Vesna Mikiq, si Vojislav Sheshel, akuzon Amerikën dhe NATO-n për “gjenocid” kundër Serbisë !?

Vesna Mikiq, si Vojislav Sheshel, akuzon Amerikën dhe NATO-n për “gjenocid” kundër Serbisë !?
Vesna Mikiq, si Vojislav Sheshel, akuzon Amerikën dhe NATO-n për “gjenocid” kundër Serbisë !?

Mehdi Hyseni

  • 28 March 2019 - 09:03

Kryeministri R. Haradinaj me plot të drejtë e spostoi zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, për shkak të urrejtjes

Pra, as Amerika e as NATO-ja nuk kanë bërë kurrfarë gjenocidi ndaj popullit serb dhe Serbisë, por Serbia dhe fashistët serbë (paramilitarë, militarë dhe policë, të mbështetur dhe të urdhëruar nga krerët politikë, akademikë dhe të bekuar nga popat e pashpirt) kanë bërë 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999)

Sa të paturpshëm, sa të pandershëm, sa të pashpirt, sa të padrejtë, sa antihumanë janë këta serbët, edhe na kanë vrarë dhe masakruar me fëmijë, me gra, me burra e me pleq, jo më pak se 12000 mijë, edhe prapë na akuzojnë si “terroristë”! Kësi “mileti” më barbar, më i poshtër, më primitiv dhe më anticivilizues nuk ka në asnjë meridian të globit tokësor.

Edhe ta marrë shtëpinë, edhe ta marrë banesën, edhe të marrë tokën, edhe, të zërë karrigen në qeveri e në parlament, edhe dhe të zërë vendet e punës në të gjitha institucionet dhe në organet e shtetit, të cilin nuk e njohin si shtet të vetin, por paratë nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë ia marrin (jo më pak se nga 2000 euro), edhe të plaçkitë, edhe të vrasë, edhe të masakron, edhe të shfarosë, edhe të pjekë, edhe të djegë, edhe të fajëson si “terrorist” si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje, jo më pak se 20 vjet (1999-2019)!?

Varrezat masive në Srebrenicë dhe në Kosovë nuk i shkaktoi Amerika e as NATO-ja, por SERBIA GJENOCIDALE !

Pra, as Amerika e as NATO-ja nuk kanë bërë kurrfarë gjenocidi ndaj popullit serb dhe Serbisë, por Serbia dhe fashistët serbë (paramilitarë, militarë dhe policë, të mbështetur dhe të urdhëruar nga krerët politikë, akademikë dhe të bekuar nga popat e pashpirtë) kanë bërë 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999). Ky ishte shkaku pse Amerika dhe NATO-ja e bombarduan Serbinë, më 24 mars 1999, me qëllim që t’i shpëtojnë 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga gjenocidi i planifikuar dhe i zbatuar nga Serbia, që Kosovën ta spastronin etnikisht nga shqiptarët autoktonë.

Prandaj, zonja zëvendësministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Vesna Mikiq, mos i ndërro tezat, mos gënje, mos shpif dhe mos akuzo pa të drejtë dhe pa kurrfarë argumenti se kinse “ Amerika dhe NATO-ja kanë kryer gjenocid kundër populli serb”. –POR, akuzo fashistët tuaj kriminelë-vrasës dhe Serbinë e Slobodan Milosheviqit, të V.Sheshelit, të Arkanit, të A.Vuçiqit dhe të Ivica Daçiqit dhe të vrasësve të tjerë çetniko-fashistët serbë, të cilët të instruktuar dhe të ndihmuar nga Armata Jugosllave, Akademia e Shkencave, nga shërbimet policore dhe ushtarake sekrete dhe nga Kisha Ortodokse Serbe etj., jo më pak se 40 vjet planifikuan, përgatitën, mbështetën dhe urdhëruan, që Serbia të kryente 3 gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, me qëllim të shfarosjes së kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve për t’u grabitur territoret e tyre në dobi të rizgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844), të Jovan Cvijiqit, të Nikola Pashiqit, të Vaso Qubriloviqit, të Ivo Andriqit dhe të Dobirca Qosiqit…etj.

