i “natyrshëm”, që nuk po e definoj dot, por më shpesh frymëzimi (muza) dhe inati, të cilat po me ngjajnë si më konkrete. Kësaj radhe është inati që po më nxit të të shfaq opinionin kritik për këtë libër. Dhe ky inat është i vjetër, sa edhe “njohja” e parë me kuadrin e saj të spikatur ideologjik, Hihajet Hysenin. Duhet të ketë qenë fundi i vitit 1978, apo viti 1979, kur njeriu që nuk e dija se kush ishte, më vizitoi në konviktin e studentëve në Bochum (Gjermani Perëndimore). Pa u prezantuar fare, por duke më rrëfyer për njohjen me Vëllain, Zenelin, më drokiti në derë të dhomës së konviktit. U befasova si me gjeti. Por, kërkoi të bisedonim në dhomë të ndonjë studenti tjetër, duke arsyetuar se në dhomë time mund të kishte përgjues. Me kritikoi brutalish për shfaqjet e mija mikroborxheze, frizurën, framerkat, sjelljet, me këshilloj të korrigjohesha e diciplinohesh, që të bëhem i devotshëm për t’u anëtarësuar në OMLK...

Kur e përcolla, pash se Hasan Malen e kishte lënë të priste në auto në parking të konviktit.

Deri sa ndej me mua, ndoshta rreth dy orë, sikur më hipnotizoi me oratorinë e tij. Pastaj ia mora inat vetes, përse e kisha duruar aq gjatë njeriun që të futet në shtëpi, e nuk të prezantohet cili është.

Njohja me Kadri Zeken ishte pak më ndryshe. Unë shkova ta gjeja ate në Zvicër, më 3 prill 1981, nëse e kam mbajt mend, me porosi të Jusuf Gërvallës, meqë unë nuk dija të ekzistonte një njeri me atë emër. Por, Jusufi nuk kishte adresë konkrete të Kadriut, kishte vetëm një adresë kontaktuese: Libraria e zviceranit Beat Schafer në Biel/Bienne të Zvicrës. Me atë adresë i ishte dërguar “Liria”, organi i OMLK-së. Për herë të parë u informova nga Jusufi për “Lirinë”. Shfaqi mrekullinë që i kishte shkaktuar përmbajtja e saj, shprehi keqardhje për formë, meqë Jusufi preferonte shumë përsosmërinë teknike e grafike të publikimeve, qoftë ai vetëm trakt. 

Kur arrita në atë adresë pash se ishte vetëm librari. Beati qehresuz, siç e kishte paraqitjen, me priti tepër i rezervuar, duke më thënë se nuk njihte njeri me emrin “Zeqa”. Në librari kishte literaturë e shtyp nga Tirana dhe qëndrova aty duke i shfletuar, me shpresë se Beati do me ndihmonte ta kontaktoja Zeqen. Dikur nxora edhe pasaportën për identifikim dhe i tregova kush me kishte dërguar. U hap pjesërisht, duke më informuar se duhej të prisja deri sa vet Zeqa të vinte aty për të pa nëse kanë dërgesa postare. Në mbrëmje me përgatiti një krevat portal të flija në librari. Dy ditë pritje. Erdhi të dielën. U njohëm shpejt, meqë ai dinte shumë për mua, sigurisht edhe nga rrëfimi i Hydajetit që ma kishte bërë atë vizirë aq “revolucionare”.

Kadriu u prezantua tepër modës, i mirësjellshëm. Nuk thuhet kot, gjysma e njohjes ndodh në shikim e përshëndetje të parë. U morëm vesh për të filluar me demonstrata dhe bashkëpunimi ishte si të kishim qenë të bashkorganizuar në një subjekt, prej shumë vitesh.

U ktheva të Jusufi, i rrëfeva. Ai më detyroi të udhëtoja për në Vjenë, të pyesja në Ambasadën e Shqipërisë, nëse duhej të bënim demonstrata. Vet Jusufi nuk mund të udhëtonte, meqë gjermanët, edhe pas një viti e gjysmë, nuk ia kishin miratuar lutjen për azil politik, për rrjedhojë, nuk kishte dokument udhëtimi jashtë Gjermanisë. Përtova të shkoj, meqë nuk po me shonin mbarë bisedat me “diplomatet” shqiptarë. Megjithatë shkova. Dhe atje na plasi një grindje edhe fizike me një sigurims thatim, i cili me diskualifiki për provokator, kur i tregova se me kishte dërguar Jusufi të pyesja, nëse duhet apo dëmtojmë me fillim të demonstratave.

