Ambicia që i duhet Evropës

Ambicia që i duhet Evropës
Ambicia që i duhet Evropës

Dominique Moisi

  • 25 March 2019 - 08:36

P residenti francez, Emmanuel Macron, kohët e fundit lansoi platformën e tij për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian. Reagimet zyrtare ndaj qasjes së tij - të përshkruar në një koment të botuar në të njëjtën kohë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian - ishin kryesisht pozitive, ku edhe me kryeministri euroskeptik i Hungarisë, Viktor Orban dhe Liviu Dragnea i Rumanisë, miratuan agjendën e tij (për arsye taktike).

Por, në këtë kor miratimesh, një zë i rëndësishëm mungonte: Gjermania. Annegret KrampKarrenbauer (e njohur shkurt si AKK) - udhëheqësja e re e Bashkimit Kristian Demokratik dhe pasardhësja e mundshme e Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë - beson se vizioni i Macronit është tepër ambicioz dhe jo mjaft pragmatik. Përgjigjja e saj ndaj platformës së tij në mënyrë implicite sfidoi angazhimin e Francës për një Evropë më të centralizuar. Së pari, ajo mbështeti që BE të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - një privilegj që, në Evropë, aktualisht e gëzojnë vetëm Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Së dyti, ajo theksoi nevojën për "heqjen e anakronizmit", duke përfshirë edhe takimin e Parlamentit Evropian vetëm në Bruksel, në vend që të vazhdojë të mbajë seanca mujore në Strasburg. Angazhimi i Gjermanisë ndaj status quo-së Por, nëse ndonjë anakronizëm po dëmton Evropën, atëherë ai është angazhimi i Gjermanisë ndaj status quo-së. Përtej ideve për atë që Franca mund të sakrifikojë për Evropën, propozimet e AKK-së nuk sollën asgjë të re në tryezë - sigurisht që nuk kishte ide për atë që Gjermania mund të ofronte në këmbim. Sikur që ma tha një mik gjerman, i cili luajti një rol të rëndësishëm politik në vendin e tij në vitet 1990: "Ka shumë ide në anën franceze dhe shumë pak në atë gjermane".

Çfarëdo martese e arsyes që mund të ketë ekzistuar midis Francës dhe Gjermanisë më parë, ajo tani i ka lënë rrugë tjetërsimit. Kjo është një përplasje jo vetëm e personaliteteve apo edhe e domosdoshme politike, por e nostalgjive: Franca dëshiron madhështinë e epokës së Charles de Gaulle, ndërsa Gjermania kujton me dashamirësi stabilitetin e rehatshëm të Republikës së Bonit. Në shtator të vitit 1989 - pak para rënies së Murit të Berlinit, kur komunizmi evropian tashmë kishte filluar të rrëzohej - mora pjesë në një konferencë në Frankfurt, ku i thashë një audience të bankierëve gjermanë se brenda pak vitesh Evropa dhe Gjermania do të të ribashkohen. Mosmiratimi i tyre ishte i dukshëm. Edhe në qoftë se bashkimi ishte i mundur - nuk ka gjasa, në sytë e tyre, që Bashkimi Sovjetik kurrë nuk do të pajtohej - pse dikush do të dëshironte të merrte rreziqe me historinë, duke ndryshuar një politikë që po funksiononte aq mirë, të paktën për Gjermaninë Perëndimore? Ndërsa Gjermania ankohet për humbjen e stabilitetit të saj të rehatshëm, Franca gjen nostalgji për madhështinë që po përmbushet.

Franca nuk mund të rimarrë si e vetme lavdinë e saj të mëparshme. Por, si një udhëheqës i BE-së, mundet. Çelësi është që Evropa të mbetet ambicioze - një domosdoshmëri që obsesioni i Gjermanisë me status quo-në vazhdon të pengojë. AKK-ja duket se i njeh sfidat që kjo nënkupton Pyetja, natyrisht, është se cili vend po mbështet një qasje që i shërben më mirë Evropës në tërësi. Përgjigjja është e qartë: Franca. Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përqafojnë izolacionizmin, Evropa nuk mund të llogarisë më në partnerin e saj më të rëndësishëm ndërkombëtar. Ndërkohë, lojtarët e ri në zhvillim, veçanërisht Kina dhe Rusia, po punojnë shumë për të ndërtuar fuqinë dhe ndikimin e tyre. Në përgjigjen e saj ndaj Macronit, AKK duket se i njeh sfidat që kjo nënkupton. Ajo pyet, për shembull, "a duam që e ardhmja jonë të përcaktohet nga vendimet strategjike të Kinës apo Shteteve të Bashkuara, apo duam të luajmë një rol aktiv në formësimin e rregullave të bashkëjetesës së ardhshme globale?"

Ajo që AKK-ja nuk arrin të njohë është se një Evropë ambicioze ka një shans shumë më të mirë për të konkurruar në këtë mjedis, sesa një Evropë e ngecur. Në këtë kuptim, Gjermania, dikur nxënësi yll në klasën evropiane, vepron si anëtar i saj më dembel dhe më kokëfortë. Për afro 30 vjet, evropianët kanë kërkuar një narracion të ri, një që flet më pak rreth rezistencës ndaj negatives sesa rreth mishërimit të pozitives. Udhëheqësit e Evropës e kërkonin atë në integrim. Në kohën kur BE-ja pasoi Bashkësinë Ekonomike Evropiane në vitin 1993, qëllimi i Evropës ishte të krijonte evropianët, të bashkuar me vlera, interesa dhe deri në një farë mase identitet. Programi Erasmus, i krijuar në vitin 1987, duhej të përparonte këtë synim. Në një darkë që shkova në mesin e viteve 1990, kancelari gjerman Helmut Kohl ishte entuziast për planin. Ai besonte se shkëmbimet nga të rinjtë - ndarja e ideve dhe kulturave, së bashku me picën dhe birrën - do të krijonte një brez të evropianëve. Ata do të krijonin familje evropiane, me fëmijë evropianë. Lufta midis tyre do të ishte e pakonceptueshme.

Pothuajse tri dekada më vonë, Evropa nuk mund të rikthehet në pikën fillestare, por sigurisht që është në regres. Ndërsa Evropa e viteve 1950 ishte e dëshpëruar për të siguruar paqen dhe lirinë, e mbështetur nga sisteme dhe vlera liberale demokratike, Evropa e vitit 2019 po zgjedh partitë nacionaliste dhe populiste që minojnë atë përpjekje. Ky nuk është status quo që dikush duhet ta mbrojë.

(Kosova Sot)