Nevojitet një aleancë botërore kundër terrorizmit

Nevojitet një aleancë botërore kundër terrorizmit
Nevojitet një aleancë botërore kundër terrorizmit

Mehdi Hyseni

  • 25 March 2019 - 08:43

Mirëpo, atë katastrofë tragjike, të planifikuar, të përgatitur, të sponosoruar dhe të "dizajnuar" sipas modelit fashist çetniko-serb të Radovan Karaxhiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Ratko Mladiqit, të Vojislav Sheshelit…etj. (1989-1999), e parandaloi reagimi dhe ndërhyrja me kohë e kryeministres Jacinda Ardern dhe e organeve përkatëse të rendit dhe të sigurisë së shtetit të Zelandës së Re. Brenton Tarrant, një terrorist nga Australia, më 15 mars 2019, masakroi 50 myslimanë civilë të pafajshëm, duke u falur në dy xhami të Christchurch në jugun e Zelandës së Re.

 

Këtë akt monstruoz kundër njerëzimit e bëri me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtin motiv çetniko-fashist serb dhe antihuman për t'i frikësuar dhe për t'i spastruar myslimanët nga Zelanda e Re, ashtu sikurse bëri ultranacionalisti, fashisti dhe racisti çetnik serb, Radovan Karaxhiq - VRASËSI i SARAJEVËS, përkatësisht i Bosnjën (1990-1995)! Mirëpo, së fundi, pas 30 vjetësh, pikërisht më 20 mars 2019, verdikti i drejtësisë së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës së OKB-së, i cili kriminelin serb "Radovan Karaxhiq e dënoi me burg të përjetshëm për rolin e tij në luftën e Bosnjës së viteve 1990, duke konfirmuar bindjen për akuzat e kryerjes së gjenocidit serb të Karaxhiqit, që u trajtuan kryesisht me masakrën e Srebrenicës, kur u rrethuan dhe u vranë sistematikisht 8,000 boshnjakë, kryesisht meshkuj dhe djem".

Në këtë vështrim, shpresojmë se verdiktit të drejtësisë ndërkombëtare nuk do t'i shpëtojë as terroristi Brenton Tarrant, i "përpunuar" dhe i indoktrinuar nga terrorizmi gjenocidal çetniko-fashist serb Radovan Karaxhiq dhe Ratko Maldiq… etj., sepse Zelanda e Re nuk mund të shndërrohet në Sarajevën dhe në Srebrenicën e masakruar të Bosnjës. Mbarë bota duhet ta dënojë terrorizmin Vetëm fashistët, kriminelët, ultranacionalistët dhe mbështetësit e sponsorët e tyre nuk dëshirojnë ta dënojnë terrorizmin në mbarë botën, sepse misioni i tyre është vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrimi total i botës së sotme. Mirëpo, këtë fenomen të shëmtuar famëkeq dhe tragjik për gjithë njerëzimin, duhet ta dënojë KOLEKTIVISHT mbarë bota, ashtu siç veproi dikur Koalicioni Antifashist Botëror me Amerikën në krye, duke e luftuar nazifashizmin e Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit (1939-1945). Mirëpo, sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI, "përgjumja", toleranca, indiferenca, pasiviteti, disonancat në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranueshme, paradoksale, absurde dhe nuk ka kurrfarë justifikimi që kjo të mos reagojë kolektivisht (pa asnjë doze seleksionimi), duke e ndëshkuar terrorizmin, qoftë ai mysliman, i krishterë apo budist…etj.; i bardhë, i zi, i kuq; lugat, fukara apo i pasur; mafioz, normal apo abnormal, i shëndoshë apo hendikap etj., sepse të gjithë terroristët meritojnë ndëshkimin e ligjshëm sipas veprave të tyre të kryera kriminale, terroriste, fashiste apo gjenocidale, pa pardon, pavarësisht se ku, kur dhe kundër kujt i kanë kryer ato akte monstruoze barbarie. OKB-ja mund të formojë një Aleancë Kolektive Botërore për luftimin dhe për "dekontaminimin" e tërësishëm të terrorizmit ndërkombëtar nga flora dhe fauna e bashkësisë njerëzore globale . Sepse realisht, vetëm Amerika dhe Evropa Perëndimore nuk mund ta çrrënjosin terrorizmin botëror, por këtyre duhet t'u bashkohen të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara (193).

