Anakronike: Viktima ndërrohet me xhelatin

Anakronike: Viktima ndërrohet me xhelatin
Anakronike: Viktima ndërrohet me xhelatin

Shefik Shkodra

  • 29 March 2019 - 09:13

Serbia është udhëhequr nga një politikë shtetërore për gjenocid

Ka bërë luftëra gjenocidale me komandën shtetërore. Por, problemi kyç mbetet te ne. Te politika shqiptare jounike, e qartësuar dhe (me drojë) me persona jo aq kompetentë e kredibilë. Prijësit e këtij kombi në këtë shekull, të cilët recitojnë parulla të mëdha e vetëlavdëruese, në esencë janë të ndarë në interesa të ngushta provinciale, grupore e individuale

Mjeshtria e politikës së tejdukshme të Serbisë, gjithnjë me rrena e “vaje”, tashmë diçka e dukshme. Që nga mosha, kur marrim vesh për shoqëritë dhe historitë njerëzore, kemi mësuar dhe praktikisht i kemi parë disa sjellje të fqinjëve tanë. Janë përvojë shekullore. Kur ia shtojmë edhe pak njohuri historike, jo shumë larg lindjes tonë, atëherë shihet qartë se kush është populli serb. Dhe këtë popull në Serbi e mbajnë me propaganda e elaboratet të hershme për pushtime të tokave shqiptare dhe zhdukjen e shqiptarëve. Ju lexues, nëse ka që lexojnë sot (mund të shikoni historianët, si p.sh. prof. H. Bajrami, me dokumente, po këtu në “Kosova Sot”, herë pas here). Dua të them, populli, sepse serbët në Kosovë janë të orkestruar gjithmonë nga një grup pushtetarësh atje, nuk themi se, të gjithë serbët në Serbi e dëshirojnë luftën dhe krimin. Serbia nuk mund të kalojë gjatë kohë pa grindje e luftëra sepse ka mjaft njerëz që duan t’i fusin në zjarr, të pa dhimbshëm. Dy decenie janë shumë. Ata, kemi thënë, në pamundësi të qeverisin si duhet, nga korrupsioni dhe paaftësitë e tyre, dëshirojnë që sa më shumë qytetarët e vet t’i ‘harxhojnë’, sikur ata janë gjithmonë të “ndëshkuar” dhe të pa rehatuar.

Orientimin e tyre e bëjnë, drejt e në tokat e huaja. Duhet bërë gjithçka, në mënyrë që segëlltisjen ta kthejnë në “zullume” me të tjerët, duke kërkuar “armikun” e përjetshëm sipas mashtrimeve që i bëjnë popullit të tyre, e në ndihmë, gjithnjë e kanë kishën ortodokse. Njëra prej atyre pikave që mund t’i ndërsejnë më së lehti është Kosova. Nga përrallat e trillimet, nga mitologjia e besëtytnitë kishtare dhe folklori i tyre mesjetar, duan që këtë vend ta trajtojnë gjithnjë si ‘vatra’ e tyre. Marrin turr që të shkarkojnë kondicionet e tyre, njëherë politike e pastaj edhe me forcë, po qe se ekziston mundësia dhe rasti në kohë. Jemi dëshmitarë, sa varrezat i kanë bërë në Bosnje e Hercegovinë, në Kosovë, etj. Por, edhe popullit të mjerë serb i kanë sjellë mjaft tronditje e rënie ekonomike.

Propaganda serbe e njëjtë

Veglat politike të Beogradit nga Kosova, shkatërruese për paqen dhe integritetin rajonal. Këta janë serbët e ashtuquajtur vendor në Kosovë, të cilët shërbejnë me komandën e supremit në Beograd.

Nuk kanë kurrfarë bese, as fjalën që ia japin dikujt. Do të thotë, nuk vlejnë marrëveshjet me ta as me shkrim as me gojë. Qëllimi i tyre është tradhtia. Është keqpërdorimi i gjithë asaj që, njëherë duken se janë ‘zbutur’, sikur mund të merresh vesh me ta. Ashtu paraqiten si ndonjë milet i veçantë, “të hequr keq”, me lajka e përulje, si të përvuajturit e botës, deri në çastin e volitshëm për ta.

Kjo shihet më së miri në këto njëzet vjetët e fundit. Nuk ka as fëmijë që nuk i ka kuptuar me sa maska janë. Për treqind e gjashtëdhjetë shkallë ndryshojnë brenda ditës. Për këtë bashkësia ndërkombëtare, sikur nuk i kanë kuptuar asnjëherë prej LPB, apo janë gjithnjë oportunist e ndihmësit e tyre. Po as politikanët shqiptarë nuk kanë qëndruar më mirë në këtë pararojë politike të sotme dhe asnjëherë. Këta, pakicë, kanë fituar statusin për këto kohë më të mirë se vetë vendorët shumicë.

