Leximi (pseudo)komunist i “historisë së një organizate politike”

Leximi (pseudo)komunist i “historisë së një organizate politike”
Leximi (pseudo)komunist i “historisë së një organizate politike”

Ibrahim Kelmendi

  • 26 March 2019 - 14:32

Nder tematikat më të mjegulluara, spekuluara, shpërdoruara, politizuara, është marksizëm-leninizmiqë e simulonin organizatat klandestine gjatë dekadave të 60-shta, 70-ta e 80-ta të shekullit pararendës. Varësisht nga këndvështrimi dhe qëllimi,tani po ndodhinshqyrtime tëduarndryshme.

Edhe kësaj radhe po vazhdoj me leximin “vertikal”të librit tëMehmetHajrizit, “historia e një organizate politike...” (e botuar në vitin 2008 në Tiranë), duke u marrë me aspektin e ideologjisë që kishte GRK-ja, i riemërtuar në GMLK, më vonë në OMLK.

Fillimisht një informim telegrafik për komunizmin, meqë tashmë na është imponuar në urrejtje neofashiste kundër tij. Po citoj informimin që e përmban Enciklopedia digjitale “Vikipedia”:

“Komunizmi (latinisht: communis / i shqipëruar: i përbashkët) është një term politiko-ideologjik me disa kuptime, që kanë origjinën në Francë rreth vitit 1840-ta. Së pari, nënkupton utopitë socio-teorike të bazuara në idetë për barazi sociale dhe lirisë së barabartë të gjithë anëtarëve të shoqërisë, duke pas për bazë pronësinë e përbashkët dhe zgjidhjes kolektive të problemeve. Së dyti, është koncept i bazuar kryesisht në teoritë e KarlMarx’it, FriedrichEngels’it dhe VladimirIliqLenin’it, të cilët kanë shtjelluar doktrinat ekonomike dhe politike me qëllim të krijimit të një shoqërie pa shfrytëzim dhe pa klasa. Së treti, komunizmi u referohet lëvizjeve dhe partive politike (komuniste), qëllimi i të cilave është të konvertojë shoqëritë nga kapitalizmi në komunizëm.”

E përmbledhur shkurt e shqip: shoqëri njerëzore, ku secili angazhohet sipas mundësive dhe shpërblehet sipas nevoje.

Si e tillë, shpesh është (dis)kualifikuar si utopi – e pa realizueshme, për shkak të përsosmërisë se saj humaniste. Prandaj, nuk është aspak racionale urrejtja ndaj doktrinës komuniste, vetëm pse na qenkësh utopiste, ose pse e kanë shpërdoruar diktatorët.

Marksizëm-leninizëm duhet të ketë qenë një sektarizëm, i cili i kaidhulluar ideologëte komunizmit si profet, ngjashmërisht meidhullimin e “profetëve” nga besimtarët religjioz...

Antikomunistët e sotëm, - ndoshta pavetëdijshëm të mbisunduar nga mendësia e kapitalizmit vulgardhe demokraturësneofashiste, -po e damkosin komunizmin si gogol që ua kalon edhe djajve - si personazhe fiktive që i përmbajnë “librat e shenjtë”abrahamik. Ata asnjëherë nuk duan të kuptojnë se komunizmi nuk është dogmë, por doktrinë, që ka filluar të ideohet qysh në shekullin e 19-ta, me përcaktim orientues për një shoqëri njerëzore pa shfrytëzues e të shfrytëzuar, ku, siç shkrova, secili angazhohet sipas mundësive e shpërblehet sipas nevoje.

Ky koncept i ri sociologjik e filozofik qe bërë shumë tërheqës përintelektualët me karakter, mendësi e koncepte fisnik, humanistë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit 19-të dhe gjysmës së parë të shekullit 20-të, deri sa degjeneroi në diktatura barbare, të quajtura socializëm dhe diktatura të proletariatit, në Bashkim Sovjetik, Kinë dhe në shumë shtete pseudosocialiste. Edhe në Shqipëri e Jugosllavi.

