Demokracia shqiptare është mashtrim dhe krim në emër të Republikës dhe Ligjit

Demokracia shqiptare është mashtrim dhe krim në emër të Republikës dhe Ligjit
  • 21 March 2019 - 08:48

Shkruan: Skënder Sadri  Kapiti

Korrupsioni, antiligji dhe antishteti në demokraci, kur ato kapin dhe e keqqeverisin shtetin dhe shoqërinë , ato janë antiteza të demokracisë, Republikës dhe të ligjit, sepse funksionojnë  kundër  Republikës dhe si një  Diktaturë Antipublike. Kjo lloj Republike si Diktaturë  Antipublike dhe antiligji  është ngritur dhe funksionon edhe në Kosovë

Në demokracinë shqiptare, tre pushtetit te cilat duhet të jenë të pavarura si Legjislativi, Eksekutivi dhe Gjyqësori: ato faktisht funksionojnë në kooperim dhe në simbiozë  duke e trajtuar shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë si prona private të tyre, ato fuknsionojnë si një koorporatë fitimprurëse biznesi korruptiv, politik, kriminal dhe abuziv me nderthurje jo vetem politike por edhe nepotiko-familjare, miqësore, krushqie dhe klanore. Në këto kushte demokracia është e vdekur përderisa: Demokracia praktike në Shqipëri, ajo  është në kundërshti dhe në antitezë të thellë me demokracinë reale, me ligjin dhe me shtetin ligjor. Ajo vetëm sa mashtron me termin demokraci sepse nuk ka as demokracitet, as republikanizëm dhe as sundim të ligjit demokratik, por është një demokraci mashtrim dhe si fasadë demokratike.

 Republika moderne demokratike ndërton shtetin ligjor të barabartë

Ajo është në të vërtetë një mashtrim i madh publik pasi nuk është demokraci për popullin, as e zgjedhur prej tij  dhe as në shërbim të popullit. Demokracia reale është dhe duhet të jetë republikë , në kuptimin se ajo duhet te zgjidhet nga publiku, nga vullneti publik dhe nga vota e tij e lirë , e pavarur dhe jo e vjedhur, e shitur dhe e manipuluar; demokracia duhet t’i shërbejë si induividit dhe të përgjithshmes.Republikë do të thotë “publik”, do të thote shtet. Shteti republikan është shteti ku sundon e qeveris populli shtetëror, sovran dhe i pasfidueshëm nga asnjë  pushtet e fuqi tjetër. Në Republikë legjitimiteti buron nga populli. Republikë do të thotë “Gjë e të Gjithëve”. Demokracia pikërisht këtë ka si qëllim për ta realizuar ,pra republikanizmin , gjënë e të gjithëve , interesat e të gjithëve. Por realisht demokracia shqiptare ëshë antirepublikane, vetëm sa quhet republikë dhe vetëm sa mban zyrtarisht dhe institucionalisht Logon e Republikës, madje edhe vendimmarrjet kriminale gjyqësore që i jep drejtësia shqiptare e cila ëshë pabesueshme te mbi 90 % e shqiptarëve, ato vendime gjyqësore kriminale jipen “Në Emër të Republikës”. Pra, Republika u shërben, pra duhet t’u sherbejë të gjithëve, interesit të përgjithshëm të shoqërisë, duke garantuar e mbrojtur edhe  interesat e të gjithë individëve të shtetit. Republika moderne demokratike ndërton shtetin ligjor të barabartë , ku të gjithë jane  njëlloj para ligjit. 
Republika  dhe ligji demokratik janë ligje humane për t’i shërbyer  jetës, mirëqënies, drejtësisë, biznesit,  punësimit, lumturisë, sigurisë, shëndetit dhe  arsimimit të qytetarëv, të publikut dhe   interesit kombëtar. 
A i shërben Republika demokratike dhe  ligji demokratik shqiptarëve në Shqipëri, përvecse një pakice me lidhje e favore politike, partiake e pushteti si dhe me lidhje nepotike, familjare, fisnore dhe korruptive?! Demokracia republikane e cila i shërben korruptivisht, abuzivisht dhe kriminalisht një pakice që e ka kapur demokracinë, republikën dhe drejtësinë ajo kurrë nuk është demokraci përvecse dekalarohet e tillë për mashtrim publik dhe për spekullim me ligjin dhe me demokracinë.

