“Zgjedhje të lira”, po sjellin ndarjen e Kosovës

“Zgjedhje të lira”, po sjellin ndarjen e Kosovës
“Zgjedhje të lira”, po sjellin ndarjen e Kosovës

Ali Kelmendi

  • 26 March 2019 - 11:06

Përvoja e idhët që reflekton titulli i shkrimit na bën të mendojmë dhe të dyshojmë së në zgjedhjet e ardhshme nga ana e sovranit-popullit, s’duhet lejuar të shkohet në zgjedhje në kutijat e votave, për t’i rizgjedhur po të njejtit, të cilët falimentuan dhe tradhëtuan tërësisht, në marrjen e Vendimeve të rëndësishme antikombëtare si p.Sh duke tjetërsuar territore dhe cunguar tërësine territoriale të shtetit dhe rreziqet tjera që po vijnë, për ndryshimet e kufijve me Serbinë duke bërë pazare të pista nga lidershipi i zgjedhur me akklamacione, pa vullnetin dhe zgjedhjen e drejtëpërdrejt nga populli.

Njerëzit e drejtë mundën, megjithëse, jo krejtësisht t’i shohin gjërat në realitetin e tyre. Asnjë aftësi njerëzore nuk e pa kurrë një gjë të tërë ; por, ne mund të shohim gjithnjë e më shumë atë, sa më gjatë që e shikojmë dhe e përjetojmë. ëdo individ do të shohë diçka të ndryshme, në përputhshmëri me temperamentin (mendjen) e tij te veçantë ; megjithatë, me kusht që mendja e tij të jetë e ndërshme, andaj të gjitha temperamentet ( mendjet) gjendën këndej në mesin tonë dhe mes nesh. ëdo përparim në saktësinë e përceptimit do të na tregojë diçka të re, por ajo e thëna e çfarëdollojshme qoftë, apo e bëma e vjetër do të jetë atje ku ishte, si dhe e pa harrauar. Përceptimet tona të reja nuk duhet hudhur si të parëndësishme apo si të pavlera, vetëm së ato duhet zbutur dhe kapërcyer në harmoni, gjithnjë si pjesë e së vërtetës së pafundme.

Drejtësia e përsosur është më të vërtetë e paarritshme, si e vërtetë e përsosur, por njeriu i drejtë ndryshon nga të padrejtit, me dëshirën dhe shpresën e drejtësisë, ashtu si njeriu i mençur që dallohet nga gënjeshtari, i shtyer nga dëshira dhe shpresa e arritjes së vërtetës. Të gjithë njerëzit e mëdhenj jo vetëm që i kuptojnë gjërat e tyre, por, zakonisht e dinë se i kuptojnë, jo vetëm që ata kanë të drejtë në qëndrimet e tyre, por, sigurisht e dinë së kanë të drejtë.

« Kjo është ajo që unë di – atë që ju…, nëse punoni më besnikëri, do ta shijoni dhe përjetoni – por, kjo me frikë nga respekti, është gëzimi kryesor dhe fuqia e jetës: me nderim për atë që është e pastër dhe e lehtë në rininë tuaj të hërshme, por, është e vërtetë dhe e provuar në kohë të ndryshme ; mbi të gjitha e ëmbël në mes të gjallëve, e madhe ndër të vdekurit, dhe e mrekullueshme në fuqitë që nuk mund të vdesin »( John Ruskin).