***
MehmetHajrizi, - me gjasë i kompleksuar për shkak të mendësisë tij të dikurshme ideopolitike dhe angazhimi përkatës organizativ, në librin e tij ofron paraqitje të stërzgjatura të zhvillimeve ideopolitike në botë dhe në rajon, për të arsyetuar mendësinë dhe përcaktimin ideologjik të disa nxënësve që frekuentonin shkollën e mesme për profesionalizim si mësues (që e quanim “shkollë normale”) në Prishtinë dhe të ca studentëve fillestarë. Por, siç po më rezulton, këta dhe mua duhet të na kishte përfshi pasioni irevolucionaritetitadoleshent për të imituar Enver Hoxhën, prandaj ndiheshim të thirrur për të formuar organizime revolucionare e marksiste-leniniste, siç ishinLëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve,Grupi Revolucionar i Kosovës, Fronti i kuq popullor, dhe ndonjë tjetër simotër. Ato organizime ishin pothuajse vetëm imitim i formimevetë Partisë Komuniste e Shqipërisë dhe Frontit Nacional-Çlirimtar, më vonë PPSH-së dhe Frontit Demokratik.

Se sa janë realiste paraqitjet dhe shtjellimet që u bënë Mehmeti zhvillimeve të atëhershme idopolitike në botë, nuk ndihem kompetent për të bërë vlerësime profesionale, prandaj po i anashkaloj.

Në vazhdim po zgjedh ca fragmente, që kanë të bëjnë me përcaktimet ideologjike dhe organizative, dhe po i komentoj telegrafisht.

MehmetHajrizi: “Xhafer Shatri, veprimtar i kësaj kohe i Lëvizjes Kombëtare, kishte vërejtur drejt se ‘pikërisht kur aprovohej Kushtetuta e vitit 1974, pikërisht në kohën kur pritej nga forcat revolucionare e demokratike që të dalin me kërkesën që Kosovës t’i njihet statusi i Republikës, pushtuesit dhe hyzmeqarët e tyre shpejtojnë ta qetësojnë përkohësisht situatën duke ia dhënë Krahinës një autonomi relativisht të gjerë, por kjo nuk ishte autonomi e mirëfilltë juridike e politike’.”

Konstatim spekulues i Xhafer Shatrit, sepse nomenklatura titiste e KSA të Kosovës nuk kishin kapacitet e kompetenca për të vendos për status juridik të “krahinës” së Kosovës! Megjithatë, ndoshta duhet të pranohet fakti, se një avancim i atillë nacional po ndodhte në Jugosllavinë “socialiste”, meqë komunistët jugosllavë ishin të ndikuar nga koncepti leninist për të drejtat e kombeve. Përndryshe, në Turqinë e në Greqinë kapitalistedhe (pseudo)demokratike, deri edhe në SHBA e shtete të tjera multietnike kapitaliste, nuk gjenin zbatim asnjë e drejtë kombëtare e popujve tjerë, “pakicë”. Atje pjesëtarët e popujve që nuk e ushtronin hegjemoninë, ishin të dënuar me “integrim”, respektivisht me asimilim, sepse koncepti kapitalist dhe demokracia borgjeze kanë prioritet kapitalin dhe sundimin, përfitimet inkriminuese, e jo edhe të drejtat kombëtare të “pakicave” etnike. Prandaj, ishte socializmi si platformë ideopolitike, që e përbënte edhe të drejtën e kombeve për vetëvendosje e vetëqeverisje, i cili pat ndikuar në avancimin nacional të shqiptarëve në atëmini perandori jugo-sllave.

MehmetHajrizi: “Jugosllavisë në vitin 1974, nuk e zgjidhte problemin madhor të Kosovës. Autonomia, jo vetëm nuk përmbushte kërkesat legjitime të demonstratave të 1968-ës për Republikë, por duke qenë një zgjidhje ekuivoke, kishte në vete edhe pasigurinë e së ardhmes.”

