Hashim Zeza, ndërro udhë dhe mos e merr popullin në qafë!

Hashim Zeza, ndërro udhë dhe mos e merr popullin në qafë!
Hashim Zeza, ndërro udhë dhe mos e merr popullin në qafë!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 March 2019 - 08:56

Vepron prapa shpinës së popullit, pa e autorizuar askush

Hashi zeza e mori udhën e shkoftëlargut! E la udhën e vendit dhe të kombit shkon e takohet me spiunin, langoin, zagarin, udbashin me librezë zyrtare të UDB-së serbe që nga viti 1990, Baton Haxhiun, këlyshin e Jovica Stanishiqit dhe Zoran Stijeviqit, për të cilin bëjnë hata ndër shqiptarët

Shkrimin nuk po e filloj me historikun se si Hashimi i Brojës u zgjodh president i vendit me pazaret e pista që bëri me kopilin e Titos, hajnin e Diasporës dhe argatin e Rrahman Morinës, kryetradhtarit të kombit, Isa Mustafën, sipas asaj qe dihet botërisht:" ME ZGJIDHNI PRESIDENT,TY TË ZGJEDHIM KRYEMINISTËR", që u bë hallakamë një kohë të gjatë. Pra, nuk duhet harruar ky popull se meritat më të mëdha për zgjedhjen e Hashim të Brojës president i ka në shpinë kopili i Titos dhe argati Rrahman zezës, që i rrinte sus dhe i merrte temena edhe komplet banda e tij ish- titistët, të dalë nga bishtat e UDB-së serbe dhe që quhet LDK. Arsyetimet e kësaj kopeje titiste janë qesharake, të poshtra dhe të turpshme të llojit të qenit plak Titos.

Nejse pas këtij kalvari Hashim zeza bëhet publikisht president i vendit dhe e dinte sepse kishin vepruar tinëzisht me klanet mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale dhe assesi me vota të sovranit. I kishin përgatitur një tufë lule për t´ia dhënë dhe ju nuk e keni idenë se si veproi ky!

Lulet shkon e ia jep vajzës së shallaxhiut, bile më duket se i thonë Teuta, nuk jam i sigurt, sepse kjo vajzë vetëm merr rrogën dhe kurrën e kurrës nuk iu ka dëgjuar zëri në mezlishtin rrugaçësh e hajnash të Kadri topuzit. Hashim zeza ia lë lulet në dorë dhe nga gëzimi si i atyre fëmijëve qurravec fluturoi nga gëzimi dhe ecte me fodullëk dhe prite babë urimet e klanit "Pronto" dhe të atyre ish- udbashëve që kanë vetëm një emër LDK, të dala nga hiri i zezënajës titiste që ju garantoj se ndër dej ju buron vrullshëm akoma gjaku i qenit plak Titos.

U bënë bashkë për të ndarë hisen e hajnisë

Eh, ju brezi i ri nuk e dini se titistë do të thotë: spiunë, tradhtarë, langua dhe zagar i rrahur. Kjo farë e kanë mbajtur edhe "syretin" e kriminelit të pestë botëror sipas FBI-së, pra të qenit plak Titos, për të treguar veten se janë më të poshtër se nipat e Drazh Mihajlit. Kjo farë e ndyrë dëgjonin natën edhe frymëmarrjen e atdhetarëve se kush dëgjon këngë shqip nga Shqipëria dhe i burgosnin dhe ka pasur shumë raste se shqiptarët i kanë humbur pa shej e pa dok. Kjo farë e poshtër dhe më e poshtër në tokë e në qiell i kanë rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë.

U bënë bashkë ata që i quanin kriminelë se ju na keni vra, dhe ata që këta i quanin tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë. U bënë bashkë se ishte puna për të ndarë hisen e hajnisë dhe të pushtetit. I harruan etiketimet, i harruan sharjet jo vetëm në rrënjë e në degë dhe në nënë e në babë po edhe në gra shtrati dhe atë tej e përtej. Cakërronin gotat, bënin dyzen ahengu me para të popullit, bënin sallamadi me def e me violinë e mos e gëzofshin për jetë të jetëve, që bëhej pazari prapa krahëve dhe kurrizit të popullit. Hanin e pinin me para dhe të djersës së taksapaguesve të domosdoshëm e fukara.