Serbët nuk i duan as Amerikanët, as britanikët, as gjermanët e as shqiptarët vetëm se u hedhin “hi syve” ! Nolens volens, duhet pranuar faktin se serbët (qoftë në pushtet apo jashtë tij) asnjëri prej tyre nuk ua do të mirën amerikanëve, gjermanëve, britanikëve dhe shqiptarëve, por i urrejnë dhe i konsiderojnë armiq të përjetshëm, duke e gënjyer botën se gjoja “Amerika ka kryer gjenocid ndaj Serbisë, dhe se shqiptarët janë terroristë”!? Këtë e provon edhe kjo deklaratë armiqësore e zëvendësministres serbe në qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq, e cila më 24 mars 2019, me rastin e 20-vjetorit të bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, deklaroi se “Amerika dhe NATO-ja janë gjenocidale”, kurse “shqiptarët terroristë”!?

Mirëpo, JO vetëm Vesna Mikiq, por të gjithë serbët, që me pafytyrësi, në mënyrë idiotike dhe pa asnjë fakt e shpifin dhe e akuzojnë Amerikën dhe NATO-n se gjoja sipas tyre, me rastin e ndërhyrjes së trupave të aviacionit luftarak të NATO-s më 24 mars 1999 për të parandaluar masakrat, terrorin, dëbimin dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë, “paskan kryer gjenocid ndaj Serbisë dhe popullit serb” , NUK E KANË VENDIN NË QEVERINË, AS NË KUVENDIN, AS NË INSTITUCIONET DHE NË ORGANET E TJERA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, POR VETËM NË SERBI. –ATJE KU EDHE SOT MBËSHTETET, HYMNIZOHET DHE ADHUROHET STRATEGJIA GJENOCIDALE ANTISHQIPTARE E REGJIMIT TË SLOBODAN MILOSHEVIQIT. –ATJE NË BEOGRAD, KU MË 24 MARS 2019, KRYEÇETNIKU FASHIST SERB VOJISLAV SHESHEL DOGJI FLAMUJT E AMERIKËS, TË NATO-s DHE TË BE-së, DUKE I AKZUAR DHE DUKE I FAJËSUAR PËR “KRYERJEN E GJENOCIDIT TË TYRE NDAJ SERBISË, MË 24 MARS 1999”.

Edhe Vesna i ndërron tezat si Sloba dhe Shesheli ! Asgjë e papritur!

Duke i akuzuar shqiptarët për terrorizëm, si dhe duke i akuzuar Amerikën dhe NATO-n se gjoja “ para 20 vitesh kanë bërë GJENOCID TË PLANIFIKUAR ndaj Serbisë sovrane, e cila një dekadë ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar brenda kufijve të saj.” Edhe kjo deklaratë e rreme, shpifëse, akuzuese dhe skandaloze e Vesna Mikiqit (zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës) kundër Amerikës, NATO-s dhe shqiptarëve, dëshmon të vërtetën se edhe nëse serbëve u jep miliona, miliarda dhe bilionë sikurse që po u jep Uashingtoni (2001-2019), dhe nëse i bënë ministra dhe zëvendësministra në Qeverinë e Kosovës dhe deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët nuk e njohin Republikën e Kosovës si shtet të tyre, por vetëm Serbinë, ama kolltukët dhe eurot i duan më shumë se Serbinë, sepse ajo nuk ua jep asnjë dinar vetëm se i shfrytëzon si poliagjentë dhe vasalë të saj , me qëllim që ta minojnë dhe ta destabilizojnë shtetin e pavarur të Kosovës. Kjo është detyra kryesore e ministrave në qeveri dhe e deputetëve serbë në kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe, këtë, tanimë e di e gjithë bota se Serbia çetniko-fashiste me kryetarin e saj Slobodan Milosheviq ka kryer krime të gjenocidit në Kosovë, duke e djegur, duke e plaçkitur, duke vrarë dhe masakruar mbi 12 mijë shqiptarë, duke shpërngulur mbi 1 milion sish jashtë Kosovës vetëm për vetëm që Kosova të spastrohej etnikisht nga shqiptarët. Ky ishte GJENOCIDI i egër dhe barbarik i Serbisë ndaj shqiptarëve, të cilët nuk ishin terroristë, por kryengritës dhe luftëtarë, që hodhën në rezistencën gjithëpopullore për t’u vetëmbrojtur nga TERRORI, MASAKRAT DHE GJENOCIDI ÇETNIKO-FASHIST SERB.

Amerika shpëtoi JO vetëm Kosovën nga GJENOCIDI SERB, por edhe serbët dhe Serbinë! Ndryshe, Amerika dhe NATO-ja po të kishin pasur qëllim tjetër, ashtu siç po i akuzojnë me paturpësi fashistët serbomëdhenj edhe sot, në kohë paqeje (2019) se gjoja kjo “aleancë kishte për qëllim shkatërrimin e tërësishëm të Serbisë” së Slobodan Milosheviqit, sigurisht se Serbia do të përjetonte të njëjtin fat sikurse më 6 prill 1941 nga bombardimi “rrafsh me tokë” nga forcat ajrore të Gjermanisë fashiste të Hitlerit.