Këtë duhet ta ketë menduarMehmeti tani, si arsyetim për formim të Grupit Revolucionar, sikur gjoja për shkak të pakënaqësisë që nuk u realizua “kërkesat legjitime të demonstratave të 1968-ës për Republikë”, u formua Grupi Revolucionar i Kosovës. Nëse këtë qëllim ka pasur, nuk qëndron, meqë GRK duhet të jetë formuar para se të miratohet Kushtetuta e KSA të Kosovës, siç rezulton edhe nga informimi që ka bërë vet Mehmeti: “Në një mbledhje të mbajtur në shtëpinë e BahtirHajrizit, në Prishtinë në pranverë të vitit 1973, u shpall formimi i Grupit Revolucionar të Kosovës.”

Tjetra, edhe ne (pseudo)revolucionarët dhe (pseudo)marksistë-leninistët, që ishim kritikuesit më të ashpër të atij avancimi kushtetues, do të duhej, në ndërkohë, të pranojmë si fakt se Autonomia kushtetuese e vitit 1974 KSA të Kosovës i sollizhvillim të përshpejtuar ekonomik, arsimor, kulturor e ndërgjegjësim nacional, tejet të hovshëm. Sigurisht, dallimi me nivelin zhvillimor në Slloveni dhe republika të tjera ishte tepër i madh dhe nuk u zvogëlua as pa vitit 1974, sepse ato nuk prisnin dot KSAK-në. Por, dallimi aktual zhvillimor është edhe më i madh se sa atëherë, edhe pse tani Kosova është avancuar në Shtet. Pra, nuk paskësh qenë faktor determinues për zhvillimin e përshpejtuar, vetëm statusi juridik dhe të drejtat nacionale, por edhe kapacitetet njerëzore për të nxitur e koordinuar zhvillimin.

Kritikën tonë të atëhershme duhet kuptuar më shumë si taktikë propagandistike, për të motivuar bashkatdhetarët për angazhime nacional-çlirimtare, por mbrojtja shabllonizuese e asaj kritike edhe tani, nuk është racionale.

Konstatimi i Mhemtit, “Historia e Kosovës lidhet në mënyrë organike dhe të natyrshme, madje të vetëkuptueshme me Shqipërinë, atdheun e gjithë shqiptarëve”, është një konstatim ndoshta vetëm romantik, sepse Kosova, si emërtim gjeografik e politik, me origjinë e përmbajte serbe, ngjan të jetë tepër më i ri se ekzistenca e shqiptarëve - si pasardhës të ilirëve, dardanëve, makedonëve, epiriotëve, grekëve, trakëve, që asnjëherë nuk kanë pas përbashkësi “organike” shtetërore e popullore, e as kombëtare, gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit, kur janë shquar organizimet perandorake, mbretërore dhe shtetërore, të dominuara nga dogmat religjioze.

Mehmet Hajrizi (dhe Enver Hoxha): “I vetëdijshëm për këtë gjendje të kombit shqiptar, komunisti nacionalist dhe udhëheqësi i Shqipërisë socialiste, Enver Hoxha, pasi më kot i kërkonte Titos më 1946, ‘Kosova dhe viset tjera në Jugosllavi, të banuara nga shqiptarët, i përkasin Shqipërisë dhe duhet t’i kthehen asaj’, në njëqindvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shkruante: ‘Ne vetë me duart tona, me forcat tona do ta ndërtojmë këtë unitet të kombit shqiptar. Këtë detyrë të shenjtë na e kanë lënë amanet ta plotësojmë të parët tanë. Në mos arriftë dot brezi ynë që ta plotësojë atë, duhet të përgatitim fushën që djemtë dhe vajzat tona ta kryejnë këtë detyrë ndaj mëmës sonë të dashur Shqipëri’.”

