Djalin e spiunit të UDB-së serbe, Baton Haxhiut, Andinin, Jovica Stanishiqi e dërgon në Moskë!

Djalin e spiunit të UDB-së serbe, Baton Haxhiut, Andinin, Jovica Stanishiqi e dërgon në Moskë!
Djalin e spiunit të UDB-së serbe, Baton Haxhiut, Andinin, Jovica Stanishiqi e dërgon në Moskë!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 March 2019 - 08:39

Brez pas brezi nuk ka të ndalur familja Haxhiu nga Pokleku i Drenicës duke bashkëpunuar me Serbinë fashiste kundër shqiptarëve. Reshat Badallaj-Zhuriani ka vite që shkruan për këtë familje spiunësh me tradita të moçme antishqiptare.

Gjyshi i tyre ka pasur lidhje të ngushta me kralevinën serbe, dhe me Nikolla Pashiqin, ministër të asaj kohe, lidhjet i kanë vazhduar edhe me OZN-an, KOS-in, me Aleksandër Rankoviqin, bile e kanë mbajtur "trobojnicën" e tij të varur në odë. Aleksandër Rankoviqi, i njohur si "Leka", ishte ministër i Punëve të Brendshme të Serbosllavisë dhe kishte dhënë urdhër që kosa e vdekjes të lëshohet në kokat shqiptare dhe asnjë plisbardhë të mos lihet mbi tokë.

Për ketë kasaphanë ia lë amanet Serafinit. Rankoviqi, që njihet si kasap i shqiptarëve, bën kërdi duke i prerë shqiptarët me sakicë e hanxhar dhe pikërisht e merr si sebep aksionin e armëve të dimrit të fortë dhe atë në vitin 1955-1956, duke i humbur shumë shqiptarë pa shenjë e pa dok. Kasaphanën kundër shqiptarëve nuk e ndalën as në Masakrën e Drenicës,Tetovës, Tivarit që tërë natën vranë e prenë shqiptarët dhe pa aguar drita e lanë gjakun për të mos e parë askush. Për të gjitha këto jo vetëm që dinte qeni plak Tito, por shumë sosh u bënë me urdhër të tij. Pajiset me librezë zyrtare të UDB-së Edhe babai i Baton Haxhiut, Fazli Haxhiu, por në popullin tonë njihet si Fazli Dajaki e Fazli Qeli ka bërë kërdi ndër shqiptarë duke i burgosur në bashkëpunim me UDB-në famëkeqe, me udbashët më të tmerrshëm. Serbosllavia fashiste zbarkon në Ballkan 2200 spiunë dhe nga këta 700 e ca spiunë dhe langonj zbarkon në Kosovë, mjerisht ishin shqipfolës. Ndër këta më të besuar dhe më të devotshëm ishin edhe kjo familje Haxhiu.

Fazli QeliHaxhiu, se sa shqiptarët kishte marrë në qafë dhe nuk ishin parë më, mund t´i lexoni në gazetën me të lexuar në tërë Ballkanin në gjuhën shqipe që quhet "KOSOVA SOT" nga Reshat Badallaj-Zhuriani, për të mos i përsëritur. Fazli Haxhiu,spiuni i Serbisë,djalin e tij e anëtarëson në UDB-në serbe dhe ky pajiset me librezë zyrtare në vitin 1990. Ky këlysh ndjek udhën e spiunimit kundër shqiptarëve, bile bëhet edhe më i besuar dhe lidhet me kryeudbashin, kriminelin, Jovica Stanishiqin dhe Zoran Stijeviqin dhe këta bashkërisht bëjnë hata në Kosovë. Këlyshi dhe langoi, i UDB-së, Baton Haxhiu, hynte në Biligrad, ku nuk i shkelke këmba asnjë shqiptari dhe dhomat e UDB-së serbe i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij... Kur shpërthen lufta në Kosovë, langoi i Serbisë fashiste takohet me shefin e tij, kriminelin dhe kryeudbashin Jovica Stanishiqin, sepse ky zagar ishte urdhëruar që të mos ikë nga Kosova,por të qëndrojë aty se është në mbrojtjen e tyre.