Mirëpo, Amerika dhe NATO-ja nuk kanë pasur kurrfarë plani për ta shkatërruar Serbinë si shtet, ashti sikur veproi Hitleri më 1941, POR VETËM për ta detyruar me forcë Serbinë militariste, që të tërhiqte forcat e saj agresore dhe pushtuese nga Kosova (mars-qershor 1999). Për këtë qëllim forcat ajrore ushtarake të NATO-s përmes bombardimit selektiv goditën vetëm caqet dhe objektet e ushtrisë, të paramilitarëve dhe të policisë në Serbi, në Mal të Zi dhe në Kosovë, jo kurrsesi popullatën serbe, e cila në asnjë formë nuk ishte objekt i sulmit 78-ditësh të bombardimeve të NATO-s (24 mars-10 qershor 1999). Prandaj, jo vetëm ultranacionalistët milosheviqianë dhe sheshelistë, por edhe Vesna Mikiq, do të duhej ta mbante parasysh këtë të vërtetë e pakundërshtueshme se Amerika dhe NATO-ja nuk kanë bërë kurrfarë gjenocidi kundër Serbisë, por e kanë shpëtuar popullin shqiptar dhe, së këndejmi e kanë shpëtuar edhe popullin serb nga gjenocidi i Slobodan Milosheviqit, i cili bëri 3 gjenocide për t’i shfarosur kroatët myslimanët boshnjakë dhe shqiptarët në Kosovës (1989-1999), me qëllim të rizgjerimit të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe (1844).

Ky ishte qëllimi strategjik i ndërhyrjes ushtarake të Amerikës dhe të aleatëve të saj të NATO-s kundër forcave pushtuese vrastare-barbare serbe (militare, paramilitare dhe policore), që t’i shpëtonin mbi 2 e gjysmë shqiptarë nga GJENOCIDI SERB i regjimit çetniko-fashist terrorist kriminal i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, JO kurrfarë kryerje e “gjenocidit ndaj popullit serb dhe Serbisë”, ashtu siç ka deklaruar Vesna Mikiq, më 24 mars 2019.

Kur do të ngopeni “me tri lugë”, Vesna Mikiq ?

Deri kur do ta gënjeni Amerikën dhe, do të shtireni si “mik” e bashkëpunëtor i saj “luajal”?

Po nuk ia vlen, edhe në mbrojtjen e gjenocidit serb të Slobodan Milosheviqit në Kosovë; e ministra e zëvendësministra në qeverinë e Kosovës; edhe deputetë në Kuvendin e Kosovës, edhe policë, edhe sigurimca në institucionet dhe në organet e sigurisë dhe të ushtrisë së Kosovës; edhe kinse “miq” me Amerikën, duke vjelë nga kjo miliona, miliarda dhe bilionë dollarë për ringjalljen dhe për zhvillimin e ekonomisë së Serbisë (2001-2019), e në anën tjetër, duke e akuzuar marrëzisht, pa asnjë fakt dhe, pa asnjë argument, si dhe pa kurrfarë të drejte se gjoja “Amerika së bashku me NATO-n kanë kryer gjenocid ndaj Serbisë” me rastin e ndërhyrjes së tyre ushtarake ajrore në bombardimin e caqeve dhe të objekteve ushtarako-paramilitare dhe policore të forcave pushtuese serbe në Kosovë (24 mars 1999).

Kjo është akuzë idiotike dhe skizofrenike, kur gjithë Evropa dhe bota e di se Serbia ka kryer 3 gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovës (1989-1999). Ky ishte shkaku pse Amerika së bashku me NATO-n me të drejtë dhe plotësisht në mënyrë ligjore ia thyen kurrizin Serbisë gjenocidale, edhe në Bosnjë, edhe në Kroaci, edhe në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj veproi drejt në rastin skandaloz të Vesna Mikiqit

Kryeministri R. Haradinaj me plot të drejtë e spostoi zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq për shkak të urrjetjes, të shpifjes dhe të akuzës së saj ndaj Amerikës dhe NATO-s, se gjoja këto “kanë kryer gjenocid ndaj Serbisë”, si dhe ndaj shqiptarëve, të cilët i cilësoi hiq më ndryshe se “TERRORISTË”, ashtu sikurse bëri regjimi çetniko-fashist policor, militar dhe militar vrarës i Serbisë agresore dhe gjenocidale të kryekriminelit Slobodan Milosheviq (1989-1999). Sa “humane”, sa “ndershme”, sa “parimore”, sa “demokrate”, madje, edhe sa e “drejtë” qenka serbja Vesna Mikiq, e cila paska qenë në pozitën udhëheqëse si zëvendësministre në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, kur thotë se “Isha në atë vend për shkak të popullit tim dhe, nëse bëra ndonjë shkelje, duke thënë se Serbia po luftonte kundër terrorizmit shqiptar, le të ma dëshmojnë të kundërtën”, tha ajo për RTS”.