Mbase Mehmeti vazhdon të beson në këtë përcaktim kombëtar të Enver Hoxhës, por karakterizimi i tij si “komunist nacionalist” nuk përkon me të vërtetën, meqë EH nuk ishte nacionalist, siç definohet politikisht ky emërtim tani. Më i saktë duhet të jetë kualifikimi: komunist patriot e kombëtar. Por, a duhet ta ketë kuptuar Mehmeti dhe GRK-ja e tij këtëpërcaktim racional të EH: “në mos arriftë dot brezi ynë që ta plotësojë atë (unitetine kombit shqiptar), duhet të përgatitim fushën që djemtë dhe vajzat tona ta kryejnë këtë detyrë ndaj mëmës sonë të dashur Shqipëri”?

Nuk më rezulton se ta kemi kuptuar EH, atëherë e as sot.

Mehmet Hajrizi prezanton si përcaktim programor të GRK-së. “Ne kemi përpara tri detyra të mëdha: çlirimin kombëtar, shoqëror dhe bashkimin me atdheun amë”.Konstatimi “ky përkufizim i programit përjashtonte çdo mundësi cilësimi të tij si ekstremist, majtist a reaksionar, siç dërdëllitej nga shumë anë”, nuk është i saktë, sepse çlirimi shoqëron është koncept komunist, që Mehmeti e kamuflon me takt si përcaktim majtist. Sigurisht, çlirimi shoqëror dhe të drejtat socialejanë vlera, dhe prandaj nuk do të duhej takompleksonte asnjërin që iposedonte dhe iposedon, si përcaktime ideopolitike dhe sociale.

Mehmet Hajrizi: “Format e mjetet e luftës së Organizatës (GRK), ishin adoptuar nga tradita e Lëvizjes, por të plotësuara me praktikat moderne të veprimit. Në nenin II të Statutit të Lëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve, të udhëhequr nga Adem Demaçi më 1964, shkruante: ‘Lëvizja jonë, për me mbërrijtë qëllimin e naltpërmendun, ka me përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet që i vijnë përdore, prej atyne politiko-propagandistike, mjete paqësore, e deri te lufta e armatosur dhe kryengritja e përgjithshme popullore, mjete jopaqësore’.”

Vetë emërtimi e definonte GRK-në si grup, ndërsa Mehmeti e zmadhon panevojshëm në organizatë. Ndoshta jo me qëllim, meqë i duken njësoj emërtimet grup dhe organizatë?

Ndonjëherë do të duhet të thuhet e vërteta, se Adem Demaçi nuk ishte as bashkëthemeluesdhe as udhëheqës i Lëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve! Atë Lëvizje e kishte themeluar Ramadan Shala me bashkëveprimtarët e tij. Në ndërkohë e kishte lut Adem Demaçin tu bashkohej. Nga AD kishte kërkuar vlerësim edhe për atë Statut. Gjatë takimeve konsultuese AD duhet të ketë njohur shumë veprimtarë të asaj Lëvizjeje. Kur e kanë burgosur AD, i ka dekonspiruar pothuajse të gjithë që i ka njohur, edhe ndonjërin që nuk duhet të ketë qenë anëtar. Ndërsa Ramadani me bashkëveprimtarë kishin sfiduar torturat kriminele, për të mos dekonspiruar asnjërin. Kjo e vërtetë ka rezultuar ne debatin e rastësishëm, tepër të ashpër, mes vet Ramadan Shalës dhe AD, në shtëpinë e Xhemajl e ShehideDurakut, në Malmë të Suedisë, në prani edhe të rreth dhjetë vetave që ishim mysafir aty (mars 1993).

AD u arsyetua se u është frikësuar torturave, prandaj kishte dekonspiruar. Akoma më konkretisht,Ramadan Shala i ka rrëfyer ato zhvillime në një bashkëbisedim të gjatë, të incizuar, që ma pat besuar për (mos)publikim, në prag të vdekjes se tij. Nuk është aspak e ndershme të vazhdohet me tjetërsim të vërtetës përkatëse për Lëvizjes Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve, dhe meritave të themelueseve e anëtarëve të saj, për shkak të legjendarizimeve e mitizimeve primitive, populiste e pseudorevolucionare, që kanë ndodhur për AD!