Serbët të gjitha privilegje i kanë pasur. Nuk kanë paguar asgjë. Janë zgjedhur edhe pa vota në institucionet qeverisëse. Pikërisht këta kanë mundur të jenë “xhelatët” e fqinjëve të tyre – shqiptarë. Natyrisht, me cytjen e Beogradit. Eh, vendet e tyre të rezervuara në këto institucione të Kosovës së martirizuar, saktësisht prej tyre! Për çudi, këta duan të shfrytëzojnë të gjitha të mirat në këtë vend, por janë mashtrues dhe tradhtarë, të prirë që të shkaktojnë pengesa në Kosovë e (nuk pritet më shumë prej tyre) vegla të politikës radikale të qeverive serbe. Kjo është përralla shekullore e “harambashëve” të Serbisë.

Te këta nuk ka reformim: As shteti i tyre qeveritar. As kisha ndjellakeqe. As mendja individuale qytetare. Janë popull që e duan komandën me robër. Janë shumë përtacë dhe tiranë, për t’u ushqyer parazit. Ata i mban parulla, ‘Kosova djepi i Serbisë!” “Vasha kosovare!” “Beteja e Kosovës”! “Car Dushani!”, “Car Llazari!”, etj. britma që i edukojnë qytetarët deri në këtë shekull. Duke pirë raki kumbulle, rrushi dhe ndonjë meze, “harambashët” mbushën që të riprodhojnë kohë mesjetare.

Me tatimet i rrjepin qytetarët e vet dhe mënyra të tjera të papranueshme korruptive qeverisëse. Shkurt, atje ka pakënaqësi të shumta. Pushtetarët bëhen më të padurueshëm në qeverisjen e vrazhdët nga bosët e tyre. Sillen me tirani. Vrasin njëri-tjetrin. Konflikti lindet në mes tyre. Qe sa kohë, me protesta masive duan presidentin dhe klikës e tij ta përmbysin. Çfarë kryetari është ai i asaj Partisë Radujale, i cili ka marrë pjesë në atë qeveri gjatë gjithë atyre masakrave që janë bërë me të tjerët përreth.

Duket sikur askush nuk ua tërheq vërejtjen për gjërat që i kanë bërë nga vitet e shek. të kaluar. Mirëpo, pushteti i Beogradit për pakënaqësinë e qytetarëve të vet, rri i gatshëm dhe e gjuan gurin në turmën pa tru, që të shkapërderdhë mendjen e tyre. Orientimi vihet kah Kosova. Duke aluduar, se, shqiptarët në Kosovë janë ata që po na shkaktojnë dëme të pariparueshme, tash me “dëshmi” para botës. Duke propaganduar, se po na i ndjekin qytetarët nga vendi i tyre.

Se atje, shqiptarët nuk po u japin të drejta qytetarëve serb, etj., dhe derisa nuk e qeverisim sërish Kosovën, pra t’i kthehet Serbisë, Serbia (sipas tyre – parullë shpëtimtare nga populli i vet) nuk do të jetë në gjendje normale. Ndërsa, serbët në Kosovë, thuhet, “pozitivisht janë të diskriminuar”! Kush e shpiku këtë parullë demagogjike?! Vërtet janë pozitivisht që shfrytëzojnë të gjitha të mirat, për t’i shërbyer politikës së “harambashëve” të Beogradit.

Në këtë shekull është absurde që të gënjejnë sërish Serbia me të njëjtat mjete. Duhet të jetë paradoks mitik e shumë i pabesueshëm edhe për opinionin evropian, që herë-herë nga disa qeveri, bëhen sikur nuk e kanë të qartë se kush janë serbët, apo mos po mendon dikush se, shqiptarët janë të shek. XIX, njësoj si atëherë, kur nuk kanë ditur të informohen drejt. Nuk kanë pasur një arsimim si të tjerët. Nuk kanë mundur të kenë aleatë. Nuk kanë mundur të jenë të dobishëm edhe për të tjerët në rajon e botë.

Nuk është paditur Serbia për gjenocid, paditet Kosova

Janë paditur individët. Serbia është udhëhequr nga një politikë shtetërore për gjenocid me të gjitha institucionet dhe me të gjithë qytetarët serb. Ka bërë luftëra gjenocidiale me komandën shtetërore. Por, problemi kyç mbetet te ne. Te politika shqiptare jo unike, e qartësuar dhe (me drojë) me persona jo aq kompetentë e kredibilë. Prijësit e këtij kombi në këtë shekull, të cilët recitojnë parulla të mëdha e vetë-lavdëruese, në esencë janë të ndarë në interesa të ngushta provinciale, grupore e individuale.

Politika e Shqipërisë (sotme) nuk e ka dhënë kontributin politik para opinionit botëror, as për atë pjesë të atij vendi atje. Nuk e ka thënë atë që do të donin shqiptarët në përgjithësi. Politika e sotme në Shqipëri, sidomos pas viteve të nëntëdhjeta, është e shkapërderdhur gjithashtu dhe e korruptuar tërësisht. Duelet politike të partive të tyre janë të interesit parcial. Është politikë e pa ndjenja shqiptari, e duken se janë shumë të dijshëm personat në fjalë. Në vend se të bënin propagandën kundër Serbisë, bashkë me këta të Kosovës, ia kanë “falë shpirtin dreqit” në kojshi. Me këtë i kanë shkaktuar plagë të sërishme këtij populli, por këta të themi me fjalë të thjeshta, e kanë “pre në besë” edhe Aleancën Veriatlantike, e sidomos SHBA-në.

