Pse nuk ka Kosova njohje të reja?

Pse nuk ka Kosova njohje të reja?
Pse nuk ka Kosova njohje të reja?

Muhamet Kelmendi

  • 27 March 2019 - 08:24

Me LDK-në që nuk është në pushtet dhe për atë subjekt çdo gjë në Kosovë është e errët dhe kriminale; me Hashim Thaçin që propagandon shkëmbim të territorit dhe me Behgjet Pacollin që asnjë njohuri diplomatike dhe politike nuk e disponon, jo vetëm që nuk do të kemi njohje të reja të shtetit, por me këta rrezikohen të bëhen tërheqje të njohjeve të bëra.

Pse? LDK-ja nuk ka fushë dhe vend brenda dhe jashtë që nuk e paraqet Kosovën si shtet të dështuar. Me Thaçin Kosova po del si territor amorf Çdo diskutim që bëhet nga LDKja, qoftë nga ?sa Mustafa dhe udhëheqësi i grupit parlamentar, Avdullah Hoti, qoftë nga grupi i vetëkënaqur dhe vetëvlerësuar i saj,mendjemëdhenjtë si Selmanaj, Abdixhiku e abdixhikët tjerë paraqitet shteti i Kosovës tërësisht i korruptuar, pa zhvillim dhe demokraci, si dhe me krime të larta.

Nga Hashim Thaçi, duke deklaruar ndryshime a shkëmbime të kufirit me shtetin serb, u hap perspektiva e tërheqjeve të njohjeve, sikundër edhe faktit pse nuk kemi njohje të reja të shtetit të Kosovës. Për njohje të shtetit duhet shteti të ketë kufijtë e vet. Me Thaçin Kosova po del si territor amorf. Natyrisht se me Behgjet Pacollin ministër të Jashtëm asgjë pozitive nuk pritet në diplomacinë e shtetit tonë. Ky është njeri pa dije dhe tërësisht aktivitetin e vet e ndërton mbi baza të një përfaqësuesi të biznesit privat. Kosova për Pacollin është vend për përfitime financiare.

Asgjë tjetër. I theksova këta tre faktorë që kanë ndikuar ashpër në raportet e Kosovës me shtetet e ndryshme. Propozimi për ndarje të Kosovës Nuk mund të priten njohje të pavarësisë së shtetit kur proklamohet shteti si kriminal nga udhëheqësit e LDK-së; kur propozohet nga Presidenti ndarja apo shkëmbimi i kufijve me shtetin serb dhe kurrë nuk do të ketë Kosova njohje në atë moment kur Pacolli e përfaqëson vendin.

Këtej kanë ndikuar edhe raportet mbi krimin e korrupsionin e mekanizmave të ndryshëm ndërkombëtarë, sikundër edhe akuzat e shumta dhe prapaskenat e thella të PDK-së, tash e një decenie në politikë. Kemi kështu një punë të madhe të skenës politike të Kosovës që ka ndikuar ashpër dhe ka stagnuar tërësisht njohjet e shtetit të Kosovës në botë.

(Kosova Sot)