Mehmet Hajrizika ofruar citimin (i ciliduhet të ketë qenë edhe fragment i shkrimit të tij): “Po nuk vepruam në masa të gjera popullore, po nuk bëmë atje agjitacion dhe propagandë, po nuk u lidhëm ngushtë me masat, ajo mbetet neutrale, kështu propaganda e armikut gjen një trup me imunitet të dobët ndaj demagogjisë revizioniste dhe hyn (së paku në një pjesë të tij) me gjithë helmin e saj në të, kurse ne mbetemi një grusht njerëzish të destinuar për dështim.” (“Zëri i Kosovës”, nr. 2, 1974)

Ky koncept është në frymëndhe germëne konceptit leninist. Por, GRK mbeti grup dhe iku në histori si grup, që kishte pretendime të mëdha, e që realizoipak. Sukses nuk duhet vlerësuar vetëm numrin e të burgosur dhe sakrificat e tyre, - akoma më keq, burgosja epothuajse të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, - por rezultatet konkrete që ka realizuar. Megjithatë, themeluesit dhe anëtarët e simpatizantët e GRK/GMLK/OMLK-së ishin më të guximshmit dhe më të përkushtuarit!

Mehmet Hajrizi: “Komiteti Drejtues, organi udhëheqës i Organizatës, që aktualisht përbëhej vetëm prej Mehmet Hajrizit dhe Gani Sylajt, duhej plotësuar.”

Kjo ishte gjendja e krijuar pas arrestimeve të vitit 1974. Ishin fajtore vetëm institucionet e KSA të Kosovës për ato arrestime, apo ishte paksa edhe vetë organizimi sektarist i Grupit?

As në këtë libër të Mehmetit nuk po has ndonjë vlerësim kritik të asaj veprimtarie, përse gjithë ato arrestime. Por, megjithatë, këta dy veta, në vazhdim, ia dalin të kooptojnë veprimtarë të ri, si HydajetHysenin (1974), Kadri Zekën e Sherafedin Berishën (1976), Jakup Krasniqin e Berat Luzhën (1980), BejtullahTahirin e NezirMyrtën (1981), Basri Musmuratin (1981).

Arsyet që jep Mehmeti për riemërtim të Grupit Revolucionar të Kosovës në “Grup Marksist-Leninist i Kosovës” (vet Mehmeti e ka thonjëzuar!), janë kryesisht të natyrës “teknike”, që t’ia humb gjurmët policisë hetuese. Citim: “Duke analizuar në kuptimin konspirativ situatat e krijuara më 1974, u pa e nevojshme të bëhej një ‘shkëputje’ nga grupi i të dënuarve, i cili kishte arritur ta bindte hetuesinë policore se nuk kishte veprimtarë të tjerë në organizimin e tyre.”Por, nuk duhet të ketë qenë vetëm kjo arsye.

Duhet të ketë qenë brumosja ideologjike e udhëheqësit, si motiv më madhor për këtë riemërtim, meqë duhet t’i jetë mbush mendja se tashmë karakterizimi revolucionar është pak, pasi paskëshinpërparuar në marksistë-leninistë, përmes ngritjes së koordinuar teorike. Vet Mehmeti ka ofruar sqarime plotësuese, përse“sot, pas kaq vitesh, duhen sqaruar shkurtimisht këto emërtime të Organizatës, që për brezin aktual nuk janë të afërta as të pranueshme. Epitetet ‘revolucionare’ dhe ‘marksiste’ nuk ishin të rinj për lëvizjet çlirimtare shqiptare, rajonale dhe botërore.

Organizatat që kishin formuar më 1960 dhe më 1964, KadriHalimi dhe Adem Demaçi kishin cilësimin ‘revolucionare’. Dekolonizimi i botës së tretë ishte bërë e po bëhej kryesisht nëpërmjet revolucioneve, prandaj as Kosova nuk mund të priste zgjidhjen e çështjes së saj me reforma të pjesshme dhe ndryshime evolutive, por me forma luftarake e revolucionare të luftës.”