Pra, nëse duam të shpëtojmë nga terrorizmi ndërkombëtar e gjithë bota duhet të bashkohet në një ALEANCË KOLEKTIVE BOTËRORE, që unanimisht ta dënojë terrorizmin. Kësaj Aleance, patjetër do të duhej t'i bashkoheshin edhe ata që kanë mbijetuar si viktima të terrorizmit serb në Kosovë, në Bosnjë, në Kroaci, gjatë dekadës së fundme të shekullit XX (1989-1999). Këtë Aleancë Kolektive BOTËRORE, para së gjithash e ka për detyrë ta formojë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke u bazuar në qëllimet dhe në parimet e Kartës së saj (1945) për respektimin dhe për mbrojtjen e vlerave universale (siç janë e drejta e jetës, e ekzistencës, si dhe të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut, të parashikuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe me këtë Kartë), të sigurisë dhe të paqes në dimensione botërore (KREU I, QËLLIMET DHE PARIMET, Neni 1, pikat 1, 2 , 3, 4). Prandaj, në përputhje me instrumentet juridike ndërkombëtare dhe me ligjet vendore të Zelandës së Re, duhet të dënohet edhe akti terrorist i Brenton Tarrantit, që shkaktoi 50 viktima dhe dhjetëra të plagosur në dy xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandën e Re, më 15 mars 2019, duke përsëritur me këngë çetniko-barbare dhe me pamflete raciste antisemitiste terrorizmin individual, grupor dhe shtetëror të Serbisë së Sllobodan Milosheviqit dhe të Republika Srspka të Radovan Karaxhiqit, me ç'rast tronditi, shqetësoi dhe pikëlloi vendin më kozmopolit, më tolerant, më demokratik dhe më paqësor në botë - Zelandën e Re, që barbari të tilla fashiste nuk njeh gjatë historisë së deritashme të saj si bashkësi koekzistenciale multietnike dhe multipluraliste në botë. Pra, "s'ka më fal" për terrorizëm, pavarësisht se kush je dhe nga je, por vetëm dënim të merituar sipas veprës së kryer penale.

Asnjë ligj në botë nuk dënon njerëzit për shkak të emrit, të religjionit apo të nacionalitetit, ashtu sikurse veproi Serbia fashiste gjenocidale e Slobodan Milosheviqit gjatë agresioneve të saj shfarosëse kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, gjatë viteve 1989-1999, të cilët vetëm pse nuk ishin serbë, gjyqet policore dhe ushtarake të Serbisë denoncuan dhe masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, kroatë dhe myslimanë boshnjakë, vetëm për t'ua pushtuar territoret e tyre indigjene dhe, vetëm pse donin liri dhe pavarësi nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1878-1999). S'ka "më fal" për terrorizëm! Shembullin reagues të KRYEMINISTRES së ZELANDËS SË RE, Jacinda Ardern kundër terrorizmit, duhet ta ndjekin dhe ta mbështetin moralisht dhe ligjërisht të të gjithë kryeministrat dhe presidentët e mbarë botës, sepse rrugë tjetër nuk ka, o çrrënjosje të terrorizmit, o kapitullim dhe shkatërrim i vlerave njerëzore dhe i mbarë botës. Ju lumtë Z. e lartndëruar kryeministre JACINDA ARDERN e Zelandës së Re! Që me plot arsye dhe me plot të drejtë nuk e përmendni emrin e kriminelit Brenton Tarrant, por keni dënuar vetëm aktin e tij terrorist të kryer ndaj 50 të vrarëve dhe dhjetëra të plagosurve myslimanë në Jug të Zelandës së Re - shtetit më demokratik, më paqësor, më të qetë, më human, më tolerant dhe më të sigurt në botë. Si viktimë e mbijetuar e terrorizmit dhe e gjenocidit serb në Kosovë(1989-1999) dhe tani si refugjatshtetas i Amerikës (1999-2019), si rrjedhim i atij barbarizmi çetniko-fashist serb, urrej dhe denoncoj çdo terrorizëm dhe gjenocid në botë ndaj njerëzve, ndaj popujve dhe ndaj vendeve të pafajshme. Së këndejmi, e gjykoj me indinjatë edhe aktin terrorist çetniko-fashist serb të Brenton Tarrant, i cili masakroi 50 myslimanë, duke u falur në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, më 15 mars 2019.