Republika de fakto është inerciale ose ka rënë

Republika demokratike dhe shteti ligjor i saj miratojnë dhe zbatojnë  ligje  të cilat mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe ligje të cilat i shërbejnë interesit të përgjithshëm. 
Shqipëria është  shpallur dhe quhen Republikë, por ka pak, shumë pak republikanizëm ose më sakt ka shumë pak ose  aspak demokracitet, sepse nuk ka dhe nuk sundon shteti ligjor dhe ligji, por sundon e qeveris antishteti dhe antiligji, që të thotë se sundon krimi e korrupsioni.
Kjo sepse Demokracia republikane në Shqipëri nga “Gjë e të Gjithëve” që duhet të jetë, ajo nuk eshtë demokraci dhe as republikë por  ështe   si Pronë  partiake, apo si  gjë e pronë e oligarkisë, pra ajo funksionon si jorepublikë, pasi realisht  është  diktaturë oligarkiko-partizane. 
Ligjet të cilat miratohen  janë ligje të cilat pak u shërbejnë interesave të përgjithshme, pasi më shumë  ato bëhen dhe zhbëhen  për t’u shërbyer interesave të grupeve të interesit, dhe sidomos dhe kryesisht ligjet bëhen të mirëllogarituara dhe të parapërgatitura për t’i shërbyer grupit me të madh të interesit.  
Dhe ky grup i fuqishem interesi  është grupi qeveritar, klanor qeveritaro-partizan. 
Ligjet bëhen  për t’i shërbye këtij grupi interesi e korrupsioni si  dhe partiakëve të lartë të partisë apo të kualicionit politik  i cili rastis që ta ketë pushtetin dhe qeverisjen. 
Pavarësisht se në Shqipëri  ka edhe ligje të mira të shkruara, zbatueshmëria e tyre është tejet e korruptuar, pasi spekulohet dhe manipulohet shumë me to, zbatohen më shumë sipas standardeve të urdhrave politikë, të interesave politike, qeveritare dhe partizane si dhe të krimit ,korrupsionit dhe të parasë së tyre. 
Pra, parimi kryesor i politikës shqiptare është “ partia është e para, partia mbi të gjitha” dhe parimi tjetër  ai që: “Ligji janë Maliqët  e pushtetit dhe i më të fortëve të krimit e korrpusionit”, Ligji është mafia politike dhe drejtësia e kriminalizuar. Pra,  Republika jo “Gjë e të Gjithëve”,  por antipublike dhe si “Gjë e Partisë” dhe e mafiooligarkisë, e hajnisë dhe e korrupsionit. 
Kur publikja, shtetërorja, pra kur Republika dhe shteti e ligji i saj   kapen nga politika, nga partia dhe grupi partiako-qeveritar që ka pushtetin, dhe kur Republika e ligji demokratik kapen nga korrupsioni dhe nga krimi, nga tradhëtia publike dhe nga  padrejtësia, pra nga mafiooligarkia, aty Republika de fakto është inerciale ose ka rënë. 
Korrupsioni, antiligji dhe antishteti në demokraci, kur ato kapin dhe e keqqeverisin shtetin dhe shoqërinë , ato janë antiteza të demokracisë, Republikës dhe të ligjit, sepse funksionojnë  kundër  Republikës dhe si një  Diktaturë Antipublike. Kjo lloj Republike si Diktaturë  Antipublike dhe antiligji  është ngritur dhe funksionon edhe në Kosovë.

(Kosova Sot)