Serbia me këshillat ruse, po i padit të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, po kjo padi do të vlente edhe për NATO-n, meqë kjo forcë botërore ishte me UÇK-në. Kjo u dëshmua edhe nga krekosjet serbe në institucionet e tyre, “se na kemi përjetuar gjenocid nga NATO”, reagim i deshifruar i manifestimit serb, me rastin e përvjetorit të nismës së bombardimit të NATO-s mbi caqet e ushtrisë serbe.

Vesna Mikiq pion i politikës serbe, kundër Kosovës

Edhe në Kosovë sikur i kemi strehuar kriminelët serbë dhe i ushqejnë, e ata në shenjë hakmarrjeje, Aleancën Veriatlantike dhe shqiptarët i quajnë armiq, të cilët kanë bërë “gjenocid” mbi popullin serb. Çudi! Do Rikallo, do Gjuriqë, do Mikiqë e do shumë –iq të tjerë, kanë luajtur rolin e propaganduesve në Kosovë para opinionit shqiptar, por edhe para botës. Demonstrimi më freskët propagandistik, si rasti i zonja (zonjusha) Vesna Mikiq, që reagoi si me orar përvjetori të caktuar, edhe pse me pagë të majme në vendin e privilegjuar institucional, “pozitivisht e diskriminuar”, është shenjë e asnjë marrëveshjeje deri më tash me Serbinë. Bota e di se, kush ka bërë gjenocid në Ballkan, Serbia apo shqiptarët. Tash ata bëjnë regji (sado e pa justifikueshme) si propagandë para opinionit botëror, se ‘ne (serbët) jemi viktima’.

Në këtë rast prej shqiptarëve. Mirë e kanë. Shumë mirë. Kjo histori është e përsëritshme para Evropës dhe botës. Të tilla propaganda kanë qenë edhe shumë më herët, në mënyrë që për të gjitha krimet që i ka bërë shteti serb mbi popullatën e pambrojtur, t’ua hedhin shqiptarëve. Shqiptarët janë të ndjekur nga trojet e veta, që nga Kriza e Lindjes (1875) dhe vijimisht është promovuar elaboratet, që nga shek. i XIX, deri në kohët e vonshme, dhe sot po vijon në mënyrën e vet. Faji tjetër i jonë është në besë, si duket, duke mos e paditur Serbinë për gjenocid, vrasje, dhunime dhe për ndjekjen e shqiptarëve në të katër anët e botës (disa herë gjatë historisë), sërish si në shek. e XIX, apo në kohën e pas LPB dhe asaj të Dytë, këtë e ka bërë Serbia.

Ngase ne nuk ua kemi bërë këtë propagandë shumë reale, duke filluar nga ndjekjet e Muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit, kontratat me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarëve, etj., deri në luftën e fundit, (1999), ndjekjen nga vatrat e tyre në të katër anët e botës...Ata tash na e kthejnë ne, madje sulmet dhe vrasjet e tyre ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve, po i shndërrojnë në sulme dhe gjenocid ndaj serbëve dhe Serbisë. Ky është edhe inati e lë më që mbetesh fajtor, pse nuk di t’i (nuk do) kthehesh armikut me akuza. Kjo dëshmi është dëshmi inkompetente, jo kredibile e deri në tradhti...

Mendoj që nuk ka arsye të paguhet askush nga djersa e këtij populli, për përpjekje të zhbërjes së shtetit të Kosovës. Nëse R. Haradinaj ka bërë aq shumë gabime me këtë qeveri dhe disa lëshime rreth e përqark në Kosovë, këtë të fundit duhet gjithsesi t’ia pranojmë! Gjithqysh duhet të ngulet këmbë, që të mos pranohet një diçka që shkakton dëm në shtetin tonë. S’ka rëndësi kush është dhe nga vjen. Armiku i këtij vendi mund të jetë i brendshëm dhe i jashtëm.

Diçka si ëndërr

Nëpërmes rrjetit televiziv pashë një grup të vogël, i cili demonstroi në Beograd kundër politikës së tashme të tyre. Ata rrëfenin për gjenocidin e ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë që e ushtruan te shqiptarët në Kosovë. Kërkonin që të mos gënjehet populli nga parullat e politikës së sotme.

Që këtij populli t’i thuhet realiteti, etj. Më dukej diç si ëndërr – të reagohet diç në favor të shqiptarëve! Prandaj, me këtë na duket që të mos gabojmë edhe në futjen e gjithë popullit serb në një thes me politikën e radikalistëve të shek. XIX. Jemi mirënjohës për gjithë ata që përpiqen për një paqe në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa kushtëzime të papranueshme!

(Kosova Sot)