Ndaj, si njeri dhe si intelektual shqiptaro-amerikan me parime humane, njerëzore dhe demokratike, gjithnjë duke e përqafuar drejtësinë dhe humanizmin si vlera sublime universale katërçipërisht dhe pa asnjë rezervë e mbështes dhe kuptoj thellësisht reagimin pikëlluese dhe indinjues që buron nga thellësia e zemrës, e shpirtit dhe e dhembjes së sinqertë dhe humane e z. kryeministre të Qeverisë së Zelandës së Re, JACINDA ARDERN se "nuk do ta thotë kurrë emrin e sulmuesit të dy xhamive në ChristChurch në jugun e Zelandës së Re, i cili la të vrarë 50 dhe plagosi dhjetëra të tjerë myslimanë, sepse ai me aktin terrorist deshi të bëhej i famshëm. Ai është terrorist. Ai është kriminel. Ai është ekstremist. Unë kurrë nuk do të përmendi emrin e tij, ai do të jetë pa emër", tha Ardern në Seancën e Jashtëzakonshme të Parlamentit (të martën, më 19 mars 2019-M. H.), duke iu drejtuar deputetëve me përshëndetjen në gjuhën arabe "Al-Salaam Alaikum", që në shqip do të thotë "Paqja qoftë mbi ju". Veprimet dhe zotimet humane dhe të ligjshme të Kryeministres zelandeze JACINDA ARDERN për denoncimin, për luftimin dhe për shkatërrimin e çdo lloj terrorizmi si në Zelandën e Re, ashtu edhe në gjithë botën, duhet t'i mbështetin të gjitha qeveritë e kryeministrave dhe të gjitha shtetet e bashkësisë ndërkombëtare, JO vetëm Amerika, jo vetëm Zelanda e Re, jo vetëm Australia, jo vetëm Kanadaja dhe jo vetëm Evropa Perëndimore, por e gjithë bota pa dallim sistemi politik dhe pikëpamjesh religjioze, sepse njeriu është KRYEVLERA e gjithë botës, Jo kurrfarë ideologjie politike, as religjioze e as kurrfarë pushtimesh ekonomike, tregtare dhe territoriale në emër dhe në llogari të tyre, duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke e shkretuar botën e civilizuar. Terroristët nuk kanë emër tjetër veç terroristë Anadaj edhe australiani Brenton Tarrant (28 vjeçar), që vrau 50 myslimanë civilë të pafajshëm duke u falur në dy xhamitë e tyre në qytetin Christchurch në jugun e Zelandës së Re, më 15 mars ( e premte) 2019, nuk ka emër tjetër veç TERRORIST pavarësisht nga identiteti gjenealogjik i tij (nacional dhe religjioz). Si rregull e pashkruar, terroristët nuk kanë as shpirt, as nder, as humanizëm, as fe, as komb, as atdhe e as Zot. Ndryshe, nuk do të merreshin me "zejen e zellshme" të terrorizmit duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke shkatërruar vlerat civilizuese dhe universale të gjithë njerëzimit. Vetëm terroristët i fajësojnë viktimat e tyre Prandaj, bota duhet të nxitojë, që të bashkohet për të ndëshkuar terrorizmin, ashtu si e luftoi dikur fashizmin në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945). Ndryshe, edhe më tej, do të ketë viktima të panumërta të terrorizmit ndërkombëtar.

-Ata që i ndajnë viktimat mbi bazën ideologjike, politike, religjioze, të ngjyrës, të gjuhës, të kulturës dhe të identitetit të tyre nacional, ata janë vetëm terroristë dhe fashistë, sepse as 3 mijë viktimat amerikane të 11 Shtatorit 2001 në Nju-Jork, si rrjedhim i terroristëve islamistë, e as 50 viktimat dhe 20 të plagosurit myslimanë në xhamitë "Al Noor" në qytetin Christchurch në jug të Zelandës së Re, nuk ishin fajtore pse u përkisnin religjioneve dhe civilizimeve të ndryshme, por fajtorë ishin ekzekutorët terroristë islamikë të tyre, që nuk kishin as Zot, as fe, as komb, as shpirt, as nder e as humanizëm sikurse edhe Brenton Tarrant (28-vjeçar) nga Australia. 

(Kosova Sot)