Fatmirësisht Ambasadori Idriz Bardhi na ndau që njëri nga ne të mos përfundonte në spital...


por nuk janë vetëm inatet e vjetra, por edhe aktuale – meqë ish-pjesëtarët e OMLK-së vazhdojnë të jenë fodull e sektarë, të vetë-pëlqyer, sikur ishin më të dijshmit dhe më revolucionarët, prandaj anashkalojnë debatin me ata të dorës se dytë...

***
Kur i ngutet njeriut, nuk shkruan dot shkurt, sepse për të shkruar shkurt e qartë i duhet kohë e gjatë. Kështu më ndodhi me këtë hyrje. Por nuk prish punë, meqë prioritet pat “zbrazja” ime e jo vullneti i atyre që do ta lexojnë.

Pata shkruar më 13 mars, se vërtet ju pata gëzuar konstatimit të Mehmetit qysh në kapitullin e dytë të librit, të titulluar, si rëndom, “hyrje”, për bashkimin që vendosem më 17 Janarit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë. Nuk prita ta lexoj librin, por menjëherë e citova atë konstatim, duke e afishuar si tematikë, të shoqëruar me një sqarim të natyrës “teknike”. Po e ricitoj edhe tani, sepse është tejet informativ, përmbajtjesor, korrekt:

“Natën e 17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë kanë ndodhur tri ngjarje historike për Kosovën: Në bazë të Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, u arrit marrëveshja e bashkimit të tri organizatave çlirimtare shqiptare, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari në formën organizative dhe me emrin e deriatëhershëm, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK), e cila po mbushte dymbëdhjetë vjet veprimi të pandërprerë në shërbim të lirisë së Kosovës.”

Fatkeqësisht në brendi të librit, kur po numëroheshin meritat e OMLK-së dhe kuadrove të saj, në stil tepër propagandistik, hasa edhe në konstatimin që binte ndesh me konstatimin e sipërcituar. Po e risjell edhe ate, sepse nuk mund të kapërcehet e madhërohet një “histori” që përmban qëndrime kaq të kundërta:

“Xhafer Shatri, njëri nga udhëheqësit e GRK-së, në dimrin e vitit 1982 arratiset nga burgu dhe u bashkëngjitet radhëve të Organizatës në Zvicër. I autorizuar nga OMLK, ai vazhdon bisedimet për bashkim me organizata të tjera të Lëvizjes, si LNÇKVSHJ, PKMLSH etj., që rezulton me formimin në maj të vitit 1982 të frontit të përbashkët, të quajtur Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.”

Fatkeqësisht vuaj nga sindroma e dyshimit, se çfarëdo që ka bërë Xhafer Shatri, qysh kur ishte në shkollë të mesme, respektivisht qysh kur duhet të ketë krijuar “grup” në vitin 1968 në Vrellë të Istogut (sipas informimit edhe të Binak Ulajt), duhet të ketë qenë komplotistë. Këtë dyshim e bazoj në përvojën nga bashkëveprimtaria që kishim nga maji 1982 deri sa ai iku nga Lëvizja, në vitin 1986. Në vitin 1982, kur kërkoja sqarime kush e kishte autorizuar Xhaferin për ta përfaqësuar OMLK-në, tashmë inekzistente, me thuhej se e kishte bërë Hasan Malaj, ish-shoferi i Hydajetit e Kadriut, që nuk e anëtarësuan asnjëherë në OMLK, për shkak se nuk kishte përgatitje marksiste-leniniste!

Dhe meqë jemi të ky Hasan Mala, ja ca mashtrime “stilistike” të Mehmet Hajrizit, në këtë “histori”:

“...dega e OMLK-së (në Zvicër), e udhëhequr fillimisht nga Hasan Malaj...”

OMLK-ja nuk e posedonte në statutin e saj (nuk di nëse kishte, meqë nuk më ka rastis të lexoj program as statut), nuk e përdorte emërtimin “degë”. Ky emërim ishte përdorim i parë që e kishte në Statut Lëvizja (popullore). OMLK-ja në Zvicër nuk kishte ndonjë strukturë të oragnizuar. Ishte vetëm Kadriu, nga viti 1978, që e vizitonin herë pas herë kuadro të tjerë. Kadriu duhet të kishte angazhuar 5-6 veta si “kandidatë”, ndoshta pas prillit 1981, meqë i duheshin për organizim të demonstratave, por ata nuk ishin anëtarë (nëse e kam kuptuar informimin e tij).