Mehmeti ka gjet edhe një arsyetim pak më tësofistifikuar, pas kaq shumë viteve: “Atdheu mëmë, të cilit duhej t’i bashkohej krahina e Kosovës, ishte Shqipëria socialiste. Duke qenë edhe Kosova ‘socialiste’ ata nuk pretendonin të bëheshin bartës të dy revolucioneve, d.m.th. atij çlirimtar dhe pastaj një tjetri demokratik, jo vetëm pse kishin bindje të majta politike, por edhe pse kjo do të thoshte luftë qytetare brenda kombit shqiptar. Pjesa e bashkuar, sikurse edhe tërësia do të ishin socialiste për kohën.”

Nga kjo rezulton se Kosova pseudosocialiste nuk do të mund të bashkohej me Shqipërinë socialiste, nëse revolucionin në Kosovë nuk do ta udhëhiqnin marksistë-leninistët, të brumosur me marksizëm-leninizëm enverist. Përndryshe, mund të ndodhte luftë qytetare, po ndodhi bashkimi, pa qenë të dy anët njësoj socialiste.
Goxha i koklavitur ky lloj arsyetimi, për të mos thënë goxha irracional!

Pikant është (dis)kualifikimi që u ka bërë Mehmeti “marksizmave” në Kosovë: “Marksizmi i Lëvizjes (GMLK / OMLK, konkretizim imi) kishte karakter njerëzor dhe çlirimtar, kurse Marksizmi i Pushtetit kishte karakter sundues dhe totalitarist, që shkonte deri në fashizëm. (...) Sidoqoftë, busulla e Kosovës kishte dy drejtime: Beogradin e ‘mirë’ e ‘liberal’, ose Tiranën e ‘keqe’ e ‘tiranike’, siç mundohej t’i paraqiste propaganda zyrtare në Kosovë. Të qenët enverist në atë kohë në Kosovë, përbënte pa dyshim një ledh përballë tendencave të forta jugosllave për t’ia humbur identitetin dhe për ta shkombëtarizuar shqiptarin e robëruar.”

Ndoshta tani Mehmeti duhet të jetë ndërgjegjësuar se enverizmi nuk ishte doktrinë filozofike, as ideopolitike, por një nga llojet e sektarizmave të shumtë, si ai leninist,stalinist, hrushqovian, brezhnievist, maoist, titist. Për “marksizmin” titist kishim njohuri dhe përvojë, meqë atë diktaturë moniste e kemi vuajt, por se “Marksizmi i Lëvizjes (GRK-së)kishte karakter njerëzor”, nuk kemi përvojë konkrete, për ta pranuar të mirëqenë. Nga ato pak njohuri që kam pas, si ajo kritika dashamirëseHydajetit për veshjen e frizurën time “dekadente”, mund të konstatohet se OMLK-ja synonte marksizëm-leninizëm tepër më diktatorial se sa marksizmi i pushtetit (titist), i cili toleronte edhe veshje e frizurë “dekadente”, “mikroborgjeze”, sepse ishte nën “përkujdesjen” politike dhe sponsorizimin financiar të borxhezisë sundimtare të Aleancës së Veri-Atlantikut!

Në vitin 1978 ndodh formimi edhe i një organi “udhëheqës” të GMLK-së. Për këtë Mehmeti informon: “Komiteti Ekzekutiv u formua në pranverë të vitit 1978 (...) Këtë Komitet e përbënin veprimtarët: IsmailSyla, (sekretar), Jakup Krasniqi (përgjegjës për lidhje dhe punë me masat), SaimeIsufi (përgjegjëse për çështje të gruas), BejtullahTahiri dhe JahirHajrizi (përgjegjës për teknikë dhe sigurimin e materialeve).”

Ky komitet gjasma do të duhej të ishte një si shërbim teknik i Komitetit Drejtues, të cilin e kryesonteMehmeti. Por, përse improvizonin e simulonin edhe një organ udhëheqës? Vetëm për të mashtruar ata pak anëtarë, sikur tashmë janë organizatë e madhe, prandaj duhej të kishte organe, siç i kishte PPSH-ja Komitetin Qendror dhe Politbyronë?

