Trysnia amerikane mbi Presidencën, sinjal evident se do të kemi zgjedhje të reja sivjet

Trysnia amerikane mbi Presidencën, sinjal evident se do të kemi zgjedhje të reja sivjet
Trysnia amerikane mbi Presidencën, sinjal evident se do të kemi zgjedhje të reja sivjet

Fadil Maloku

  • 28 March 2019 - 09:07

Kujtoj që i gjithë ky vakum i gjertanishëm ishte i qëllimshëm

Padyshim që edhe presioni i brendshëm nga ana e subjekteve politike, për neglizhimin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, ka bërë që Presidenca ta shpejtojë procedurën e emërimit

Meqë më në fund, me insistimin dhe trysninë e ambasadorit amerikan, po fillon dekretimi i anëtarëve të KQZ-së (se për Presidentin aktual, kjo punë kishte për të zgjatur në pakufi!), që është edhe obligim ligjor dhe kushtetues, atëherë, me këtë trysni të zyrës amerikane, sipas të gjitha gjasave do të kemi zgjedhje nacionale

2. Padyshim që edhe presioni i brendshëm nga ana e subjekteve politike, për neglizhimin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, ka bërë që Presidenca ta shpejtojë procedurën e emërimit dhe dekretimit të anëtarëve të rinj.

Është absurde të debatohet apo edhe të insistohet për zgjedhje, pa institucionin kompetent sikurse është KQZ-ja. Kujtoj që gjithë ky vakum i gjertanishëm ishte i qëllimshëm, edhe për një arsye të thjeshtë dhe formale; sepse, nga 11 anëtarë 6 duhet të jenë shqiptarë, kurse 4 minoritarë (shih absurdin; me 40% përfaqësim minoritar!?), ku sipas Ligjit aktual, partia që fiton më së shumë vota në zgjedhje nacionale, e ushtron të drejtën e përfaqësimit me 2 anëtarë.

 3. Që nënkupton se fuqia e tyre në çdo vendimmarrje (sidomos në temat politike) në KQZ- dyfishohet! Shto kësaj edhe 4 vota minoritare, që zakonisht me fuqinë e inercionit të interesit, shkojnë në anën e partive të mëdha, atëherë është e qartë që ndikimi u rritet këtyre subjekteve, edhe ashtu të fuqishme!

Definitivisht mendoj që as Ligji aktual zgjedhor, e as përfaqësimi aktual nuk janë pasqyrë reale, as e përfaqësimit politik, e as e forcës reale të secilit subjekt politik në Kosovë....

(Kosova Sot)