Teatri i Prizrenit 98 ditë pa rroga

Teatri i Prizrenit 98 ditë pa rroga
Teatri i Prizrenit 98 ditë pa rroga

Kreshnik Kokollari

  • 07 April 2019 - 12:37

Vetëm me Teatrin mund të Jetohet Qyteti i Kulturës vendlindja e Ikonës Bekim Fehmiut sot aktorët e teatrit i ka nxjerrur në rrugë pa pagesë pa përkrahje dhe asnjë investim.Investimet e këtyre burrave të mëdhenjë që premtuan shumë e nuk bëjnë asgjë janë në barazvleshmëri me ZERO.

U ç'burrnuan më nuk mbet pikë karakteri te ajo kabile thoshte njëri, e këta tentojnë t'i humbin vlerën asaj që ka VLERË.Janë pikërisht po këta që LIRINË e prangosën, BASHKIMIN e ndanë , AGIMIN e përçanë ZAMBAKUN e thanë.Shakespeare thoshte se ” E gjithë bota është një skenë” , e pra e gjithë jeta është një teatër e edhe këta janë artistë që aktrojnë e pozojnë për ca NAM.NAMI i tyre u është ndonjë vizitë në Stamboll, ndonjë foto në SAMIT e ndonjë shkrim për qytetin të cilin e morën me aq vrull e aq filluan ta rrënojnë.

Këtu nuk e vë në faj as Drejtorinë as Pushtetin madje as O(Pozitën) në rast se ka një të tillë një opozitë që deshironte LUMBARDHIN ta shëndrronte në Parking.Unë jam Fajtor dhe të gjithë së bashku se secili ngapak kemi kontribuar për këtë gjendje. Ama ta dini se kështu nuk vazhdon revoltat edhe do fillojnë. Ato që i trasheguam nga elitatat kulturore e artisitike nuk mund të na zhdukin kjo kastë aksidentale.

Oscar Wilde mbi historitë e tij të jetës përkufizonte veten kështu se " Vetëm në teatër mund të jetoja''. Andaj jetën ARTISTIKE nuk mund ta ç'bëjn kjo klasë palaçoje e mediokrësh sepse vetëm me Teatrin mund të jetohet.

(Kosova Sot)