Hashi zeza e mori udhën e shkoftëlargut! E la udhën e vendit dhe të kombit shkon e takohet me spiunin,langoin, zagarin, udbashin me librezë zyrtare të UDB-ës serbe që nga viti 1990, Baton Haxhiun, këlyshin e Jovica Stanishiqit dhe Zoran Stijeviqit, për të cilin bëjnë hata ndër shqiptarët. Gjatë kohës së luftës Serbia fashiste, spiunin e tyre me detyra të posaçme e cakton që të vëzhgojë të gjitha veprimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në istikame. Shih për ketë, ky veprim spiunazhi i bie në sy Shtabit dhe merret vendim në Likoc të Drenicës, që të kapet i gjallë.

Frika nga Specialja

Mirëpo, pas një kohe të gjatë, zhvillimet në vend ndryshojnë dhe djali i Haxhi shumarit të Brojës, do të bëhet miku më i ngushtë i spiunit të UDB-së serbe, Baton Haxhiut, sepse ky merr vesh nga hafija se Hashimi do të ulet në Gjykatën Speciale. Nga frika që i hyri ne palcë dhe se do të vdesë politikisht dhe se do të humbë pasurinë e vjedhur nga djersa e popullit vendos që si bakshish t´i japë troje sllavo-ortodokse, e sidomos Serbisë fashiste që na vrau dhe na dogji të gjallë dhe që na dhunoi duke na poshtëruar tej mase. Ky djalë shumari, i harroi të gjitha, dhe me këtë kopilin e qenit plak Titos, babëziun, Isa Mustafa, njëherë i falin tokë Malit të Zi, që ishte mbrojtur brez pas brezi me gjak dhe jo më pak se 8 mijë e ca hektarë.

Hashimi i Brojës, përmes këtij këlyshi të Serbisë, Baton Fazli qelit futet në pazar edhe me Aleksandër Vuçiqin, për t´i falur tokë edhe Serbisë fashiste që vrau edhe foshnjat në gji nëne. Dhe ky nuk ka lënë vend pa u takuar me nipat e Drazh Mihajlit, duke bërë sallamadi me para të popullit në hotelet më të shtrenjta të botës. Në pazaret e pista, vetëm sa për të shpëtuar bishtin e tij, vepron prapa shpinës së popullit, pa e autorizuar askush që t´ia falë gjakësorëve, "TREPÇËN", shpirtin e Kosovës, UJMANIN dhe ky nuk e di se kur e ndërtoi qeveria e qenit plak Titos, "GAZIVODËN"dhe se çka kishte thënë. Por, ky dredharak me urdhra të langoit të Serbisë, Baton qenit, i cili publikisht tha se T´I FALET VERIU SERBISË nuk ndalet, por sa për t´i hedhur pluhur syve popullit kurrë nuk ishte i qartë thoshte: ndryshim kufijsh,korrigjim kufijsh,nuk do falim tokë, përfundimi do të jetë i dhimbshëm dhe lloj-lloj dredhish të tij të stilit afijellekësh.

Më thoni se cili shqiptar nuk do të kishte që Kosovës t´i bashkëngjitet Presheva, Bujanoci, Medvegja e deri te Molla e Kuqe, që në fund të fundit ishin pjesët tona dhe sot e kësaj dite ka toponime shqiptare. Na morën dhe na copëtuan me gërshërë hartash. Por, ky dredharak kurrë nuk ishte i prerë se sipas idesë tradhtare ÇKA DO TË MERRTE KOSOVA DHE ÇKA DO TË JEPTE DHE CILI SHQIPTAR ME MENDJE TË SHËNDOSHË DO TA BESONTE SE KOSOVËS DO T’IA FALTE SERBIA FASHISTE PA ASGJË, CILI? Dhe, ky edepsëz e di se ishte hekurudha shqiptare dikur që nga LEZHA DERI NË NISH (LISUS-NISUS) ?

Kësaj radhe nuk do ta zgjat më tej, por dua t´i them kësaj kopeje tradhtarësh të hirit të zezënajës Serbi, që ndërro udhë dhe mos e merr popullin në qafë. Kosova dhe populli shqiptar e kupton këtë tradhti. Së shpejti do të marrin përgjigje këlyshët që kërcënojnë gazetën:"Ja ndalni shkrimet,ja ju shkatërruam": Përgjigjen e gjatë do ta marrin nga RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI.

(Kosova Sot)