Xhudistet e Kosovës - Krenaria e Kombit shqiptar

Xhudistet e Kosovës - Krenaria e Kombit shqiptar
Xhudistet e Kosovës - Krenaria e Kombit shqiptar

Skender Kapiti

  • 25 March 2019 - 08:41

Unë Skënder Sadri KAPITI nga Durrësi me bindje dhe edukate nacionaliste të trashëguar nga prindërit e mi, jam studiues i historisë, politikës, drejtësisë, moralit dhe filozofisë, por dhe si opinionist e analist nuk mund të rri indiferent dhe të mos shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për sportistet e talentuara kosovare dhe të trajnerit të xhudos Driton Kuka, të cilët tashmë kanë hyrë në Tempullin e Lavdisë. Të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë për atë kontribut në atë se çfarë dobie dhe krenarie të lartë dinjiteti, personaliteti dhe imazhi e prestigji kombëtar na kanë dhuruar këto heroina shqiptare në eventet më të rëndësishme sportive të sportit të xhudos.

Si të mos ndjehesh krenar kur e gjithë bota mediatike botërore, dhe pra jo vetëm ajo sportive proklamojnë dhe promovojnë triumfin e heroinave shqiptare të Kosovës në sportin e xhudos. Sa shumë "ashpër" konkurrojnë edhe fuqitë dhe shtetet më të fuqishme botërore në garat, kampionatet dhe olimpiadat botërore sportive për të fituar medalje dhe kampionate. Dhe pyesim, se përse? Kjo sepse: së pari dhe kryesisht për faktin se sporti është garë paqësore dinjiteti, prestigji dhe krenarie kombëtare.

Dhe këtu qëndron edhe specifika, e veçanta e sportit të xhudos , rezultatet dhe fitoret e mëdha të xhudisteve kosovare. Ky fakt ka rëndësinë e vet të jashtëzakonshme, pasi Kosova është Shtet i Ri, dhe jehona sportive e xhudisteve të Kosovës është jehonë dhe triumf i madh edhe politik, edhe diplomatik, edhe kombëtar për njohjen dhe ndërkombëtarizimin shtetëror të Kosovës, si një triumf që shkund edhe kancelaritë e shteteve të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës; duke i detyruar ato, si p.sh. Rusinë, Brazilin ,Izraelin, Greqinë etj., madje edhe në shtetet e tyre ku janë zhvilluar garat sportive botërore të xhudos që të njohin dhe t'i respektojnë simbolet e Shtetit të Kosovës. Kontributi i jashtëzakonshëm i tyre Me sportistet e Kosovës ndjehet krenar çdo shqiptar dhe jo vetëm ata, por ndjehen mirë jo vetëm sporti, por edhe politika dhe diplomacia e atyre vendeve mike dhe aleate të shqiptarëve, të atyre shteteve, të cilat ndërhynë dhe e çliruan Kosovën dhe që e njohën Pavarësinë e saj; ndjehen mirë politika dhe diplomacia e atyre shteteve mike të shqiptarëve kur shohin që falë këtyre sportisteve të xhudos së Kosovës detyrohen që simbolet e shtetit të Kosovës të respektohen detyrimisht edhe prej atyre shteteve të cilat nuk e kanë njohur akoma Kosovën. Me sportistet dhe me rezultatet e sportisteve të Kosovës ndjehen mirë edhe politika ,edhe diplomacia e vendeve mike të shqiptarëve, të cilët janë të zhgënjyer nga politika dhe politikanët dështakë si të Tiranës dhe të Prishtinës.

Por, nuk e di se a ndjehen mirë politika dhe politikanët shqiptarë, të cilët janë mësuar që të rrëmbejnë jo vetëm pushtetin, por edhe prerogativat e kompetencës, të moralit, të sakrificave e të patriotizmit duke manipuluar me to; nuk besoj se e kanë të sinqertë simpatinë dhe respektin përderisa ata nuk kanë mundësi që t'i rrëmbejnë e t'i përvetësojnë për interesa personale politike e pushteti medaljet edhe meritat e jashtëzakonshme të këtyre heroinave kombëtare të cilat i sollën Kosovës medalje të arta olimpike, botërore, evropiane dhe që e shkruajtën historinë e Kosovës me Ar. Xhudistet e Kosovës kanë hyrë tashmë në historinë tonë kombëtare si heroina të Kombit. Kjo për faktin se ato janë përfaqësuese të Shtetit shqiptar të Kosovës dhe përfaqësueset më dinjitoze të Kombit shqiptar në botën e madhe sportive. Këto superyje si dhe trajneri me i madh emblematik i xhudos, Driton Kuka, janë, do të mbeten e do kujtohen gjithmonë si krenaria jonë e madhe kombëtare në historinë e botës më të madhe, që është ajo sportive.

Ato dhe kontributi i jashtëzakonshëm i tyre është dhe vjen në antitezë të thellë ndaj politikës dhe politikanëve shqiptarë si të Shqipërisë dhe të Kosovës, prej të cilave politika shqiptare ka shumë nevojë dhe domosdoshmëri për të marrë leksione përgjegjshmërie dhe përkushtimi kombëtar për t'i shërbyer kombit dhe atdheut me devotshmëri dhe me dinjitet. Kosova la pas shumë e shumë shtete të botës që njihen për fuqi dhe reputacion të madh politik Ndërsa politika shqiptare e papërgjegjshme politikisht dhe kombëtarisht i mban të dy shtetet shqiptare larg integrimit në BE. Në antitezë më këto vjen madhështia dhe krenaria jonë kombëtare: e sportisteve kosovare të cilat po e shkruajnë me Ar Historinë e Kosovës dhe Lavdinë Kombëtare Shqiptare. Rezultatet e tyre të jashtëzakonshme 

(Kosova Sot)