Mehmet Hajrizi: “Debati i ngritur deri në kritikë të hapur, pa rrezikuar njësinë e Organizatës, vendimmarrjen dhe unitetin e veprimit, ishte një e arritur e lartë në shqyrtimin e çështjeve, por edhe një tregues i pjekurisë.”

Ky konstatim propagandist me ngjan vetëm dekorativ, propagandistik e demagogjik! As tani, kur po mundohem të nxis debat për ato zhvillime, nuk ekziston liria e debatit për ish-pjesëtarët e atyre organizime, sepse tani po heshtin për hir të mirëkuptimit shoqëror, që të mos shkaktohet hatërmbetje, po u kritikua ndonjë e metë e atëhershme. Kjo “disiplinë marksiste-leniniste” sikur po ngjanë me disiplinën dogmatike mohamedane e kristiane!

Paksa komike është nënkapitulli 3.10, me titull pompoz: “Raporte zyrtare me Shqipërinë”.

Mehmet Hajrizi (dez)informon: “Organizata që nga themelimi synonte të vinte lidhje zyrtare me Shqipërinë. (…) Një kontakt në emër të Grupit realizohet vetëm diku në vitin 1976, kur kishte shkuar në Ambasadën e Shqipërisë në Paris MehmetHajrizi, duke i njoftuar diplomatët e saj për ekzistencën e Organizatës. Një takim tjetër ai kishte pasur më 1978 me SadikIbron, të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Shqipërisë në Sofje të Bullgarisë, me ç’rast i kishte shkruar edhe një letër udhëheqjes së lartë të Shqipërisë. Në të midis tjerash thuhej: ‘…Grupi Marksist-Leninist i Kosovës është krijuar për t'iu përgjigjur aspiratave të popullit tonë të robëruar. Ai mbledh bijtë dhe bijat më të mira të Kosovës, të cilët nuk kursejnë asgjë për lirinë e popullit tonë’.

(...) Një takim tjetër me diplomatin shqiptar, SimonQirizi, MehmetHajrizi dhe Gani Sylaj patën në Ambasadën Shqiptare në Vjenë të Austrisë, më 16 gusht 1978.

Takimi nuk ishte shumë vëllazëror, por edhe aty (si me zor) u la një letër, nga e cila citojmë: ‘Dashurinë tonë për Shqipërinë, ne komunistët e Kosovës e kemi dashuri ndaj Atdheut tonë të pandashëm, pjesë e të cilit është edhe Kosova. Mbrojtjen e Shqipërisë socialiste e konsiderojmë detyrë të lartë nderi dhe të shenjtë...’ Një pritje tjetër, kësaj radhe shumë të ngrohtë, MehmetHajrizi pati po në Ambasadën shqiptare nëVjenë, nga i njëjti diplomat, më 29 prill 1979. Në letrën e tij thuhej: ‘...Ne, komunistët kosovarë, në emër të popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi dhe në emrin tonë, ju shprehim juve dhe vëllezërve tanë të goditur nga tërmeti, si dhe gjithë popullit shqiptar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, ndjenjat e solidaritetit tonë vëllazëror’.

Gjatë shqyrtimit me diplomatë shqiptarë të ideve dhe politikës që ndiqte Organizata, ka pasur edhe raste mosmarrëveshjesh të vogla me ndonjërin prej bashkëbiseduesve, por në përgjithësi ata janë solidarizuar me veprimet e Organizatës.Shqipëria i përmbahej politikës së mospërzierjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, pra edhe Jugosllavisë, por përkrahte luftën çlirimtare të popujve, dhe në radhë të parë të popullit shqiptar nën robëri. Në këto takime konfirmohej kjo politikë, por edhe u sugjerohej përfaqësuesve të Lëvizjes t’ia ruanin asaj karakterin popullor e çlirimtar dhe të mos shkisnin në format e luftës anarkiste e terroriste.”