Sa e paturpshme, e ulur ballë për ballë kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, heroi i Kosovës dhe komandant i UÇK-së, i cili së bashku me Lëvizjen e Rezistencës Gjithëpopullore ka luftuar harangat paramilitare, militare dhe policore terroriste dhe pushtuese serbe (1993-1999), Vesna Mikiq me hipokrizinë më të rafinuar ndërron tezat dhe, në vend se ta kritikojë terrorizmin dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën, që shkaktuan mbi 12000 viktima të pafajshme shqiptare anembanë Kosovës, pohon të kundërtën se gjoja “Serbia paska luftuar terroristët shqiptarë”! –Kjo është gënjeshtër dhe idiotizëm sui generis, sepse shqiptarët nuk ishin terroristë, por luftëtarë dhe heronj të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. Kjo është e vërteta, Jo rrena dhe etiketimi shantazhues dhe provokues i “gospogjes demokrate” serbe Vesna Mikiq, e cila do “ dëshmi të kundërta” nga pohimi i saj se “Serbia paska luftuar terrorizmin shqiptar” !?

Sipas saj nuk po mjaftuakan 12000 viktima shqiptare të terrorizmit dhe të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), por kërkon “dëshmi të reja” !? Çfarë “norme demokratike” dhe “ligjore” kërkon zëvendësministrja fashiste serbe Vesna Mikiq nga kryeministri i saj Ramush Haradinaj, të cilit, edhe pse nuk ia ka përmendur emrin e ka quajtur “terrorist shqiptar”, sepse dihet që ky ka luftuar kundër terrorizmit dhe gjenocidit serb në Kosovë. Për largimin nga qeveria të Vesna Mikiqit nuk është fajtor as kryeministri Ramush Haradinaj e as deputetja e Parlamentit të Kosovës, z. Ganimete Musliu, e cila me të drejtë i ka propozuar kryeministrit, që me procedurë të shkurtër ta shkarkojë zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq për shkak të deklaratës së saj, të bërë në FB, më 24 mars 2019 se “NATO-ja me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm NDAJ POPULLIT SERB….”

Kjo është norma ligjore dhe demokratike për Vesna Mikiqin-shkarkim i parevokueshëm nga Qeveria e Kosovës

Logjikisht, ligjërisht dhe demokratikisht kryeministri i Qeverisë së republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka mundur të reagojë ndryshe ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, padive dhe akuzave primitive, raciste dhe armiqësore të zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiq veçse automatikisht ta shkarkonte nga pozita e saj e deritashme në qeverinë e Kosovës.

Kjo është NORMA DEMOKRATIKE DHE PARIMORE, “GOSPODJO” Vesna Mikiq, sepse të gjithë ata përfaqësues politikë qoftë në qeveri, qoftë në parlament nuk kanë asnjë të drejtë morale e as ligjore, që të shpifin, të gënjejnë, të padisin , të akuzojnë dhe të propagandojnë të pavërteta kundër Amerikës dhe kundër NATO-s, me qëllim të sofistikimit dhe të shpërfytyrimit të rolit dhe të rëndësisë së tyre në integrimin, në sigurimin, në stabilitetin dhe në demokratizimin e Ballkanit.

Ky vendim i kryeministrit Haradinaj është tërësisht i drejtë, ligjor, demokratik dhe human, sepse askush (qoftë edhe ministër, zëvendësministër ose deputet serb) nuk ka të drejtë ta njollosë rolin historik, politik, diplomatik dhe ushtarak, si dhe meritat e jashtëzakonshme të Amerikës dhe të NATO-s , që kanë për çlirimin, shpëtimin dhe pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Prandaj, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj në mënyrë ligjore dhe demokratike e ka shkarkuar Vesna Mikiqin nga posti i zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, duke konkluduar se “Në Qeverinë dhe në institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Ndaj, deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Vesna Mikiq”.

(Kosova Sot)