Mjerimi i diplomacisë shqiptare në zbërthimin e lëmshit në rrafshin aktual të politikëbërjes ndërkombëtare

Mjerimi i diplomacisë shqiptare në zbërthimin e lëmshit në rrafshin aktual të politikëbërjes ndërkombëtare
Mjerimi i diplomacisë shqiptare në zbërthimin e lëmshit në rrafshin aktual të politikëbërjes ndërkombëtare

Driton Smakaj

  • 22 March 2019 - 10:23

Një titull i gjatë, për një temë vërtet komplekse. Por, besoj që ia vlen të debatohet. Mendoj që do ishte me interes të veçantë që dy shtetet shqiptare ta kenë parasysh lëmshin tonë të një historie të dhimbshme që ta analizojnë në çdo kënd të vështrimit, e pastaj ta zbërthejnë atë lëmsh në aksion të mençur në rrafshin diplomatik ndërkombëtar.

Bota nuk e ka idenë për lëmshin tejet kompleks të historisë shqiptare. Lëmshi ynë i historisë është një ekuacion me katër apo më shumë të panjohura për botën. Diplomatët e vendeve të ndryshme, nuk thellohen aq shumë në histori, shumë prej tyre ndjekin vetëm trendin e informacioneve sipërfaqësore, dhe mediat që mbulojnë aktivitetet historike dhe pjesëmarrjen e liderëve në ato aktivitete. Toleranca fetare Për shembull, pjesëmarrja e liderëve shqiptarë në përkujtimin e betejës së Çanakalasë, shumë diplomatëve të huaj ua forcon bindjen që shqiptarët kanë qenë mbrojtës të Perandorisë Osmane. Kjo është vetëm një e panjohur e ekuacionit të historisë sonë. E panjohura tjetër që diplomatët aktual të botës nuk e dinë, është që shqiptarët ishin ata që ia ndalen turrin për tri dekada Perandorisë Osmane në Mesjetë.

Tjetër e panjohur për ata është, që shqiptarët ishin pjesëmarrës në lidershipin e Revolucionit Grek kundër Osmanëve, duke arritur që Greqia të Pavarësohet nga sundimi Osman. Tjetër e panjohur është që Egjipti Modern është bërë falë një Dinastie Shqiptarësh që drejtuan Egjiptin për 150 vjet. Tjetër e panjohur për diplomacinë e huaj, është që shqiptarët kanë kontribuar më së shumti në shoqërinë botërore në tolerancën ndër-fetare, duke mbrojtur jetën njerëzore karshi fanatizmit të fesë. Pjesëmarrja në kujtimin e betejës së Çanakalasë Në këtë lëmsh kompleks të historisë, përfaqësuesit e shteteve shqiptare sot, duhet të kenë platformë konkrete diplomatike.

Pjesëmarrja në kujtimin e betejës së Çanakalasë, duhet të pasojë me pjesëmarrje në kujtim të revolucionit të Çamëve dhe Grekëve kundër Osmanëve. Duhet të pasojë me pjesëmarrje në festat e Arbëreshëve të Italisë në nderim të ruajtjes së kulturës dhe traditës shqiptare atje nëpër shekuj. Mosstudimi i detajuar i këtij lëmshi dhe pozicionimi i gabuar sot në rrafshin diplomatik, e minon të ardhmen e vendeve tona. Nuk është DIPLOMACIA dhe Politika e Jashtme një lojë mjellmash. Kam shumë besim që Instituti Për Politikë të Jashtme të Kosovës do të ofrojë një studim dhe manual të detajuar se si duhet zbërthyer lëmshin tonë historik, në aksion të drejtë dhe efektiv për diplomacinë aktuale shqiptare.

(Kosova Sot)