Rri këmbëkryq në hotelin "GRAND" bashkë me Veton Surroin-Sorrosin, djalin e ambasadorit të Serbosllavisë, Rexhait, dhe me një gazetare greke. Jovica Stanishiq vjen në Kosovë me një grup gjakësorësh e pushkaxhinjsh dhe takohen me këtë langua dhe për t´iu ikur syve të popullit, ikin në malet e Brezovicës, duke bërë dyzen ahengu dhe duke e njoftuar për të gjitha afijet se në cilat istikame ndodhej UÇK-ja. NË KËTË HOTEL bëjnë planin se kinse Batoni është vrarë dhe pikërisht i bien telefonit për ta njoftuar "TANJUG"-un dhe pas dy dite MUP-i serb e fusin në Maqedoni si nuse. Spiunllëqet e këtij langoi dhe zagari të Serbisë, Baton Haxhiut, i vënë në dijeni Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe merret vendim të kapet ose të vritet ky këlysh serbi, Baton Haxhiu. Nuk është rastësi se Moska ka zbritur në Nish Shih për këtë, ky spiun i UDB-së do bëhej, me urdhër të Serbisë fashiste, këshilltar i Kadri topuzit, në qoftë se, nuk e dini se kush është Kadri topuzi, ai është kryeplak i një mezlishti rrugaçësh e vagabondësh dhe pa fije turpi disa sahanlëpirës dhe puthadorësh e quajnë Kuvend. Ky dabiç dhe dylber i Serbisë, udbashi Baton Haxhiu, do të bëhet këshilltar dhe kumbarë i djalit të Haxhi 'shumarit' të Brojës, Hashim zezës, dikush më thotë se është edhe President dhe unë nuk e besova, sepse nuk u zgjodh nga populli, por bëri pazare me kopilin e Titos,hajnin e Diasporës dhe argatin e Rrahmanzinjve, Isa Mustafa. Serbia urdhëron dhe e fut këshilltar edhe te Edvini i Kristaq Ramës,në Tiranë. Kristaqi shumë imza kishte dhënë për t´i varur në trekëndësh me tërkuzë, a e dini ju kujt i thonë tërkuzë, apo jo!?

Dhe, këtë fat të zi e mori poeti nga Kukësi,Havzi NELA dhe shumë të tjerë dhe asnjëri nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk. Pra, Serbia fashiste me agjentët e saj LËSHOJNË RRJETIN TAMAN SI TË MERIMANGËS NË TËRË BOTËN SHQIPTARE. Dhe, langoi, zagari i UDB-së që marrin thasë me para nuk i ndalin kambanat e mortit kundër shqiptarëve, Baton Haxhiu, me Jovica Stanishiqin dhe qarqet shoviniste serbe, djalin e Batonit, Andi Haxhiun, duke e bërë këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, e dërgojnë në Moskë, që përpos lidhjeve të Borisllavit, që akoma ka çerdhen atje. Borisllavi ishte vëllai më i madh i kasapit, Slobodan Milosheviq, i cili vdiq më 29 janar 2013. Pra, nuk është rastësi se Moska ka zbritur në Nish dhe shpeshherë i rrethojnë kufijtë e Kosovës dhe në vend që të kenë kujdes kryemafiozët të majave të shtetit nga rreziku që i kanoset Kosovës, këta vrapojnë për pushtet,vrapojnë pas hajnisë si korbat pas mërcinave dhe tamam si zagarët pas plaçkave. Kjo kope hajnash akoma e mbajnë këshilltar këtë shkërdhatë , këtë spiun,langua dhe zagar të Serbisë dhe Rusisë dhe vazhdojnë duke shitur tokat tona që kanë derdhur shumë gjak shqiptarët. Serbia dhe Rusia janë pranë derës dhe mafio-oligarkët të kanaleve të nëntokës kriminale vazhdojnë duke u pasuruar me hajni për njëzet e ca breza, që deri dje nuk kishin as rrip pantallonash dhe bukë për të ngrënë. Sa më parë duhet larguar të gjithë këta spiunë që shesin vendin për pushtet dhe për para. Kosova është në rrezik, për Kosovën po fryn veriu i sertë, mbajeni mend! Qeni i keq ta bjerë ujkun në torishtë, thuhet nga anët e mia. Hapni sytë,ore ju derdimenë dhe kodoshë të Serbosllavisë se do të ikni me damkën e zezë të tradhtisë...!

(Kosova Sot)