Edhe nëse do të kishte “degë” OMLK-ja, ajo ishte zhbë në Kosovë qysh me arrestimit e prillit e të majit 1981, ndërsa në emigracion, duhej të ishte “shkri” në bashkimin e 17 Janarit 1981. Prandaj, pas kësaj date, nuk ishte askush kompetent, as Hasan Mala, ta autorizonte Xhafer Shatrin të përfaqësonte OMLK-në, në “bashkimin” (komplotin) e 9 majit 1992.

Më poshtë Mehmet Hajrizi prezanton Hasan Malajn:

“ishte organizuar në radhët e Lëvizjes patriotike që nga viti 1974. Në mërgim ka qenë aktivist i çështjes kombëtare nga viti 1978 dhe anëtar i udhëheqjes së LRSSHJ nga viti 1982, kurse nga 1985-1990 ishte kryetar i LPRK-së.”

Tani mungon informimi që ka bërë më herët: “dega e OMLK-së (në Zvicër), e udhëhequr fillimisht nga Hasan Malaj”. Në cilën rast e ka thënë të vërtetën “historike”? Apo në fillim të librit e ka cituar sa për taktikë Ciceronin: “Ligji i parë i historisë është të mos thuash kurrë asgjë të rreme dhe të mos kesh frikë të pohosh tërë të vërtetën.”

Hasan Malaj nuk ishte as kryetar i LPRK-së gjatë viteve 1985-1990!

Mehmeti mashtron edhe kur shkruan: “Xhafer Shatri, njëri nga udhëheqësit e GRK-së, në dimrin e vitit 1982 arratiset nga burgu dhe u bashkëngjitet radhëve të Organizatës në Zvicër.”

Ndoshta më e saktë është të thuhet ua arratis në fund të shkurtit apo fillim të marsit 1982, por nuk kishte ju ka bashkuar dot OMLK-së, tashmë inekzistene, meqë ajo ishte “shkri” në bashkimin e 17 Janarit 1982.

Ja si e prezanton Mehmet Hajrizi bashkëveprimtarin, më sakt vartësin e tij, Jakup Krasniqi:

“Në fillim të viteve ’70, si nxënës në Normalen e Prishtinës (1971/72), ishte simpatizant i Organizatës Revolucionare për Çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Më 1973 hyn në radhët e GRK-së, ku fillimisht mëson për teorinë dhe praktikën revolucionare të traditës kombëtare e asaj ndërkombëtare dhe përcjell zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, lexon literaturë politike atdhetare e marksiste-leniniste të të gjitha zhanreve, duke e komentuar me shokët e celulës dhe të organeve drejtuese.”

Ku e gjeti Mehmeti “Organizatën Revolucionare për Çlirimin e Kosovës”? Nuk di të ketë ekzistuar ndonjë organizatë me këtë emërtim. Por, meqë Mehmetit më shumë duhet t’i ketë interesuar stili letrar, se sa paraqitja historike, mund që tolerohen edhe këto gjetje letrare!

Për këtë prezantim që i bënë Mehmeti, sigurisht që Jakupi duhet ta kundërshpërblente me vlerësimin që i ka bërë këtij libri të Mehmetit:

“Libri i Mehmet Hajrizit është maja më e lartë e të gjithë librave që janë shkruar deri më tani për atë periudhë të lavdishme të historisë sonë kombëtare. Është maja e tyre si për nga shtrimi e gjerësia e temës, për trajtimin shkencor që i bën asaj, për nga shumanshmërinë e çështjeve që shtjellon, për shumëllojshmërinë e burimeve që shqyrton, për analizën dhe përfundimet që i arrin në fund, përfundime dhe vlerësime të matura në peshore argjendari.”

Mund që Baca Jakup tani e ndryshon këtë vlerësim, aspak profesional, meqë atëherë ishte vetëm magjistër historie, ndërsa tani është doktor shkencor?

[vijon / pa redaktim e korrektim drejtshkrimor ]

(Kosova Sot)