Popull, këta janë kopilët dhe kopilicat që ju mashtruan

Popull, këta janë kopilët dhe kopilicat që ju mashtruan
  • 23 March 2019 - 08:37

E lanë popullin të pashpresë, të papunë, që ikën duke e lënë vendin

I punësuan të gjithë anëtarët e familjeve të ngushta, i punësuan edhe rrospitë e tyre, i punësuan edhe boxhanekesha e dhëndurë, dhe ku? Në dikasteret ku ka para dhe bile i punësuan deri në katër-pesë anëtarë të familjes. Ku mbeti populli?Ku mbetën premtimet, ku mbetën mashtrimet, rrenat?

Më në fund ra perdja pa dashje e kopilëve dhe kopilicave që ju kanë mashtruar, gënjyer, gjatë fushatave parazgjedhore. Për të mashtruar popullin këta kopilë dhe kopilca kanë zbarkuar në çdo cep të Kosovës duke lehur pa pushuar që të mashtrojnë popullin e shkretë se do të hapen vende pune dhe bile jemi dëshmitarë të kohës se kishte që thanë se do të hapëm deri në 500.000 mijë vende pune, kishte po ashtu, kryelehaqen se do të hapen deri në 250.000 vende pune. Kopilët dhe kopilicat urdhrat i kishin nga kryekopilët dhe kryelehaqentë se si të lehin për të mashtruar popullin. Jam i detyruar që t´iu vë në dijeni se nga anët e mia të origjinës, në Zhur të krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë thuhet me shumë të drejt se "ai kopil ose kopilicë që mashtron, që rren, që vjedh, është ne gjendje të bëjë çdo gjë që iu vjen përdore".

Shkelën në gjakun e dëshmorëve

Pra, ky soj ka zbarkuar nëpër vende të Kosovës duke lehur se për ketë punë paguheshin. Mos mendoni se i kam humbur elementet e kulturës shqiptare,sepse e dinë të gjithë ata që më njohin dhe sidomos se çfarë respekti kam për femrat, po në këtë rast mos mendoni se ofendoj ndonjë femër shqiptare, largqoftë! Ky soj e sojsëz aspak nuk ka të bëjë me femrat e moralshme, se e dini ju se ato kanë fytyrë dhe nuk e JAPIN PËR ASGJË DHE LËRE MË PËR NJË GRUSHT PARASH HAJNASH. Por edhe një gjë ju garantoj se mos keni frikë të futeni në muhabet me këtë soj femrash që kanë mashtruar popullin, vetëm e vetëm të marrin votat e tyre dhe pushtetin. Kryelehaqentë, kopilët dhe kopilicat, pasi morën votat dhe pushtetin, ia kthyen shpinën popullit, i lanë të pashpresë, të papunë, që ikën duke e lënë vendin dhe kanë vdekur rrugës, ndërkaq, këta kopilë dhe kopilica duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengu nëpër hotelet më të shtrenjta të botës.

Ju keni mashtruar popullin, tradhtuar, që po e vidhni deri në palcë, duke i rënë sakicë e hanxhar prapa kurrizit, pra që nga Presidenca me udbashë,nga Qeveria kuislinge me hajna, nga Mezlishti i Kadri topuzit dhe deri te kryebanditë e bandave politike. Prandaj edhe juve kurrë hallall mos ju qoftë si mund t´i thuash president, një kuislingu që për interesa të tij personale shet vendin dhe shkel në gjakun e Dëshmorëve të Kombit, që tradhton varret e atyre që derdhen gjak për këtë vend, si mund t´i thuash kryeministër atyre kopilëve të qenit plak Titos,hajnave dhe atyre që japin 8000 e ca hektarë tokë për pushtet dhe për karrige, si mund t´i thuash kryetar i mezlishtit, një llafazani rrugaçësh, si mund t´i thuash deputet një langoi dhe një zagari që vjedhin pa mëshirë, si mund t´i thuash kryetar i Capitol Citit, një mashtruesi, një dallaveraxhie, që fluturon me avion privat e qytetari në tokë shtyn me kërthizë karrocën si hamall, si mund t´i thuash kryetar një kopili që merre para me thasë nëpër dete PIRATËSH dhe jep sallamadi tokën në zemër të vendit, si mund t´i thuash kryetar partie një kryebanditi të një bandë hajnash që kanë dalë nga kopeja e staneve të hirit të zezënajës së hajnash, cubash e kaçakësh dhe që vjedhin popullin deri në palcë.

Ranë perdet e u zbulua hajnia

E di këtë e thonë vetëm langonj, çakejtë që kryelehaqeni ia lë në fund në kockë asht për ta gërzhyer. Dashtë i Madhi Zot, që të të mbetët në grykë. Mos bre se u bënë rezilë, ore faqezi se edhe zogjtë e malit nuk do të këndojnë, do të këndojnë vetëm shpendkeqja, dhe qyqet...! Dhe, si ranë perdet dhe u zbuluan hajnia e këtyre kopilëve, kopilicave, kryebanditëve dhe kryekriminelëve të nëntokës kriminale që po vepron në Kosovë. I punësuan të gjithë anëtarët e familjeve të ngushta, i punësuan edhe rrospitë e tyre, i punësuan edhe boxhanekesha e dhëndurë dhe ku? Në dikasteret e ku ka para dhe bile i punësuan deri në katër-pesë anëtarë të familjes. Ku mbeti populli?Ku mbetën premtimet, ku mbetën mashtrimet, rrenat që kanë lehur si qentë e zgjebosur. Kanë lehur si qentë pas hënës!

Dhe erdhi dita që këta kopilë dhe kopilica, ky soj idiotësh thanë...ne po punësojmë nga partia jonë dhe se ju keni punësuar nga partitë tuaja...).Pra, e pranuan se këta vagabondë shkuar vagabondëve kanë punësuar familjarët e tyre dhe ku mbeti populli i shkretë? Po, ku t´i shtohet edhe hajnia e këtyre kopilëve që kanë siguruar për dhjetë-njëzet breza, që me hajni janë bërë më të kamur se sheikët e Arabisë!!! Mos e gëzofshi për jetë të jetëve!Ju jeni të pafytyrë, jeni rrenacakë, jeni hajna, jeni banditë e kryebanditë, jeni vagabondë e kryevagabondë.

(Kosova Sot)