Tani drejtpërdrejt në temën e zgjedhjeve : Kush mundet me zgjedhë i lirë, duhet të ketë vullnet të lirë, përndryshe në përgjithësi nuk do të ketë zgjedhje të lirë. Megjithatë, ekziston një dallim në mes të zgjedhjes së lirë, dhe vullnetit të lirë. Fjala « zgjedhje » ka kuptimin e asaj së çka njeriut i jepet në disponim për zgjedhje, e ky të bejë njerën apo tjetrën, që ai vetë të vendosë dhe të përcaktohet lirisht së kënd do ta zgjedhë, dhe në asnjë mënyrë të mos i nënshtrohet ndonjë dëtyrimi apo dhune nga kushdo tjetër e sidomos nga hierarkia partiake. Këtë mund ta bejë sipas mendjes së tij, si p.Sh. : ku do të jetoj, ku do të shkoj, se çka do të haj. Është i lirë së si do ta rregullojë banesën, së çfarë robash do të veshë, ku do të shkojë në pushime, çfarë profesioni do të zgjedhë dhe me kënd do të martohet. Në përgjithësi në jetë merr vendime të lira dhe të dëshirueshme-vullnetshme për zgjedhjen të kësaj apo të asaj, pra, prej vendimeve dhe zgjedhjeve personale. Se çka ndikon tek ai për këtë ose atë ? Janë ndjenjat ? Është mendimi i vetëdijshem ose zgjedhja e pavetëdijshme? Zgjedhja mund të jetë e varur nga ndikimi shpirtëror, karakteri, dhe për njeriun është përparësi, kur ai arsyet e zgjedhjes ia nënshtron një analizë të mirëfilltë. Vendimet duhet t’i i merr duke i mësuar dhe shqyrtuar ato me vetëkritikë. Atëherë e kupton së cila zgjedhje ishte e qelluar dhe cila false, dhe nga çfarë motivacioni e ka qelluar vendimin e tij, dhe se çka ia mundëson atij që në zgjedhjet tjera ta përdorë të njëjten përvojë, që ta bëjë serish zgjedhjen e duhur.

Njeriu nuk e posedon aftësinë, që gjithnjë të bejë zgjedhjen e duhur. Në esencë nevojitet që zgjedhësit të kenë arritur një nivel të caktuar zhvillimi arësimor, çka për fat të keq të ne deridiku nuk qëndron, që të jenë të gjithë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për një zgjedhje të duhur dhe të nevojshme. Ndërsa, krijesat primitive i drejtohën tërësisht instiktit të tyre.

Me këtë shofim, që liria e të zgjedhurit dhe liria e vullnetit për të zgjedhë janë dy gjera krejtësisht të kundërta, dhe duhet të dallojnë njëra me tjetrën. Për të bërë një zgjedhje është diçka e pastër selektive, ndërsa vullneti mund të krijoi një gjë kreative, pra, ka një ndikim aktiv.

Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin më së të kobshme për shoqërinë dhe shtetin tonë, që e tregoj edhe praktika. Koalicioni i PAN-it në pozitë doli katastrofal, dhe po mbahet nga zori. Nuk po mund të merr Vendime të rëndësishme kombëtare pa 2/3 e votave. Poashtu edhe opozita s’i ka numërat për ta rrëxuar qeverinë. Shpeshherë thirrën në zgjedhje të parakohëshme, ndërsa ajo si gjithnjë, por nuk po e arrin. Nga ana tjetër LDK ka paralajmëruar zgjedhjet e saj duke e zgjedhur kryetarin e ri të saj. Bie pyetja se çka dhe kënd kanë për të zgjedhur nga ta, kur si parti e tëra ka ra në provim, dhe u mashtrua siç tha vetë Isaja për koalicionin me PDK-në, dhe zgjedhjen e Hashimit kryetar të shtetit. Këta të dytë tradhëtuan në Vienë kur nënshkruan apriori pa pyetur Kuvendin, për asociasionin dhe delimitimin- ndryshimin e kufijve. Me vota të përbashkëta pa Vetëvendosjen, i mashtruan - besa edhe ua kojti deputëteve për ta votuar me tetëdhjetë (80) votat e tyre.

Bashkarisht, të gjithë sëbashku nevojitet ta shpërdajnë Parlamentin dhe Qeverinë, dhe të fillohet me zgjedhje të reja, por jo zgjedhje për veti, por zgjedhje krejtësisht tjera për popullin, e sidomos pa krahun e luftës, dhe të gjithë bashibuzukët, që nuk punuan asgjë për shtetin, por punuan për vete, vetëm ditën të tradhëtojnë, të vjedhin, të uzurpojnë pronat e shtetit, instaluan nepotizmin familjar, dhe çdo të keqë që u ra ndërmend më e bërë dhe e bënë. Gjë mangut nuk u ka mbetur pa bërë. Nevojitet patjetër të zëvendësohen dhe t’u ndalet tagjia, se mjaft e hëngrën dhe e gërryen arkën e shtetit, e rrezikuan atë, dhe e detyruan rinin në migrim, dhe popullin e sollen në varfërinë e skajshme.

(Kosova nSot)