Interneti, FCB – vërtet mundësi praktike për komunikim

Interneti, FCB – vërtet mundësi praktike për komunikim
Interneti, FCB – vërtet mundësi praktike për komunikim

Ibrahim Kelmendi

  • 07 April 2019 - 14:07

Po vazhdoj të loboj për FCB dhe internetin, si mundësi tejet praktike komunikimi, informimi, shkëmbimi të mendimeve e (ç)vlerësimeve.

Në kohën kur po mendohesha, çka duhet të afishoj sot në FCB, që t’i bezdis miqtë dhe armiqtë, do fati dhe Miku Xhemal Ahmeti, për hir që pardje afishova një citat të filozofit Peter Sloterdijk, më paska dërguar disa materiale të këtij filozofi. Por surpriza qe: në vitin 2013 Ahmeti i paska bërë një prezantim kritik këtij filozofi. Për shkak se më pëlqeu, po e afishoj për ata që në FCB kërkojnë edhe shkrime më serioze, tematike.

Këtu po e citoj paragrafin e parafundit të këtij shkrimi të Ahmetit, meqë përkon me tematikën që po e trajtoj me intensitet të shtuar:

“Kritika e Sloterdijk drejtuar Francës, Zvicrës, etj., të votojnë për probleme imagjinare duket vërtet e huazuar nga divizioni i trurit të majtë e që nuk i rrinë pragmatikut Sloterdijk: Votimet në Zvicër e gjetiu kundër minareve, shamive dhe burkave nuk dolën si ide të shpikura nga kuzhinat ksenofobe, por ato – duke bastisur argumentet e realpolitikës ekzistuese – erdhën si reaksion ndaj kërkesave të zëshme të komunitetit islam në vendet përkatëse.”

Meqë edhe Ahmeti ka imituar filozofin Sloterdijk – me formulim gjuhësor “filozofik”, të zorshme për t’u kuptuar edhe nga unë, maloku, - po e shkoklës pak: Në Francë e Zvicër qysh atëherë (Ahmeti e ka publikuar këtë shkrim në vitin 2013) kanë votuar ndalesat për ndërtim të minareve dhe për bartjen e burkave (ferexhesë), nga femrat injorante myslimane, në institucione shtetërore e publike. Sloterdijk, si shumë neomarksistë, kriptokomunistë, socialdemokratë, deri edhe shumë klerikë fetarë kristianë, kanë kundërshtuar këto ndalesa, duke u thirr kryesisht në liritë fetare. Por edhe këta idiotë zhurmojnë, kur myslimanët, duke praktikuar lirinë fetare, bëjnë sulme terroriste, sepse nuk janë në gjendje të kuptojnë se liria e praktikimit të religjioneve përfshinë edhe edhe lirinë e zbatimit të urdhrave që duhet t’i kenë bërë “profetët” Moisi, Jezus e Muhamed – për të vra besimtarët e religjioneve të tjera dhe ata që nuk zbatojnë urdhrat e atyre që i kanë sajuar “librat e shenjtë” (Torahn, Biblën, Kuranin), duke gënjyer se janë porosi të zotave e profetëve përkatës, të mitizuar e legjendarizuar nga “misionarët” religjioz dhe fetarët fundamentalistë.

Zgjidhja, ndoshta më praktike dhe pragmatike: OKB të formon një gjykatë apo komision, i cili do të ndalonte publikimin e fragmenteve që përmbajnë urdhra fashistë për të vra besimtarë të religjioneve tjerë dhe të “pafeve”, sikur ato na qenkëshin urdhra të zotave Jehve, Hyji, Allahu, si pjesë të “librave të shenjtë”. Deri sa të tilla urdhra i kanë të sanksionuar këto kanune (“libra”) që propagandohen intensivisht në sinagoga, kisha e xhamia, përherë do të përballemi me sulme terroriste e kriminele të besimtarëve fundamentalistë të këtyre religjione (edhe religjioneve të tjera, si ai hindu, budist dhe dhjetra të tjerë).

Nëse një myslimanë e ka detyrim ta reciton të paktën 40 herë në ditë kapitullin (suren) e parë të Kuranit, dhe e ka lirinë fetare kolektivisht të indoktrinohet në xhami duke recituar këtë kapitull, është naive të presim që ai mysliman të jetë paqësor, që praktikon me dëshirë bashkëjetesë humaniste. Ky kapitull ka edhe versin (ajetin) e 7-të, që diskualifikon të gjithë jo myslimanët si armiq të Allahut. Dhe këta injorantë besojnë se janë të detyruar ta mbrojnë Allahun nga kundërshtarët dhe armiqtë e tij. 

Ka akoma përcaktime edhe më fashiste në Kuran, Bibël e Torah, se në këtë ajet, që nuk po i citoj kësaj radhe, meqë tashmë jeni të informuar nga afishimet e shpeshta përkatëse.

(Kosova Sot)