E citova tepër gjatë, për të prezantuar mjerimin sektarist të Mehmetit, edhe pas kaq vitesh. Ja, pra, këto paskëshin qenë “raporte zyrtare”në mes të GMLK-së dhe Shqipërisë. Pak është të të vije keq për këtë keqkuptim të Mehmetit, meqë kjo që ka prezantuar nuk është “raport zyrtar”, por në si servilizëm “vëllazëror” i “vëllait të vogël” ndaj “vëllait të madh”, respektivisht i “vajzës Kosovë” ndaj “mëmës Shqipëri”. Ndërsa karakterizimi i vetvetes dhe një grushti sektarësh si bijtë më të mirë të popullit dhe thirrja në emër të popullit janë dëshmia më konkrete, se në cilën gjendje hibridesektariste e delirante ishin katandisur!

***
Gjithë këto (pseudo)arsyetime nuk e fshehin dot arsyetimin se pjesëtarët e GRK/GMLK/OMLK nuk ishin sektaristë marksistë-leninistë vetëm për inat të Jugosllavisë, Titos, LKJ-së, as për hir të Shqipërisë socialiste dhe përcaktimit për revolucion proletar të Kosovës, por sepse ishin indoktrinuar nga propagandasektariste e PPSH-së dhe tashmë ndieheshin e prezantoheshin si marksistë-leninistëmilitantë.

Në fakt, ne atëherë nuk e kuptonim as “doktrinën” sektaristetë Enver Hoxhës. Ai, i përfshirë nga dëliri madhështisë, se tashmë ishte radhit si klasiku i 5-të i komunizmit, nëse nuk kam harruar, në vitin 1977, pat shkruar libër me titull “teoria dhe praktika e revolucionit”, për të orientuar partitë, organizatat e grupet komuniste në shtete të ndryshme të botës, që të përshtatnin doktrinën e komunizmit për rrethana që kishin në shtete e shoqëri të tyre. Kritikonte ata që vepronin në vende të pushtuara e feudale, që kishin synim revolucionin proletar, diktaturën e proletariatit, luftën klasore, etj., kur do të duhej të angazhoheshin vetëm për çlirim nacional dhe zhvillim kapitalist, si fazë për të kaluar në socializëm, dhe prej andej në komunizëm...

Ne as kaq nuk kuptonim, bile as kur “diplomatët” shqiptarë na këshillonin, ndonjëherë edhe goxha me ashpërsi, që të përqendrohemi vetëm në kërkesa për barazi nacionale, ekonomike e sociale në Jugosllavi, të mos përmendim fare e të mos propagandonim Enver Hoxhën dhe marksizëm-leninizmin. Përkundrazi, soji i Mehmti dhe sienveristëve si ai, edhe Enver Hoxhës donin t’i mbanin leksion ideologjik përmes letrave që ia dërgonin...

Injorantët, pisat titistë, pjella e tyre bastarde, neofashistët “demokratë”, që diskualifikojnë ato organizime si fajtore për mos përkrahje të Kosovës nga Perëndimi, nuk kanë aspak të drejtë, sepse sundimtarët në Perëndim kishin prioritetet interesat e tyre politike dhe ekonomike, në rend të parë, prandaj kishin marrëdhënie të mira edhe me diktatorë komunistë e fashistë dhe i përkrahnin diktaturat e tyre.Një si dëshmi konkrete për këtë: në Perëndim kishte dhjetëra grupe, organizata e parti të djathta,(psudo)demokratike, të emigrantëve shqiptarë e kroatë, por asnjërën prej tyre nuk i përkrahnin institucionet shtetërore të Perëndimit. E shumta, shërbimet e tyre i shpërdoronin ato organizata vetëm për ndonjë veprimtari spiunazhi e subverzisteti!

Kaq kësaj radhe, me shpresë që nuk e kam tepruar, për t’u keqkuptuar si tendencioz e hakmarrës (edhe pse komplotet e Xhafer Shatrit e Sabri Novosellës i kam vuajt ekstra, shumë e gjatë...).

(Kosova Sot)